Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

4.30.2014

Dy vajza në familje janë çelësi i lumturisë!

 

Nëse keni dy vajza, jeni me fat! Një studimi ka dalë në përfundimin që të kesh dy vajza është çelësi i lumturisë dhe harmonisë në jetën familjare.

Kërkimet kanë nxjerrë këto rezultate pasi kanë marrë në shqyrtim familje me kombinime të ndryshme, djem dhe vajza.

Rezultatet treguan se nga të gjitha kombinimet, familjet me dy vajza janë më të lumtura dhe kanë harmoni me njëri – tjetrin.

Në shqyrtim u morën të gjitha variantet, por arsyeja se pse dy vajza të bëjnë të lumtur ishte sepse ato nuk kanë gjasa për të krijuar konflikte, janë më pranë prindërve dhe në përgjithësi e bëjnë jetën më të kënaqshme.

Faye Mingo, zëdhënësë e bounty.com tha se nënat dhe baballarët nuk bëjnë diferenca mes fëmijëve dhe i duan ata njësoj, por zakonisht familjet e mëdha e kanë të vështirë të ruajnë harmoninë në familjet e tyre.

Pas familjeve me dy vajza, të tjerat më të lumtura vinë ato me kombinimin e fëmijëve, një djalë dhe një vajzë.

Ndërsa kombinimet e “vështira” përfshijnë dy djem dhe dy vajza, tre vajza dhe një djalë, tre djem dhe një një vajzë.

Nga rezultatet 86% e prindërve, me fëmijë të të njëjtës gjini thanë se ata janë më shumë miq e shkojnë mirë me njëri – tjetrin. Ata i zgjidhin më lehtë problemet dhe u kursejnë punë prindërve.

4.26.2014

Një 36-vjeçar është vrarë me armë zjarri

Një 36-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

      Aurel Zenka është qëlluar me tetë plumba pistolete duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri të çastit mes autorit dhe viktimës. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe aktualisht po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave. Mësohet se 36-vjeçari është ndjekur nga pas prej autorit, pas sherrit me të dhe u qëllua në një tunel mes pallateve në zonën e “Ali Demit”. Burime nga policia thanë për NOA-n se kanë identifikuar identitetin e autorit të dyshuar i cili ka mundur të largohej. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Dëshmon se ka parë avion në Bedat, shoqërohet në polici

 


 


Genti Kuqi është shoqëruar në polici Genti Kuqi, qytetari nga Lushnja, i cili deklaroi në televizion në mënyrë publike se ka parë se në Bedat është ulur një avion i vogël.image

Kuqi është shoqëruar nga forcat e policisë së komisariatit Lushnje për të dhënë detaje rreth asaj që ka parë një muaj më parë në Bedat të Lushnjës.

Ditën e djeshme, më 25 prill ai deklaroi se rreth një muaj më parë ka parë të ulet një avion në rrugën “Bedat Adriatik”, rreth orës 09:00 të mëngjesit. Genti Kuqi bën të ditur se avioni ka qëndruar rreth 30 minuta dhe më pas është ngritur sërish duke u larguar drejt bregdetit.

Ja cila ka qenë dëshmia e tij: “Po vija nga Bedati për peshkim. Këtu ishte një makinë ‘Fuoristradë’ që na bllokoi rrugën, derisa avioni u ngrit. Avioni ishte i vogël, i bardhë. Rruga u bllokua, u ngrit avioni na hapën rrugën. Unë e dija se ishte policia, ose një defekt. Thashë se avioni ra. U hap rruga, makina iku në drejtim të avionit kur u ngrit avioni, iku në bregdet.

Avioni u ul për 25-30 minuta. Banorë të tjerë e dinë. Dëshminë time do ta jap pse mos e jap. Është e vërtetë. Nuk e kam parë vetëm unë por shumë banorë të kësaj zone. Këtu ishin bllokuar më shumë se 20 persona.” deklaroi zoti Kuqi.

