Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

3.28.2014

oficeri dhe ushtari

U thot oficeri ushtareve:
- Pas pak do vije komandanti,duhet te beni kujdes,
Nese jy pyet: ''sa vjec jeni'' ju do thoni 22..
Kur tju pyes : s"a vite keni qe sherbeni" ju do thoni dy ...
Kur tju pyes se cili ushqim ju pelqen, mishi apo fasulet?
do thoni qe te dyja,,
Erdhi komandanti dhe pyeti njerin nga ushtaret qe ishte ne rreshtin e pare:
-Sa vite ke qe sherben mor ushtar?
- Njezet e dy zoti komandant!!!
-Njezet e dy??dhe sa vjec jeni ju ushtar?
- Dy zoti komandant,,!!!
-Dy?
Ushtar po me mer per ndonje trap apo te cmendur?!
- Te dyja zoti komandant !!!

3.11.2014

CJAPI DHE DHELPRA DINAKE

Një ditë një dhelpër ra në pus. U mundua sa u mundua por nuk doli dot. Pastaj vendosi të presë, sepse nuk dinte si të dilte. Një cjap e kishte marrë etja, dhe erdhi tek pusi për të pirë ujë. Aty pa dhelprën brenda, dhe e pyeti: 
- O dhelpër, a është uji i mirë?
Dhelpra filloi ta lavdojë e ta mburrë qartësinë dhe kthjelltësinë e ujit sa s'ka më. Pastaj i tha, 
- Hajde më mirë këtu poshtë, se këtu e shijon më mirë. 
Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja pa se nuk dilte dot nga pusi. 
- Si t'ja bëjmë tani? - tha cjapi. Si do të dalim prej pusit? 
Dhelpra i tha:
- Mos u bëj merak. Kam menduar unë për të dy. Shiko si do të dalim...
Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të
ngjitem unë lart mbi kurrizin tënd, do të të tërheq dhe do të të ndihmoj edhe
ty.
Cjapi pranoi. Dhelpra kërceu mbi shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.
Cjapi i thirri: - O dhelpër, po mua më harrove?
Cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë. Dhelpra u kthye e i tha:
- I dashur cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as
që do të zbritje në pus para se të mendoje se s'do kishe për të dalë.

BOREBARDHA DHE 7 XHUXHAT

 

Një herë e një kohë ne një keshtjelle te bardhe jetonte një princeshe me emrin Borebardhe.Po si për çudi,
kjo princeshe me zemër kaq t
ë mirënuk ishte e lumtur aspak
se na kishte një njerkë të keqe.Njerka fare nuk e donte dhe shumë shumë e mundonte donte qe ajo te vdistese nga bukuria e saj xheloze ishte.Por njerka me shum u tërbua kur Borëbardha me një Princ u dashurua.kur Borëbardha me një Princ u dashurua qe Borebardhen menjeher ne mal ta ekzekutoj.
Po ja qe ushtari na kishte qenë zemër bardhe
e la Borebardhen te lirë atje ne mal
dhe vajza e tmerruar ne pyll vrapoj
e fati te shpia e shtat
ë xhuxhave e dërgoje.
Ou po Njerka na kishte qenë edhe shtrige
e zbuloj qe Borebardha ne mal kishte ike
kështu vendosi qe ta helmonte
qe ajo kurr te lumtur të mos e shikonte
U vesh me rroba si varfanjake
një shport me molle ne dorë e mbante
Borebardhes një molle te kuqe i ofroj
dhe me një herë atë e helmoj
Kur xhuxhat janë kthyer ne shtepi
O Zoti i madh c'te shihnin me sy
e gjeten Borebardhen te shtrire pa jetë dhe  te shtatë xhuxhat u merziten shume.
Të mërzitur xhuxhat filluan te mendonin
se si me Borebardhen ata te vepronin
s'dinin c'te bënin s'mund ta varrosnin
ne një arkivol prej xhami atë e vendosin.
Por pa pritur ne një kale te bardhe
Na vjen një Princ si ne perralle
me ditë te t
ëra Borebardhen kërkonte
se atë shum e dashuronte.
Kur Princi nga xhuxhat
gjith historin
ë e dëgjoi
vendosi qe për herë te fundit
Borebardhen ta puth e perqafoj.
Por Borebardha nga puthja u ringjall
se ishte e dashuruar me princin me kale te bardhe.
jetuan ata te lumtur përgjithmonë
se edhe njerken xhuxhat e kishin vrar
ë dhe ajo nuk jetoi më.

3.09.2014

Blogu me i mir ne Shqip http://argetimpafunde.blogspot.gr/ RINIA SHQIPTARE ARGETIM . Gjithcka ketu …

http://argetimpafunde.blogspot.gr/

Καταγραφή

 

 

     FOTOGRAFI,MUZIK,LAJME ,HUMOR,te gjitha ne

       rinia shqiptare argetimpafund

        http://argetimpafunde.blogspot.gr/

Viktor Janukoviç pëson infarkt

 

 

Viktor Janukoviç pëson infarkt

Ndërsa kriza në Ukrainë vijon, mediat ruse raportojnë se presidenti i rrëzuar pak ditë më parë, Viktor Janukoviç është në gjendje të rendë shëndetësore në një spital në Moskë, pasi ka pësuar një infarkt. Edhe më herët ka pasur raportime për gjendjen e rëndë shëndetësore të Janukoviç.

Madje presidentit rus Vladimir Putin, iu desh të përgënjeshtronte një lajm, që thoshte se Janukoviç kishte ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Pasi u përmbys nga protestat opozitare, Viktor Janukoviç u strehua në Rusi.

Një javë më parë ai mbajti edhe një konference për mediat, ku tha se mbetet presidenti i ligjshëm i vendit dhe se rrëzimi i tij ishte antikushtetues. Ndërkohë, autoritetet e reja ukrainase kane lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Janukoviç, të cilin e akuzojnë se ka urdhëruar vrasjen e civileve të pafajshëm.

Aeroporti i Gjirokastrës, ëndërr apo realitet?

 

 

Aeroporti i Gjirokastrës, ëndërr apo realitet?

Nga ëndrra për ndërtimin e një avioni nga një prej personazheve me të njohura gjirokastritë, duket se qyteti është përfshirë në ëndrrën për riaktivizimit e aeroportit. Pas deklaratës së ministrit Haxhinasto se qeveria do të ndërtojë në Jug një aeroport civil, në qytet është krijuar një forum intelektualësh, deputetësh dhe politikanësh lokalë, me qëllim lobimin pranë qeverisë për realizimin e këtij projekti.

