Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

Showing posts with label POEZI. Show all posts
Showing posts with label POEZI. Show all posts

6.30.2013

dashuri e madhe , poezi

Une te desha moj te befsha GROPEN
Se per ty shita dhe LOPEN
Lopen bashk me VICIN
Kurse ti me tradhtove me ate KERRICIN
Sa te shof ty me kujton ate GOMARIN
Po si nuk ke turp qe me le per ate BALLSQEPARIN
Pa ty jeta ime tani Esht KOT,
Se kam ca koh qe nuk fle NGROHT
Te betohem po te HARROJ
Se me esht prish bicikleta dhe te vi ne kemb nga lagja jote PERTOJ
Se ku gabova kurr nuk e KUPTOVA
Po shyqyr qe me le se per ty shum SHPENZOVA
Te qerasja cdo dit me KAFE DHE BERCOLLA
Po leket i paguaje ti se une skisha te HOLLA
Me aromen tende me hoqe trurin FARE
Po lahu ndoiher mi KATUNARE
Kishim ne plan qe te dy ne plazh TE VINIM
Ene ndoi birr me shoqen tende ta PINIM
Ishte shoqja qe te ma beje me PREMTOVE
Po tani e zura vet une se ti u LARGOVE
Se fundmi te them je YLLI IM
A ishalla te vraft ndonje VETETIM.

6.11.2013

Dashuria e par



 
Kur u dashuruam
ishim në shkoll,
kurr nuk kam menduar
që egziston ndarja jon.
Në takimin e par
me the duke qeshur,
kthehu se te dashuroj
të shof se si je veshur.
Për fat te keq
isha veshun zi
dhe atë fjal të vetme
ma shprehe dashurin.
Në takimin e fundit
më the me lot në sy,
më përqafo fort e dashur
se zdo të shof më ty

Te dua

 
Te dua gjithmonWER
Sa her ne endrra shoh
Nje princesh simpatike
Me duket si kur e njoh
Madje e kam edhe mike
Ajo me beri ftese
Ti beja vec shoqeri
Por i erdhi ne kujtese
Qe me mua kish ren n’dashuri
Un s’jam familje mbreti
As princ sisha vertet
Se di cfar tek un gjeti
E m’tha: te du perjet
E embel dhe e bukur
Buzqeshjen mu ma fal
Vallzova me nje flutur
Me nxorri mu shum mallll

6.04.2013

ndarja

 


Nese sme do me
Eja dhe ma thuaj
Nje shpirt qe ka vuajtur
Prape do te vuaj.
Do lendosh nje zemer
Qe brenda te mban
Do vrasesh nje shpirt
Qe per ty po qan.
Do humbesh nje dashuri
Qe te deshi pafund
Do fusesh ne dhe, nje njeri
Qe jeten ta kushtoi ne maksimum
 
 
 
Lexo këtë mesazhë që del nga shpirti im
e në me do ruaje si kujtim
Grise nëse s’më do, bëje cop e therime,
po ta dish bashkë më të ke thyer zemrën time

O zemer e mjere

 
O zemer e mjere
O zemer e djegur
Ta puthje nje here
Pa le te kishe vdekur
T'ja puthje nje here syte
Ta plotesoje deshiren
Le te mbeteshe pa drite
Do ti mbaje mend fytyren
Eh si eshte ndertuar kjo bote
Themelet dot nuk ja gjen
Germon, por mundi te iken kot
Se ne drite asgje nuk kren
Ketu lindi gezimi
Ketu lindi perpjekja
Me tutje hidherimi
E me tutje vdekja
Vitet jane duke kaluar
Dita diten zevendeson
Dhe njeriu i shqetesuar
Ti ktheje prapa kerkon
Me falni qe shkruaj keshtu
Kjo eshte menyra ime
Nuk kisha rruge tjeter
Histori eshte jeta ime
Zemren e qeshur, te gezuar
Kur dikush e ngacmon
Sjo me s'ka per te pushuar
Por vetem helm leshon.

