Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

7.31.2013

SI NDODHI NGJARJA E VLORES SIPAS DESHMIS SE MOTRES SE AUTORIT

0

                00

7.27.2013

qeshni sa te mundeni,por kujdes mos u tremni !

 

 

video humoristike

7.23.2013

NJOFTIM per te gjith emigrantët shqiptarë në Greqi

Emigrantët shqiptarë në Greqi, kujdes me toponiminë në pashaporta pasi mund të mos kaloni kufirin

Sipas burimeve nga doganat greke në kufij me Shqipërinë vjen dhe një informacion për të gjithë emigrantët:
Lajmërim: Të gjithë Emigrantët familjarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe dhëshirojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri bashkë me femijët e tyre duhet të kenë kujdes me toponiminë në pashaporta.
Lejohen të kalojnë doganën vetëm ata persona që në pashaportë është shkruar (Lindur: Athina) dhe jo Athinë kjo vlen dhe për qytet e tjera të Greqisë (SHEMBULL Kalkidha lejohet, Kalkidhë nuk lejohet)
(SHEMBULL TJETËR...LARISA  LEJOHET TË KALOJË DOGANËN, LARISË NUK LEJOHET DHE KËSHTU ME RADHË PRA ÇDO QYTET APO FSHAT APO PREFEKTURË QË SHKRONJA E FUNDIT MBARON ME (Ë) NUK LEJOHET TË KALOJË DOGANËN...FJALA GREQI E SHKRUAJTUR NË PASHAPORTË TASHMË NUK PËRBËN MË ASNJË PENGESË ) Udhëtim të këndëshëm!

7.21.2013

Ketu do te gjeni hitet me te reja Greke , Shqiptare dhe te huaja

nje keng vertet e papar : Rantevou Stin Paralia <takim ne plazh> Eleni Foureira

 

 

Vrasin Shqiptaret si te ishin lepuj,Shqiptarët e arratisur, policia greke vret Marian Kolën, Shqiptarin e fundit e duam të gjallë

Mëngjesin e sotëm Marian Kola është ekzekutuar me breshëri plumbash nga policia greke gjatë operacionit për arrestimin e tyre.

Mediat greke njoftojnë se shkëmbimi i zjarrit ndodhi pranë fshatit Frosini të Sulit, dhe sipas informacioneve, në vendngjarje janë gjetur më shumë se 200 gëzhoja plumbash.
Marian Kola ka vdekur në vend, ndërsa Ilir Kupa arriti të shpëtojë, ndoshta i plagosur.

Policia greke kërkon medoemos që të arratisurin e fundit nga burgu i Trikalas Ilir Kupën ta arrestoj pasi ai është person ii vetëm që mund t’i tregoj policisë se kush i ndihmoi gjatë gjithë kësaj kohe arratisje.

7.18.2013

Burgu i Spacit tragjedia e vendit , si u përjetua vdekja e Enverit, ngritëm dolli me qumësht”

 

 

Agim Akcani duke treguar dokumentin e sigurimeve shoqërore që nuk i njihen vitet e burgut si vite pune.

Flet Agim Akcani, ish-i dënuar në vitin 1975 me 21 vite burg politik.
“Pas (vetë) vrasjes së Mehmet Shehut sikur ra egërsia në burgjet shqiptare dhe perdja e rëndë e regjimit”
Ish-i burgosuri politik flet për lirimin e papritur dhe peripecitë sot.
“Punova 12 vjet në Spaç, por nuk e vërtetoj dot”
Akcani mbetet pa pension: Si ish-të burgosur politikë nuk kemi libreza pune, evidencat janë zhdukur.