Bexhet Çobani është kreu i këshilltarëve demokratë në bashki dhe sipas tij realizimi i këtij projekti që mbledh bashkë gjithë potencialet njerëzore të qytetit do të ishte një shans i madh për zhvillimin e mëtejshëm të zonës. Edhe Dino Çiço, nipi i njeriut që kohë më parë i bë i famshëm për tentativën për ndërtimin e një avioni, thotë se rivënia në punë e aeroportit të Gjirokastrës do t’i jepte sidomos një ritëm tjetër turizmit. Mbeturinat e avionit që u përpoq të ndërtonte Dino Çiço, përpara rreth 100 vjetëve tashmë ruhen në muze dhe duket se vazhdimisht janë një shtysë që e vë përpjekjen për ndërtimin e aeroportit, në qendër të kërkesave qytetare në çdo qeveri.

Por politikanët, intelektualët dhe njerëzit e shquar të Gjirokastër, mesa duket do të vazhdojnë të ëndërrojnë edhe për të paktën 10-15 vjet të tjera, aq sa të mbarojë koha e koncesionit të aeroportit të Tiranës, që nuk lejon funksionalitetin e ndonjë aeroporti tjetër në hapësirën shqiptare që nga viti 2004. E kundërta do të ndodhte nëse ky koncesion do të prishej dhe prej saj do të përfitonin edhe qytetarët e Gjirokastrës, ku është gati fusha dhe një pjesë e infrastrukturës, Kukësit që kanë aeroportin gati apo të ndonjë qyteti tjetër. Sot për ndërtimin e aeroportit janë hartuar dy projekte ndërsa specialistët thonë se i ka të gjitha parametrat për t’u riaktivizuar. Aeroporti i Gjirokastrës ndodhet në një distancë prej më pak se 1 km nga ana lindore e qytetit dhe shumë afër rrugës nacionale.

Supë birre

 

 


supe_birrePërbërësit për 4 persona:

6 feta bukë të zezë të ndenjura

60 cl birrë bjonde

30 g sheqer

lëkurën e një limoni

2 të kuqe veze

100 ml pana

kripë dhe piper

Përgatitja:

Ziejmë për 5 minuta në 300 ml ujë bukën e ndenjur. E kullojmë në një sitë dhe më pas e vendosim në një enë ku hedhim birrën, sheqerin si dhe lëkurën e limonit të grirë hollë. E vendosim në zjarr dhe e lemë të ziejë derisa të vlojë.

Në një enë rrahim të kuqet e vezëve sëbashku me panën, kripën dhe piperin.

Pasi supa të ketë zier shtojmë lart vezën me panën dhe e shërbejmë të nxehtë.

Ushqimet që luftojnë dhimbjen e kokës

 

 


headacheEkspertët pajtohen me faktin se faktorët që na shkaktojnë dhimbjen e kokës janë  nga më të shumtat. Dietat, sëmundjet kronike apo edhe ato të trashëguara janë disa prej arsyeve që mund te kemi dhimbje koke.

Edhe kur ne mund të jemi të kufizuar nga ushqimet, disa prej tyre do të na bënte mirë t’i konsumonim. Do të vëreni se nëse jeni të rregullt në atë çka konsumoni, nuk do të ndjeni më dhimbje koke.

Spinaqi

Është i pasur më riboflavin dhe vitaminë B. Kjo e fundit ndihmon në parandalimin e migrenës.

Peshk yndyror

Sipas një studimi në vitin 2013, disa hulumtues vunë re se peshku yndyror ndihmon në zvogëlimin e  dhimbjes kronike të kokës.

Shalqini

Nëse dhimbja juaj e kokës është kronike dhe ka lidhje me dehidratimin e trupit, atëherë ju keni nevojë për të konsumuar ushqime që kanë në përmbajtje ujin, si psh. shalqini.

Patatet

Patatet e pjekura trajtojnë dhe reduktojnë dhimbjen e kokës. Kjo sepse në përbërjen e tyre ndodhet kalium.

Kafeja

Për sa kohë ju nuk e teproni me konsumimin e saj, kafeja ndikon në reduktimin e uljes së kokës. Shumë prej medikamenteve të cilat përdoren për të lehtësuar dhimbjen e kokës kanë në përmbajtjen e tyre kafeinë.

Bajamet

Bajamet kanë në përmbajtjen e tyre magnez. Kjo ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së kokës dhe shmang kthimin e saj në dhimbje kronike.

Qumështi i nënës shpëton foshnjet nën peshë

 

 

momNuk janë të pakta rastet kur fëmijët lindin më herët se muaji i nëntë i shtatëzanisë. Këto rastw kanë bërë që mjekësia të gjejë mënyra nga më të ndryshmet për të shpëtuar jetën e këtyre bebeve.

Studimet së fundmi kanë vërtetuar se jeta e fëmijëve të cilët lindin parakohe mund të shpëtohet nga qumështi i nënës.

Por nëse një fëmijë lind para kohë, qumështi i nënës ende nuk do të jetë formuar plotësisht, e për këtë arsye SHBA dhe Evropa po mendon për hapjen dhe mbajtjen e bankave të qumështit.

Italia dhe Franca janë vendet e para që kanë miratuar rregulloren për bankat e qumështit. Këtp banka funskionojnë nëpërmjet mënyrës vullnetare që nënat në të gjithë botën vendosin të dhurojnë qumështin e gjirit të tyre apo jo. Kjo është një mënyrë e cila ju vjen në ndihmë të gjithë atyre foshnjave të cilat lindin parakohe, por mund të kenë mundësine e kurimit.

Në rastet e foshnjave që lindin parakohe dhe që ndodhen në gjendje kritike, marrja dhe kosnumimi i qumështit që  ndodhet në bankë ndihmon së pari në formimin e zorrëve të fëmijëve, problem ky thelbësor i cili mund të kthehet edhe në vdekjeprurës.

Nga statistikat, 15-18 fëmijë të lindur para kohe në të gjithë botën mund t’ju shpëtohet jeta vetëm nga qumështi i gjirit të nënës.

Aktualisht Italia dhe Suedia janë në vendin e parë në Evropë për dhurimin e qumështit të gjirit dhe mbajtjes së tij në bankat e qumështit.

Stamboll, lirohet ish-shefi i shtabit të ushtrisë tuke

 

 

Një Gjykatë në Stamboll ka vendosur lirimin e ish-shefit të shtabit të ushtrisë turke, Ilker Bashbug, i dënuar më herët me burgim të përjetshëm për tentativë grusht shtetit, për rrëzimin e qeverisë kryeministrit Erdogan.

Ilker-BashbugVendimi erdhi pasi Gjykata Kushtetuese kishte verifikuar shkelje të natyrë procedural në gjyqin ndaj ish-gjeneralit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Bashbug la mbrëmjen e kaluar burgun në Stamboll dhe deklaroi se do t’I shkonte deri në fund pretendimit të tij për pafajësi.

Bashbug u arrestua në 2010, ndërsa në 2013 u dha dënimi për të dhe 200 oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë turke nën akuzë për grusht shteti.

Kundërpërgjigjet Kiev- Moskë

 

 


Crimea2Ukraina nuk do të heqë dorë kurrë nga tërësia e saj territorial, por do të bëjë ç’ka në dorë për të zgjidhur në mënyrë paqësore krizën me Rusinë. Ishin këto fjalët e ministrit të përkohshëm ukrainas të Jashtëm, Andri Deshçacja në Kiev në një konferencë shtypi.

