Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

Showing posts with label PERRALLA. Show all posts
Showing posts with label PERRALLA. Show all posts

6.08.2014

Dreri dhe Luani

Dreri dhe Luani


Një dre i etur erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri
re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë
madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i
kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë
gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u
largua mjaft prej luanit. Për sa kohë vrapoi në fushë pa drurë, dreri vrapoi
mirë e i shpëtoi rrezikut, por kur mbërriti në pyll, në një vend me
drurë të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drurëve. Dhe pasi
nuk mundi të vrapojë më, luani e kapi.
Para se të mbaronte në gojën e luanit, dreri tha me vete:
I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të
më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, tek të cilët kisha
plot besim.

NJËQIND GËNJESHTRA PA NJË TË VËRTETË

 


Na ishte seç na ishte. Ishte një herë një baba me tre fëmijë që s’kishte gjë tjetër veç shpirtit dhe një kasolle të shkatërruar, një kalë, një shalë dhe një fre. Kur i erdhi çasti i vdekjes, thirri të tre bijtë e u tha:
-Unë jam duke vdekur dhe gjë e mall s’po u lë; por jetoni me nder, mos e lëshoni njëri tjetrin dhe, si mbas moshës që keni, kalin ta marrë më i madhi, i dyti të marrë shalën e i treti frerin.
Plaku dha shpirt. Mbas pak kohe vëllai i madh u tha:

-Po dal me kalin që më ra në pjesë të fitoj, mbase ia gjej edhe shalën edhe frerin.
Del dhe piqet me një tregtar të madh:
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç! Ç’e mirë të solli nga këto anë? – e pyeti tregtari.
-Doja t’i gjeja kalit shalë dhe frerë – përgjigjet ai.
-Ti jap unë – i thotë tregtari – shalë e fre, në qoftë se di të më rrëfesh njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë; përndryshe kali që ke bëhet imi.
-Mirë, e thënë e bërë – thotë vëllai i madh.
Fillon të rrëfejë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të rrëfente më shumë se tridhjetë dhe kështu që e humbi kalin.

Mbas pak kohe i shkon mendja vëllait të dytë të dalë me shalën për të fituar, që t’i gjejë kalin dhe frerin. Takon tregtarin me të cilin ishte ndeshur i vëllai.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam ardhë - i thotë vëllai i dytë - të fitoj; ndoshta i blej edhe kalin edhe frerin.
-Kalin dhe frerin t’i jap unë – ia kthen tregtari – në qoftë se je i zoti të më tregosh njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; përndryshe shala bëhet imja.
-Mirë – i thotë vëllai i dytë.
Fillon të tregojë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të tregonte më shumë se pesëdhjetë dhe kështu që e humbi shalën dhe u kthye në shtëpi duarthatë.
Vëllai më i vogël ishte qeros, por shumë i zoti. Një ditë prej ditësh merr frerin dhe del për të fituar për të gjetur kalë e shalë.

Piqet në rrugë me tregtarin e madh, që ua kishte punuar të vëllezërve.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam dëgjuar – i thotë qerosi – se ti fiton me gënjeshtra dhe ti më merr frerin, unë të marr kalë e shalë.
-S’ka më mirë – ia kthen tregtari – por nisja, në qe se më nxjerr njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë.
“U çova një ditë, filloi qerosi, e s’ish ditë, kishte bletë e s’kishte, i numërova e s’i numërova, i numërova e s’i numërova e s’mund t’i numëroja; hyra dhe numërova mizat e bletës e më doli një më pak. U mërzita edhe më fort pse kishte humbë një mizë blete, e mora një gjëlpërë dhe një bërthamë e shkova në breg të detit. Kur mbërrita në breg të detit, kqyra mos e shihja kund mizën e nuk e pashë; ngula atëherë gjilpërën në tokë e hypa majë gjilpërës e pashë përtej detit të zi një bujk që po e lëronte tokën me një buall e me një mizë blete. E njoha se ishte miza ime; por s’kisha si ta kaloja detin. Mbolla atëherë farën e kungullit e u ula e fjeta.
Sa fjeta unë, fara kishte mbirë e kishte lëshuar një degëzë të hollë e të gjatë mbi shpinën e detit deri në bregun përtej. U çova prej gjumit e nëpër degëz kalova detin e shkova te ai që po punonte tokën.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Po si ma ke marrë mizën e bletës e punon me të? – i thashë. Be e rrufe ai, se “s’ta kam marrë, por ka ardhë vetë”.
-Mirë, - i thashë – nuk po prishemi për kaq gjë; por më laj dëmin që më ke bërë!
-Po ta laj, - m’u përgjigj –por prit sa të mbjell farën e të piqet kjo që mbolla, e ta korr, ta shij e ta hedh ndër thasë.
Sa e mbolli edhe atë që i pat mbetur, mbiu ç’ka hodhi, u rrit, u poq, e korri, e shiu e m’i mbushi thasët.
-Ja, -tha, -grurin për dëmin dhe miza jote.
Ngarkova grurin në të dy anët e mizës, hypa në mes të barrëve, u fala me bujkun e u nisa të kthehem. Kur mbërrita në mes të detit pashë se po rëndonte njëra anë e barrës, u ula në det, e numërova grurin kokërr për kokërr e më del një më tepër. Mora spatën e e çava më dysh, i bëra barrët baraz e u nisa për shtëpi. Kur hyra në oborr, mora vesh se më kishte lindur babai. Lumi kush po shkon, e lum kë po gjej. U gëzova fort e mendova t’i bëja djepin babait. Mora dyqind spatarë e i vura të presin në një pyll: por s’dolën dërrasat për djepin; mora një ashkël, që kishte mbetur në teh të spatës e doli e tepëroi edhe për një stol të vogël. Duhej të punoheshin edhe shpërgëjt. Thirra dyqind qethtarë e i vura të qethnin dymijë dhën, por s’doli leshi. Kishte mbetë një qime e vetme në teh të gërshërëve e me të mbarova shpërgëjt edhe një brez.
Një ditë më erdhi mendimi të dal për gjah. Kishim tri pushkë: dy të thyera e një pa çark, e tre zagarë: dy të ngordhur e një pa shpirt. Mora pushkën e paçark e zagarin e pashpirt e kërkova në mal e ndesha në tre lepuj: dy të ngordhur e një pa kurrëfarë jete. Me të parën herë që shtiva, vrava lepurin e pajetë e e vura në krahë. Duke ecë rrugës gjeta tri shtëpi: dy të rrënuara e njëra kishte rënë brënda; hyra në atë që kishte rënë brënda e gjeta tri plaka: dy qorre e një pa sy. Pyeta plakën e pasy nëse shihte kund ndonjë enë e ajo më dëftoi tre enë: dy të thyera e një pa bythë. Mora enën pa bythë e zjeva lepurin e pajetë; mishi më rrodhi, lëngun ma mbajti e hëngra vetë e hëngrën tri plakat.............................

-Mjaft, mjaft! –tha tregtari, -se i ke kaluar njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë. Ja kalin, shalën, shtëpinë time e mallin tim e i gëzofsh me gjithë vëllezër.
Vajti qerosi, mori edhe dy vëllezërit e jetoi si më i miri zotëri.
Përralla në Lesh, shëndeti prej nesh.