Agim Akcani para burgimit

Agim Akcani ka mbushur moshën e pensionit, ndërsa 12 nga vitet e punës i ka në minierën e Spaçit si ish-burgosur politik. Me ligj, vitet e minierës numërohen si të dyfishta. Por Agim Akcani rrezikon të mbetet pa pension fare…
Ky person është njëri nga grupi i famshëm i ashtëquajtur “sabotatorët e Baldushkut”, në vitin 1975. Siç konkluduan hetuesit e çështjes, Rifat Daja, Nuri Allmuça, Selman Balla, Bashkim Allmuça, Agim Akçani, Emine Shima, Nadire Shima dhe Latif Daja, morën pjesë në organizatë kriminale kundër pushtetit popullor, zhvilluan agjitacion e propagandë, me qëllim minimin e pushtetit popullor, si dhe kryen aktin e diversionit duke i shkaktuar një dëm ekonomisë socialiste në shumën 359.983.80 lekë. Të gjitha akuzat u ngritën pas ngordhjes së 98 lopëve të racës holandeze (shumica u therrën për mish), për të cilat u pretendua se janë helmuar me zhivë e lëndë të tjera toksike. Pas hetimeve të nisura më 10 nëntor 1975 për ngordhjen e lopëve, u publikua akt-akuza e formuluar më 7 dhjetor 1976 mbi grupin e arrestuar, u dhanë dy pushkatime (Rifat Daja dhe Nuri Allmuça) dhe 115 vite burg gjithsej për gjashtë të tjerët. Vetë Agim Akcani ishte 21 vjeç kur u dënua me 21 vite burg dhe aktualisht është ndër 3 të mbijetuarit e terrorit në Baldushk. Dhe pavarësisht gjithë kësaj tragjedie, përndjekja vijon. Kësaj here me pleqërinë e tij. Kërkon të dalë në pension dhe nuk del dot. Në plotësimin e dokumentacionit për Agimin nuk pati asnjë problem, duke numëruar, sipas dëshmisë së tij penale edhe vitet e gjata të burgut. Mbetej edhe një formalitet i thjeshtë, por me rëndësi vendimtare: Një vërtetim, që z. Akcani ka punuar në kampin e minierës së Spaçit. Ajo që dukej krejt e lehtë, ishte veçse fillimi i një kalvari burokratik nëpër arkiva të ndryshme të burgjeve, gjykatave, arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arkivit të Institutit të Integrimit të të burgosurve politikë. Edhe pas një viti rrekjesh, edhe pas një viti përvoje kërkimesh, Agim Hakcani nuk e ka gjetur dot një vërtetim të thjeshtë, ku të shkruhet se ai ka punuar me radhë në burgun e Spaçit! Në atë burg ku nuk lejohej kthimi në kapanon, pa realizuar në 8 orë normën e nxjerrjes së 4 vagonave me mineral, ku një vagon mbante 1 ton. Aty në Spaç, ku brenda galerisë së minierës ishte 40 gradë, ndërsa kur dilje jashtë ishte minus 16 gradë. Por problemi i pleqërimit me atë çfarë i takon nuk është vetëm i Agim Akcanit, por edhe i qindra ish-të burgosurve politikë. Derisa të kalojmë te kjo histori e fundit, t’ia nisim aty ku e lamë rrëfimin e tij numrin e kaluar; jeta në burg, lirimi dhe çfarë ndodhi më pas….
Parashikuat fundin e disa ish-funksionarëve të lartë, po ngritjen e Ramiz Alisë, e parashikuat?
Jo, se shumica e të burgosurve politikë nuk shpresonte te ky njeri, dikush mendonte se mund të bëhej Gorbaçov, por veprat e tij të fundit ishin vetë dora e Ramiz Alisë.
A përdornit pseudonime për ish-byroistët?
U thirrnim në emër, sepse ne e kishim vrarë frikën që në hetuesi. Po ju tregoj një rast. Me autoburgun erdhi në kamp njëherë edhe nipi i Hysni Kapos, Alejdin quhej. Më kujtohet se i thamë “mirë se erdhe!”. Pastaj më thanë shokët: “Si i the atij mirëseerdhe?”. U përgjigja: “Sepse do të dalim bashkarisht… Sepse bisha po kafshon bishtin e vet”. Ai ishte djalë i mirë, u dënua me rreth 15 vjet më duket, por meqë vdiq Hysni Kapo, e nxorrën atë.  
Vdekja e Enverit ju gjeti në burg, si e përjetuat?
Fillimisht ne dëgjuam muzikë funebër në burg. Që aty e kuptuam që Enver Hoxha kishte vdekur, para se ta dëgjonim në lajme. “Paska marrë fund”, – bisedonim me njëri-tjetrin, por po prisnim lajmet. Kur zëri i spikerit konfirmoi vdekjen, nuk e di ç’të të them.
Kam qarë nga gëzimi. Ka qenë dita më e lumtur e jetës sime. Jo vetëm për mua, por edhe te të gjithë të burgosurit e tjerë. Na u hap shpresa.
U gëzuat demonstrativisht?
Deri diku. Mbaj mend si sot që kur u kthyem nga galeria, Bedri Blloshmi ka ngritur gotën me qumësht si dolli për vdekjen e Enver Hoxhës, krejt hapur dhe i ngazëllyer. “Gëzuar shokë!”, – tha dhe e piu me fund gjithë gëzim.
Po gardianët si u sollën atë ditë?
Si të hutuar e të çorientuar. Normal se u kishte vdekur babai shpirtëror i tyre. Atë ditë na kanë bërë kontrolle me imtësi në kapanone, kthyen gjithçka përmbys, por asnjeri nuk e kishte mendjen tek ata. E kam përjetuar njëlloj në lumturi si vdekjen e Enverit, si lirimin nga burgu.
Kur u liruat nga burgu?
Në vitin 1987.
I bie që keni bërë 12 vite burg, sikur u dënuat me 21 vite?
Pas vrasjes së Mehmet Shehut sikur ra egërsia deri diku në burgjet shqiptare, sikur ra paksa perdja e rëndë e regjimit. Edhe takimet me familjarë ishin paksa të lira. Atë nënën tënde mund ta përqafoje paksa më shumë, edhe mund ta puthje. Që para vdekjes së Mehmet Shehut nuk lejohej. Po ashtu, ra presioni psikologjik. Aparati shtetëror nisi të firmoste dekrete faljeje a lirimi për disa të burgosur politikë. Por çudia më e madhe ishte se po liroheshin nga burgu personazhe të grupeve armiqësore më të famshme.
E prisnit lirimin?
Absolutisht jo. Që kur mora dënimin nuk e kam menduar lirimin. Mendoja se kishte dy rrugë që do më jepnin lirinë: rënia e regjimit ose vetë vdekja ime. Lirimi im ishte krejt i papritur. Po bënim apelin e mëngjesit dhe një kartelit thirri: “Agim Mehmet Akcani, me dekret të Presidiumit Popullor, lirohet.” E dëgjova dhe po rrija krejt i hutuar. Nuk po flisja dot. Që aty më nxorrën direkt jashtë kampit.
Nuk ju lanë të takonit shokët?
Jo, jo, më nxorrën menjëherë. Nuk më lanë të takoja e flisja me njeri. Më thanë që ke 500 lekë për të marrë te zyra e financës. Më dhanë ato lekë dhe dola në rrugë. Isha i trullosur. Nuk e besoja dot, më dukej si ëndërr. Nga Spaçi e deri në Rreps po ecja në këmbë. Disa shoferë me makinat e mëdha me minerale që kalonin andej, u ndalën për të më marrë, por unë nuk doja të ndaloja. Doja të ecja. Ah, sa shumë po më pëlqente të ecja. Pas shumë kilometrash më këmbë, më në fund hipa në makinë dhe erdha në Tiranë e shkova në shtëpi.
E dinin ndërkohë të shtëpisë që ishit liruar?