E teksa Krimeja përgatitet të zhvillojë të dielën e ardhshme referendumin për shkëputjen e saj nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë, ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov në Moskë tha se autoritetet e reja të Kievit i marrin urdhërat nga ekstremistët.

Ai tha gjithashtu, se Moska është e hapur për të tjera negociata me fuqitë perëndimore për situatën në Ukrainë. Lavrov ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Xhon Kerri, duke i shprehur qëndrimin se çdo sanksion ekonomik ndaj Rusisë do të dëmtonte përveçse marrëdhëniet me SHBA, por edhe vetë këtë vend.

Ndërkaq, rasti i natës së kaluar kur persona të armatosur të cilët besohet se ishin ushtarë ruse, hynë për disa orë në një repart të ushtrisë ukrainase në periferi të qytetit të Sevastopolit, është piku i agravimit të situatës në Krime. Palët kanë mundur të gjejnë zgjidhje përmes negociatave, por ushtarakët ukrainas marrin çdo ditë ultimatume nga të ashtëquajturit grupet vetëmbrojtëse, për t’u dorëzuar, apo për t’iu bindur urdhrave të autoriteteve të Krimesë.
Sipas vlerësimeve amerikane, Rusia ka aktualisht 20 mijë trupa në gadishulli nga rreth 11 mijë që mban zakonisht në bazë të marrëveshjes për bazën e Deti të Zi. Ukraina mendon se kontinegjenti rus atje ka shkuar në 30 mijë ushtarë. Ndërkaq, një brigadë elitë e forcave të armatosura të Ukrainës kanë nisur prej ditësh stërvitje intensive, për t’u anagazhuar në rast të agravimit të situatës.

Vijojnë kërkimet për avionin Boing 777

 

 


MalajsiaEnde asnjë gjurmë nga avioni Boing 777 i Malaysia Airlines, teksa shtohen dyshimet se avioni mund të jetë marrë peng nga terroristët.

Deri më tani 4 pasagjerë dyshohet se kanë udhëtuar me pasaporta të vjedhura. Nga hetimet rezulton se dy prej tyre, i kishin vjedhur pasaportat në Tajlandë.

Ndërsa numrat e biletave i kishin seri njëri pas tjetrit, çka tregon se biletat i kishin prenotuar bashkë në një portal në internet, nga kompania South China Airlines, që ndante udhëtimin me kompaninë malajzjane.

Pasaportat e tyre i përkasin një shtetasi italian dhe një australiani, të cilët nuk kanë lidhje me personat që udhëtonin në avion. Ata udhëtonin nga Pekini drejt Europës. Misteri i shtohet këtij rasti pasi 5 pasagjerë që kishin prenotuar udhëtimin, nuk hipën në avion. Valixhet e tyre u larguan nga bordi para nisjes.

Besart Berisha i jep skuadrës fitoren

 

 


besart berishaBesart Berisha po ndihmon ekipin e Brisbane Roar të fitojë një tjetër titull kampion në Australi. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka shënuar 2 gola në fitoren 2 – 1 ndaj Adelaide United në takimin e vlefshëm për javën e 22 të kampionatit.

Brisbane Roar është në krye të A-League në kuotën e 44 pikë, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt Western Sydney Wanderers. Besart Berisha deri më tani ka shënuar 10 gola në kampionat dhe është i dyti në renditjen e golashënuesve.

Ai ka fituar Këpucën e Artë në sezonin 2011-2012 kur edhe u shpall kampion me Brisbane Roar. Besart Berisha sezonin e ardhshëm do të luajë për Melbourne Victory, ekip me të cilin ka firmosur një kontratë 2- vjeçare.

Homazhe për Ferdinand Ponin

 

 


ferdinand poniMiq, kolegë e të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish- Zv/ Ministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni , i cili u nda nga jeta pasditen e së shtunës në Prizren pas një ataku kardiak.

Në homazhet e zhvilluara në hollin e Teatrit Kombëtar kurora me lule pranë trupit të pajetë vuri edhe Ish-Kryeministri Berisha i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij. Pas shënimit të lënë në librin e kujtimeve, Berisha e quajti humbje për Partinë Demokratike ndarjen e parakoshme nga jeta të Ferdinand Ponit.

Sali Berisha: “Ferdinand Poni ishte modeli i zyrtarit të përkushtuar, eficent, intelektualit që punoi me vendosmëri të madhe në projekte shumë të rëndësishme për modernizimin e këtij vendi, ishte avokati i pamposhtur të PD, demokratëve, programit dhe vlerave e parimeve qe ata besojnë. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen PD, por edhe shoqërinë shqiptare. Ai është autori i identifikimit të shqiptarëve duke vendosur sistemin me modern të kohës. Në fushën e decentralizimit, zgjedhjeve ai ishte një zë i fuqishëm, i ditur dhe u largua nga ne shumë para kohe, në kulmin e energjive të tij, por ka lënë një trashëgimi që do mbahet mend gjithnjë.”

Humbje të madhe për Partinë Demokratike e cilësoi edhe kreu I demokratëve Lulzim Basha në fjalën e lamtumirës ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë.

Në nderim të kolegut të tyre homazhe zhvilluan edhe  përfaqësues të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ferdinand Poni ndërroi  jetë të shtunën në mënyrë të papritur në moshën 49- vjeçare. Ish-zëvendës Ministri i Brendshëm në qeverisjen e demokratëve, mësohet se po udhëtonte drejt Prishtinës për çështje pune së bashku me Kreun e Këshillit të Qarkut të Tiranës, Tasim Mema teksa pësoi një infarkt të menjëhershëm gjatë qëndrimit në Prizren. Ai ishte një ndër zërat më Përfaqësues të Partisë Demokratike.  Poni  ka shërbyer për shumë kohë në  poste të larta në  administratën qëndrore,  ndërsa pas zgjedhjeve të 23 qershorit mbante detyrën e n e kryetarit të grupit të këshilltarëve të Djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Miq, të afërm dhe politikanë brenda dhe jashtë kufinjve i kanë shprehur ngushellime familjes per ndarjen të parakohshme nga jeta të Ferdinand Ponit.

Tiranë, vritet me thikë një 29-vjeçar, pranga autorit

 

 


vrasje me thike

Elton Pojani, 29 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, në kryeqytet pas plagëve të marra nga goditjet me thikë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vaso Pasha”.

Autor i ngjarjes është bashkëmoshatari i viktimës, Marenc Tufa. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, Pojani nuk ka mundur të jetojë.

Policia tha se ka arrestuar autorin e vrasjes Marenc Tufa, i cili dyshohet se e ka qëlluar viktimën pas një grindje banale. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjirokastër, sekuestrohet arsenal armësh dhe municionesh, 3 në pranga

 

 


fishekePolicia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot një arsenal armësh dhe municionesh si dhe i ka vënë prangat tre shteasve.