Pushimet e Cufos


Si u be Cufo kujdestar!
Mjalte kullokan fiqte o Tipi!
Mjalte vellacko, mjalte, po..ohhh - renoi ai me te madhe dhe rrasi duart ne xhepin e majte te pantallonave te shkurtra ngjyre pjepri.
Mbaje veten, je goxha djale, fundja nuk jane liko, fiq jane. Por nuk ke faj more buckan se ti e ke zemren mu ne mes te stomakut dhe gjithe diten te gudulis.
Papritur Tipi verejti i hutuar Cufon. Iu be vertet sikur zemra i kishte rreshqitur ne stomak dhe po i tretej si kasate. Tipi u gelltit ne te thate dhe ndjhu gjuhen ti ngjitej pas qiellze. Cufo nuk shqeteshej fare pr gjendjen e shokut.
Duke ecur anes kopshtit, Cufo ndaloi e kepute nje trendafil te kuq e ter kujdes futi nocken mes petaleve.
Ka ere te mire? - e pyeti Tipi Cufon.
C'me ve ne mundim, provoje vete- ia priti Cufo.
Keputja e luleve ndalohet - ia ktheu Tipi duke levizir duart neper xhepa sikur te kerkonte dicka.
Ndalohen vetem per arinjte qe nuk kane hunde te ndiejne aromat. - foli Cufo.
Papritur te gardhi i kopshtit u duk Zebo rojtari. Cufo beri sikur nuk e pa dhe nisi te kendonte.
Sec ke dale ne dere
Me qeron nje ftua
Gjysmen haje vete
Gjysmen ma jep mua.
Ejani tju qeras me fiq - tha Zeboja, - Sot do bej vjeljen e pare e dua ta nis me ju!
Nuk kemi kohe- tha Cufo
Epo udhe e mbare - tha ZEbo.
Tipi keputi nje trendafil e qe te mos fliste, mbushi gojen me petale trendafili.
Pak me tutje iu hoth Cufos.
C'qe kjo gjeme qe na bere? Si me le pa fiq?
Ja qe e kam gojen pa frena - Tha Cufo
Shoket vazhduan rrugen drejt shkolles RRezet e Arta.
Mbledhja kishte filluar
Futu Cufo - tha Tipi.
Ku?
Ne kavanoz! Ne mbledhje o, ku?
Nuk e sheh qe ka filluar, e per kete fajin e ke ti. - tha Cufo.
Uff ..plasa
PLac!
Ste rrihet eee? Cfare ke qe shfryn ashtu?- Tha Cufo.
Me vjen inat qe ti nuk dole gje? - tha Tipi
E perse nuk dola gje?
Po ja as kujdestar per shkumsat nuk u bere!
Doemos - tha Cufo - Kur kam shoke si ty, te pagthendur te paedukuar e qe ne vend te fletlvderimeve mer titullin "vjshtuk" Ti ke fat se kot nuk thone ..nga lulja e bukur pi uje dhe qypi.
Fjala qyp ia ndezi gjakun Tipit.
Leri ato se nuk te shkojne tek une; puna eshte se, po te ishe ti ne mbledhje do te dije ti mbroje ngjyrat e mia, me ....
Petulla, - ia pat Cufoja.
Me gjak mor tuaf. Keshtu dhe une do ti beja gjysem i gezuar pushimet me ju. Nena do te qetesohej. Ah,kjo aritmetika! Kush ta kete shpikur valle?
Me siguri ndonje zevzek....
E e ashtu thua ti por mesuese Mjelma do beje si te jete me mire per ty.
Tipi i dha nje te duartrokitur te madhe, Cufo iu afria qe te ndalonte por se si u pengua e ra siper Tipit.
Ne kete gjendje i gjeti, Puledetja, pastruesja e shkoles, qe kishte veshur ne koke nje shami me pika dhe ishte mbeshtetur pas fsheses.
Cben ashtu more Cufo?? - pyeti ajo e habitur.
Po i mesoj Tipit mundje sambo - ia ktheu fap e fap Cufo
Midis atyre qe ishin nisur te kerkonin Gagane ishte dhe patoku Pep. qe mbahej si patoku me i zgjuar i gjithe fisit te patave..
Pepi kerkonte buze pyllit. Ai donte ta gjente me cdo kusht Gagane i pari..
Ne nje kthese te pyllit i doli perpara nje alamet qeni qe lehte sikur tia kishin mare shpretken..Pepi u zbardh si shkumesh.. Nga frika iu be sikur i rane puplat.
Nje gjinkalli qe kendonte mbi nje peme i beri nje pyetje me pak spec djeges:
Si e ndien veten?
Si veze e qeruar - ia ktheu Pepi.
He, mos u frikeso - i tha gjinkalla...- ti e di ate fjalen e urte si thote: Qeni qe leh nuk te ha..
Une e di, po a e di qeni se! - tha Pepi
Gjinkalla qeshi. Qeni si duket u merzit dhe iku.
Pak minuta tek dentisti
Tak...tak...tak..
Hyr!
Dera u hap dhe dentisti, nje goxha ari pa fytyren e nje derrkuci.
Jemi dy.
Te dy hyni!
Cufos iu tha peshtyma "Mos kujton ky qe une kam dhemballe per te hequr!"
Derrkucit iu mbat fryma nga frika.
Dera u hap me shume dhe brenda hyne Cufo bashke me Tipin.
Miredita - pershendeten shoket.
Mire se erdhet.
Ulu! - i tha dendisti Cufos duke i treguar poltronen .
Ulu, mos ia prish xhaxhit - i tha Tipi aq i qete, sikur te kishte ardhur per Cufon e jo per veten, por shoku e mori veten.
Doktor, Tipit i dhemb dhemballa, ka gjithe naten pa fjetur.
Epo ulu ti Tipi atehere.
Mua nuk me dhemb me ..
Uluuuuuuuuuu...- i foli dentisti
Ha shume embelsira ai - tha Cufo
Le te haje - tha doktori, - por pas te ngrenit duhet te lani dhembet, madje mire eshte te hani dhe nje kokerr molle.
Per molle, une ha nje koshe - tha Tipi
Nje kokerr, te thashe, e shumta dy- tha dentisti serish.
Po ti i lan dhembet? - e pyeti dentisti Cufon
Te dielave - foli Tipi.
Te lutem doktor, une pergjigjem vete. Sigurisht qe i laj ...
O doktor, fillove ti me mua .. - u hodh Tipi
Mbarova . - tha doktori.
Sa lehte, cu djersita hot. Cufo hiqe dhe nje ti qe ta kesh kujtim nga pushimet.
Me mire e ndajme pergjysme kujtimin tend - tha Cufo
Doktori qeshi dhe shoket u larguan pa harruar te pershendeteshin me te.
Ardhja e Cirkut.
Gezimi i kapisteve te vegjel ishte i madh. Do te vinin artitet e cirkut e do luanin per ta..Ne rrobat e artisteve dukej sikur kishin celur lulet e molleve, sheges, qershise .
Mes te lumturuarve ishin dhe dy shoket tane, Cofo dhe Tipi.
Cirku do te fillonte se shpejti. Cufo porositi Lepurushin qe ti zinte dy vende ne radhen e dyte.. Per nje Lepur kjo sishte e lehte por ai i zuri vendet ne saja te autoritetit qe kishin vete Cufo dhe TIpi mes kampiste..
rruges Cufo me Tipin takuan Kukuvajten Kuku, qe ishte me te vertete kuku.
Ajo fshiu me nje shami te mendafshe xhamat e syzave dhe me pas u tha shokeve "pritni" me nje ze vajtues por aq te larte sikur po u fliste yjeve dhe jo nje derrkuci e nje ariu vjeshtak me pantallona te shkurtra bluxhins.
Cili eshte me i bute se ju? - pyeti kukuvajka.
Te dy te eger jemi? - ia ktheu Cufo.
Ti je ai zevzeku qe ke mbetur per vjesht- vazhdoi kukuja.
Une qe mos qofsha, - tha Tipi.
Ke mesuar gje? - vazhdoi kukuvajka.
Shume - nderhyri Cufo per te ndihmuar Tipin.
Nuk te pyeta ty- foli kukuja serish.
Po ky kujdeset per mua, shoqja kukuvajke. E ka caktuar mesuesja, - foli si i qare Tipi.
Degjo, ke mesuar?
Shume - uleriti Tipi.
Kush ben pjese ne familjen e kompozitoreve? - beri pa te keq pyetjen kukuvajka.
Po tipi nuk ka mbetur ne muzike.- shtoi Cufo.
Fol tipi fol.. - u hodh kukuja.
E mo fol, Cme rri ashtu, Ti i ke mesuar keto qe kur te kendonte arushi baba.
Edhe atehere e kam pasur nje ngaterrese, - tha Tipi duke vajtuar.
Nje dite babai i thoshte nenes te me kendonte nje nena nana qe te pushja se qari.Nena ia kthende "Tunde ca se jam e zene, fundja pergjysme e kemi" Dhe babai i pergjigjej qe nga dera "Une ika, gjysmen time lere te qaje. Keshtu qe ajo gjysma qe qante me ngaterron gjithmon.
Cufoja e pa ne fytyre Tipin sikur kerkonte ti gjente gjysmen qaramane,po vuri re qe e kishte gjithe fytyren njelloj dhe tha me vete..prinderit e paskan lene Tipin te qaje komplet.
Kukuvajka u duk sikur vuri buzen ne gaz,por u vrenjt menjehere.
Mos e zgjat se kam pune, pergjigju.
Kjo nuk e ha fare shakane, mendoi Cufo - Duhet e jete e rrezikshme
Tipi nderkohe fshiu ballin nga ca buleza djerse dhe ia nisi: - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese gjyshi,gjyshja dhe sa femije te kene sepse sic dihet perberja e femijeve eshte e ndryshme.
Kukuvajka shqeu syte nga pergjigja e Tipit saqe Cufo nderi duart se mos i binin pertoke.
Smarke vesh fare, - tha Kukuja, - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese Luleshtrydhja,luledielli, kamomili etj.
Pse dhe keto dine ti bjen pjanos? - pyeti TIpi.
Jo, legenit,- ia ktheu e xhindosur kukuvajka.
Dhe vazhdoj te pyeste.
PO krimbat nga e kane prejardhjen?
Nga plehu - iu pergjigj Tipi fet e fet.
Ti qenke tape fare, - shpertheu kukuvajka

