Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

1.18.2014

Larje hesapesh ekzekutohet Hasan Talja

Ekzekutohet Hasan Talja. Policia: Larje hesapesh të vjetra mes shfrytëzuesve të minierës në Bulqizë

Vëllai i viktimës është arrestuar në vitin 2013, duke transportuar 300 kilogramë dinamit

Policia dyshon se eksplozivi do të përdorej për shpërthimet në zonën D të minierës në Bulqizë

Sokol Çobo

VENDNGJARJENjë tjetër ngjarje kriminale regjistrohet në vend, në këtë valë kriminaliteti që ka mbërthyer gjithë vendin në fillim të këtij viti. Pas ngjarjeve në Durrës, Korçë, Fier etj., radha i vjen edhe kryeqytetit, ku një 42-vjeçar është ekzekutuar në pragun e shtëpisë, në afërsi të Qytetit Studenti. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00, ku Hasan Talja, 42 vjeç, ka marrë disa plumba nga autorë ende të paidentifikuar. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku pas rreth një ore, mjekët pohuan se Talja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit. Burime nga Policia e Tiranës thanë mbrëmë, se një nga pistat kryesore të hetimit është edhe larja e hesapeve të vjetra të viktimës me disa bashkëqytetarë. Hasan Talja ishte me origjinë nga Bulqiza, ndërsa kohët e fundit jetonte në Tiranë. Hetuesit kanë dyshime se në vendlindje, Talja ka pasur konflikte të mëdha për shfrytëzimin e kromit me disa persona të tjerë.

Konfliktet për kromin

Megjithëse viktima nuk kishte asnjë precedent kriminal, hetuesit pohojnë se pista kryesore e kësaj ngjarjeje, është larja e hesapeve mes grupeve që shfrytëzojnë kromin në Bulqizë. “Kemi dyshime se Hasan Talja ka pasur konflikte të mëdha në Bulqizë. Kohë më parë, ai ka pasur një biznes për shfrytëzimin e kromit, ndërsa pretendonte edhe shfrytëzimin e një galerie. Por, për të njëjtën galeri, disa persona të tjerë pretendonin shfrytëzimin dhe pas debateve të vazhdueshme, mes grupeve ka filluar edhe konflikti. Ka dyshime se grupet kanë kryer ngjarje kriminale, për të frikësuar njëri-tjetrin. Më pas, ngjarjet janë vlerësuar më të rënda, deri edhe në eliminime fizike të kundërshtarëve”, pohojnë burimet nga Policia e Tiranës. Sipas tyre, hetuesit kanë marrë nga Policia e Bulqizës të gjitha konfliktet e këtyre grupeve, në përpjekje për të mësuar më shumë rreth kundërshtarëve të viktimës së mbrëmshme, të cilët janë të gjithë persona të përfshirë në shfrytëzimin e kromit në Bulqizë. Pas vrasjes, në komisariat janë shoqëruar dhjetëra persona që kanë dijeni për konfliktet apo vrasjen.

I vëllai

Për të përforcuar pistën e konflikteve për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë, policia thotë se vëllai i viktimës së mbrëmshme është arrestuar me rreth 300 kilogramë dinamit. Sabah Talja, 37 vjeç, u arrestuar në muajin korrik të vitit 2013 në Bulqizë, me një sasi të konsiderueshme lëndë eksplozive në makinë. Policia ka gjetur në makinën e tij dinamitin, që dyshohet se do të përdorej për shpërthimet në zonën D të minierës së Bulqizës. Talja e transportonte dinamitin pa leje dhe pa fletë shoqërimi, me makinën tip “Benz” me targa të Tiranës 4304 S.