Operacioni i koduar “Subashi” bëri të mundur që policia në bashkëpunim me dy grupe të FNSH-së  të prangosin shtetasit Oltjan dhe Ylber Imaj dhe Taulant Dauti, të cilët kishin fshehur në makinën e tyre 3 armë,  18 predha granatë-hedhëse si dhe 1500 fishekë kallashnikovi.

Burime të policisë bëjnë me dije se  i është dashur 2 orë ndjekje deri në prangosjen e tre shteasve pasi ata janë përpjekur  t’i shmangen policisë.

Nërkohë që, po punohet  për zbardhjen e prejardhjes dhe destinacionit të këtyre armëve dhe municioneve.

1 tonë kanabis në Gjirin e Lalzit

 

1 tonë kanabis në Gjirin e Lalzit

Policia sekuestroi 1 ton kanabis në Gjirin e Lalzit, ndërsa po hetohet për zotëruesin e kësaj lënde narkotike.
Sasia e drogës së zbuluar mesditën e së dielës ndodhej brenda një furgoni të parkuar në rrugë.
Policia e Durrësit, nëpërmjet sinjalizimeve që mori në rrugë operative, kontrolloi furgonin dhe konfiskoi në vend të gjithë sasinë.
Duke qenë se zotëruesi i lëndës nuk ndodhej në automjet në momentin e ndërhyrjes së policisë, aktualisht po punohet për të zbardhur identitetin e tij.

Fushë-Krujë, dy shpërthime me eksploziv


 

Dy shpërthime eksplozivi kanë ndodhur gjatë natës së kaluar në zonën e Fushë-Krujës.
Nga shpërthimet, njëri në automjetin e një gruaje në Arameras të Fushë-Krujës dhe tjetri në portën e jashtme të një shtëpie në fshatin Larushk, janë shkaktuar dëme materiale, por jo të lënduar në njerëz.
Brenda disa orësh policia dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjet dhe të identifikojnë një autor të vetëm për te dyja shperthimet.
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është shtetasi Ilir Hyka, 40 vjeç nga Fushë-Kruja.
Fushë-Krujë, dy shpërthime me eksploziv
Nga hetimet rezulton se dy ngjarjet kriminale janë pasojë e konflikteve për motive pronësie që i dyshuari ka me të dëmtuarit.

Fillon pastrimi i lumenjve

Ministria e Mjedisit ka nisur një aksion për pastrimin e shtretërve të lumenjve, ndotja e të cilëve është kthyer në një shqetësim të madh për të gjitha zonat ku ato kalojnë.
Aksioni i pare ka nisur ne zonen mes dy urave te shijakut ne lumin Erzen, ku morren pjese punonjes te Ministrise se Mjedisit, Drejtorise se Sherbimit Publik ne Durres, drejtori te tjera te qytetit dhe rreth 150 te rinj. Ministri i Mjedisit  Lefter Koka e ka vene theksin tek fakti se demtimi i lumit Erzen, ku edhe eshte perqendruar aksioni i pare eshte kthyer ne vendgrumbullim plehrash nga komunat dhe bashkite, te cilat e perdorin si vend per te hedhur mbetjet e tyre.
Shtreterit e lumejve jane tejmbushur nga mbeturinat si pasoje e hedhes se tyre pergjate rrjedhes. Ne mungese te landifilleve, bashkite dhe kominat qe ndodhen prane lumejve e perrenjve i hedhin mbeturinat urbane ne shtreterit e tyre qe me pas transportohen nga uji duke ndotur te gjithe luginen ku rrjedhin keta lumenj.

NATO i kufizon Shqipërisë aksesin

 

 

Në vitin 2011, NATO i kufizoi Shqipërisë aksesin për informacionin e klasifikuar për çështjet atomike. Në parlament është miratuar një nismë në të cilën ratifikohej “Protokolli që ndryshon aneksin e sigurisë së marrëveshjes ndërmjet palëve të traktatit të Atlantikut Verior, për bashkëpunimin për informacionin atomik”. Gjithashtu, ndryshimi i këtij protokolli parashikon dhe rritjen e monitorimit të Shqipërisë për mënyrën e ruajtjes së dokumenteve. Në këtë marrëveshje janë ndryshuar rregullat në lidhje me marrjen e informacionit të klasifikuar. Sipas ekspertëve, të gjitha të dhënat, informacionet sekrete për çështjet atomike më parë duhet të filtrohen nga zyrat qendrore të NATO-s. Ajo që bie në sy është se inspektimi i NATO-s në Shqipëri nuk do të kryhej një herë në vit, por është lënë e hapur mundësia që ai të realizohet në çdo kohë.

NATO nuk ia beson sekretet Tiranës

Gazeta “Shekulli” ka siguruar një kopje procesverbali të mbledhjes me dyer të mbyllura katër vjet më parë, kur në Komisionin e Sigurisë raportonte Drejtori i DSIK-së, Shyqyri Dekavelli. Përfundimi: Duhet të përmbushen standardet që Shqipëria të njihet me informacionet “Tepër sekret” të NATO-s.

“Informacioni atomik”

Procesverbal [ 02 Mars, 2010 ] Drejton mbledhjen Leonard Demi – kryetar i komisionit Rendi i ditës: Informimi i komisionit për vendimin nr. 78, datë 10.02.2010 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet palëve në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për bashkëpunimin në lidhje me informacionin atomik. Marrin pjesë: Leonard Demi, Luan Skuqi, Fatos Hoxha, Paulin Sterkaj, Vasillaq Ngresi. Mungojnë: Astrit Patozi, Lefter Maliqi dhe deputetët e opozitës. Të ftuar: Shyqyri Dekavelli, drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në Këshillin e Ministrave dhe Ramadan Çaço, drejtor juridik në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Leonard Demi: Të nderuar kolegë, hapim mbledhjen. (Lexon rendin e ditës.) Keni vërejtje për procesverbalin? Nuk keni. Miratohet. Mund të vazhdojmë me projektligjin e parë. Urdhëroni, zoti Dekavelli!

Shyqyri Dekavelli: Falë punës që ne kemi bërë për standardet e sigurisë në këto ambiente, doli që testimi ishte vërtet shumë pozitiv. Për arritjen e standardeve na ka ardhur një vlerësim i tillë edhe nga Zyra e Sigurisë së NATO-s.

Leonard Demi: Si i keni marrëdhëniet me NOUS-in?

Shyqyri Dekavelli: Të them "exellent" është pak...

Leonard Demi: Mos po i bëni pak qejfin vetes, zoti Dekavelli?