Jo, aspak. Personin e parë që takova në rrugë ishte një xhaxha. Ai, i çuditur nga pamja ime, u destabilizua. Mendonte se mos kisha ikur nga burgu, mos isha arratisur dhe rrinte si i ngrirë. Më tha: “Mirë që je liruar, por kur lirohesh nga burgu a të japin ndonjë letër a ndonjë gjë tjetër?” Po më thoshte si me lezet që t’i tregoja ndonjë dokument që isha liruar, se nuk e besonte. Natyrisht që të japin, është një letër lirimi nga burgut, e cila dorëzohet te drejtoria e Tiranës. “A e ke këtë letër?- më pyeti troç. “Po”, – i thashë dhe i tregova letrën. Xhaxhai e mori dhe lexoi letrën, por prapë nuk e besonte. Kujtonte se mos kisha ikur dhe letra ishte e sajuar. Pastaj shkova te familja. Ata tejet të entuziazmuar m’u hodhën në qafë.
A u persekutua familja juaj pas arrestimit?
Të jetoje në Baldushk kishe lindur i persekutuar. Familja ime nuk është se u dëmtua shumë. Natyrisht nuk u dhanë më ndonjë punë të hajrit, por nuk i ngacmuan rëndë. Sepse kishte diçka, ne ishim fis shumë i madh, me më shumë se 100 meshkuj, dhe i binte sikur të shpërngulje gati një fshat. Siç duket regjimi i bënte ndonjëherë edhe llogaritë, nuk i leverdiste, nuk i interesonte. Unë isha krijesë e sajuar e burgut dhe siç duket e lanë me aq.
Si rrodhi jeta juaj pas lirimit nga burgu?
U vendosa te familja ime dhe punova për një vit në Baldushk. Punova në kooperativë, punëtor i thjeshtë. E pashë qe jeta vijonte të rridhte njësoj siç e kisha lënë, por unë nuk isha më njësoj. Më dukej absurde mënyra si jetonin, verbëria e tyre.
Njerëzit zgjoheshin në mëngjes dhe lexonin gazetën e partisë… Megjithatë disa djem të rinj i pashë ndryshe. Kishin blerë ca radio “Fatosi” dhe i mbanin në dorë duke dëgjuar “pozdrave”. Unë fillimisht u thoja që të largoheshin nga unë, se më dukej sikur isha unë ai që po i instruktoja që ta çonin aty radion dhe s’doja t’i merrja më qafë. Pashë që diçka po ndryshonte… Megjithatë pastaj unë u largova nga Baldushku pas një vitit dhe vajta në minierën e Valiasit. U martova dhe më 2 korrik të vitit 1990 dhe u futa në ambasadën italiane. Ika dhe u vendosa në Bolonja të Italisë. Aty ia ndjeva frutet italishtes së mësuar nga At Zef Pëllumbi. Me vete sigurisht që mora edhe bashkëshorten, e pata në ambasadë. Në Itali na lindi edhe vajza jonë, që sot është 21 për 22 vjeçe. Në Itali kam jetuar deri në vitin 2000, pastaj jam kthyer në Shqipëri, ku jam punësuar pranë institutit të Informatikës.
Aktualisht jeni në pension?
Nuk jam në pension akoma, ndonëse e kam mbushur moshën për pension miniere, por kam probleme.
Çfarë problemesh?
Në vërtetimin e drejtorisë së kampe-burgjeve dhe në dëshminë e penalitetit nuk specifikohet puna ime si minator. Rezultoj si i burgosur politik, por jo puna ime nëpër galeri. Nuk arrij të vërtetoj se kam qenë në minierën e Spaçit. Sipas sigurimeve shoqërore unë duhet të vërtetoj me dokument zyrtar që kam qenë punëtor-minator në minierën e Spaçit. Këtë nuk ma jep as ministria e Drejtësisë, as e Punëve të Brendshme dhe as drejtoria e Kampeve dhe Burgjeve.
Derisa dispononi vërtetimet e viteve tuaja si i burgosur politik, pse nuk është e specifikuar edhe puna në minierë?
Ne si të burgosur politikë nuk kemi libreza pune, nuk jemi paguar ndonjëherë për punën në minierë. Nuk janë mbajtur evidenca ose janë zhdukur ato.
Pse do të duhej të zhdukeshin evidencat e punës?
Sepse me konventa ndërkombëtare, pjesë e së cilës u bë edhe Shqipëria e asaj kohe, i burgosuri politik nuk duhet të punonte. Ndaj siç duket regjimi i ka eliminuar këto evidenca, sepse ishte shkelje e konventës. Ndaj nuk na kanë regjistruar.
A nuk mund të zgjidhet ky ngërç duke iu drejtuar gjykatës, me dëshmitarët, bashkëvuajtësit e tu në Spaç?
Mbase mund të bëhet si njohje fakti, por nuk e di nëse mund ta pranojnë sigurimet shoqërore. Për këtë çështje mjafton një vendim i posaçëm, të hiqen burokracitë. Dihet botërisht se kush ka qenë e kush jo në burgje, kush ka punuar. Dikur ka qenë një komision që jepte vërtetimet, para shumë vitesh, por nuk e di pse e hoqën, e shkrinë.
Po kolegët e tu, si e kanë marrë?
Kolegët e mi kanë dalë me moshë në pension, problemi im tani do të kthehet në fenomen për qindra ish-të burgosur politikë të tjerë. Unë i përkas moshës së parë që del në pension si ish i burgosur politik, jam 59 vjeç. Tani po identifikohet si problem. Pjesa tjetër kanë dalë me 135 mijë lekë pension si ish i burgosur politik, por si punëtor miniere ka tjetër pension: me ligjet aktuale dhe dekretin e ish-presidentit Berisha në ’92 burgu quhet dopio.
A e keni marrë dëmshpërblimin e caktuar nga qeveria për vitet e burgut politik?
Po, kam marrë dy këste dhe kam për të marrë akoma. Është një proces që do të zgjasë, kjo dihet.
A morët pjesë në ndonjë nga grevat e urisë apo në protestat që u bënë këtë vit nga ish-të burgosurit politikë?
Të them të drejtën, jo. Nuk mund të bëhesha pjesë e asaj greve urie, sepse nuk mund të lejoja regjimin komunist të më përdorte dy herë.
Kë nënkuptoni me regjimin komunist, të dytë?
Aty janë keqpërdorur persona fakira. U përdorën politikisht, dihet nga kush. Nga Partia Socialiste.
A kishit ndonjë mikun tuaj aty në grevë?
Po, Xhafer Agaraj, shoku im i burgut dhe i punës në Spaç, që e kisha ngjitur në rresht. E kam marrë në telefon dhe i fola se “ç’po bënte ashtu, pse po e linte vetën të keqpërdorej”. Folëm dhe ai reflektoi. Pas asaj telefonate, ai e braktisi grevën dhe u largua në shtëpi.
Ai u largua për arsye shëndetësore, kështu u deklarua?
Atë nuk e ka deklaruar ai, por ashtu thanë të tjerët nga greva pasi i braktisi, që mos të dekonspiroheshin. U leverdiste të deklaronin ashtu, sepse miku im Xhafer Agaraj u largua nga greva, sapo kuptoi makinacionet komuniste. Ai është aq i zgjuar sa të kuptonte këtë…
Me ardhjen e demokracisë dhe lirimin nga burgu të të gjithë personazheve që krijuan “grupin e Baldushkut”, a jeni takuar ndonjëherë?
Nuk jemi parë dhe takuar që nga koha që u përballëm në gjyq. Me dy prej tyre thashë që u pamë në Spaç, por u transferuan që aty. Nuk jemi takuar, sepse nuk e njihnim njëri-tjetrin më parë. As i dinim jetët e njëri-jetrit dhe akoma nuk e di.
As ato dy motrat?  
Jo, jo. Veç kam marrë vesh që njëra kishte vdekur, në burg më duket. Ndërsa tjetra ishte martuar nuk e di se ku. Edhe kaq e kam me të dëgjuar nga të tjerët, kur kanë marrë vesh që kam qenë i dënuar për çështjen e Baldushkut. Se ishte ngjarje që pati jehonë shumë të madhe.
Çfarë do t’u thoje sot atyre që të hetuan e dënuan?
Unë kam njohur një hetues, fabrikanti më i madh që ka patur ndonjëherë Sigurimi i Shtetit. Ai quhet Dilaver Bengasi. Edhe Enveri do ta kishte zili.