Si Ndihem Pa Ty


Ku me ike ku humbe ku u trete
një plage ne zemër me mbete
një zjarr që kurr nuk shuhet
një emër që perjete ruhet

Se di c'me ndodh kur jam me ty
Kur me shikon me ata sy
Kur me buzeqesh me ledhaton
Koke e kembe ti me pushton.
S'e di se c'ndjen kur me ke prane
Kur të dy vetëm rrime menjane
Kur koken ve tek gjoksi im
S'e di a e ndjen shpirtin tim ?!
S'e di c'mendim ke ti për mua
Kur të shtrengoj por s'them të dua
Kur them se vdes për buzet e tua
S'e di a me beson ti mua?
S'e di c'do të ndodhë me ne të dy
Sikur të mos jem me me ty
Sikur kjo ender të ndalet një ditë
S'e di a do të shoh me o drite?
S'e di pa ty çdo bëj o yll
Pa ty kjo botë me duket një pyll
Pa ty kjo botë s'do këtë kuptim
S'e di o fiksim i trurit tim.
S'e di valle a do të duroj
Pa e puthur me atë goje
Pa e prekur me atë dorë
S'e di a do ndjej me nxehte a bore.
S'e di sa gjatë do të vazhdoje
Por di sa shumë të dëshiroj
E di sa shumë ti me gezon
Kur pak vëmendje me kushton.
E ndjej se shumë do të të dua
Sa kohe këto buze do me puthin mua
Sa kohe që zemra do t'me punoje
Emrin tënd do të kem ne goje.
S'e di sa shumë do të zgjase kjo jetë
S'di si do shkoje ne të vërtetë
Por diçka di me siguri
Mendova se isha drita jote ne erresire
Gezimi jot ne trishtim
Zjarri jot ne grice
mengova gabim e di
me the vet ti,e pash
me fal shum për bezdisjen
nëse të thash se je airi im
jeta ime shpirti im
gjysma ime që sjetoj dot paty
por un jetoj dhe pa ty mos ke frikë
crendesi ka nëse jeta ime është shkretire
nëse shpirti sme buzeqesh
nëse dhimbja me trete
rëndësi ka që jetoj dhe pa ty
mos ne buzeqeshje ne trishtim
Po shkoj me the
dhe dy pika loti t'nrine ne sy!
Po shkoj me the
atje ku malli do t'me trete për ty!
Do shkosh të thash
po un cfar të t'jap si kujtim?
Para se t'nisesh
trete n'zemër mallin tim!
Sa herë që shuhet 1 yll ne qiell
2 pika loti m'ndrijn ne sy!
Ne shpirtin tim nuk ka me diell
por ka veç mall, veç mall për Ty

Vetem per ty do te shkruaj


Dora ime sdo te ndalet
vetem per ty do te shkruaj
nje dite te vone do ta kuptosh
se per ty me zemer vuaj
Mergimtare je ne kete bote
shum larg je pa mua
syte per ty me pikojne lot
mos harro kudo qe je "Te Dua"
Te lutem kur te lexosh keto fjale
kupto se ketu eshte nje gje e vertete
kupto se per ty vuan shum nje djale
qe jeton i vetem pa dashuri ne jete
Shum larg te kam me kilometra,
Por ne zemer as me milimetra,
Asgje nuk dua prej teje,
Vetem te kem afer shum afer meje
Deshiroj te shof me sy
te mos digjem mall per ty
sikur te isha rreze hane
do te hy ne dhomen tende,
vetem ta dish se sa te DUA
sdo te jetojsh as 1 orë pa mua!
Dashuri e vertete ishe ti per mua
por asnjehere ne jete e shijuar
edhe pse kurr nuk te takova
ta dish se me zemer te kam dashurua …
Deri kur per ty do te mendoj
deri kur shpirti ty do te kujtoj
deri kur une i mjeri te duroj
deri ne fund te jetes zemra
ty do te dashuroj…
Mos e kupto kete si nje fjale te thjeshte
mos e kupto kete sikur tjeret thone
se kur te njoha menjehere te kam deshte
dhe do te vazhdoj te dua pergjithmone!!!

Poezi Dashurie


Ku me ike ku humbe ku u trete një plage ne zemër me mbete një zjarr që kurr nuk shuhet një emër që perjete ruhet Se di c'me ndodh kur jam me ty Kur me shikon me ata sy Kur me buzeqesh me ledhaton Koke e kembe ti me pushton.
plag dashurie
Gjendesh diku larg,
qe as vete s'mund ta paramndoj,
se kur do te kthehesh
fati do ta percaktoj.
Si mund te jetosh pa mua
kur te mundon vetmia
njeriu me gjysem shprese
kur i mungon dashuria.
Ndoshta ke gjetur dike
per ty te mposhtur vetmine
per te luftuar jeten
te kujtosh dashurine.
Te frenosh shpresen
e nje te riu ne lulezim
Zoti do te dhuroj
me te madhin denim
Ndoshta do te kthehesh
po ku ta di i shkreti
edhe nese vdes
nuk behet kijameti
Te gjitha qe i permenda
s'jan aq me rendesi
por desha ta sheroj
plagen per dashuri