Shyqyri Dekavelli: Për sa i përket projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut për sigurinë e informacionit”, aderimi i Shqipërisë në këtë marrëveshje është shumë i rëndësishëm, sepse ne aderojmë me një status të ri, që është statusi i anëtarit të NATO-s. Është detyrimi ynë që ne të aderojmë në këtë marrëveshje, përndryshe nuk jemi anëtarë të NATO-s. Kjo marrëveshje ka të bëjë me sigurimin e informacionit të klasifikuar të NATO-s, i cili nuk është më në nivelin sekret për të cilin kemi pasur dijeni deri tani, por do të jetë i një niveli tepër të lartë dhe tepër të rëndësishëm, që quhet “cosmic top secret” ose “atomic”.

Më vonë do të vijë një nivel tjetër informacioni që do të jetë edhe më i lartë. Kjo përbën thelbin e kësaj marrëveshjeje që ne duhet të miratojmë, në mënyrë që këtë informacion ta sigurojmë sipas kërkesave të politikës të sigurimit të NATO-s. Çdo disiplinë e sigurimit të informacionit në NATO ka direktivat e saj dhe mbi bazën e këtyre direktivave ne kemi bërë projektvendimet tona, që tashmë janë bërë vendime të Këshillit të Ministrave dhe që harmonizohen plotësisht me direktivat e NATO-s. Këto direktiva kanë të bëjnë me sigurimin fizik, sigurimin e Infosek-ut, sigurimin e personelit, sigurimin industrial të marrëdhënieve ndërkombëtare, që janë të vlerësuara, të kontrolluara nga NOUS-i dhe të miratuara nga Qeveria.

Çfarë kërkohet nga aderimi me këtë marrëveshje? Kërkohet që ne t’i ngremë këto standarde në një nivel më të lartë, sidomos në komunikimin e këtij informacioni. Kjo është shumë e rëndësishme. Në qoftë se dokumentet e klasifikuara deri në nivelin sekret transmetohen me pajisje elektronike, pra me sisteme kriptografike, informacioni që do të vijë, i cili është "cosmic" "top secret" ose "atomic" nuk lejohet absolutisht që të transmetohet në mënyrë elektronike, por vetëm me korrier diplomatik. Kjo punë po bëhet nga Zyra e Sigurisë së NATO-s. Ne kemi përfunduar instalimin e një sistemi kriptografik, që është i një niveli shumë të lartë dhe jemi duke monitoruar këtë instalim në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Jashtme. Është bërë edhe rrjeti i brendshëm, janë lidhur edhe dy ministri me fibër optike, ndërsa rrjetet që janë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Jashtme kanë lidhje direkte me rrjedhën që ne kemi me misionin tonë në NATO. E rëndësishme është se si do ta menaxhojmë këtë informacion. Edhe për ketë kemi krijuar standardet e duhura.

Në Ministrinë e Mbrojtjes është një zyrë nënregjistri e NATO-s, e cila do të printojë të gjithë informacionin që do të dalë nga ky rrjet, në mënyrë që çdo gjë të jetë e kontrolluar. Më pas ky informacion do të shpërndahet tek i adresuari. Në pak ditë do të bëjmë edhe akreditimin e këtij rrjeti. Kjo do të thotë se shumë shpejt do të bëhet funksional. Kjo është e rëndësishme dhe kërkohet nga NATO-ja, ndërsa standardet e tjera ne i kemi arritur.

Avioni i zhdukur i linjës Malaysia Airlines

Avioni i zhdukur i linjës “Malaysia Airlines” mund të jetë kthyer prapa

239 pasagjerët ishin nga 14 shtetësi të ndryshme, përfshirë 152 kinezë, 38 malajzianë dhe katër amerikanë 

 

 

 

Autoritetet malazeze thonë se avioni i linjës “Malaysia Airlines”, i cili ka më tepër se 24 orë që është zhdukur mund të jetë kthyer prapa. Skuadrat e shpëtimit e kanë zgjeruar zonën e kërkimit në det, ndërsa operacionet e kërkimeve ajrore u pezulluan dje për të rifilluar sërish sot. 

Avioni u zhduk nga radarët gjatë kohës që po fluturonte mbi gjirin e Tajlandës. Në listat e avionit me 239 pasagjerë, figurojnë edhe dy pasagjerë nga Italia dhe Austria, të cilët nuk ndodhen në avion por pasaportat e tyre janë vjedhur para dy vjetësh në Tajlandë.

Dyshohet se ky mund të jetë një akt terrorist, megjithatë ende nuk është konfirmuar një dyshim i tillë. I pyetur mbi këtë gjë, kryeministri i Majlazisë Najib Razak tha se autoritetet vendore janë duke kërkuar dhe hetuar rreth çdo piste, edhe rreth mundësisë së një akti terrorist, por sipas tij është herët për të dalë në një konkluzion të tillë.

Pilotë të ekipeve vietnameze të shpëtimit thanë se dalluan dy njolla të mëdha nafte pranë brigjeve jug-perëndimore të vendit, megjithëse nuk janë zbuluar pjesë të avionit. Faqja e kompanisë në Facebook thotë se pasagjerët ishin nga 14 shtetësi të ndryshme, përfshirë 152 kinezë, 38 malajzianë dhe katër amerikanë.

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, vriten tre motra 3,10 dhe 12 vjeç


 

Një tragjedi ndodhi mëngjesin e sotëm në Itali në një familje Shqiptare. Tre fëmijë, 3,10 dhe lecco-U4301069379136652F-U43010933558675l5E-1224x916@Corriere-Web-Milano-593x44312 vjeç u gjetën të vrara me thika, bën të ditur media italiane. Nëna, me origjinë Shqiptare, u gjet e plagosur nga punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe gjendet në spital në gjendje të rëndë. Karabinjerët raportohet se kanë arrestuar një burrë të dyshuar për vrasjet.

Media italiane ka raportime kontradiktore për  momentin. Disa gazeta raportojnë se është nëna me origjinë Shqiptare që ka kryer krimin duke vrarë vajzat dhe duke tentuar të vrasë veten në shtëpinë e tij në Bergamo. Sipas Corriere, nëna qe e divorcuar dhe shumë e varfër.

Ndërsa një gazetë tjetër raporton për arrestimin e një burri të dyshuar.

3.08.2014

Kine del nga radaret avioni me 239 pasagjer

 

 

Nje avion me 239 pasagjer del nga radaret ,dyshohet per akt terrorist ,

nga kerkimet e para nuk rezulton asnje gjurme .Avioni humbi komunikimin rreth nje ore mbas ngritjes .Kompania nuk jep asnje njoftim te hollsishem.

Mijëra gra protestojnë para Kryeministrisë: Ky është 8 marsi më i keq

 

Mijëra gra dhe vajza protestuan sot para Kryeministrisë për atë që shumë prej tyre e quajtën 8 marsin më të keq në jetën e tyre, duke pasur parasysh pasigurinë e jetës, kushtet e vështira ekonomike, dhe largimet masive nga puna të bëra nga qeveria.

Pensioniste, studente, nëna dhe bashkëshorte iu bashkuan sot në mesditë thirrjes së Lidhjes Demokratike të Gruas, për të protestuar për gjendjen e përkeqësuar të gruas shqiptare dhe për të drejtat e shkelura.