Me ke do deshironit te benit nje udhetim ne kete super autobus ?

Horoskopi i dites

Dashi

Sot do jete dashuria ajo qe do te kete prioritet ne jeten tuaj. Do jeni plot sharm dhe shume bashkepunues. Duhet te qeshni sa me shume. Ne pune gjarat do te shkojne mire. Perfitoni nga kjo periudhe kaq e favorshme per te ndermarre sfida. Mundohuni te flini pak me shume qe te clodheni. Do ju duhet per te vazhduar punet e nisura.

Demi

Sot edhe ju dhe partneri juaj do jeni shume dyshues per njeri tjetrin. Beni kujdes! Mos i tejkaloni limitet. Kujdesuni edhe per ushqimin sot ne menyre qe te keni nje shendet me te mire. Do mund te permiresoni gjendjen tuaj financiare. Ne pune do kete ndryshime te papritura. Perfitoni sa me shume nga keto ndryshime per te ecur me tej.

Binjaket

Ceshtjet e zemres nuk shkojne shume mire sot. Me mire largohuni pak nga partneri qe ta kuptoni me qarte se cfare po ndodh me jeten tuaj. Ne pune do keni shume per te bere dhe do ja dilni mbane, por askush nuk do ju pergezoje. E gjithe kjo nuk do ju motivoje, megjithate mos u merzisni. Beni kujdes me shpenzimet e tepruara.

Gaforrja

Per ju do jete nje dite shume e mire per dashurine. Mund te jeni shume te lumtur me partnerin tuaj dhe nese jeni vetem do mund te keni takime te rendesishme. Ne pune do te beni gjithçka qe keni ne dore per te arritur synimet tuaja. Mundohuni te punoni edhe ne grup dhe do e shikoni qe do keni sukses. Financat jo shume mire.

Luani

Sot do mendoni me shume per suksesin profesional sesa per dashurine. Megjithate mund te kaloni edhe momente te lumtura me te dashurin e zemres suaj. Ne pune gjithçka do shkoje mire. Per ekonomistet dhe tregtaret do jete dite me shume fat. Nje udhetim i shkurter mund te ndikoje edhe ne realizimin e nje projekti.

Virgjeresha

Jeta ne cift mund te kete disa probleme sot. Megithate pas pak ditesh cdo gje do rregullohet. Per ata qe jane vetem, priten takime te rendesishme. Ne pune ka ardhur koha te vendosni pak rregull dhe te zgjidhni disa probleme te lena pezull. Nese i kaloni keto, gjithçka do te shkoje per mrekulli. Do keni mbeshtetjen e miqve per gjithcka.

Peshorja

Sot duhet te jeni pak me shume romantik dhe enderrimtar. Marredheniet me partnerin do jene te ngrohta dhe sensuale. Kete jave edhe shendeti per ju do jete i mire. Do arrini rezultate te shkelqyera profesionale, sidomos nese do e lini pas friken nga ndryshimet dhe do te modernizoni metodat tuaja te punes.

Akrepi

Duhet ti shprehni me shume ndjenjat sot sepse partneri juaj ka filluar te ankohet. Planetet do ju ndihmojne ne cdo aspekt. Ata qe jane vetem mund te perfitojne nga takimet rastesore. Ne pune do te merrni frytet e nje pune shume te lodhshme. Pas kesaj do te nisni nje projekt te ri dhe per kete e dini shume mire rrugen qe duhet te ndiqni.

Shigjetari

Mos e genjeni veten, gjerat ne cift nuk po shkojne ashtu sic duhet. Duhet te flisni me partnerin dhe te mundoheni te shpetoni lidhjen tuaj. Planetet do ju ndihmojne ne pune. Jeni shume te qarte dhe te asyeshem. E keni shume te thjeshte t’i bindni te tjeret se ajo qe beni ju eshte me e mira. Financat do te permiresohen, por kujdes me shpenzimet.

Bricjapi

Mund te kete disa probleme ne ceshtjet e dashurise. Do kete keqkuptime dhe debate. Mos u shqetesoni, ne mbremje pritet qe gjithçka te permiresohet. Do ju tregoni te tjereve se jeni mjaft kurajoze dhe te mençur. Duhet me patjeter te ndermerrni nje projekt te rendesishem sepse sot eshte nje dite shume e mire dhe me fat per ju.