Mimoza Llastica


Ah, çfarë llastice ka qënë ajo Mimoza! Ju nuk e keni njohur atëherë, por po ta njihnit, do ta merrnit inat.
Sa herë që zbriste shkallët e pallatit dhe na gjente duke luajtur në oborr, kërkonte të hynte patjetër në lojë.
- Moj Moza, ik mos na e prish lojën! - i bërtiste Sava.
Po ku pyeste Moza! Ne luanim me litar, ajo hidhej pa rradhë. Ne luanim luftash, ajo e merrte topin dhe vinte përqark pallatit. Ne luanim kukamçeftas, ajo kallëzonte se ku ishim fshehur.
Kishim rënë ne hall të madh.
-Rri moj Moza sa të mbarojë loja dhe pastaj luaj edhe ti!
Moza zbardhte dhëmbet dhe ikte me vrap.
-Shiko, - i thoshte Sava, që zemërohej kollaj, - po të zura, e zeza ti!
-Posi! - ia kthente Moza duke qëndruar larg. - Pa provoje njëherë!
Sava kafshonte buzën e poshtme dhe turrej ta kapte. Moza ikte me vrap, ngjiste shkallët e jashtme të pallatit dhe thërriste si me të qarë :
- Mami, olele, mami!
Dhe sapo Sava bëhej gati t'i hiqte ndonjë të mirë apo ta tërhiqte për flokësh, dilte në dritare koka e mamit të Mozës:
-U, ç'bën ashtu, moj Sava? Me Mozën merresh ti? Po ajo është e vogël!
Po më shpesh në dritare dilte koka e gjyshes, që i mbante flokët lidhur prapa.
-T'i këput veshët, dëgjove? S'ke turp! ... Ik tutje ...
Sava ishte aq e nxehur, sa lotët e pengonin të fliste. Atëherë flisnim ne:
-Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza... Moza na prish lojën.
-Hë, se nuk u bë qameti! E vogel është Moza, -ua kthente gjyshja dhe e merrte Mozën përdore dhe e fuste brënda. Ajo nuk rrinte fëre të na dëgjonte që t'i tregonim fajin e Mozës.
Po Moza nuk ishte e vogël. Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo ishte llasticë e madhe. Veç ta shikoje!
Dhe vërtetë, ta shikoje, ishte e bukur, e pastër, si ato kukullat e mëdha qe i vënë në vitrinat e dyqaneve. Rrinte e veshur shumë mirë, gjithnjë me rroba të reja.
E pse të mos mbahej ashtu? Ajo ishte vajze e vetme! Për Mozën kujdeseshin të gjithë njerëzit e shtëpisë: babi, mami, gjyshja, dhe gjyshi. Në shtëpinë e Mozës degjohet vetëm emri i saj.
Ju nuk i keni parë ndonjëherë lodrat e Mozës; të gjitha lodrat e pazarit ia kanë blerë dhe ia kane prurë në shtëpi: kukulla lloj-lloj, topa të vegjël e të mëdhenj, kuti me qëndisma, enë guzhine... Moza ka edhe një biçikletë, ka edhe makinë të vogël, me të cilën i bie rreth e përqark pallatit.
Ne, të tjerat, jo se nuk kemi lodra, kemi, po nuk kemi aq shume dhe s'janë aq të bukura si na duken ato të Mozës.
Dhe, të themi të drejtën, lodrat e Mozës na prishin gjithmonë mëndjen, sepse në të vërtetë nuk na pëlqente Moza llasticë, por lodrat dhe sendet e saj na tëhiqnin.
Gjithmonë ndodhte kështu: Mozën e merrte mami ose gjyshja dhe e fuste brënda në shtëpi, ne ktheheshim të mërzitura dhe vazhdonim lojën. Na vinte inat që gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin kurrë të drejtë. Vetëm Sava thoshte e zemëruar:
-Do ta shohë ajo, do ta shohë! Llastica!
Po nuk kalonte shumë dhe Moza zbriste prapë ne oborr me ndonjë kukull të madhe në duar ose me makinën që ia mbante gjyshja. Ah, sa të bukura na dukeshin ato! Në fillim ne bënim sikur nuk e shikonim, po dalëngadalë na ikte inati, dhe duke parë lodrat e Mozës, harronim lojën. E para e linte lojën Eva. Ajo thoshte :
-Unë nuk loz më, se u lodha.
Dilte nga loja dhe pas pak i afrohej Mozës. Moza ia jepte menjëherë kukullën ose çdo gjë tjetër që kishte në dorë dhe, si për inat, shikonte nga ne. Ne të tjerat, tani nuk kishim më mëndjen tek loja dhe një nga nje largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte Edita ... dhe mbeteshim vetëm unë dhe Sava. Ne të dyjave, jo se nuk na pelqenin lodrat e Mozës, na pelqenin shumë, po se si na vinte, ashtu. Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, në vend që të vinte ajo tek ne, venim ne tek ajo. A ishte e drejtë kjo? Nuk ishte hiç e drejtë, po hajde t'ua mbushje mendjën Evës, Klarës, Editës, Tinës. Ato zemëroheshin kur Moza na prishte lojën, po kur dilte në oborr me lodrat e saj, e harronin shpejt zemërimin dhe i afroheshin e loznin sikur nuk kishte ndodhur asnjë.
Ah, sikur ta dini sa nxehesha unë e Sava, sidomos Sava. Ta shikonit Savën si behej. Donte të shkonte t'u prishte lojën, t'i shante, biles nganjëherë i hipte ne kokë t'i rrihte. Po une s'e lija.
-Hajde ikim, - i thosha, - Punë e madhe!
Ah, çfare dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa të na prishte lojën, e t'u merrte mëndjen atyre "budallaqeve" dhe pastaj e dinte vetë ajo. Sepse gjithnjë ndodhte kështu: Ua linte pak lodrën në dorë dhe ua merrte. U thoshte : "Mjaft tani, se më flet mami!"
I mbante sa i mbante, pastaj i dëbonte. Po i dëbonte!
U thoshte :"Ikni, tani se nuk loz më!, Ikni se do loz vetë!, Ikni se u mërzita!"
Kështu na kishte dëbuar njëherë edhe mua me Savën dhe ne që atë ditë nuk shkelnim më në shtëpinë e saj. Pse, ç'ishim ne, shërbëtoret e Mozës?!
Po hajde t'ua mbushje mendjen të gjitha shoqeve të pallatit, që i venin Mozës. Ato kujtonin se ne e kishim inat kot Mozën, sikur ia kishim zili lodrat.
Po ne nuk na bëhej vonë.
Kaloi kështu një javë, një muaj, dy, kur një ditë Klara na u zemërua aq keq me Mozën, se s'duronte ta shihte me sy. I kishte mbajtur bukën e lyer me gjalp, kurse, Moza kishte bredhur me biçikletë dhe pastaj i kishte thënë:
"Pse ma ke lëpire gjalpin?"
Një ditë tjeter iku dhe Tina nga Moza. Ikën me rradhë dhe të tjerat. E fundit iku Eva. Të gjitha nuk i flitnin më Mozës. Ajo ishte llasticë, qe s'i gjëndej shoqja!
Kështu, Moza mbeti vetëm, pa shoqe. Ta shikoje kur zbriste shkallët e dilte në oborr; ngarkohej me gjithë ato lodrat, merrte edhe biçikletën dhe makinën e vogël, por asnjë nuk i afrohej. Ne as e shihnim, as i flitnim, por vazhdonim lojën. Asaj i vinte plasje.
Në fillim priste t'i shkonte ndonje nga ne. Por, kur pa që asnje nuk i vajti, zuri të na thërriste me emër:
-Eva do të lozësh? Na.
Zbriste nga biçikleta dhe priste t'i shkonte Eva por ajo nuk luante nga vëndi, biles edhe kur i prishej mendja, Sava e shikonte me inat dhe Eva nuk guxonte.
Erdhi një ditë që Moza mbeti pa shoqe fare. Lozte me Blertën, që ju s'e njihni, me një vajze të vogël, që s'ka mësuar akoma të flasë. Ne kjo na gëzonte.
Por Moza u mërzit shumë dhe si duket u tha mami dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
-Vajza, pse s'lozni me Mozën?
Ne nuk folëm njëherë, por Sava, që është brisk nga goja, i tha:
-Moza është llasticë!
-I marrsh të keqen Mozës, - u degjua zëri i gjyshes nga dritarja, - llasticë je vetë!
Mami i Mozës u zemërua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli më. Mori Mozën dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte që Moza të ishte llasticë.
Tani Moza rri fare vetëm. Nuk i zbret më lodrat. Na shikon ne që lozim dhe as na flet, as na nget.
Herën e fundit ndodhi kështu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut në mes Moza dhe deshi të hidhej. Sava, që rretullonte një anë të litarit, sapo e pa, ndaloi lojën. Anën tjetër të litarit e mbante Eva.
-Tunde Eva! - tha me gjysëm zeri Moza.
Por edhe Eva e lëshoi litarin.
-Ti je llasticë! - tha një nga ne.
Padashur ne u grumbulluam dhe e vumë Mozen në mes. Ajo mbante kokën ngritur, po sytë i kishte ulur poshtë.
-Ti nuk je shoqja jonë, - tha Sava. - ti ke shoqe vetëm veten.
Ajo uli menjëherë kokën.
-Llasticë! - thirri Eva
-Llasticë! - thirrëm edhe ne të tjerat.
Moza mbuloi me duar fytyrën dhe menjëherë ia plasi të qarit. Ne nuk folëm fare, as unë, as Sava, asnjë. Ajo qante pa zë, por i gjithë trupi i dridhej. Ne kishim bërë një rreth përqark saj.
-Hajde vajza vazhdojmë lojën! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpërndamë dhe, kur filluam të lëviznim litarin, ajo iku me vrap për në shtëpi.
Qysh atë ditë, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bërë llasticë dhe llasticat nuk kanë shoqe.
Ajo vërtetë kishte shumë lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me të cilat rri dhe loz gjithë ditën. Ajo nuk ishte e gëzuar si vajzat e tjera të pallatit tonë.
Nje ditë ajo po zbriste shkallët e pallatit. Dalëngadalë ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti :
-A të loz edhe unë?
Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pamë sytë me lotë të Mozës.
-Mirë, - tha Sava.
Ajo e gëzuar u fut në lojë, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thërrisnim më llasticë.

Bretkosa që do të trashet sa një ka


Bretkosa sa një ve, pa një ka sa një deve, dhe nakari nuk e la, desh të trashet sa një ka. Kur vu këtë gjë ndër mend, vajti e u shtri në një vend, duke ngrënë e duke pirë, që të fryhet sa më mirë.
-Shihni, shihni sa u rrita!-, thërrit e thoshte përditë. -Mos u mburr e mos u mbaj-, i thoshin shoqet e saj. -Shihni, nuk jam sa demi- -Jo!, -Shikoni. - Jo, të themi. - Pa shikoni këtë bark, si të kaut. - Jo, je larg!
-Bretkosa nga marazi, u fry, u fry gjersa plasi. Shumë njerëz në këtë botë, thonë se janë të zotë; si ata që kanë dhe ata që s’kanë, pandehnë çoç janë. Si bretkosa mendohen, mburren e lëvdohen.

Maçoku dhe miu plak



Tregojnë se një maçok, ish i fortë sa s’kish shok; kur dilte të gjahonte, asnjë mi nuk i shpëtonte. Minjtë e gjorë desh u shuan, ca pak që shpëtuan, në vrimë rrinë tërë, nga frika se mos i zërë, maçoku përgjon nat’e ditë, po s’dalën nga vrima minjtë.
Rrinë në një prag, po për këtë shkak, maçoku në mëngjes, shtiret sikur vdes, dhe në një litar, nga këmbët u var; as tundet, as flet, minjtë, me të parë, pandehnë vërtet, se maçoknë e kanë vrarë. Në dhomë guxojnë, qasen me ngadalë; nga gazi këndojnë, dhe kërcejnë valle, i vdekuri qeshi, dhe ra nga litari, zuri minj sa deshi. Ata që shpëtuan, me vrap u larguan.“Tekdo që të veni”, thosh maçoku me vete, “shpëtim nuk keni, se di marifete, di të them të rreme, di të bëj llagëme”. Maçoku një të diel, u lye me miell. Minjtë, këtë dhunë, nuk e kuptuan, dhe iu afruan. Një nga një u zunë. Një mi plak me mend, i ditur e i vuar, s’u qas në atë vend:“Të kam kuptuar, dhe miell në ke, s’të bie në duar, se të di kush je, sot s’më gënjen dot, s’më , dhe thes me miell të jesh, nuk qasem, mos ki shpresë”, tha miu dhe iku. Armikut kush s’i zërë besë, shpëton nga rreziku.

3.11.2014

CJAPI DHE DHELPRA DINAKE

Një ditë një dhelpër ra në pus. U mundua sa u mundua por nuk doli dot. Pastaj vendosi të presë, sepse nuk dinte si të dilte. Një cjap e kishte marrë etja, dhe erdhi tek pusi për të pirë ujë. Aty pa dhelprën brenda, dhe e pyeti: 
- O dhelpër, a është uji i mirë?
Dhelpra filloi ta lavdojë e ta mburrë qartësinë dhe kthjelltësinë e ujit sa s'ka më. Pastaj i tha, 
- Hajde më mirë këtu poshtë, se këtu e shijon më mirë. 
Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja pa se nuk dilte dot nga pusi. 
- Si t'ja bëjmë tani? - tha cjapi. Si do të dalim prej pusit? 
Dhelpra i tha:
- Mos u bëj merak. Kam menduar unë për të dy. Shiko si do të dalim...
Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të
ngjitem unë lart mbi kurrizin tënd, do të të tërheq dhe do të të ndihmoj edhe
ty.
Cjapi pranoi. Dhelpra kërceu mbi shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.
Cjapi i thirri: - O dhelpër, po mua më harrove?
Cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë. Dhelpra u kthye e i tha:
- I dashur cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as
që do të zbritje në pus para se të mendoje se s'do kishe për të dalë.

