TIRANE- Zbardhen mesazhet telefonike që e detyruan psikologen e mirënjohur Jorida Rustemi të kallëzonte në polici se po përndiqej dhe kërcënohej nga një 27- vjeçar.
Bëhet fjalë për mesazhet e dërguara nga Kreshnik Mehmetaj, nga Vlora, një “i fiksuar” pas psikologes Rustemi, i cili i ka kërkuar asaj me ngulm të kishin një raport së bashku. Përmbajtja e komunikimeve telefonike zbardhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës të datës 18 dhjetor 2013, që e shpalli fajtor Kreshnik Mehmetajn për akuzën “shtrëngim ose pengim për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë” dhe “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”. Ai u dënua me 6 muaj burg, por në të njëjtin vendim gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e la atë të lirë me kusht për një periudhë dyvjeçare. Gjatë kësaj kohe ai duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, si dhe nuk duhet të frekuentojë ambientet pranë banesës apo punës së psikologes Rustemi. Në vijim zbardhet komunikimi mes të dyve, sipas vendimit të gjykatës.
0 σχόλια:
Post a Comment