Ujori

Sot do keni nje takim te rendesishem dhe do te zbuloni se keni shume te perbashketa me kete person. Se bashku do mund te projektoni te ardhmen. Ja pra dhe problemi i te qenit te vetmuar u zgjidh. Ne pune do jeni me te hapur sot. Planetet do te ndihmojne edhe te papunet. Perfitoni sa me shume nga kjo dite me fat.

Peshqit

Sot peshqit beqare mund te bien ne dashuri. Kjo eshte nje dite plot entuziazem dhe pasion. Ata qe jane ne cift duhet te bejne kujdes, gjerat nuk shkojne ashtu sic ata duan. Ne pune gjithçka do shkoje mire. Perfitoni nga keto momente per te qene me te pavarur dhe pse jo te kerkoni edhe nje pune me te mire. Do keni probleme me financat.

A do donit te dini 14 kuriozitete rreth dashurisë

 

Dashuria është një gjë shumë e bukur, por edhe e çuditshme gjithashtu.

53f7e47d-88b7-44ac-8515-ed37d293f59d---0-[1]

1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.
2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.
3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.
4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të sapo njohur.
6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.
7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.


8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup, njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe, zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës
9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.
10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.
12. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.
13. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!
14. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

— Ne mbajme premtimet! Rrogat rriten me 6%, pensionet me 4 dhe 5% ,kjo ishte deklarata e kryeministrit S.Berisha ne faqen e tij ne facebook.

   Te dashur miq, sot ne mbledhjen e qeverise, ne perputhje me ligjin e buxhetit te vitit 2013 te votuar ne Parlament ne dhjetor te vitit 2012, u vendos rritja mesatare me 6% e rrogave te punonjesve buxhetore dhe rritje e pensioneve ne qytet me 4% dhe pensioneve ne fshat me 5%. Kjo rritje e rrogave dhe pensioneve eshte 2-3 here me e madhe se sa rritja e inflacionit vjetor prej 2%. Me kete rritje paga mesatare ne Shqiperi rritet nga 50100 ne 52782 mije leke ne muaj. Keshtu per punonjesit mbeshtetes te institucioneve buxhetore paga mesatare rritet ne 37199 leke ne muaj, per punonjesit e administrates qendrore 67222 leke, per mesuesit 53342 leke, per mjeket 58098 leke, per infermjeret 37854 leke, per ushtaraket 43472 leke, per policine 57344 leke. Nuk rriten rrogat me te larta. Kurse pensioni minimal ne qytet rritet ne 12024 leke ndersa te ardhurat pensionale minimale, perfshire kompensimet, rriten ne 14174 leke kurse pensionet minimale ne fshat rriten ne 8233 leke dhe te ardhurat pensionale minimale ne fshat rriten ne 9123 leke. Nuk eshte llogaritur ketu rimbursimi i plote i mbi 92% te ilaceve qe marrin pensionistet. Ne mbajme premtimet tona! sb

7.16.2013

Pirateria, gjykata jep dënimin e parë


Pirateria, gjykata jep dënimin e parë

Pas aksionit të Policisë së Shtetit për të bllokuar aparatet “Dreambox” dhe vënë përara ligjit personat që i shpërndanin ato, ka ardhur dhe dënimi i parë nga gjykata e Tiranës.
I akuzuar për veprën penale të “mashtrimit kompjuterik”, gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg, por duke e lënë atë me kusht, një të ri, i cili në bazë të hetimeve ka rezultuar se ishte njëri prej personave që merrej me shpërndarjen e këtyre aparaturave pirate.
Ky ishte vetëm një nga shumë proceset gjyqësore që gjykata e Tiranës ka nisur për përdoruesit e “Dreambox”, pas denoncimit të bërë pak muaj më parë nga kompnaia “Digitalb”. Nga hetimet e institucionit të akuzës ka rezultuar se aparaturat pirate funskionojnë në këtë mënyrë:
Nëpërmjet përdorimit të sistemit kompjuterik të quajtur “card sharing”, disa persona përdorin në mënyrë të përbashkët një kartë abonimi të rregullt, e cila merret nëpërmjet aparatit “Dreambox”, që dërgon çelësat e kriptuar nëpërmjet sinjalit të internetit në një server të posaçëm.
Ky i fundit, pasi çkodon çelesat e dërgon përsëri sinjalin në “Dreambox”, i cili duke përdorur çelësin hap videon dhe më pas mund të shpërndajë sinjalin në një numër të pakufizuar aparatesh duke përdorur vetëm një “smart card”.

Greqia “luftë” korrupsionit, ndjekje penale për ish-ministrin e Ekonomisë George Papakonstandinou

 

 

image

Pas një beteje shumë të ashpër politike në vend, me palët “kontradiktore” të shkëmbejnë akuza nga më të ndryshmet për listën e fmashe “Lagard”... parlamenti vendosi!

Në fakt, kjo çështje e ashtuquajtura “Lista Lagard”, degjeneroj në që në gjuhën popullore i themi: “ E lagu, se lagu”, që ishte mëse e qartë që kishte shkelje ligji dhe shpërdorim detyre nga ish-ministri i Ekonomisë George Papakonstandinou, kjo e faktuar nga vetë kryetarja e FMN-së, Kristin Lagard.

Pas një debati të ashpër politikë në parlamentin grek , në të gdhirë të ditës së martë parlamenti ka votuar pro ndjekjes penale të ish-ministrit të Ekonomisë, mbi të cilin u konstatuan shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjit.
Pro ndjekjes penale të tij votuan 169 deputetë nga 283 të pranishëm, ku 9 vota ishin të pavlefshme dhe 6 abstenuan për pasoj ai do të ndiqet penalisht nën akuzat:

a. Pabesi në shërbim
b. Abuzim në detyrë dhe falsifikim dokumentesh.

Sarandë, dhëndri 62-vjeçar qëllon për vdekje vjehrrin 91-vjeçar

 

 

 

 

Sarandë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Karaxh të Sarandës, ku dhëndri 62-vjeçar ka qëlluar për vdekje me sende të forta vjehrrin 91-vjeçar. 