BOREBARDHA DHE 7 XHUXHAT

 

Një herë e një kohë ne një keshtjelle te bardhe jetonte një princeshe me emrin Borebardhe.Po si për çudi,
kjo princeshe me zemër kaq t
ë mirënuk ishte e lumtur aspak
se na kishte një njerkë të keqe.Njerka fare nuk e donte dhe shumë shumë e mundonte donte qe ajo te vdistese nga bukuria e saj xheloze ishte.Por njerka me shum u tërbua kur Borëbardha me një Princ u dashurua.kur Borëbardha me një Princ u dashurua qe Borebardhen menjeher ne mal ta ekzekutoj.
Po ja qe ushtari na kishte qenë zemër bardhe
e la Borebardhen te lirë atje ne mal
dhe vajza e tmerruar ne pyll vrapoj
e fati te shpia e shtat
ë xhuxhave e dërgoje.
Ou po Njerka na kishte qenë edhe shtrige
e zbuloj qe Borebardha ne mal kishte ike
kështu vendosi qe ta helmonte
qe ajo kurr te lumtur të mos e shikonte
U vesh me rroba si varfanjake
një shport me molle ne dorë e mbante
Borebardhes një molle te kuqe i ofroj
dhe me një herë atë e helmoj
Kur xhuxhat janë kthyer ne shtepi
O Zoti i madh c'te shihnin me sy
e gjeten Borebardhen te shtrire pa jetë dhe  te shtatë xhuxhat u merziten shume.
Të mërzitur xhuxhat filluan te mendonin
se si me Borebardhen ata te vepronin
s'dinin c'te bënin s'mund ta varrosnin
ne një arkivol prej xhami atë e vendosin.
Por pa pritur ne një kale te bardhe
Na vjen një Princ si ne perralle
me ditë te t
ëra Borebardhen kërkonte
se atë shum e dashuronte.
Kur Princi nga xhuxhat
gjith historin
ë e dëgjoi
vendosi qe për herë te fundit
Borebardhen ta puth e perqafoj.
Por Borebardha nga puthja u ringjall
se ishte e dashuruar me princin me kale te bardhe.
jetuan ata te lumtur përgjithmonë
se edhe njerken xhuxhat e kishin vrar
ë dhe ajo nuk jetoi më.

5.20.2013

perralla per femij


·        Përralla e shqipes

 

Nji djalosh kishte dalë për gjah në malet e Shqipnisë. Nji shqipe fluturoi sipër tij, dhe u ndal në maje të nji shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në çapojt nji gjarpën. Mbas pak shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen.

Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes që po luente me gjarpnin e mbytun. Por gjarpni nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe báni me pickue zogun. N'at çast djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoj mbi krye zhurmën e krahëve të shqipes.

“Pse ma grabite foshnjen?", thirri shqipja.

"Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpni që ti nuk e kishe mbytë", përgjegji djaloshi.

"Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krehëve të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!"

I riu ia dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte bá burrë. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit.

Ndër të gjitha këto vepra shqipja e printe dhe e drejtonte. I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai u quejt Shqiptar, që do me thánë "bir i shqipes" , dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, që do me thanë "Vendi i Shqipeve."

 


 

·         Kësulëkuqja

 

Në një fshat gazmor të vendosur buzë një pylli, jetonte një vogëlushe e hirshme me nënën e vet. Ishte shumë e bukur. Kishte një fytyrë të trëndafiltë porsi një mollë, sy të kaltër si qielli i pranverës dhe flokë kaçurrela e të verdhë si gruri i pjekur.

Përtej pyllit banonte gjyshja e saj, një plakë simpatike, që e donte shumë të mbesën, së cilës, kur mbushi shtatë vjeç, i kishte dhuruar një mantel fort të bukur me një kapuç të kuq. Sa herë që dilte nga shtëpia, vogëlushes i pëlqente ta vishte atë, prandaj gjithë banorët e fshatit ia ngjitën emrin Kësulkuqja. Sapo mbaronte punët e shtëpisë, vajza vraponte në pyll, ku jetonin kafshë të vockëla, me të cilat kishte miqësi. Çdo mëngjes herët ajo i merrte me radhë për të parë nëse kishin ushqim të mjaftueshëm, nëse putra e ketrushit ishte shëruar dhe nëse lepurushët kishin pushuar së bezdisuri iriqin plak.

Në një mëngjez pranvere, një lepurush i bardhë arriti duke gulquar te shtëpiza e Kësulëkuqes dhe i tha:

- Më dërgoi gjyshja e jote. Ka zënë krevatin, ka kollë dhe i janë mbaruar ushqimet. Duhet të nxitosh për tek ajo!

Nëna përgatiti me kujdes një sjportë të vogël plot me gjëra të mira, nëtë cilën vuri edhe një shurup për kollën. Kurse vogëlushja veshi mantelin e saj me kapuç të kuq.

- Të lutem, - i tha nëna, - çoja të gjitha këto gjyshes dhe mos u ndalo rrugës sepse nuk do të dëshiroja që të takohesh me njerëz të këqinj.

Vogëlushja u vu për rrugë e shoqëruar nga miku i saj i vogël.

Kaluan pak çaste dhe ajo nuk ishte më e vetëm. Një drenush i vogël doli shpejt nga pylli dhe eci përkrah saj. Edhe ketrushi nuk deshi të mbetej pas, ai doli nga strofka dhe filloi ta ndiqte me kërcime të vogla. Shoqërinë e vogëlushes e plotësuan edhe zogjët, që njëri pas tjetrit uleshin mbi shportën e Kësulëkuqes, duke çukitur ndonjë thërrimë nga ëmbëlsira, që nëna kishte bërë për gjyshen. Pas një ore rrugë Kësulëkuqja u tha;

- Tani kthehuni nëpër shtëpitë tuaja pa bërë naze, sepse nënat mund të jenë shqetësuar.

Prisheqefas e disi buzëvarur kafshët e vogla morën rrugën e kthimit por më parë e këshilluan;

- Ke kujdes Kësulëkuqe, sepse ujku i keq andej nga mbrëmja del nëpër pyll dhe, po takoi fëmijë, i hanë përnjëherë. Ec shpejt e mos u ndalo!

- Mos keni merak!...Do të kem kujdes! - tha vajza dhe vazhdoi të ecte vetëm e me hap të shpejtë.

Por në pyll kishte shumë luleshtrydhe të vogla e të kuqe me aromë të mirë dhe Kësulëkuqja mendoi: "Luleshtrydhet e pëlqejnë edhe gjyshes! tani do të mbledhë ca shpejt e shpejt e di t'ia çoj...kam për të humbur vetëm gjusëm minute." Por, luleshtrydhe në këtë anë e këputë një në anën tjetër, kaloi kohë dhe vogëlushja s'po kujtohej.

Papritur dëgjoi një kërkëllimë të lehtë që vinte nga një grumbull shkurresh. Ngriti kokën, shikoi andej dhe

pa dy sy të mëdhenjë.

Kësulëkuqja u rrënqeth dhe filloi të dridhej edhe më shumë kur e kuptoi se ata sy të këqinj ishin sytë e ujkut!

Ujku doli nga vendi ku ishte fshehur dhe, duke u përpjekur ta hollonte e ta ëmbëlsonte zërin, i tha;

- Ku po shkon në këtë orë, vogëlushe e bukur?

- Po shkoj te gjyshja ime e sëmurë për t'i çuar mjaltë, një ëmbëlsirë dhe gjithë ato luleshtrydhe. - u përgjigj Kësulëkuqja.

- E ku banon gjyshja jote? - pyeti prap ujku.

- Përtej pyellit. - tha vajza e padjallëzuar.

Ujku dinak i uroi shërim të shpejtë për gjyshen dhe, pasi e përshëndeti Kësulëkuqen, me katër kërcime të shpejta u zhduk nëpër gjethnajën e pyellit. E habitur vogëlushja morri rrugën përsëri, ndërkohë që ujku, duke vrapuar si era, kishte arritur në afërsi të shtëpisë së gjyshes.

Që të mund të hynte mbrenda pa e njohur kush, ujku mblodhi një tufë të madhe lulesh dhe u fsheh pas tyre, me shpresën se do të dukej si Kësulëkuqja dhe se do të bënte çmos që gjyshja ta kuptonte sa më vonë të ish e mundur se kishte përballë saj ujkun. Iu afrua shtëpisë me hapa hajduti dhe trokiti tri herë në portë.

- Kush është? - pyeti nga mbrenda një zë i hollë.

Ujku plak u përpoq t'i përgjigjej me një zë si fëmijë:

- Jam Kësulëkuqja. Kam ardhur të të sjellë ca ushqim dhe ilaçet.

- Tërhiqe spangon e shulit dhe dera do të hapet. - u përgjigj gjyshja.

Ujku i prapë këtë priste dhe hyri.

- Afrohu, vogëlushe! Hajde e më jep një të puthur! - tha gjyshja, e cila nuk e dinte rrezikun që po i kanosej.

Ujku nuk priti ta lusnin më. Ai bëri një goxha kërcim dhe e kullufiti menjëherë gjyshen e shkretë.

Pasi e kishte shijuar mirë e mirë ate që hëngri, filloi të rrëmonte në dollap. Gjeti një këmishë nate dhe një shkufe e u sajua me to. Pastaj u shikua me kujdes në pasqyrë për t'u bindur se midis tij dhe gjyshes nuk kishte asnjë ndryshim. U afrua te porta, e mbylli duke i dhënë një të shtyrë me putër, pastaj shkoi e u shtri në krevatin e gjyshes, duke pritur Kësulëkuqen, që nuk vonoi të vinte.

Pas pak minutash, në portë u dëgjuan tri trokitje të lehta.

- Kush është? - pyeti ujku, duke u përpjekur të shkërbente zërin e gjyshes.

- Jam unë, Kësulëkuqja, gjyshe! - tha vajza.

Ujku u mbulua mirë me batanije, priti ca, pastaj bërtiti:

- Tërhiqe shulin dhe porta do të hapet!

Kësulëkuqja tërhoqi shulin dhe porta u hap. Vuri shportën mbi tavolinë e iu afrua ghyshes.