SA MERZI


Çdo njeri sëmundjen e urrenë
Çdo njeri dëshiron t’ketë përjetë shendet
 
Çdo njeri e urren pleqërin
Çdo njeri dëshiron gjithmon rini 
 
Çdo njeri e urren vdekjen
Dhe kur vdes sytë s’i mbyll
 
për të gjitha këto Sa merzi
Që godasin çdo njeri
 
Sa keq që s’gjejmë ilaq
Edhe pse ka shumë teknologji
 
Ah sa merzi për ne
ilaqin si ta gjejmë
 
Mos humb shpresen
o njeri Se  ka  ilaq
 
nuk është pije as ushqim
por besim besim besim
 
kush dëshiron shendetin, rinin
dhe pavdekshmërin
 
përuliuni dhe mbeshtetiuni  Atij
që ka krijuar gjithsinë
 
dhe ilaqi është premtimi I Tij
shëndet , rini dhe përjetsi
 
është ilaq I jetës tuaj
rrespekto çdo Fjalë të Tij.

JAM PENDUAR

 
Jam penduar,
Edhe vetën e gjykojë,
Edhe shpirtit i thash ndal,
Se veprat e këqija më bëjnë dëm.

Unë jam mëkatar,
Të lutem Zot me fal Ti!
Se shumë unë kam bërë mëkate ,
Kam bërë vetës padrejtësi.

Askujt tjetër nuk i lutem,
Veq në Ty Zot unë kam shpresë,
Ashtu siq më ke krijuar,
Unë tek Ti do të kthehem .

Më ke krijuar pa mëkate,
Në mitër të nënës më ke dhënë shpirt.
Më ke dhënë mendje të shëndoshë,
Që të di ç’është keq e mirë.

Tani unë kur e kuptova,
Për çka neve na ke krijuar,
Kur e pash unë të vërtetën ,
Nga gjërat e kota jam larguar .

Më mëshirën Tënde u pendova ;
Do të mundohem të bëjë veq mirë ,
Që të kthehem në rrugën Tënde
Rrugë e drejtë me plot dritë.

Dëshiroj që në prag të vdekjes,
Kur meleku më thërret për shpirt,
Që të kthehem në atë botë
Pa mëkate si jam lind.

DASHURIJA

  

Bota është e vogël e
në të nuk mundem me u fsheh, e
as në gjithësi,
edhe pse është e gjerë.

Nuk mund të jem i vetmuar,
edhe kur jam vetëm;
dikush më thërret në të mirë, 
e dikush më pëshpërit për të keq.                             
Mua po më thërrasin
në dashuri e butësi,
e tjetri në urrejtje e në të keq.
Jam hutuar çfarë kam për të zgjedh.                                    
Dashuria në zemër vend ka gjet.
E urrejtja dhe dashuria
nuk qëndrojnë në të njëjtin vend
si zjarri dhe uji në të njëtën enë                          

Zgjedhe dashurinë!
Përgjigju e mos u huto!
Mos iu përgjigjë  atij që të urren,
por Atij që të donë.

Kanë fituar ato zemra,
që në to ka butësi e mëshirë,
Se kështu fitohet dashurija,
e jo me urretje e vrazhdësi!

FILL I GJETUN

 

Natën që shkoi u fikën dritat e mbeti
qyteti në terr deri n’agim.
Amvisat kërkuen llampat vojguri
e s’i gjetën në terr.
Në nadje ra dielli e zbeu
faqet e rrokaqiellëve.
Në nadje vrejta rrethin e andrrave
në truell
e gjeta fillin e tretun
në pikën e ndaljes së dritës.

ATY SI TASH PARA SE ME ARDHË FISET

Aty si tash para se me ardhë fiset
ishe
me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm nji emën: Shkodra.
E të thirrën qytet me kunora
e të hodhën përkrye gur
e hekurat e para.
U zgjove e përgjakun sa herë
e u kqyre në pasqyrën tande.
Me emën grueje u lave ndër ujna
t’lumejve dhe ndeje me petka të reja
në shkamb
e ndritun ballë diellit mbi fusha.