Çështja e avionëve u bë objekt debati në akuzën e parë nga ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami në Parlament ndaj ministres aktuale të Mbrojtjes, zonjës Kodheli. Imami akuzoi se trafiku i drogës bëhet nëpërmjet ushtrisë. Pas këtyre akuzave, në politikë shpërtheu debati ku mazhoranca hodhi poshtë çdo akuzë me pretendimin se nuk ka fakte.

4.21.2014

Didi në Lazarat : STOP HASHASHIT

 

DidiPër herë të parë, një Drejtor i Përgjithshëm Policie ka shkelur në qendër të Lazaratit, pavarësisht sesi komandant i forcave speciale RENEA, ai ka qenë edhe më parë. Bëhet fjalë për Artan Didin, i cili me vete ka marrë edhe amerikanët e ICITAP dhe europianët e PAMECA, me qëllim për të treguar vendosmërinë që në Lazarat të mos mbillet më hashash. Madje, vizita e tyre është përgëzuar edhe nga kreu i komunës, Dasho Aliko, i cili është shprehur se “amerikanët e vizituan më në fund fshatin tonë”. Ky takim ka pasur në qendër të diskutimit sensibilizimin e banorëve të zonës për të mos mbjellë më kanabis, ku kreu i policisë ka paralajmëruar se pas fushatës sensibilizuese do të nisin edhe operacione në terren. Po sipas tij, pasuria e vendosur nga kultivuesit dhe trafikantët e hashashit do të sekuestrohet, ndërkohë që ka komentuar edhe akuzat e PD-së për trafikun e drogës, duke deklaruar se policia nuk ka asnjë informacion të tillë. Ndërkaq, Aliko ka shprehur besimin se Lazarati do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes për moskultivimin e bimëve narkotike, nëse qeveria plotëson kushte jetësore për ta.

Avioni me drogë

Gjatë vizitës së tij në Qarkun e Gjirokastrës, kreu i policisë, Artan Didi, tha se akuzat e opozitës për trafik droge me aeroplan nga zona e Kardhiqit në Gjirokastër dhe ato për përdorim të territorit të ushtrisë për trafik droge, janë çështje investigimi dhe në momentin, kur policia të ketë prova do t’i bëjë ato publike. “Politika nuk duhet të merret me çështje që nuk i takojnë, siç është hetimi për vepra penale, por zgjidhjen e këtyre çështjeve t’ua lërë në dorë institucioneve përkatëse. Nuk jemi në dijeni të avionëve të ulur në Kardhiq të Gjirokastrës, por nëse pas hetimeve, kjo gjë do të rezultojë e vërtetë, atëherë kjo do të bëhet e ditur për publikun”, ka deklaruar ai nga Gjirokastra pas takimit që pati në Lazarat.

Problemi i drogës

Ndonëse pa praninë e mediave, pjesa më interesante e vizitave në Gjirokastër, ka qenë vizita në qendër të Lazaratit, fshati-komunë më i përfolur për kultivimin e kanabisit, ku Didi shoqërohej me specialistë amerikanë të Programit ICITAP dhe përfaqësues europianë të misionit PAMECA. Grupi i kryesuar nga Didi u takua dhe bisedoi me kryetarin e Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, punonjës të administratës dhe anëtarë të këshillit të kësaj komune. Vetë kryekomunari ka bërë të ditur se vendasit kanë kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria dhe kanë premtuar se do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së shtetit për minimizimin e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e këtij fshati. Nga ana e tij, kreu i policisë ka theksuar se sipas planit që ka policia, pas fazës së sensibilizimit do të nisin operacionet dhe do të rritet investigimi dhe monitorimi i situatës në terren. Didi ka theksuar në takimin e Lazaratit se strukturat e policisë nuk do të tolerojnë në asnjë rrethanë përfshirjen e punonjësve të policisë, punonjësve të administratës dhe të strukturave të qeverisjes vendore në veprimtarinë e jashtëligjshme të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike. Burime informacioni nga ky takim bënë të ditur se Didi është shprehur edhe për “sekuestrim të pasurisë” për të gjithë ata persona, apo punonjës policie që e kanë ushtruar për një kohë të gjatë veprimtarinë e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Kryekomunari Aliko