- Si ndjehesh, gjyshe? - e pyeti.

Ndërkohë, ujku filloi të bënte ca lëvizje të ngathëta, duke zbuluar pa dashur putrat e tijë.

Ujku, që më në fund ishte i ngopur, ra përsëri në krevat i kënaqur dhe fjeti. Kishte humbur në një gjumë kaq të thellë sa që, kur gërrhiste, tundej e gjithë shtëpia sikur po binte tërmet. Në këtë kohë kaloi atypari me pushkën kraheqafë gjuetari Ubaldo, një i njohur i ghyshes. Kur dëgjoi këtë zhurmë, u afrua me vrap te shtëpia dhe mendoi: "Ç'farë mund t'i ketë ndodhur plakës së mirë? "

Ç'është e vërteta, Ubaldoja nuk ishte ndonjë gjahtar i guximshëm dhe gjatë jetës kishte vrarë vetëm ca miza mbi hundën e vet.

Në vend që të hynte nga dera, babaxhani shikoi me kujdes nga një dritare gjysëm e mbyllur, që binte në dhomën e gjyshes. Në krevatin e saj pa ujkun të shtrirë qetësisht, që po flinte për shtatë palë qejfe.

Atëherë Ubaldoja mbushi armën, e futi tytën e saj te dritarja dhe mori çastin e fundit. Papritur, ai goditi shkarazi stomakun e ujkut, që plasi si një tullumbace.

Në këtë pshtjellim, Ubaldoja u turr me vrap në shtëpi. Para syve të tijë u shfaqen Kësulëkuqja dhe gjyshja shëndoshë e mirë pranë lëkurës së ujkut, që tashmë kishte ngelur top në vend.

Ato të ngratat e falënderuan me gjithë zemër Ubaldon, duke e puthur e përqafuar disa herë. Gjuetarit të ndrojtur i vinte turp nga kjo dashuri e mashe që po tregonin për të, por ama kuptohej se i pëlqente që, krejt papritur, po e vështronin si hero.

Në pyll, kur e morren vesh që Kësulëkuqja dhe gjyshja e saj kishin shpëtuar, ndërsa ujku i egër nuk do të mund t'i bënte më dëm askujt, të gjithë u gëzuan pa masë. Edhe nëna e fali Kësulëkuqen. Kjo premtoi se, në të ardhmen, do të tregohej më e mënçur dhe nuk do të ndalej më për të biseduar në rrugë me të panjohur, sepse ujq ka gjithandej dhe sepse më të rrezikshmit janë ata që shtiren sikur janë të mirë e të sjellshëm.

 


 

·        Mendja dhe fati

 

U kapën mendja e nafaka. Njana:" E maj une njerin" . tjetra:"Jo, une e maj".

Menja tha:

- S'un e man pa mue ti njerin.

- E maj, - ja priti nafaka. - Qe kqyr se si kam me e majtë.

Shkoi nafaka te njani e ja qiti ni guri xhevahir përpara. Kur e muer aj njeri gurin, e kqyri e menoi me vedi:"Shka m'vyn mue qiky gur? Kurrgja s'um vyen."

Aty pari kaluen tatart e mretit. Muer aj njeri e ja dha tatarve gurin:

- Ha qit gurë e çonja mretit pej meje.

E mueren tatart gurin dhe ja çuen mretit. Mreti thirri mishlist e i pveti:

- Qa me i dhanë kti njeri qi ma ka çue kit gurë qi s'gjinet nëpër krajli?

- Kjo punë a e jote, i thanë mishlist, - po n'dash me a ba çirak, qi ta paska çue kit gurë t'mirë,bjere ktu, epja çikën e maje si djalë.

Qoi e e thirri mrati, ja nreqi sarajet e ja dha çikën. Kur hini djali n'gjerdek tu çika e mretit, nuk foli me çikën, po ra e fjet n'tokë e jo n'krevet ku ish e shoqja.

Ashtu bani edhe natën e dytë e t'tretën. Mas natës tretë e veti mreti çikën:

- Qysh po e ço me kit nafakë?

- Kurrqysh, babë.

- Pse?

- Qe tri nat unë n'dyshek e aj n'tokë. Gojën s'e ka çelë me folë me mue.

E thirri mreti e i tha:

- Shka a kshtu? Une t'kam evlad e çikën ta kam dhanë, e ti mos me folë me ta, po me ra n'tokë?

Djali s'diti me thanë kurrgja. Mreti ja preu me e virë n'kanop. E çoi n'hapsane e t'nersëmen kishin m'e virë. At'herë nafaka e pa qi s'munet me ba gja për ta e i tha menes:

- Ti n'mujsh me e pshtue se une s'muj. Teri ktu e pruna.

I hini menja n'krye djalit. I ra n'men djalit shka me ba. Lypi izë me dalë para mretit edhe 'i herë. Kur e çuen para ti, i tha:

- A kam izë me folë?

- Fol! - i tha mreti.

- Kanka gutë çika jote qi ka folë. Unë t'parën natë ju kam lutë zotit qi ma bani nafakë me ardhë ktu e m'i marrë çikën e mretit për grue.T'dytën natë jam lutë për shnetin e t'retën natë kam ba duva për ty qi je ni padishah.

- N'koftë kshtu,- i tha mreti - hajt shko e hajrin ja pafsh.

Shkoi aj djali e natën e katërte ra me t'shoqen.

 


 

·        Tre vllaznit e shpëtojnë të bijën e mbretit

 

Ishin kanë tre vllazën. Njani kish pas ble ni parë dylbi, i dyti ni saxhade qi shkojke hava e i treti ni gastare me ujë Buhajati.

Duelen ni ditë vllaznit maje ni bjeshke.Kqyri vllau i parë me dylbi e pa si diku larg ish dekë çika e mretit. Po u kallxon ktyne dy qerve qi ish dekë çika e mretit.

- Hipni n'saxhade t'shkojmë e ta shohim.

Hypen të tre n'saxhade e u nisen. Ja mrrinë te sarajet e mretit e zunë çikën pa hî n'dhe. U avit aj qi e kishte gastaren me uj e ja qiti ujin Buhajat çikës n'gojë. Çika u çue si ish kanë ma përpara mreti prej gzimit

tha:

- Masi ma pshtut çikën, jua paça dhanë.

Tre vllaznit zunë me u ngatrrue nërmjet veti e secili e dojke për veti çikën e mretit.

- Mos me pas pa unë me dylbi, - thojke i pari - nuk e kishim ditë si â dekë.

- Mos me ju pas pru une me saxhade, - thojke i dyti - s'kishim mujtë ju me mrri ktu.

- Mos me ja pas dhanë une ujt, ju kurrgja s'kishit mujtë me qitë n'dritë - thojke i treti.

Masi s'mujtën ma ja lidhë kryet kurrqysh k'saj pune, shkuen te tre te kadija. Kadija muer e ja kqyri t'parit dylbitë, gja naksan s'gjet n'to. Ja kqyri t'dytit sexhaden, gja naksa s'gjet as n'saxhade. Kur ja kqyri vllaut t'vogël gastaren shprazet, ja la çikën k'ti t'mramit, se k'ti ju kish sosë ujt, e gastarja e shpraz't s'i hîke n'punë, e ata dy tjerët kurrgja s'kishin hupë edhe i kishin hala, njani dylbitë e tjetri sexhaden.

 


 

·        Skifteri e dhelpra

 

Skifteri e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëri-tjetrit, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Skifteri fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët.

Njëherë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse skifteri që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me skifterët e vet të vegjël. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen e të vegjëlve të vet se sa për atë që nuk mund të hakmerrej. Nga toka ajo nuk mund t'i bënte gjë shpezës në ajr. Prandaj zuri vend pak larg dhe filloi ta mallkojë armikun - çka është e vetmja armë e të dobëtve dhe e të pafuqishmëve.

Megjithatë, skifteri që e theu miqësinë, e mori shpejt dënimin. Njëherë, kur disa barinj piqnin mish në prush, ra poshtë fluturimthi dhe rrëmbeu një copë mish, në të cilin kishte mbetur një gacë. Posa e çoi mishin në çerdhe të vet, ia nisi të fryej një erë e fortë, dhe prej gacës morën flakë degët e holla e të thata e kështu shpërtheu një flakë e madhe.

Nga kjo, zogjtë e vegjël të skifterit, meqënëse ishin pa krahë, ranë në tokë gjysmë të djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gëlltiti në sy të skifterit.

 

Porosia: Ata që shkelin miqësinë, edhe nëse i shpëtojnë hakmarrjes, prapëseprapë nuk do t'i shpëtojnë dënimit të merituar.

 


 

·        Shqiponja dhe njeriu

 

Një herë një njeri zuri një shqiponjë, ja preu menjëherë krahët dhe e lëshoi ndër pula. Ajo dukej e pikëlluar për gjendjen e saj të mjerë. Një njeri tjetër e bleu këtë shqiponjë dhe e la që t'i rriten prapë krahët. Atëherë shqiponja i hapi krahët e fluturoi, zuri një lepur dhe ia solli menjëherë mirëbërësit të vet. Dhelpra e pa këtë e i tha:

Mos ia dhuro këtij, por atij të parit, që most ë zërë prapë dhe mos t'i shkulë prapë krahët.

 

Porosia: Mirëbërësit duhet t'i kthehet e mira, kurse prej të këqinjve duhet ruajtur.

 


 

·        Shqiponja , sorra dhe bariu

 

Një shqiponjë ra fluturimthi mbi një shkëmb të lartë she rrëmbeu një qengj. Këtë e pa sorra dhe nga smira deshi të ndjekë shembullin e saj. Prandaj u lëshua me një krrokatje të madhe dhe u hodh mbi një dash. Por iu ngatërruan kthetrat në bashën e leshit dhe nuk mundi të fluturojë lart, kështu filloi të përplasë krahët. Bariu e pa se çka ndodhi, vrapoi dhe e kapi sorrën. Mandej ia preu krahët dhe, në mbrëmje , ia çoi fëmijëve të vet. Kur e pyetën fëmijët se çfarë zogu mund të ishte ai, bariu tha:

Ma sa e di unë, sigurisht - sorrë, por siç kishte për të dashur ajo vetë - shqiponjë.