Michael Schumacher jo si më parë

Michael Schumacher “nuk do të jetë Schumacher”, nëse ai do të zgjohet nga koma, ka deklaruar një nga neurokirurgët kryesorë, teksa doktorët thanë të premten se ish-ylli i Formula 1 nuk është më në gjendje “kritike”.
Richard Greenwood, një konsulent neurologjie në spitalin “Homerton” të Londrës, tha se legjenda e garave me makina do të  jetë një “person normal” nëse rikuperohet, si pasojë e traumës së rëndë të pësuar në tru.
Komentet e tij vijnë teksa doktorët zbuluan se kushtet e Schumacher janë përmirësuar disi dhe tashmë ai nuk konsiderohet në gjendje kritike, për herë të parë që pas aksidentit.
Ish-kampioni i Formula 1 gjendet ende në koma të induktuar mjekësore, që prej afro 3 javësh, pasi pësoi dëmtime të konsiderueshme në trurin e tij pas aksidentit me ski, në resortin e Alpeve franceze, “Meribel”.
Schumacher u shtrua në Spitalin Universitar të Grenoble-s më 29 Dhjetor, pas aksidentit.
Doktor Greenwood tha në një konferencë në lidhje me efektet afatgjata të traumës së trurit të tij, se nëse Schumacher rikuperohet, personaliteti i tij do të jetë i një njeriu të zakonshëm (ang. Joe Bloggs).
“Nëse Schumacher mbijeton, ai nuk do të jetë më Schumacher, por Joe Bloggs”, tha Greenwood, i cili punon gjithashtu në Spitalin Kombëtar për Neurologjinë dhe Neurokirurgjinë.
“Rehabilitimi i tij do të jetë efektiv, vetëm nëse ai përshtatet me të qenin një njeri i zakonshëm dhe përmbush gjithçka mund të bëjë një njeri i tillë. Ky është një proces shumë i vështirë, për ta bërë dikë të shikojë përpara, ndaj dhe shumë njerëz nuk ia dalin dot këtij objektivi”.
Më herët gjatë kësaj jave, media gjermane spekuloi se Schumacher mund të mos çohet kurrë nga gjendja aktuale. “Mund të ketë pasur komplikacione”, tha neurokirurgu Andreas Zieger, i Klinikës Universitare për neurokirurgjinë në Oldenburg, për revistën “Focus”.
“Nuk duhet të spekulojmë. Në fund të fundit, jemi duke folur për jetën dhe vdekjen njëkohësisht. Një gjendje kome, teorikisht, mund të ruhet për gjithë jetën, pasi vetëm kështu nuk do të dëmtohej truri njerëzor”.

1.05.2014

Mesazhet e dërguara nga Kreshnik Mehmetaj ne celularin e psikologes Rustemi

 

  1. TIRANE- Zbardhen mesazhet telefonike që e detyruan psikologen e mirënjohur Jorida Rustemi të kallëzonte në polici se po përndiqej dhe kërcënohej nga një 27- vjeçar.
    Bëhet fjalë për mesazhet e dërguara nga Kreshnik Mehmetaj, nga Vlora, një “i fiksuar” pas psikologes Rustemi, i cili i ka kërkuar asaj me ngulm të kishin një raport së bashku. Përmbajtja e komunikimeve telefonike zbardhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës të datës 18 dhjetor 2013, që e shpalli fajtor Kreshnik Mehmetajn për akuzën “shtrëngim ose pengim për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë” dhe “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”. Ai u dënua me 6 muaj burg, por në të njëjtin vendim gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e la atë të lirë me kusht për një periudhë dyvjeçare. Gjatë kësaj kohe ai duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, si dhe nuk duhet të frekuentojë ambientet pranë banesës apo punës së psikologes Rustemi. Në vijim zbardhet komunikimi mes të dyve, sipas vendimit të gjykatës.
  2.                                                              Mesazhet
    • “Zyshe, o të hënksha zemrën. M’u bëre ferr.
    Herën tjetër do të të puth në mes të rrugës, se
    ndryshe nuk merr vesh ti. Ahh të vdes unë për ty,
    ishe bërë si 19 vjeçe. Më flisje dhe usa. Vetëm ruhu
    nga akrepat se mos të bezdisin. Më ke gjithmonë
    nga mbrapa se do na hapësh punë, do qëllojmë
    ndonjërin, mos u ekspozo shumë”.