Duke parë praninë e ekspertëve ndërkombëtarë të ICITAP, kryetari i Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, u shpreh për gazetën “Shqip” se “…më në fund edhe amerikanët erdhën, shkelën Lazaratin dhe panë me sytë e tyre rezultatet pozitive që sjellin këto takime”. Sipas tij, lazot do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes që bën shteti për t’i dhënë fund kultivimit, por edhe qeveria duhet të kthejë sytë për mirëqenien e Lazaratit. “Lazarati të mos bëhet shembull negativ dhe precedent i vetëm i këtij fenomeni. Nuk kërkojmë legjitimimin e së paligjshmes, por ky problem nuk është prezent vetëm në Lazarat. Mbillet hashash në Korçë, në Shkodër apo në Durrës dhe mediat bashkë me policinë kanë të njëjtin refren: ‘hashash prej Lazarati’. Nuk është as e drejtë dhe as e vërtetë”, theksoi në të dy takimet Aliko. Sipas tij, në Lazarat mungojnë terrenet sportive, ku rinia të kalojë kohën e lirë. “Po ashtu, në Lazarat ka 20 vjet që kërkojmë të ndërtohen dy ura në Drino, por nuk ka gjetur mbështetjen e asnjë qeverie”, tha Aliko. Ai ka kërkuar nga qeveria buxhet më të madh për komunën, krijimin e vendeve të reja të punës dhe më shumë mbështetje për mirëqenien e Lazaratit.

39-vjeçari hidhet nga trageti i linjës Bari-Durrës

 

 

Durres-AdriaMjete të Guardia Di Finanzas, policisë kufitare dhe rojes bregdetare të Durrësit kanë vijuar deri në mbrëmje kërkimet për 39-vjeçarin Gentian Peta, i cili u hodh në det teksa trageti i Linjës Bari-Durrës po i afrohej portit të Durrësit rreth orës 9 të paradites së sotme. Ishin vetë pasagjerët që lajmëruan ekupipazhin e tragetit për rënien në det të 39-vjeçarit.

Pasagjerët e tragetit thanë se Peta kërkoi ndihmë në momentin që ra në det, por nuk ekuipazhi nuk e ndihmoi, pasi  mjetet e emergjencës ishin të gjitha jashtë funksionit.

Por kapiteni i tragetit dha një tjetër version për ngjarjen duke thënë se pasi mori vesh lajmi ndërroi menjëherë kurs dhe iu drejtua vendit ku ishte hedhur 39-vjeçari, por pa mundur të gjejnë gjurmë të tij.

Kapiteni dhe ekupiazhi i tragetit mësohet se kanë dhënë shpjegimet e nevojshme në kapitenerinë e Durrësit për ngjarjen, ndërsa policia kufitare mori në pyetje pasagjerët që panë hedhjen në det të 39-vjeçarit si dhe shoferin e autobusit me të cilin Peta ishte nisur nga Gjermania për të ardhur drejt Shqipërisë përmes imbarkimit në tragetin e linjës Bari-Durrës.

Sipas dëshmive të shoferit, Gentian Petas i kishte përfunduar leja e qëndrimit në Gjermani dhe biletën e kthimit ia kishte prerë ai vetë. Emigranti shqiptar mësohet se është baba dy fëmijëve dhe jetonte prej tre vitesh larg familjes.

KERCENOHET GAZETARI I RD-SE : SIPAS PD-SE

Καταγραφή

34

S.BERISHA DROG PA ESAP NE SHQIPERI

Καταγραφή

Tahiri tender per celularin e ri

Καταγραφή

12

Durrës, makina përplas për vdekje 7-vjeçaren

 

 

aksident ne maminasNjë aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Maminas të Durrësit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 7-vjeçare dhe ka plagosur një tjetër të mitur.