 

Lajmi bëhet i ditur nga forcat e policisë, sipas të cilave viktima Jani Koka 91-vjeçar pas një konflikti verbal më bashkëshortin e vajzës së tij Kiço Gjino 62-vjeç, është goditur me mjete të forta nga ky i fundit.
91-vjecari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

iPhone-i vret 23-vjeçaren

 

iPhone 5 i merr jetën një stjuardese 23 –vjeçare. Deri sa i bie zilja iPhone 5 në ndërkohë përgjigjet dhe papritur një valë korrenti i merr jetë një 23 – vjeçare nga Kina.
Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”,Ma Ailun, ish-punonjëse e “China Southern Airlines”, ka marrë një elektroshok të dhunshëm nga celulari.

Mësohet se ajo ka rënë në tokë, është shoqëruar menjëherë në spital nga njerëzit e afërt, por mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë.

Nga ana tjetër, kompania “Apple” ka reaguar menjëherë duke njoftuar se ka nisur një hetim të hollësishëm për të kontrolluar sigurinë e produktit më të shitur të saj.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga ky incident tragjik dhe i bëjmë ngushëllimet tona familjes Ma. Do të bëjmë një hetim të thellë dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet”, ka deklaruar “Apple” përmes një email-i.

Klandestin ne Shqiperi,kapen 12 pakistanezë dhe 2 afganë në Vlorë

 

policia_paster114 shtetas të huaj janë bllokuar nga policia e Vlorës, ndërsa ishin duke kaluarilegalisht drejt Evropës Perëndimore. Sipas policisë, të huajt janë ndaluar në Dhërmi saktësisht në vendin e emërtuar Potam.

12 pakistanezët dhe 2 afganët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë dhe kishin për destinacion vendet e Evropës Perëndimore.

Ndaj shtetasve të huaj u mor vendimi për dëbimin, ndërkohë që u shoqëruan në qendrën e mbyllur të të huajve, ku do të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave të deportimit të tyre drejt vendeve të origjinës.

Po ashtu, u vendos masa e ndalimit në kushtet e flagrancës për drejtuesin e furgonit, 50 vjeçarin Arben Haxhi, që akuzohet për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Reagon Burgaj ultimatum policisë: “Bëni punën me korrektësi përndryshe do ndëshkohen drejtuesit që neglizhojnë”

 

image

 

 

Mbas një gjakderdhje të madhje, ku vetëm për tre ditë u shënun mbu 7-të viktima, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka reaguar!

Burgaj ka kërkuar një takim urgjent me shefat e policës së Pukës, Shkodrës dhe Lezhës, dhe padyshim që tema e diskutimi do jetë rritja e menjëhershme e kriminalistikës dhe mungesa e shtetit dhe të strukturave të policës!

Për Burgaj, situate është kritike dhe e patolerueshme “duhet analizuar situata dhe do të merren masa ndaj drejtuesve që neglizhojnë me detyrën”, ka theksuar Burgaj.

Madje për të, është “e patolerueshme që policia të ndikohet nga tranzicioni i pushteteve”, duke deklaruav se: “Nuk duhet të ndikohemi nga periudha e tranzicionit të pushteteve dhe nga asnjë faktor tjetër në asnjë moment, por të vazhdojmë punën me korrektësi”.

7.12.2013

12 vjet burg per ish ministrin Maqedonas

xs

Klan TV ndryshon xhakete,fillon të pozicionohet pro qeverisë së ardhshme

 

 

Blendi-Fevziu-dhe-Edi-Rama

Televizioni kombëtar Klan ka filluar një politike të re editoriale pro qeverisë së re.

Sali Berisha është zhdukur nga ekrani, ndërsa qeveria e re ka më shumë hapësirë.

Mungojnë shënimet e Sandrit që shajnë nga nëna Ramën dhe nuk ka më lajme vulgare kundër tij.

Nëse ndjek me kujdes edicionet e lajmeve gjatë këtyre ditëve, lajmet për Berishën në rast se ekzistojnë, janë tejet të thata dhe nuk hapin më edicionin si dikur.

Por, nëse sheh me kujdesin faqen online të Klanit, këtu zhgënjehesh edhe më shumë, pasi emri i Sali Berishës mungon. Nëse personazhi Berisha vijon të përbëjë lajm edhe kur komenton në mënyrë të çuditshme, ashtu si një ditë më parë në Facebook për tenderat e miellit, ku nuk mbeti media pa e publikuar, ndërsa të gjithë qeshën nën zë, në Klan nuk ndodhi kështu.

E kanë marrë seriozisht qeverinë e re dhe janë qartazi gati për një servis të ri, shkruan gazeta TemaOnline.

Angli mbyllet aerodromi i Londrës, avioni merr flakë!

 

image

 

   Autoritet e aeroportit të Londrës kanë  mbyllur pak më parë të gjitha pista e uljes dhe ngritjes së avionëve për shkak të një zjarri që është shkaktuar në një avion të linjave të Etiopisë!

Sipas BBC-së, e cila sapo e njoftoi lajmin, ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri dhe nëse ka viktima apo nëse avioni mori flak ndërsa ishte i ndaluar në pistë. Por, e sigurt është se autoritet e aeroportit të Heathrow kanë urdhëruar mbylljen e tij

Horoskopi ditor, 12 korrik 2013


Dashi
Do jeni sharmante sot dhe gjithçka do shkoje me se miri me atë qe keni ne krah. Bashkëpunimi do jete mjaft i forte dhe komunikimi nuk do reshte për asnjë çast. Beqaret nuk duhet te tregohen te turpshëm sepse përndryshe nuk kane për ta gjetur personin qe kërkojnë. Financat do jene edhe me te mira sesa ju mendonit prandaj do jeni mjaft te qete ne këtë plan.

Demi
Dite shume e bukur dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do kenë një dite te qëndrueshme dhe pa debate. Beqaret do bënin mire te mos fillonin asnjë histori dashurie sepse ende nuk ka ardhur momenti i duhur. Ne planin financiar situata do përmirësohet ndjeshëm dhe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni.