Protesta ishte për shkarkimet e paligjshme dhe të pamotivuara nga puna të mijëra grave në këto 7 muaj nga qeveria, për rritjen e çmimeve, për rritjen e kriminalitetit në vend, për vendimin që ka marrë Kryeministri për të mos rritur pensionet, për mungesën e shpresës, për ngecjen në vend të procesit të integrimit europian, për heqjen dorë të ekzekutivit nga premtimet elektorale.

Ndërron jetë ish-zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni

 

 

ferdinand-poniKa ndërruar jetë në mënyrë të papritur, në moshën 49-vjeçare, ish-zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.

Sipas informacioneve të fundit, zoti Poni ka ndërruar jetë të shtunën në një lokal të qytetit të Prizrenit, në Kosovë, si pasojë e një ataku kardiak.

Pas largimit të PD nga pushteti më 23 qershor, zoti Poni ishte kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës.

Jetëshkrimi
Ferdinand Poni lindi në Berat më 16 mars të vitit 1965. Ai është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë.

Prej vitit 1999 e në vazhdim, ai ka qenë funksionar pranë selisë qendrore të PD-së dhe ka mbajtur një sërë funksionesh.
Në periudhën 1993-‘95 ka qenë ndihmës i Kryeministrit për pushtetin lokal. 1995-1997, Drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme.
Njihet si hartues i shumë punimeve në fushën e autonomisë lokale, institucioneve demokratike dhe zgjedhjeve, si bashkëhartues në një sërë ligjesh të rëndësishme.

Në 2005 u emërua zv/ministër i Brendshëm, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2013. Deri para vdekjes ai ka mbajtur postin e kreut të Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës.

Bulevardi i ri në Tiranë

imageNdërtimi i Bulevardit të ri në Kryeqytet është kthyer së fundmi në një konflikt mes familjeve që përfshihen në shpronësim dhe bashkisë së Tiranës. 204 familjet, të përfaqësuara nga Pirro Demiri ankohen për referencat jo reale nga ana e Bashkisë në vlerësimin e pronave të tyre, krahasuar me çmimet e tregut. Duke përcjellë shqetësimet e tyre pranë institucioneve shtetërore si Prefektura dhe INUK  këto të fundit, një ditë më parë  kanë marrë vendim të bllokojnë ecurinë e punimeve të bulevardit. Por nënkryetari i bashkisë Enno Bozdo duke akuzuar kryeministrin për këtë vendim sipas tij jo ligjor shprehet se INUK ka dalë jashtë kompetencave të veta. Ndërsa për nivelin e ulët të shpronësimeve të pronarëve Bozdo thotë se kryeministri Rama i ka të gjitha atributet ligjore për të ndryshuar çmimin e tokës, pasi kjo sipas tij është e drejtë ekskluzive e qeverisë. Mos vlerësimi dhe për rrjedhojë mos kompensimi i drejtë i pronave që do të prishen është vetëm njëra anë e problemit sipas pronarëve. Ata shprehen se grupet e punës nga pushteti lokal kanë bërë shkelje ligjore duke abuzuar me sipërfaqet e regjistruara të pronës së tyre. Ndërkohë që për këtë projekt nuk u është dhënë asnjë detaj. Nisur nga ky shqetësim Prefektura e Tiranës i ka kërkuar INUK verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor  për shembjet e pronave. Punimet e Bulevardit nga Stacioni i Trenit në drejtim të Paskuqanit do të qëndrojnë të pezulluara, sipas INUK, deri në verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor në të mirë të sqarimit të situatës.

Nuk është si duket !


Puthja e gabuar

Pak vende mund të jenë më të sikletshëm për të ngatërruar një puthje se sa skena, ku të gjithë sytë e spektatorëve dhe kamerave janë drejtuar aty.
Por për fat të keq kjo i ndodhi Kate Beckinsale gjatë dorëzimit të një cmimi për aktorin britanik, Sir Ben Kingsley për fushatat e tij të bamirësisë në “United States Holocaust Memorial Museum, What You Do Matters”.
Dy aktorët u fotografuan në një moment të sikletshëm, ku duket që puthja është vendosur ‘në vendin e gabuar’. Megjithatë Kate dhe Sir Ben u korrigjuan shpejt dhe koordinuan puthjen e tyre miqësore.



Djali i ministrit kthen arbitrarisht avionin

 

 

 

Një avion pasagjerësh i nisur nga Libani për në Irak u detyrua të kthehej mbrapsht në mesin e fluturimit, pasi djali i ministrit iraken të Transportit bëri një sherr se përse linja u nis pa të.

Djali i ministrit kthen arbitrarisht avionin


Lajmi u konfirmua prej "Middle East Airlines".
I biri i politikanit ishte pjesë e listës së pasagjerëve, por pasi ai nuk u paraqit në kohë në aeroport, linja u nis pa pritur për të.
Pasi mbërriti në aeroport dhe mësoi i revoltuar se avioni ishte nisur, i riu kërcënoi linjën duke telefonuar babain, për t'i kërkuar që t'i jepte urdhër Bagdadit që të mos lejonte uljen e avionit.
Përballë këtyre kërcënimeve, e vetmja rrugëzgjidhje për "MEA"-in ishte të kthente mbrapsht avionin në Liban, në mënyrë që djali i ministrit të ngjitej në bord dhe të nisej për herë të dy me të drejt Irakut.
Ministria e Tranportit të Irakut konfirmoi incidentin, por theksoi se avionit i ishte thënë që mund të mos i jepej leja për t'u ulur në Bagdad për shkak të pastrimeve rutinë të aeroportit

Vlorë, në pranga polici rrugor, mori ryshfet


Vlorë, në pranga polici rrugor, mori ryshfet

Një efektiv Policisë së Qarkullimit Rrugor të Vlorës është vënë në pranga ditën e sotme pasi u kap në flagrancë duke marrë ryshfet.
Arrestimi i inspektorit Eduart Mustafa, efektiv i Komisariatit të Policisë Vlorë, me detyrë “trupë shërbimi” në seksionin e Policisë Rrugore ësëët bërë nga Sektori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB).
Mbi punonjësin e policisë rëndon vepra penale e “korrupsionit pasiv”, e parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal. Sipas SHKB-së, në datë 6 mars 2014, rreth orës 16:00, polici ishte në shërbim në një nga kryqëzimet e rrugës Trans-Ballkanike, ku i ka marrë një drejtuesi automjeti një shumë parash.

Antidroga në bregdet

 

droga fierFier 4 mjete lundruese dhe patrulla policie janë shfaqur mëngjesin e së premtes në bregdetin e Semanit. Policia e Fierit nuk ka dhënë asnjë njoftim por burime

konfidenciale thanë se ky është një operacion antidroge në
vazhdim e sipër. Sipas të dhënave paraprake një mjet lundrues është ndjekur nga sektori antidrogë nga bregdeti i Vlorës duke përfunduar në Seman. Nuk duhet ende nëse gomonia e dyshuar me drogë i ka shpëtuar ose jo ndjekjes së
policisë.