MBAS KRYQËZIMIT TË ZOGJVE

Erret nata e fundit e dashunisë
nisë si për lojë:
ai ec në shputa të larme
shpendësh dimnues në Veri
nëpër banesën shum-dritaresh.
Zogëza mat trollin me kambë të zeza
para se me u nisë për Jug:
zanet e jashtme të botës ushtojnë
dhe rruga asht e ndame dyshë,
gjysma akull e gjysma diell.
DALLËNDYSHA

Krahët e zez i rrah
mes flokëve të borës
mbi alpe dallëndysha
mërguese e vonueme
për Jug.
Lufton me flatra gjethi
të vjeshtës së vonë
kundra rrymave t’erës
kah qafa ma e naltë.
Çdokush ka dy shtigje para
e dallëndysha nji:
me u ba e bardhë.
NJI STINË E HUMBUN
Verës sa nji mëngjes me vesë
nuk ia pau kush ballin simjet
me sy të përlotun të sjellun
kah mali.
Vjetit nuk i mungon asnji ditë
në kalendar e i dhimbet
e mbramja pikë e dyllit në djegie:
e sotmja ka ndijen e dridhjes
së fletëve të shqemes
para dhambëve të sutës.
MAL I RRËXUEM

Në orën gjashtë t’agimit
i qindronte aty shtërgatës.
Në mjesditë u shkoq pylli,
mollza e faqes, e ra në lumë.
Ra dielli e ndriti dhenë e ri,
rrajë të shkyeme, lisa të përçamë
e sosjen në vetëdijen time.
Banorët e malit përballë pyetën:
vend i brishtë, ku t’i fshehim sytë
në ballin tand pa lisa?
KALLNORI APO VETMIA

Dhé, brej e bjeshkë randue me borë
e hej akulli.
Bisha n’krahnor e zanun
rri ngusht e fle pa gjurmë përmbas
me kthetra kthye në lëkurë
nën mish.
Gardhi i rrëzuem mbi shteg
e qafa malesh përreth
të mbylluna me dhambë ujqish
në jerm.

FORMULË MËNGJIE

Lejthia lejthia lejthia
njimijë ngjyra në këtë dhé
faqja e kuqe e grues së bardhë
me lythin e zi në mollëz
nuk më do nuk më do
e kaptë dhimba e kresë
le të vijë e të thotë:
ma largo ma largo!
Lejthia lejthia lejthia
andrrat e mia andrrat e mia
i lumi unë për ty
më le shteg me folë:
Peni u kuq në rremb
e liga larg trupit tand
shkëndija shkëndija në gurë
zemra i plastë sy-grizhës
shkëndija shkëndija n’unur.
Natë e vetmia plastë
mbi malin e thatë
mbi andrrën e keqe!
Lejthia lejthia lejthia
e liga ndër leqe!
SOSJA E VETMISË NË VAPËN E DITËS

Vapa m’zuni te rranxa e qytetit
në shkamb që sos me pallat në maje.
Vetmia shkallave guri ngreh hap mbas hapi
korpin me avull përpjetë
e nuk mbaron kurr.
Qentë mbas dyerve gërvishtin drunin
e ciasin për t’i lirue dikush kërcllatjesh
telash të ndryshkun në shtrat.
Në mende të pangjashme përlyhen
linjat e ndeme për m’u terë n’ballkone
kryq e tërthoraz.
Shì në maje, te pallati i lashtë,
vetoi ndër rreze faculeta e bardhë
në krye të saj
e krisi nji hap grueje n’shkamb
me jehonë në parzmin tim.
I SHTRUEMUN FATIT

Kam lanë përmbas zamarën e blerë,
lëvore frashni,
për brrylat e nji karrige bungu.
Në vjeshtë dhuroj fryte, pjekë në verë,
dhe mbaj për vete
skaj buzës nji rrudhë,
ravën e gazit mbi vete e tjerë.
VEND I THYESHËM

- Fiseve poshtë rreth Drinit -
Mes malit Molç e Qerretit
hapet humnera deri në lumë:
si të kish qenë ajo liqe
n’barka druni palnje ishim endë
mbi të, jeremi.
Kishim ditë përmenç
emna peshku t’ambël e jo
shpendësh rrëmbyes e bimësh
t’egra.
Edhe drita e synit e kaltër
do të ishte e jo e zezë.
N’ujë kishim notue
e jo në re.