Binjaket
Dite mjaft harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për çdo gjë do flisni me partnerin tuaj dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qene te sigurt se çfarë doni te bëni. Beqaret do jene me humor te mire dhe do jene gati te fillojnë angazhime serioze. Mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar do i kaloni vështirësitë një e nga një dhe do jeni me te qete.

Gaforrja
Do jeni shume te afërt me partnerin tuaj sot dhe nuk do e keni problem te flisni për gjithçka. Nga ana tjetër merrni po aq dashuri sa edhe jepni. Beqaret do takojnë një person mjaft joshës i cili do ua ndryshoje shume shpejt jetën. Çështjet financiare do iu marrin me tepër kohe sesa mendonit. Duhet te bëni disa sakrifica sot qe situata te mos jete problematike nesër.

Luani
Do e dashuroni mjaft atë qe keni ne krah sot dhe do ia kaloni për mrekulli. Do i sqaroni shpejt e shpejt edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret do bëjnë një jete shoqërore mjaft aktive dhe do kenë mundësi te shumta te gjejnë personin e duhur. Financiarisht nuk do keni probleme te mëdha sepse edhe shpenzimet do i kryeni me maturi.

Virgjeresha
Debatet nuk do mungojnë ne jetën tuaj ne çift sot dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Do jeni shume kokëfortë dhe nuk do e toleroni aspak atë qe keni ne krah. Beqaret do njihen me disa persona jo shume serioze, por qe ne fakt zemrën e kane shume te mire. Hëna do kujdeset për sektorin tuaj te financave. Do i kaloni me lehtësi problemet dhe do jeni me te qete.

Peshorja
Dite shume e gëzuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do i mbaje disa premtime te bëra prej kohesh dhe do ndiheni për mrekulli ne krahët e tij. Beqaret duhet te bëjnë kujdes te mos ia japin fjalën çdokujt sepse do lëndohen. Financat do jene delikate. Mundohuni te ulni shpenzimet dhe te kërkoni ndihmën e disa specialisteve te fushës.

Akrepi
Edhe pse keni një lidhje do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite. Partneri do iu lere pas dore dhe do qëndrojë me shume kohe me miqtë e tij. Flisni seriozisht me te. Beqaret do flirtojnë me disa persona jo shume te përshtatshëm. Kujdes! Ne planin financiar do jete dite e vështirë dhe me probleme. Shmangni çdo lloj investimi apo transaksione.

Shigjetari
Qielli i dashurisë do jete i kontrastuar gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire prandaj bëni shume kujdes para se te thoni diçka. Beqaret do kenë një dite me te privilegjuar dhe te mbushur me takime interesante. Shfrytëzojeni sa te mundni. Me financat duhet sa me shume maturi. Po e tepruat sadopak do keni probleme te mëdha.

Bricjapi
Klima ne jetën ne çift do jete mjaft harmonike sot. Do komunikoni me se miri me partnerin dhe do jeni te gatshëm te provoni aventura emocionuese se bashku. Beqaret nuk do kenë fat dhe do mbeten serish vetëm. Gjithsesi mos e humbni për asnjë çast shpresën. Financat nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire kështu qe reflektoni para se te kryeni ndonjë shpenzim.

Ujori
Gjate kësaj dite do jeni me te sigurte për lidhjen qe keni krijuar dhe do mendoni edhe për një te ardhme me personin qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite shume te veçante dhe te mbushur me emocione. Do takoni personin qe keni ëndërruar gjithë kohës. Nëse keni probleme financiare duhet te mbështeteni tek ndihma qe do iu japin disa familjare.

Peshqit
Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë për diçka me serioze gjate kësaj dite. Vitet ikin dhe nevoja për te pasur dike pranë për një kohe te gjate shtohet. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen, por jo te nxitohen e te bëjnë premtime te cilat nuk dihet a do i mbajnë dot apo jo. Ne planin financiar me pak kujdes dhe maturi mund t’ia dilni mbanë.

Daniela Cavalieri, gruaja e Diego, bëhet protagoniste në një nga videot më seksi i të gjitha kohërave…!

Daniela Cavalieri, gruaja e Diego, bëhet protagoniste në një nga videot më seksi i të gjitha kohërave…!

Gjatë festimeve të Brazilit për fitoren e Kupës së Konfederatave, Hulk-u nxori një foto të dhomat e zhveshjes, por në sfond duket Diego Cavalieri lakuriq.

Gjë që e morën të gjitha revistat e meshkujve, të cilat u përpoqën për të vijnë në kontakt edhe me Danielësn, gruan e tij për të bërë dhe ajo me radhë një video seksi me karakteristik kryesore futbollin. Kështu, dëshira e miliona meshkujve u bë realitet dhe super seksi Daniela krijuar një… epokë   

Kujdes, nuk këshillohet për mosha nën 18-vjeç!

Për më shumë në videon në vijim:

Daniela Cavalieri, gruaja e Diego, bëhet protagoniste në një nga videot më seksi i të gjitha kohërave…!

Daniela Cavalieri, gruaja e Diego, bëhet protagoniste në një nga videot më seksi i të gjitha kohërave…!

Gjatë festimeve të Brazilit për fitoren e Kupës së Konfederatave, Hulk-u nxori një foto të dhomat e zhveshjes, por në sfond duket Diego Cavalieri lakuriq.

Gjë që e morën të gjitha revistat e meshkujve, të cilat u përpoqën për të vijnë në kontakt edhe me Danielësn, gruan e tij për të bërë dhe ajo me radhë një video seksi me karakteristik kryesore futbollin. Kështu, dëshira e miliona meshkujve u bë realitet dhe super seksi Daniela krijuar një… epokë...!/alb-observer.com/

Kujdes, nuk këshillohet për mosha nën 18-vjeç!