Si të rrisni flokët në pak kohë

 

floket e gjateeeNdonjeherë jemi mosbesues në metodat popullore, që ndihmojnë në përmirësimin e imazhit dhe kërkojmë efekte të menjëhershme apo afatgjatë. Por jo, nëse zgjidhni të trajtoheni me metoda popullore duhet të keni durim, pasi përmirësimi vjen gradualisht, por më e rëndësishmja është që trajtimi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe jo 2 apo 3 herë dhe të lodheni se nuk arritët atë që donit. Për të zgjatur flokët sa më shpejt dhe në mënyrë sa më natyrale, madje 3-4 cm në javë mjafton vetëm një filxhan vaj ulliri.

Vajin e ullirit ngroheni për 10 sekonda, sigurohuni që vaji të jetë i vakët dhe jo i nxehtë, sepse shkakton rënie të flokëve. Vajin e ngrohur aplikojeni nga rrënja deri tek majat e flokëve dhe për 4 minuta qëndroni kokëposhtë. Pas këtyre 4 minutave mbajeni vajin e ullirit në flokë për dy orë, më pas lani flokët si zakonsiht. Kjo maskë rekomandohet vetëm 2 herë në javë.

3.07.2014

BE stop marveshjeve me Rusinë

 

 


merkel_Samiti urgjet i krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian ka vendosur të pezullojë vijimin e negociatave për marrëveshjen e lëvizjes pa viza me Rusinë dhe atë për tregtinë e lirë. Nga ana tjetër, liderët e kontinentit kanë lënë të hapur në Bruksel mundësinë e vendosje së sanksioneve më të ashpra ndaj Moskës zyrtare, në rast se ajo nuk ulet menjëherë në bisedime me autoritetet ukrainase për zgjidhjen paqësore të krizës mes dy vendeve. Duke folur nga kryeqyteti belg, kancelarja gjermane Angela Merkel, theksoi qëndrimin se nuk do të jetë e nevojshme vendosja e sanksioneve, por BE është e vendosur ta bëjë këtë në rast se do të jetë e nevojshme. Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se tashmë nuk do të jetë një situatë normale marrëdhëniesh me Rusinë.

Por duket se është ende herët që përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës të ulen në një tavolinë bisedimesh përballë njëri-tjetrin. Këtë e kanë konfirmuar sërisht nga Roma sekretari i shtetit Xhon Kerri dhe ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, të cilët kanë biseduar për pak kohë, në kuadër të konferencës që u zhvillua në kryeqytetin italian për Libinë.

Pas zhvillimeve të fundit në Krime, presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e kufizimeve për marrjen e vizave ndaj zyrtarëve dhe individëve të përfshirë në shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Krime. Në këtë listë nuk përfshihet presidenti rus, Vladimir Putin.

Paralelisht me aksionin diplomati, Shtetet e Bashkuara vendëosën dërgimin e një kontigjenti shtesë prej 18 avionësh luftarakë F-15 në Poloni dhe Lituani për kontrollin e hapësirës ajrore të këtyre vendeve në kuadër të partneritetit në NATO, si dhe dërgimin e një destrojeri në ujrat e Detit të Zi. Ndërkohë, Franca konfirmoi se do të përmbushë marrëveshjen e saj prej 1.2 miliardë eurosh të nënshkruar në 2011 për shitjen e dy helikopter-mbajtëseje Rusisë të klasit Mistral, 22 mijë tonëshe. Anija e parë pritet që në fund të vitit t’i dorëzohet flotës ruse në fund të këtij viti.

Një gazetare dhe folëse në edicionet e lajmeve të filialit të televizionit shtetëror rus në Shtetet e Bashkuara “Russia Today” protestoi ndaj linjës redaksionale të këtij televizioni, në mbështetje të presidentit Putin, duke dhënë dorëheqjen në transmetim të drejtpërdrejtë. Ajo tha se familja e saj ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, pasi forcat ruse mësynë në Hungari për të shtypur revolucionin e vitit 1956.

Liz Wahl, gazetare e “Russia Today”: Dhe kjo është arsyeja pse unë personalisht nuk mund të jem pjesë e një rrjeti të financuar nga qeveria ruse që justifikon veprimet e Putinit. Jam krenare që jam amerikane dhe besoj në përhapjen e së vërtetës. Kjo është edhe arsyeja që pas këtij edicioni lajmesh, unë jap dorëheqjen.

Makarona me salmon dhe domate

 

 


makarona_merlucPërbërësit për 2 persona:

200 g penne (lloj makaroni)

domate të vogla të freskëta ( sipas dëshirës)

2 qepë

2 lugë vaj

180 g fileto merluci

verë të bardhë sipas dëshirës

1 thelbi hudhër

borzilok sipas dëshirës

lëng peshku ose perimesh

Kripë dhe piper.

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tigan, shtojmë vaj dhe hudhrën. E heqim nga zjarri përpara se hudhra të marrë ngjyrë, shtojmë qepën e prerë dhe e trazojmë për pak minuta.

E shuajmë me verën e bardhë dhe e lemë për pak çaste në mënyrë që të avullojë alkooli, shtojmë merlucin të prerë në kuba, domaten e freskët dhe borzilokun. Nëse është e nevojshme i hedhim edhe pak lëng peshku ose perimesh, në mënyrë që masa të ziejë.

Ndërkohë, ziejmë makaronat dhe më pas i shtojmë salcën e përgatitur duke e përzier mirë.

Pjatën e shërbejmë të ngrohtë dhe për zbukurim, lart vendosim 1 gjethe borzilok të freskët.

Supë me spinaq

 

 


supe_spinaqPërbërësit për 4 persona:

300 g spinaq

50 g gjalp

50 g miell

500 ml qumësht

2 vezë

50 g djathë parmixhano i grirë

500 ml lëng supe

Përgatitja:

Ziejmë spinaqin më shumë pak ujë, kujdesemi që të zbutet mirë dhe më pas e kullojmë me anë të një site.

Shkrijmë gjalpin dhe më pas shtojmë miellin dhe qumështin që duhet të jetë i nxehtë. I përziejmë mirë e mirë dhe i lemë në zjarr për rreth 5 minuta, ndërsa vazhdojmë ta përziejmë.

E lemë salcën që të ftohet dhe më pas i shtojmë vezët e rrahura, djathin dhe spinaqin. E përziejmë masën me kujdes dhe më pas e hedhim në lëngun e supës. E lemë të ziejmë për rreth 5 minuta.

Shërohuni duke përdorur mjaltë

 

 


mjaltiTë gjithë kemi dëgjuar për dobitë e shumta të mjalit, i cili është nektar  dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët i kthyer në shurup të pasur. Mjalti ka efekte të menjëhershme, qoftë kur kombinohet me disa ushqime por dhe kur konsumohet direkt. Konsumoni sa më shumë mjalt dhe largoni nga trupi shumë dhimbje:

1-   Konsumimi i rregullt i mjaltit ndihmon në forcimin e memories dhe të sistemit imunitar.