 


 

·        Bilbili dhe skifteri

 

Një bilbil kishte qëndruar mbi një lis të lartë dhe, si rëndomë po këndonte. Skifteri e diktoi dhe, meqënëse ishte i uritur, fluturoi dhe e rrëmbeu bilbilin. Duke dashur të shpëtojë, bilbili filloi të lutet, duke i thënë se ishte i vogël e nuk do ta nginte skifterin, prandaj duhet të lapte ndonjë zog më të madh, në qoftë se është i uritur. Skifteri ia preu fjalën e i tha:

Do të isha vërtet i marrë sikur ta lija ushqimin e gatshëm që e kam në kthetra dhe të shkoja të ndjek qtë eë ende s'është askund.

 

Porosia: Ka grykës, që, duke lakmuar sa më tepër, humbit edhe atë që kanë.

 


 

·        Maçorri dhe minjtë

 

Në një shtëpi kishte shumë minjë. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe ndejti që t'i gjuajë e t'i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t'i zinte më, maçorri e ndau mendjen t'i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha:

I dashuri im, nuk do t'ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes.

 

Porosia: Njerëzit e mençur, kur e provojnë poshtërsinë e ndokujt, nuk mashtrohen më me hipokrizinë e tij.

 


 

·        Dhelpra e dhitë

 

Bariu i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, pasi u bë dimër i fortë, nuk mund t'i nxjerrë në kullotë të rëndomtë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t'i bërë krejtësidht për vete. Dimri mbaroi she ai i nxori të t¨re dhitë në kullosë. Dhitë e egra morën malin e ikën. Kur ai filloi t'i qortojë se janë jomirënjohëse që ikën dhe e lanë, megjithse ai u kujdes shumë pët to, ato u kthyen e i thanë:

Pikërisht për këtë ne frikësohemi dhe ikëm prej teje. Gjersa ti neve, që të erdhëm dje, na çmove e shikove më tepër se dhitë tua, është e qartë se edhe të tjerat, që do të afrohen më vonë, to t'i çosh e shikosh më tepër se ne.

 

Porosia: Nuk duhet lakmuar miqësia e atyre, të cilët si miq të rinj, na çmojnë më tepër se miqtë tanë të vjetër, duke pasur parasysh se ata met ë cilët miqësohemi më vonë, do të çmohen më tepër se ne.

 


 

·        Dhija e gomari

 

Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se është ulok dhe të gremistet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t'i japin pushim. AI u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrëxua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha të marrë mushkëri dhie e t'ia japë gomarit si ilaç për t'u shëruar. Therre, pra, dhinë dhe shëroje gomarin.

 

Porosia: Kush ja bën gropën tjetërit, bie vetë brenda.

 


 

·        Dhija e bariu

 

Një dhi ishte larguar njëherë prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejë te të tjerat. Pasi me thirrje e me fishkëllima nuk mundi të bëjë asgjë, mori një gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t'i lutet që të mos i kallësojë për këtë zotërisë. Dhia iu përgjegj:

Je me të vërtet më i marri ndër të gjithë barinjtë; në qoftë se unë hesht, vetë briri ka për t'i treguar.

 

Porosia: Janë krejt të marrë ata që duan ta fshehin atë që duket fare qartë.

 


 

·        Gjelat

 

Dy gjela grindeshin rreth pulave dhe njëri e mundi tjetrin. I munduri u tërhoq në një vend në hije dhe atje u fsheh.

Fituesi fluturoi, hipi në një mur të lartë dhe filloi të këndojë me zë të lartë. Po në atë çast ia mbërrini fluturimthi një shqiponjë dhe e rrëmbeu. Ai që ishte fshehur në hije, iu afrua atëherë pulave pa frikë.

 

Porosia: Mendjemadhësia dënohet, kurse përvujtja shpërblehet.

 


 

·        Peshkatari dhe fyelli

 

Një peshkatar, i cili dinte t'i binte shumë bukur fyellit, mori një ditë fyellin dhe rrjetin e shkoi në det për të gjuajtur peshq. Aty u ul mbi një shkëmb dhe filloi t'i bjerë fyellit, duke menduar se zëri i ëmbël i fyellit do t'i joshje peshqit.

Megjithse u mundua për një kohë të gjatë, prapëseprapë nuk i doli asnjë peshq. I qiti prej rrjetit në bregdet dhe kur i pa duke u përpëlitur, tha:

O krijesa të mjera! Kur i rashë fyellit, nuk deshët të kërceni, kurse tani që e ndala, po kërceni.

 

Porosia: Kjo vlenë për ata që bëjnë diçka në një çast jo të volitshëm.

 


 

·        Peshkatari dhe peshku i vogël

 

Një peshkatar hodhi njëherë në ujë dhe zuri një peshk të vogël. Peshku i vogël filloi t'i lutet shumë që ta lëshojë tani, pasi është i vogël, kurse më vonë, kur të rritet, ka për të qenë më i dobishëm për të. Atëherë peshkatari tha: Do të isha vërtet budalla sikur të hiqja dorë nga fitimi i sigurtë dhe të shkoja të ndjek diçka jo të sigurtë.

 

Porosia: Është më mirë një fitim i sigurtë, sado i vogël që të jetë, se sa një fitim i pasigurtë, qoftë ai edhe i madh.

 


 

·        Dhelpra që hëngri tepër

 

Një ditë një dhelpër e uritur pa në pyll, në zgavër të një lisi, një copë bukë dhe një copë mish, që i kishin lënë arinjtë, prandaj hyri e i mori dhe i hëngri krejt. Por pasi u fry prej së ngrëni tepër, filloi të gjëmojë e të kuisë. Një dhelpër tjetër, qä kalonte në atë çast aty pari, e dëgjoi gjëmimin e saj, prandaj iu afrua dhe e pyeti se çka kishte. Kur mori vesh se çka i kish ndodhur, i tha:

Tani duhet të rrish aty, deri sa të shfryhesh e të bëhesh ashtu siç ke qenë kur ke hyrë. Vetëm atëherë ke për të dalë lehtë.

 

Porosia: Vështirësitë zhduken me kalimin e kohës.

 


 

·        Dhelpra e kojrila

 

Dhelpra kishte derdhur një qull të yndyrshëm mbi një gur të rrafshtë dhe me shpoti e fyente kojrilën. Pasi qulli ishte i lëngët, kojrila nuk mundi ta marrë me sqepin e vet të hollë. Kur erdhi rendi i kojrilës, ajo e ftoi dhelprën për drekë dhe ia qiti gjellën përpara në një enë me grykë të ngushtë e të gjatë. Kojrila e fuste sqepin e vet me lehtësi në atë enë dhe kënaqej duke ngrënë, kurse dhelpra kurrsesi nuk mund të merrte ushqim në të. Kështu, pra, ia punoi edhe kojrila dhelprës.

 


 

·        Dhelpra dhe druvari

 

Duke ikur prej gjuerarëve dhelpra pa në pyell një druvar dhe iu lut që ta fshehë. Ai e këshilloi që të hyjë e të fshihet në kasollën e tij. Së shpejti ia mbërritën gjuetarët dhe e pyetën druvarin se a mos e ka parë, por me dorë u tregoi se ku ishte fshehur. Gjuetarët nuk vunë veshin se çka se çka u tregon ai me dorë, por u besuan fjalëve të tij. Kur pa se u larguan gjuetarër, dhelpra doli dhe nisi të ikë pa folur fare. Kur druvari filloi ta qortojë se pse nuk i tha asnjë fjalë falënderuese që e shpëtoi, dhelpra i tha:

Unë do të të falënderoja me të vërtet sikur puna e duarve tua të pajtohet me fjalët e tua.

 

Porosia: Kjo vlenë për ata njerëz, të cilët kërkojnë që të tjerët të sillen mirë me ta, edhe pse vetë ata nuk janë të ndershëm.

 


 

·        Dhelpra e luani

 

Kur dhelpra pa një luan të zënë në kurth, iu afrua dhe filloi ta shajë ashpër. Atëherë u kthye luani dhe iu përgjegj: Nuk je duke më sharë ti, por fatkeqësia që më gjeti.

 

Porosia: Të dobtit nuk i çmojnë shumë të fortët, kur këta bien ngushtë.

 


 

·        Dhelpra e majmuni

 

Një ditë, duke udhëtuar së bashku, dhelpra e majmuni, filluan të grinden me fjalë mbi origjinën e tyre fisnike. Pas një grindjeje të gjatë, arritën në një vend. Majmuni shikoi prapa dhe qau me dënesë. Kur e pyeti dhelpra se pse qau, majmuni i tregoi përmendoret e varreve e tha:

Si mos të qaj kur shikoj përmendoret e varreve të liridashësve dhe robërve të të parëve të mi. Ajo iu përgjigj: Vetëm gënje, sepse askush prej këtyre nuk do të çohet e ta mohojë atë.

 

Porosia: Gënjeshtarët më së shumti lavdërohen kur nuk ndodhet kush për të hedhur poshtë fjalët e tyre.

 


 

·        Dhelpra e cjapi

 

Një dhelpër ra njëherë në pus dhe u detyrua të presë, sepse nuk dinte si të dalë. Kur një cjap i shtyrë nga etja, erdhi në atë pus dhe e pa dhelprën brenda, e pyeti se a ishte uji i mirë. Duke fshehur fatkeqësinë e saj, dhelpra filloi ta lavdojë duke i thënë se uji ishte shumë i mirë. Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja dhe kur e shoi etjen, filloi të mendojë me dhelprën se si mund të dilte prej pusit. Dhelpra i tha se kishte menduar diçka mirë për të shpëtuar të dy:

Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të ngjitem unë lart nëpër kurrizin tënd, kam për të tërhequr mandej edhe ty. Pas një bisedimi të gjatë, cjapi pranoi. Dhelpra këceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.

Kur cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë, dhelpra u kthye e i tha:

I dashuri cjap, sikur të kisha aq mend sa ke qime në mjekër, ti as që do të zbritje në pus para se të mendoje se so kishe për të dalë.

 

Porosia: Njerëzit e mençur së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë të zbatojnë mendimet e veta.

 


 

·        Qymyrxhiu dhe zhguntari

 

Ku një qymyrxhi, i cili ishte duke kryer ndërtimin e shtëpisë së vet, veneroi se prenë tij ishte vendosur një zhguntar, erdhi te ai dhe e thirri që të banojnë bashkë, duke i thënë se do të bëheshin miq të mirë dhe do të shpenzonin më pak të dy n¨enjë banesë. Zhguntari ia peru fjalën e i tha:

Por mua më duket se kjo fare e pamundur, sepse ke për ta nxirë atë që unë e zbardh.