Për më shumë në videon në vijim:

7.10.2013

Aksioni, shemben 20 ndërtime pa leje në bregdetin e Vlorës

 

 

Gjatë shembjes së ndërtimeve pa leje dje në Vlorë

VLORE – Pak ditë pas premtimit të Ramës se do të fillonte prishjet e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit, ashtu sikurse kishte vepruar edhe me Lanën në Tiranë, Bashkia e Vlorës nisi dje aksionin për shembjen e tyre. Rreth 20 ndërtesa, ndër të cilat lokale, banesa, por edhe kabina plazhi, u rrafshuan me fadromat. Mësohet se aksioni i Bashkisë do të vazhdojë edhe ditët në vijim, pasi janë vënë në “rreth” 130 ndërtime gjithsej pa leje përgjatë bregdetit nga Vlora deri në Orikum. Për realizimin e aksionit janë angazhuar mjetet dhe strukturat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Policia Bashkiake me mbështetjen e Policisë së Rendit. Gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë incident dhe nuk ka pasur asnjë përplasje mes pronarëve të objekteve dhe drejtuesve të këtij aksioni. Banorët janë njoftuar para disa ditësh nga Policia Ndërtimore se ndërtesat e tyre pa leje do të prisheshin në bazë të ligjit. Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Ardian Musta, tha se ky aksion do të përfshijë të gjitha ndërtimet e realizuara në pjesën e bregdetit nga “Kalaja”, deri në Jonufër, territor që administrohet nga Bashkia.

Alket Rizai ka dërguar një mesazh ngushëllimi për shqiptarin e arratisur Marian Kola nga burgu i Trikalas.

shqiptar-t-e-arratisur-alket-rizai

 

Rizai është shprehur nga qelia kështu: “Zoti qoftë me ty!”

Rizai shprehet se ndërmarrja më e madhe e policisë greke mund të përfundojë vetëm në dy mënyra: ose Marian Kola do të vdesë ose do të përfundojë i sigurt në Shqipëri.

"Edhe në qoftë se dorëzohet, policia do ta vrasë", thotë Rizai, dhe shpjegon: "Dy të tjerët (Edison Lika dhe xhaxhai i tij) u vranë pa iu bërë thirrje për t’u dorëzuar.

Unë uroj që të mos vritet. Pa marrë parasysh se çfarë thonë njerëzit, Kola nuk është kriminel”, shprehet ai.

Rizai ka thënë gjithashtu se nuk njihet shumë mirë me Kolën, por ato pak marrdhënie që ka pasur në qeli ka kuptuar se ai nuk është një njeri kriminel.

BLEONA QERETI VERTET SUPER SEKSI

ALBANIAN SEXY AND BEST MUSIC

PERFEKTE : Tony Ray ft. Gianna - Chica Loca

Cobra Starship & Sabi - You Make Me Feel (İbrahim Çelik Remix 2K13) HD

7.07.2013

Tragjedi në Kanada, shpërthejnë vagonët që transportonin naftë (video)

 

 

Tronditës është raporti i ardhur nga Kanadaja pas shpërthimit vdekjeprurës së vagonëve që transportonin naftë dhe lëndë kimike në Kanada. Deri më tani rezulton se si pasojë e këtij shpërthimi kanë humbur jetën tre persona. Ngjarja ka ndodhur në një qytet të vogël pranë Kebekut, në Lak Meganik. Sipas deklaratave të zjarrfikësve, numri i personave të zhdukur ka kapur shifrën 80.

Një prej zjarrfikësve deklaroi për agjencinë franceze të lajmeve se në një bar pranë vendit të shpërthimit ndodheshin 50 vetë, por ttragjedi-n-kanadaashmë nuk ka mbetur asgjë. “Vala shpërthyese e hodhi ndërtesën në erë”, shtoi ai. Edhe sipas policisë kanadeze, numri i viktimave do të rritet ndjeshëm.

Sipas zëdhënësit të policisë, Guy Lapointe, numri i viktimave është i madh, por nuk pranoi të pohonte apo mohonte mediat, sipas së cilave priten deri në 80 viktima.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së të premtes, në një qytet me 6.000 banorë rreth 250 kilometra në lindje të Montrealit, ku shpërthyen njëherësh katër vagonë të një treni që transportonte naftë.

 

Ndiqni videon.http://youtu.be/5Gl49CpPQtc

Armina Mevlani miss Albania,nuse Për djalin e Kryeministrit ? (FOTO)

 

Tiranë- Dy ditë më parë, gazeta “Shekulli” publikoi një lajm ku hidhte dritë mbi jetën e re të ish-nuses së djalit të Kryeministrit Sali Berisha në Suedi, Sadijes. Tashmë nuk ka asnjë dyshim që Shkëlzeni është ndarë nga bashkëshortja e tij më të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Por kush është vajza që ka zëvendësuar Sadijen?

 

09

 

E gjithë Tirana duket sikur e di dhe e ka të qartë emrin dhe fytyrën e bukuroshes më të cilën Shkëlzeni ka ndërtuar një lidhje. Identiteti i saj nuk ka dalë asnjëherë në media, lidhur me këtë çështje. Ne u interesuam me tej duke e kontaktuar vajzën të cilës i kishim dëgjuar emrin për të pyetur më shumë për këtë histori. Ajo është një figurë e njohur e ekranit, por edhe e botës së modës. Emri i saj është Armina Mevlani.10

E pyetur nga“Shekulli”, nëse është ajo vajza më të cilën shoqërohet Shkëlzen Berisha, Mevlani pohon: “Nuk dua ta komentoi këtë situatë dhe kam qëndruar larg mediave për këtë çështje” . E pyetur përsëri nëse e mohon lidhjen me djalin Kryeministrit, ajo thotë: “Jo jo, unë nuk e mohoj, por thjesht nuk dua të flas, ta komentoj për momentin. Nuk di çfarë t’ju them! Kjo është e gjitha çka mund të shprehem”. Më këto fjalë e shpjegon Armina gjithë thashethemnajën që qarkullon për një lidhje të mundshme të sajën me djalin e Kryeministrit. Ajo që kuptuam nga bashkëbisedimi me të është se 22-vjeçarja nuk do që të flasë për këtë lidhje dhe për jetën e saj private duke dashur të qëndrojë indiferente ndaj këtij interesimi. “Dua të distancohem dhe nuk dua të flas për këtë gjë”- e mbyll ajo kontaktin.

13

 

14

08