2-   Për të luftuar diarenë mjafton që mjalti të pihet i tretur me ujë të ngrohtë, ndërsa për të luftuar kapsllëkun mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë.

3-   Mjalti pastron gjakun dhe lehtëson qarkullimin e tij në trup

4-   Mjalti është ilaçi më i efektshëm për shërimin e takikardisë (të rahurave të shpeshta të zemrës).

5-   Mjalti ndryshe nga sheqeri, nuk e rëndon organizimin.

6-    Dhimbjet në sy largojini duke e fërkuar syrin me pak mjaltë.

7-   Për anemikët mjalti është një “bombë” gjaku

8-    Për nevrikët mjalti ndihmon për t’u qetësuar

9-   Sigurisht që mjalti ka efekt pozitiv edhe tek fëmijët, i cili ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

10-  Mjalti ndërpret menjëherë dhimbjet e stomakut

11- Mjalti përdoret edhe për shërimin e plagës, mjafton vetëm që plaga të lyhet me mjaltë dhe shumë shpejt vihet re përmirësimi.

12- Fëmijët që urinojnë në shtrat duhet të hanë sa më shumë mjalt, derisa kjo sëmundje të ndërpritet.

si te kemi një fytyrë pa puçrra ,maska me kripë

 

 


maska me kripeMe vetëm pak kripë dhe qumshët  ju “hiqni qafe” puçrat që ju bezdisnin dhe ju “shëmtojnë” paksa.

Në një tas hidhni një lugë kripë (të hollë) dhe shtoni pak qumësht, aq sa të mbulohet kripa, përzieni derisa të tretet mirë kripa, më pas alikojeni në fytyrë, duke shmangur pjesën poshtë syve dhe lëreni vetëm për 10 minuta.

Më pas, fytyrën shpëlaejni me sa më shumë ujë të bollshëm, ku menjëherë do të vihet re ndryshimi, një fytyrë pa puçra, pa njolla dhe më e rinuar, pasi kripa luan rolin e dizinfektimit të fytyrës.

7 Mars, dita e mësuesit

 

 


Përkujtohet sot në të gjithë Shqipërinë hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë. Kjo ditë njihet në vendin tonë si dita e mësuesit. Nxënës dhe studentë nga i gjithë vendi kujtojnë sot edukatatorët dhe mësuesit e tyre të parë.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite që nga dita e parë e hapjes së shkollës së parë shqipe, në Shqipëri shumë  fëmijë vazhdojnë të mos dinë të shkruajnë as emrin e tyre. Një pjesë janë të ngujuar nga gjakmarrja. Shumë të tjerë lypin rrugëve për të siguruar një kafshatë bukë, ndërsa një pjesë tjetër vuajnë akoma mungesën e ambjenteve shkollore për të mësuar ABC-në.

Shkolla e parë Shqipe.

I7 marsshte 7 Mars 1887, kur mësuesi, Pandeli Sotiri bashkë me atdhetarë të tjerë dhanë kontributin e tyre në hapjen e Mësonjëtores Shqipe në Korçë. Kjo ditë shënohët si një ndër arritjet më të mëdha të vendit tonë në atë kohë. Për shkak të pushtimit osman në atë periudhë mësimi i gjuhës shqipe bëhej në mënyrë të fshehtë, nëpër shtëpi që nuk duhej të diktoheshin nga pushtuesit.

Drejtuesit e parë të kësaj shkollë ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami, etj. Kontriubuti i këtyre atdhetarëve dhe veprimtarëve dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të mësuar pasardhësit e tyre. Për të shpërndarë dije dhe kulturë e për ta trashëguar këtë në brezat e më vonshëm. Të edukuar me frymën e lartë të patroitizmit këta nxënës do të përhapnin më vonë frytet e ideologjisë shqiptare.

shkolla shqipe

7 Mars 1887, hapja e mësonjëtores së parë shqipe në Korçë

Obama: Rusia të tërheqë trupat nga Ukraina (biseda telefonike OBAMA - PUTIN)

 


ObamaPresidenti amerikan Barak Oabama kërkoi nga homologu rus Vladimir Putin, gjetjen sa më shpejtë të një zgjidhjeje diplomatike për krizën në Ukrianë.

Dy udhëheqësit patën një bisedë të gjatë telëfonike, gjatë natës, e dyta brenda një jave.

Obama tha se Rusia duhet të tërheqë trupat nga Krimea dhe të ulet në bisedime të drejtpërdrejta me Kievin.

Një ditë më parë, Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv, ku vendosi kufizime për marrjen e vizave për zyrtarët dhe individët e përfshirë në shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Krime.

Në listë nuk u përfshi emri i presidentit rus.

Bashkimi Europian vendosi gjithashtu gjatë Samitit të djeshëm, pezullimin e negociatave tregtare me Rusinë dhe ngrirjen e aseteve pasurore për 18 ish-zyrtarë ukrainas.

Kriza ukrainase ka detyruar shumë udhëheqës perëndimorë të bojkotojnë pjesëmarrjen në lojërat Paralimpike të Soçit.

Në Krime, forcat ukrainase të sigurisë janë vënë në gjendje alarmi pas përplasjeve të ashpra mes mbështetësve të qeverisë së re në Kiev dhe filo-rusëve, gjatë manifestimeve të këtyre të fundit.

E PABESUSHME MENYRA SE SI SULMON NJE JAGUAR KORKODILIN !

ΚαταγραφήNe videon me posht do te shihni menyren se si nje jaguar sulmon korkodilin ,

e pa besushme !

Nje video qe ka arritur ne mbi 39-milion klikime ,me siguri do te ju pelqej dhe ju.

 

Per me teper ndiqni videon :

3.06.2014

Aksidentohet mikrobusi me arsimtarë dy te vdekur

 

 


mikrobusi aksidentohetNjë mikrobus me arsimtarë që ishte nisur nga Tirana drejt Strugës për të festuar 8 Marsin u aksidentua gjatë paradites në aksin Përrenjas- Qafë Thanë.  Në këtë aksident tragjik kanë humbur jetën 2 prej pasagjerëve, ndërsa flitet për 16 persona të plagosur.

Viktimat e këtij aksidenti tragjik janë Klaudia Nushi  25-vjeç dhe Atile Toska 65-vjeç. Trupat e tyre ndodhen aktualisht në spitalin e Përrenjasit, ku pritet të bëhet edhe eksertiza mjekoligjore.

Nga të dhënat e fundit mësohet  se 8 nga pasagjerët e plagosur janë transportuar në spitalin e Librazhdit, ndërsa katër prej tyre janë nisur drejt Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, por nga hetimet paraprake rezulton se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

3.05.2014

RUSI - UKRAINE CILAT JAN ARSYET E LUFTES ?

image

 

image                          

                                                            image