 

Porosia: Gjërat e kundërta nuk mund të shoqërohen.

 


 

·        Njeriu që numëron dallgët

 

Ezopi kallëzon se një njeri që ishte ulur në bregdet e të cilin e rrihnin dallgët, numëronte valët, e kur gabonte, hidhërohej e pikëllohej, Kështu vazhdoi deri sa ia afrua një dhelpër e i tha:

Pse i dashur, po pikëllohesh për ato që kaluan? Tash e pas duhet të fillosh e të numërosh, duke mos çarë kryet për ato që kanë kaluar.

 


 

·        Njeriu e dhelpra

 

Një njeri zuri një dhelpër, me të cilën kishte qenë në armiqësi, sepse i kishte bërë dëm. Kishte kohë që donte të hakmirrej, prandaj i lidhi në bisht shtupa të lagura me vaj ulliri she u vuri flakën. Dhelpra, si t'i kishte treguar dreqi rrugën, u nis për në arën e armikut të vet. Dhe ishte tamam koha e të korrave. Ai vrapoi pas saj duke qarë, sepse ende nuk e kishte korrur arën.

 

Porosia: Kjo na mëson se duhet të jemi të butë e jo të zemërohemi, sepse shpesh mu për arsye të zemërimit shkaktohet dëm i madh.

 


 

·        Lavërtari dhe ujku

 

Lavërtari ua hoqi zgjedhën qeve dhe i çoi të pinë ujë. Kur ujku i uritur, që kërkonte ushqim, hasi në parmendë, më parë filloi të lëpijë kapistrat e qeve, e dalëngadalë, pa vënë re, futi qafën në zgjedhë e nuk mundi ta nxjerrë më, por filloi ta tërheqë parmendën nëpër arë. Kur lavruesi e pa, tha:

He budalla, ku ta marrim të heqësh ti dorë nga plaçkitja dhe padrejtësia e të lavrosh tokën.

Bretkosat

Dy bretkosa jetonin në një kënetë. Kur thahej këneta në verë, ato largoheshin dhe shkonin për të gjetur kënetë tjetër.

Rrugës hasën në një pus të thellë dhe kur e panë, njëra prej tyre tha:

- Të zbresim, e dashur, së bashku në këtë pus. Tjetra iu përgjegj:

- Si do të dalim, nëse uji i këtij pusi shterret?

 


 

·        Bretkocat kërkojnë mbret

 

Të brengosura nga rrëmuja që mbretëronte ndërmjet tyre, bretkosat i dërguan Zeusit një përfaqsues të tyre, duke iu lutur qët'u japë një mbret. Megjithse Zeusi pa se kjo punë ishte budallallëk, prapëseprapë ua hodhi në kënetë një cung. Në fillim, bretkosat, të frikësuara nga krisma e madhe, u tërhoq në thellësi, por më vonë, pasi druri (cungu) ishte i palëvizshëm, dolën në sipërfaqe të ujit dhe aq nuk e përfillën, saqë u ngjitën dhe u ulën mbi të. Të zemëruara që kishin një mbret të tillë, shkuan për të dytën herë te Zeusi dhe iu lutën që t'ua ndërronte sundimtarin, pasi ky që u kish dërguar ishte shumë i butë. Zeusi u zemërua me to dhe u dërgoi një gjarpër uji, i cili i kapte dhe i gëlltitëte.

 


 

·        Qetë dhe rrotat

 

Qetë tërhiqnin qerren. Pasi rrotat kërcëllonin, qetë kthyen kryet e thanë:

Çka po bërtitni kaq shumë, mikesha, deri sa ne po e bartim tërë barrën?

 

Kështu edhe disa njerëz shtiren sa mundohen shumë, megjithëse në të vërtet të tjerët e mbajnë tërë barrën.

 


 

·        Lopari

 

Ndërsa lopët ishin duke kullotur, lopari humbi viçin. Pasi e kërkoi gjithkund e nuk e gjeti, i premtoi Zeusit se do t'i bëjë fli një kec në qoftë se ia gjen hajdutin. Kur lopari erdhi në pyll, pa një luan duke gëlltitur viçin. U tmerrua dhe duke çuar duart nga qielli tha:

Zeus, zoti ynë, pak më parë të premtova se do të bëja fli një kec poqese e gjej hajdutin. Kurse tash do të bëj fli një ka në qoftë se shpëtoj nga kthetrat e tij.

 

Porosia: Kjo mund t'u përshtatet disa njerëzve fatzinj, të cilët, kur bien ngushtë luten për diçka, por kur e fitojnë atë që kërkojnë, bien në mjerim më të madh.

 


 

·        Plaku dhe vdekja

 

Njëherë një plak preu një dru në pyll dhe, i ngarkuar, u nis në një rrugë të gjatë. I lodhur nga rruga, e lëshoi barrën dhe filloi të thërrasë vdekjen. Kur ia mbërrijti vdekja dhe e pyeti se pse e kishte thirrue, plaku iu përgjegj:

Për të më ndihmuar që të çoj barrën.

 

Porosia: Kjo na tregon se çdo njeri don të jetojë, edhe sikur të mos jetë i lumtur.

 


 

·        Fshatari dhe gjarpëri

 

Një gjarpër që jetonte në pragun e shtëpisë së një fshatari, doli një ditë dhe e kafshoi për vdekje djalin e tij. Prandaj fshatari u hidhërua së tepërmi, rrëmbeu sëpatën, erdhi te bira dhe e priti aty që t'i binte menjëherë posa të dilte. Kur gjarpëri nxori kryet, ai iu vërsul me sëpatë. Por i shkoi kot dhe çau gurin që ishte pranë birës së tij. Më vonë e thirri gjarpërin me të butë pët t'u pajtuar. Mirëpo gjarpëri iu përgjegj:

As unë nuk mund të besoj ty deri sa shoh gurin e çarë, as ti mua deri sa sheh varrin e djalit tënd.

 

Porosia: Kjo na tregon se armiqësia e madhe nuk harrohet lehtë.

 


 

·        Gjarpëri dhe shqiponja

 

Ranë një herë në grindje gjarpëri dhe shqiponja dhe ia nisën luftës kundër njëri-tjetrit. Gjarpëri iu mbështoll shqiponjës rreth trupit dhe e shtrëngoi. Një fshatar e pa këtë, e zgjidhi dhe e liroi shqiponjën prej gjarpërit. Gjarpëri u zemërua dhe lëshoi helm në pijen e shpëtimtarit të shqiponjës. Kur fshatari deshi të pijë, fluturoi shqiponja dhe ia rrëxoi fshatarit gotën prej dore.

 

Porosia: Mirëbërësit i pret mirënjohja.

 


 

·        Udhëtari dhe gjarpëri helmues

 

Një udhëtar, duke udhëtuar dimrit, pa rrugës një gjarpër të ngrirë. I erdhi keq për të, prandaj e mori, e futi në gji dhe u përpoq ta nxejë. Deri sa ishte i trulluar nga të ftohtit, gjarpëri heshte, por kur u nxe dhe u ngjall, e kafshoi në bark. Kur fshatari e pa veten se do të vdiste, tha:

Mirë ma bëri. Pse e shpëtova gjarpërin që ishte duke ngordhur dhe që duhet ta mbysja të gjallë?

 

Porosia:  Kjo na tregon se të këqinjtë nuk e kthejnë mirëbërësinë, por edhe mirëbërësve u bëjnë keq.

 


 

·        Fshatari dhe djemtë e tij

 

Kur një fshatar, ishte duke vdekur, dëshiroi që djemtë e tij të mësohen që të punojnë tokën. Prandaj i thirri e u tha:

Fëmijët e mi, unë tanimë po shkoj prej kësaj bote, e ju do të jeni të lumtur e të pasur në qoftë se gjeni atë që është e fshehur në vreshtën tonë.

Fëmijët e tij menduan se diku atje në arë do të jetë futur thesari. Prandaj, pas vdekjes së të atit, rrëmihën tërë tokën rreth trungjve të hardhive, por thesarin nuk e gjetën. Mirëpo vreshta e punuar mirë, u solli atë vit fryt të mirë e të bollshëm.

 

Porosia:  Kjo na tregon se puna për njerëzit është thesari më i çmueshëm.

 


 

·        Fshatari, fëmija dhe stërqokat

 

Ishte koha e të mbjellurave. Një fshatar mbolli grurë dhe e ruante duke ndejtur në këmbë. Ndërkohë mbërritën fluturimthi tufa të panumërta stërqokash të zeza kërkëllihëse, e së bashku me to edhe garguj që hanin farët. Me fshatarin ishte edhe djali i tij me hobë të zbrazët. Gargujt, sipas zakonit. Përgjonin dhe në qoftë se fshatari në atë çast kërkonte hobenë, iknin para se ta merrte. Mirëpo fshatari mendoi që t'i mashtronte ndryshe. Prandaj filloi ta mësojë fëmijën duke i thëne:

Djali im, duhet ta mashtrojmë me mjeshtëri tufën e zogjve. Pra, kur të mbërrinë zogjët, unë do të kërkoj bukë, por ti mos më jep bukë, por hobenë.

Ia mbërritën gargujt dhe e mbuluan tokën. Fshatari këkroi bukë sikurse u mor vesh me djalin. Zogjtë nuk ikën, kurse fëmija në vend të bukës i dha hobenë plot me gurë.

Plaku shtiu njëherë dhe qëlloi një gargull në krye, tjetrin në këmbë, kurse të tretin në krah; atëherë ata filluan të ikin. Në ndërkohë u erdhën në ndihmë kojrilat dhe i pyetën se çka u ndoshi. Ata u thanë:

Ikni prej fisit të prishur njerëzor, i cili ka mësuar që tjetër gjë të llomotitë e tjetër të veprojë.

I tmerrshëm është fisi i atyre që përdorin mashtrimin.

 


 

·        Djemtë e fshatit

 

Djemtë e një fshatari nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Meqenëse i ati, edhe pas shumë vërejtjesh që u bëri, nuk mundi t'ua mbushë mendjen që të shkojnë mirë, i ra në mend dhe u dha urdhër rë t'i bijnë një tubë thuprash. Kur ata e çuan në vdne urdhërin e të atit, ua dha të tërëve me radhë tubën e u tha që ta thyejnë. Pasi ata nuk mundën ta thyejnë megjithëse përdorën tërë fuqinë e tyre, i ati e zgjidhi tubën e ua dha t'i thyenin thuprat një ng anjë. Meqenëse tani i thyen fare ehtë, ai u tha:

Kështu edhe ju, fëmijët e mi, do të jeni të pamposhtur për armiqtë, në qoftë se jeni të bashkuar për gjithmonë. Në qoftë se ngrindeni, do të mposhteni lehtë prej armikut.

