Flying Angel Heart

1.18.2014

Michael Schumacher jo si më parë

Michael Schumacher “nuk do të jetë Schumacher”, nëse ai do të zgjohet nga koma, ka deklaruar një nga neurokirurgët kryesorë, teksa doktorët thanë të premten se ish-ylli i Formula 1 nuk është më në gjendje “kritike”.
Richard Greenwood, një konsulent neurologjie në spitalin “Homerton” të Londrës, tha se legjenda e garave me makina do të  jetë një “person normal” nëse rikuperohet, si pasojë e traumës së rëndë të pësuar në tru.
Komentet e tij vijnë teksa doktorët zbuluan se kushtet e Schumacher janë përmirësuar disi dhe tashmë ai nuk konsiderohet në gjendje kritike, për herë të parë që pas aksidentit.
Ish-kampioni i Formula 1 gjendet ende në koma të induktuar mjekësore, që prej afro 3 javësh, pasi pësoi dëmtime të konsiderueshme në trurin e tij pas aksidentit me ski, në resortin e Alpeve franceze, “Meribel”.
Schumacher u shtrua në Spitalin Universitar të Grenoble-s më 29 Dhjetor, pas aksidentit.
Doktor Greenwood tha në një konferencë në lidhje me efektet afatgjata të traumës së trurit të tij, se nëse Schumacher rikuperohet, personaliteti i tij do të jetë i një njeriu të zakonshëm (ang. Joe Bloggs).
“Nëse Schumacher mbijeton, ai nuk do të jetë më Schumacher, por Joe Bloggs”, tha Greenwood, i cili punon gjithashtu në Spitalin Kombëtar për Neurologjinë dhe Neurokirurgjinë.
“Rehabilitimi i tij do të jetë efektiv, vetëm nëse ai përshtatet me të qenin një njeri i zakonshëm dhe përmbush gjithçka mund të bëjë një njeri i tillë. Ky është një proces shumë i vështirë, për ta bërë dikë të shikojë përpara, ndaj dhe shumë njerëz nuk ia dalin dot këtij objektivi”.
Më herët gjatë kësaj jave, media gjermane spekuloi se Schumacher mund të mos çohet kurrë nga gjendja aktuale. “Mund të ketë pasur komplikacione”, tha neurokirurgu Andreas Zieger, i Klinikës Universitare për neurokirurgjinë në Oldenburg, për revistën “Focus”.
“Nuk duhet të spekulojmë. Në fund të fundit, jemi duke folur për jetën dhe vdekjen njëkohësisht. Një gjendje kome, teorikisht, mund të ruhet për gjithë jetën, pasi vetëm kështu nuk do të dëmtohej truri njerëzor”.

0 σχόλια:

Post a Comment