 

LEXO O NJERI
Lexo o njeri e mos rri kot!
Prej librave kënaqësi fiton.
Ki kujdes, lexo ngadal,
se uji i shpejtë turbull shkon.
Lexo me vullnet të plot!
Libri është thesar njëmend.
Lexo, por jo lexim t’kotë!
Çka t’lexojsh, mbaje në mend.
Lexo e i varfër mos rri!
Me dituri kush pasurohet ,
Ka shumë çmime e fitime,
Për të mirë çdokush i afrohet.
Lexo o njeri!
Në libra zemra freski gjen.
Mos lexo për sy e faqe,
Që të thojnë të tjeret se shumë vlen!
Lexo o njeri!
Pa lexim ditët mos t’ju kalojnë.
Lexo libra, ushqeje shpirtin,
Për të mirë ato këshillojnë.
Lexo me mendje që dhurat t’u dha.
Të tregon rrugën me nder.
Çka s’të duket se nuk është qartë,
Lexoje dy e me shumë herë
Lexo por lexo me mend!
Me kujdes e shpirt gjithëherë.
Nëse nuk kupton në ndojnë gjë
Ndale dhe pyet ndonjë të ditur dhe me vlerë.

SHKUSHULLIM

 

Kush iu kujtue territ që bie në luginë mbas fikjes së yjve
para agimit?
Shkatrruesi i vetes, nji krip-bardhë
e gjeti se koha e mungët
mes dritave
i hyn në palcë gurit
dhe ashtit njerëzor.
Terrin mes dy dritave
s’e duron ylli që shkoqet,
as njeriu.

GJARPNI E GRUEJA


Ajo mbramë harroi trupin e vet zbuluet
e në mëngjes e gjeti pikturë të varun
në murin e gjanë dhetë pashë:
e kqyri dhe e kqyri e u zhduk.
Petkat e saj teren buzë detit
me këmishën e gjarpnit mbi gurë.
Shtërpia tha se vjen prap, ajo,
deri mbasdite.
Mbasdite vonë, gjarpni i rrejtun
doli prej nëngurit
e iu zgërdhesh vetmisë ndërsy,
veshi këmishën e vjetër e shkoi
me fjetë.

GRUEJA ME MËNGJI


Nësa ishte e re e me burrë
fëmija i thithën palcën e eshtnave:
tash i bien dhambët nji nga nji prej goje.
Pavëmendshëm në kalim
ia shtrydhin gjurmën e teshtijnë
të bijtë
për të mos i ndëgjojnë vajin.
Grueja s’e përdori mëngjinë
me ngrehë një kështjellë në det me hala peshku
dhe alga
e me ndejë e ndritun në shkamb ari,
pa të bijtë

DRENI PLAK


Barijtë tradhtisht e lanë shkret bjeshkën
për ngrohësinë e vërrijeve.
Dirgjen shtigjeve tue folë me za të naltë
punë grash e qeshin
me ujin e prronit zhgrehshëm tue u derdhë,
prej pusi në pus.
Dreni plak çoi kryet prej dheut të djegun,
e vrejti gjethin e zverdhun. Mandej
shkoi e u kap me të bijtë për punë
drenushash.
I thyem e la edhe ai bjeshkën e ndoqi
gazin e prronit teposhtë, shigjetë zjarmi
mërgues për vendet e vuta e bar dimni
që kurr nuk ka me e prekë!
Kur e vranë, barijtë i hapën qepallat
e i panë ndër bebza
shum drej tue pi currila uji.

KTHIM

 

Shtatë vasha u çuen peshë
kur ngjyra e korbit fluturoi
përmbi shtyllën e jetës:
sqepi i dukej i verdhë, gati i bardhë
mes pendlave të zeza.
Shtatë vasha u çuen peshë
e u turrën vrap me funda
në duer sa qethi mbas korbave
e vetëm me za i tretën si plafa të murmë
nën karmat e vendit tim.
Po s’erdhët ju, vasha,
kur të zbardhen pusat e ujit
në lumë përpara agimit,
ngurzohen ehde duert e foshnjeve
në palaré.