Burime të policisë së Durrësit bëjnë me dije se 7-vjeçarja me inicialet S.Nano dhe një tjetër e mitur kanë qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës, teksa janë përplasur nga një automjet.

7-vjeçarja nuk ka mundur t’i shpëtojë dot plagëve të marra, ndërsa vajza tjetër, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndaluar autorin e aksidentin, 30-vjeçarin Bledar Musta, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

4.09.2014

Droga e Lazaratit, shqetësim për italianët

 

 

Rama-RaiLazarati i ka kaluar kufijtë e vendit, për prodhimin e mariuanës dhe po bëhet gjithnjë e më shumë temë e mediave ndërkombëtare. Rasti më i fundit vjen nga emisioni “Porta a Porta” në Rai Uno.

Një gazetar i këtij emisioni, përmes pamjeve ekskluzive, intervistave me trafikantë e policë, e përshkruan këtë fshat si një zonë të kontrolluar nga  trafikantët. Ai nënvizon se policia nuk mund të hyjë aty dhe mjaftohet vetëm me disa aksione për të bllokuar nxjerrjen e mariuanës jashtë tij.

Përpjekjet e gazetarit për hyrë në fshat nuk mbështeten nga policia. Kryetari i komunës Dashamir Aliko e garanton se për të hyrë nuk ka asnjë problem. Por gazetari thotë se fshati nuk është që aspak mikpritës, pavarësisht parrullave të mirëseardhjes të shkruar në muret e larta që rrethojnë shtëpitë.

Gazetari: Shtëpitë janë të rrethuara nga mure të larta. Në shesh janë furgonat që transportojnë punëtorët. Plantacionet aktualisht po bëhen gati për mbjelljen. Pas një muaji këtu gjithça do të jetë e mbjellë me kanabis. Aty punojnë të gjithë…, gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Çdo familje prodhon thuajse 1 ton kanabis që e shet me 300 euro kilogramin.

Trafikantët marrin rreth 200 euro për trafikun e çdo kilogrami drejt Italisë, nëpërmjet kanalit të Otrantos. Kjo rrugë është kthyer në shqetësim kryesor për autoritetet italiane.

Trafikanti: E nisëm me klandestinët. Tashmë mbaroi me klandestinët dhe merremi me drogën që ndonjëherë vjen nga Lazarati. Nëse deti është i qetë ndodh që bëjmë edhe 2 rrugë në muaj.

Kryeministrit Rama, pjesë e këtij reportazhi, shprehet se ka shumë punë për të bërë për të luftuar krimin e organizuar dhe se nevojitet bashkëpunim më i afërt i policive të dy vendeve. E teksa pyetet për legalizimin e mariuanës, nuk ka shumë dëshirë të flasë për të.

Kryeministri Rama: Legalizimi i marijuanës është një diskutim të cilin do të preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk i takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të përqëndruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku.

Pak ditë më parë, Ambasada Amerikane e cilësoi Lazaratin si një zonë të pasigurtë, të braktisur nga policia dhe të kontrolluar nga trafikantët, teksa njoftoi qytetarët amerikanë dhe punonjësit e saj se e kanë të ndaluar të udhëtojnë drejt tij. Një deklaratë, që solli reagimin e kryetarit të Komunës dhe disa banorëve, sipas të cilëve, në Lazarat mund të hyje çdo person që është miqësor.

Altin Janaqi

“To Vima” publikon të tjera foto të torturës së Karelit

 

 

kareli foto6 nga 8 gardianët e Nigritas që akuzohen për torturimin me pasojë vdekjen e Ilia Karelit do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg. Vendimi u mor pas debonimeve të djeshme në hetuesi që zgjatën prej mëngjesit deri në mbrëmje.
Dy gradianët e tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë. Në total, të pandehurit që implikohen në torturimin dhe vrasjen e Ilia Karelit janë 15.
E përditshmja greke “To Vima” publikoi të tjera foto, si provë për dhunën e ushtruar nga gardianët ndaj Ilia Karelit.
Në to shfaqen imazhe nga dhuna e ushtruar ndaj tij në ambjentet e burgut.