5.24.2013

PROZA DASHURIJE

Edhe sonte nje nate si te gjitha te tjerat,un jam vetem e ti je larg,nuk po me duket shume ndryshe,po mendoj nje kohe te bukur qe kisha me ty,po me bje ngadale nje lot ne syte e mi,po me duket se nata po me vret dhe me duket se mengjesi sdo me gjeje,jam vetem ne nje dhome dhe muret me duket se po me hane nuk e di se si,po zemra po me qan,nuk e di qa ndodhi as se pse se di,di vetem se ti per mua quhesh e vetmja dashuri,jam lodhur shume moj jeta ime me kane mbetur vetem kujtime nuk e di se pse e kam kaq te veshtire kur e di se ti je mire,do doja te te kisha prane te ishim dhe njehere si me pare,te te kisha ne krahet e mi dhe te te shikoja ne sy,te te puthja me shume mall dhe pak ta shuaja kete zjarr,kete zjarr qe po me djeg,kete mall qe po me vret,lotet qe po me shkaterrojne dhe kujtimet qe me lendojne.te dua dhe kete e di mire,sa te madhe e kam kete deshire edhe njehre ne kete jete te te them te dua vertete,te ti puth ata dy sy qe me mungojne aq sa as vete se di,do doja edhe njehre te ishim bashke te te kisha ne krahe,te te shtrengoja fort dhe te zhdukesha pastaj nga kjo bote,te vdisja dhe me te mos isha veq edhe njehere te te kisha ta shohesh edhe ti lotin tim dhe te dish qe je shpirti im,te dua perjetesisht moj zemra ime e vogel.vertete me ka marre malli per ty shume,dhe po e kujtoj me lot gjdo moment qe ishim bashke se ka qene koha me e mire e jetes time,te dua te dua.

 

Jeta eshte mashtrim,por prej vitesh me pak gaz cdo mashtrim e qendis.E lodhur vij te strukem ne gji…Zemra genjeshtren nuk e njeh,prandaj une po te lutem me zerin tim te ngrohte:I dashur!Teshkojme larg nga kjo bote.Ti me syte e tu te embel me qesh e me belbezon lehte ne vesh:-Zemer nese ne dimer lule ska,per lule kot trishtohesh…Une te shtrengova pa u ndrojtur si femije,e ne cdo gjeth qe do feshferije…Do jem e jotja ne perjetesi!

 

Fjalët nuk mjaftojnë, për atë që vërtet mungon. Nuk di, thonë se me kohën kalojnë edhe kujtimet, por jo, ato shtohen dhe disi nuk më lënë të qetë. Kam dashur dhe kam luftuar të t’harroj, por jo nuk ndodhi ashtu siq desha une. Vite të tëra më vie në ëndërr m’u atëherë kur mendoja se vërtet je zhduk nga jeta ime, më shqetësojë dhe më nervozojë, por me kalimin e kohes ardhjet tua në ëndrrat e mia janë shpeshtuar dhe më shkaktojnë dhimbje dhe më bëjnë të ndjehem i humbur.
Pse?

Ndodh ndonjehere

Ndodh ndonjehere te zhytem ne kujtime
Dhe ne ato rruge te te kerkoj
Ndodh ndonjehere te ndaloj kjo zemra ime

Dhe pastaj ritmin prap te vazhdoj
Ndodh ndonjehere te me marre malli per ty
Dhe nga vetmia te qaj
Ndodh ndonjehere te kujtoj ata sy
Dhe te te dua prap pastaj

Ndodh ndonjehere te rri pa gjume
Ore te fle fare pak
Ndodh ndonjehere qe une
Zgjohem me foton tende ne krevat

Ndodh ndonjehere te zhytem ne kujtime
Dhe ne ato rruge te te kerkoj
Ndodh ndonjehere te ndaloj kjo zemra ime
Dhe pastaj ritmin prap te vazhdoj
Ndodh ndonjehere te me marre malli per ty
Dhe nga vetmia te qaj
Ndodh ndonjehere te kujtoj ata sy
Dhe te te dua prap pastaj
Ndodh ndonjehere te rri pa gjume
Ore te fle fare pak
Ndodh ndonjehere qe une
Zgjohem me foton tende ne krevat

DY VDEKJE PER TY

 

Edhe dy vdekje po t’i kisha

do t’i falja vetem per ty,

edhe mbret sikur te isha

per ty e falja ate pasuri.

Po te isha pellumb i shkruar

ne qiell me ty do te fluturoja,

ne kete bote te mallkuar

as nje dite s’do te jetoja!
Po te isha engjell i Zotit

do te jetonim ne parajse,

do te behesha si pika e lotit

ne syrin tend mori vajze.
Per ty do te behesha uragan

te te merrja me shpejtesi,

si nje trim shpaten kur mban

do te shtrengoja m’u ne gji.
Edhe i vdekur po te me ftosh

nga varri do te dal si vullkan,

klithmen time kur ta degjosh

dije: zemra per ty me qan’!
Do te kthehesha ne peshkaqen

do te fundoseshim ne fund te detit,

kjo deshire zemren ma bren,

dashuria me mbyti mua te shkretit!