Socialistët e Beratit: Deputetët na kanë braktisur

 

 

Socialistet-Beratit10 muaj më parë i takonin thuajse përditë. Në fushatë elektorale u dëgjonin hallet e u premtonin zgjidhje. Pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit janë zhdukur. Ndaj socialistët e Beratit, të indinjuar me sjelljen e deputetëve që Partia Socialiste nxorri në këtë qark, kanë zgjedhur të protestojnë për braktisjen e bazës nga përfaqësuesit e tyre në kuvend.

Socialistët e Beratit shprehin rezerva edhe për emërimet e reja, teksa thonë se këto lëvizje nuk mund të justifikojnë ndryshimin e premtuar.

Kryeministri Rama u ka kërkuar disa herë deputetëve që të mbajnë kontaktet me bazën. Vetë ai, për të mos humbur lidhjen me zgjedhësit e tij, hapi edhe zyrën e deputetit në qytetin e Vlorës.

Jessie J ndërron mendje, nuk jam më biseksuale

 

 

JessieKëngëtarja britanike me famë botërore Jessie J ka befasuar opinion publik gjatë një interviste për gazetën ” The Mirror” kur tha se ka hequr dorë nga preferencat seksuale për femrat.

Ylli i shumë hiteve ndërkombëtare si, Price Tag, Thunder e shumë këngëve të tjera, në fillimet e karrierës së saj deklaroi publikisht se i pelqenin femrat.

26 – vjeçarja ka folur për ‘The Mirror’ duke thënë se preferenca e saj seksuale ka ndryshuar dhe se eksperiencat e mëparshme me femra kanë qenë vetëm një moment në jëtën e saj dhe tashmë ka ndryshuar tërësisht orientim.

“Për mua ka qenë një fazë. Por nuk jam duke thënë se biseksualiteti është fazë për secilin. Nuk jam penduar për çfarë kam bërë më parë, por do ta mbyll gjithçka, dua të martohem me një burrë” dhe të kem fëmijë ka deklaruar, Jessie J.

Kievi, ultimatum filo –rusëve në lindje

 

 

arsen-avakovAutoritet në Kiev u kanë dhënë 48 orë afat të gjithë personave që mbajnë të pushtuar godinat e administratës lokale në qytetet lindore ukraianse të Donjeckut dhe Luhanskut. Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, tha se ultimatumi ka për qëllim zgjidhjen paqësore të situatës, ndërsa konfirmoi se ndërhyrja me forcë për rrimarrjen nën kontroll të godinave është zgjedhja e fundit për përfundimin e krizës. Ndërkaq, janë liruar të gjithë 56 pengjet që mbaheshin nga filo-rusët në Luhansk, pas disa orë negociatash. Në Donjeck situata vijon të jetë e qetë, ku disa dhjetëra persona janë barrikaduar në brendësi të godinës së administratës rajonale.

Komuniteti ndërkombëtar ka arritur të dakordësojë një takim të drejtpërdrejtë mes Ukrainës dhe Rusisë në nivel ministrash të Jashtë, me pjesëmarrjen edhe të sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri dhe shefes sëpolitikës së Jashtme të BE, Kethrin Eshton. Kriza në Ukrainë po reflektohet edhe në politikën amerikane. Sekretari Kerri u përball me kritika të forta nga republikanët, në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit, të cilët i konsideruan veprimet e administratës Obama ndaj Rusisë, si të paefektshme.

4.01.2014

ndiqni ndeshjen :FC Barcelona vs Atletico Madrid live me koment Shqip

FC Barcelona vs Atletico Madrid live me koment Shqip

klikoni linkun : http://tvstreami.com/stream/stream11.html