 

Porosia: Kjo na tregon se njerëzit, të bashkuar, janë të fortë, kurse të ndarë, mposhten lehtë.

 


 

·        Gjuetari i shpezëve

 

Një gjuetar shpezësh ngrehu kurthin për kojrila dhe e shikonte prej së largu se a do të zërë gjë. Kur në kurth, bashkë me kjrila ra edhe lejleku, ai vrapoi dhe e kapi bashkë me to. Kur lejleku filloi t'i lutet që të mos e vrasë, kude i thënë se jo vetëm që nuk është i dëmshëm për njerëzit, por përkundrazi është edhe i dobishëm për ta, sepse kap e zhduk gjarpërinjtë dhe rrëshqitësit e tjerë, gjuetari i tha:

Megjithëse nuk je i dëmshëm për ne njerëzit, prapëseprapë e meriton dënimin, sepse je shoqëruar me të këqinjtë.

 

Prandaj, edhe ne njerëzit duhet t'i shmangemi shoqërimit me të këqinjtë, që të mos duket se marrim pjesë në punët e tyre të këqia.

 


 

·        Dreri dhe luani

 

Një dre i etshëm erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushë pa drunj, dreri vrapoi mirë e i shpëtoi rreziku, por kur mbërrini në pyll, në një vend me drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drunjve. Dhe pasi për këtë nuk mundi të vrapojë, luani e kapi. Para se të mbaronte dreri në gojën e luanit, tha me vete:

I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, në të cilët kisha plot besim.

 

Shpeshherë miqtë, te cilët kemi dyshim, na shpëtojnë prej rrezikut, kurse na tradhëtojnë ata, te të cilët kemi besim të madh.

 


 

·        Vogëlushja prej dëbore

 

Në një natë dimri, në krahinën e Provansës, plot me diell e ku bie rrallë dëborë, një stuhi e fortë bëri dëme të mëdha. Një fshatari me të shoqen iu mbulua e tërë shtëpiza me dëborë. Ky ishte një çift i moshuar, pa fëmijë, që kalonte një jetë mjaft të trishtuar.

- Po bëj një vogëlushe prej dëbore, - tha gruaja. Por për habinë e saj të madhe, papritmas vajza e vogël prej dëbore, iu vu nga pas dhe i foli:

- Nënë, mos bëni zjarr të madh këtu brenda, sepse nuk e duroj dot të nxehtit. Fshatarët erdhën nga ana e anës për të parë vogëlushen prej dëbore. Dukej e sjellshme; kalamajtë e donin dhe luanin me të. Dimrit ajo ishte shend e verë, por në pranverë bëhej mjaft e trishtuar. Vajza e vogël nuk e donte diellin dhe e kishte zakon të ikte dhe të fshihej në hijen e pyllit kur ai ngjitej lart dhe ngrohte tokën me rreze të forta. Për më tepër, nëna e saj mërzitej se ajo vazhdimisht qante.

Një mbrëmje vere kalamajtë e fshatit bënë një zjarr për t’u zbavitur e zunë të kërcenin rrotull tij. Meqenëse vogëlushja nuk dukej gjëkundi, shkuan ta kërkonin. Në fillim vajza e vogël prej dëbore sillej rreth e rrotull zjarrit me po aq gëzim sa edhe kalamajtë e tjerë. Por kur deshi të kërcente përmbi zjarr, ajo u zhduk menjëherë. Dhe në duart e dy djemve të vegjël, të cilët e kishin mbajtur për dore, nuk mbeti veçse një pikë uji.

 


 

·        Dielli, hëna dhe gjeli

 

Shumë e shumë kohë më parë në qiell jetonin tre vëllezër: Dielli, Hëna dhe Gjeli. Një ditë Dielli shkoi të punonte dhe Hëna e Gjeli mbetën në shtëpi. Afër mbrëmjes Hëna e urdhëroi Gjelin të sillte kopenë e bagëtive nga fusha. Por Gjeli, i lodhur nga një ditë e gjatë pune, nuk u bind. Dhe Hëna, duke mos u përmbajtur dot nga inati, e kapi vëllanë nga lafsha (qafa ?) dhe e flaku nga qielli në tokë. Kur në darkë Dielli u kthye në shtëpi dhe nuk e pa Gjelin, e pyeti Hënën për të. Më në fund kjo i rrëfeu se ç’kishte ndodhur. Dielli u dëshprua shumë dhe tha:

- Hëna ime, meqë ti nuk rri dot e qetë me askënd edhe unë nuk do të jetoj me ty! Qysh sot e tutje nata do të jetë jotja dhe dita imja. Vëllai ynë Gjeli, që ti e dëbove, nuk ka për të të dashur kurrë më. Por mua nuk ka për të më harruar asnjëherë. Kur të çohem unë nga gjumi, ai do të tregojë tërë gëzimin e vet; kur do të çohesh ti, ai do të ikë dhe do të shkojë të flerë.

Dhe qysh atëherë vërtet kështu ka ndodhur: porsa del Dielli, Gjeli gëzohet që e sheh dhe e thërret:

- Kikirikiii! Kikirikiii!

Në gjuhën e gjelave kjo do të thotë: ,,Edhe unë jam këtu! Edhe unë jam këtu!’’

Dhe pastaj Gjeli këndon e dëgjohet që nga mëngjesi e tërë ditën, ndërsa porsa perëndon Dielli e del Hëna, Gjeli vrapon për në shtëpi dhe fshihet që të mos e shohë të motrën.

 


 

Si e humbi lepuri bishtin?

 

Dikur lepujt kishin bisht të gjatë.

Një ditë një lepur po bridhte rrugës, ku u takua me dhelprën, e cila kishte në gojë një tufë me peshq.

- Si arrite t’i kapësh gjithë këta peshq? - e pyeti lepuroshi.

- Zbrit te rrëkéja, zhyte bishtin në ujë dhe prit atje tërë natën. Në mëngjes, në të gjitha qimet e bishtit tënd do të kesh sasira të mëdha me peshq. Nuk do të të mbetet tjetër veçse të zgjedhësh më të mirët. Atë natë lepuroshi shkoi të peshkonte te rrëkéja. Fryente erë, bënte ftohtë. Lepuroshi dridhej; nganjëherë fërkonte putrat e vogla njërën pas tjetrës. Nisi dëbora, flokët e saj të bardhë binin mbi turirin e lepuroshit të gjorë.

Kur agoi, lepuroshi ende gjendej te rrëkéja. Atëherë mendoi e tha me vete: ,,Tani erdhi koha!’’ E tërhoqi bishtin për të kapur peshqit, por rrëkéja ishte ngrirë gjatë natës; akulli e mbërtheu fort bishtin e lepurit të gjorë, ndaj nuk mundi të ikën dot. Atëherë e tërhoqi aq fort bishtin e vet të gjatë sa iu këput në rrëkénë e ngrirë.

Që prej asaj dite lepuroshët e kanë bishtin kaq të shkurtër.

 


 

·        Flokarta dhe tre arinjtë

 

Na ishte njëherë një vajzë, që kishte një emër të bukur, Flokartë. Një ditë, megjithëse nëna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtëpia dhe shkoi në pyll për të mbledhur lule të egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq të diellit që fundosej pak nga pak përtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errësoi pyllin. Për një kohë të gjatë Flokarta u end pyllit, duke qarë me dënesë sepse nuk po gjente rrugën për në shtëpi. Meqë u lodh, ajo u ul rrëzë një lisi. Po në atë kohë u duk së largu një dritë që shkëlqente: atëherë Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Më në fund mbërriti para një shtëpie të vogël, të cilën s’e kishte parë kurrë ndonjëherë dhe mu aty mendoi të kërkonte strehim.

Por Flokarta nuk e dinte që kjo shtëpi banohej nga një familje prej tre arinjsh: baba ariu, nëna arushë dhe arushi i vogël, bebë. Në kuzhinë ndodhej një tryezë dhe pranë saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta më e vockël.

Të tre arinjtë kishin shkuar për të bredhur dhe, para se të iknin, nënë arusha kishte bërë gati supën dhe e kishte hedhur në tre çanakë. Çanaku i parë ishte i madh, i dyti me madhësi mesatare dhe i treti fare i vogël dhe i bukur. Flokarta vështroi nga dritarja dhe, meqë kishte shumë uri, ushqimi që ishte hedhur nëpër çanakë iu duk joshës: ajo shtyu derën dhe hyri brenda.

- Sa mirë qenka! - tha ajo.

Dhe u ul në karrigën e madhe, por kjo ishte tepër e madhe për të. Provoi karrigën mesatare, por ajo nuk arrinte gjer në tryezë. Atëherë Flokarta u ul në karrigën e vogël, që i rrinte për bukuri. Mori çanakun dhe e përlau shpejt e shpejt supën e arushës së vogël. Kur e mbaroi, e ndjeu veten të lodhur. Dhe mendoi se do të ishte mirë të shtrihej. Hipi, pra, në shkallë dhe u fut në dhomën që kishte tre shtretër. I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti një shtrat i bukur, fare i vogël. Ajo provoi në fillim të madhin, por ky ishte tepër i madh. U ngrit e provoi të dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepër i madh. Atëherë u shtri në shtratin e vogël dhe fjeti me grushtet shtrënguar pranë fytyrës.

Arinjtë u kthyen shpejt. Meqë të bredhurit ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjëherë për të ngrënë në tryezë.

- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti baba ariu, me zërin e vet kumbues e të trashë.

- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti nënë arusha, me trupin mesatar dhe zërin jo të fortë.

- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti arusha e vogël me zë të hollë.

Pastaj ata hodhën sytë në çanakun e tyre.

- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti baba ariu.

- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti nënë arusha.

- Dikush e ka provuar supën time dhe e ka ngrënë atë! - bërtiti me të madhe edhe arushi i vogël me zërin e hollë.

- Cili mund të ketë qenë vallë? - bërtitën njëherësh të tre arinjtë.

Baba ariu vrapoi për te shtrati i vet.

- Dikush është shtrirë në shtratin tim! - briti përsëri ai.

Nënë arusha vrapoi te shtrati mesatar.

- Dikush është shtrirë në shtratin tim! - u dëgjua edhe zëri i saj jo fort i trashë.

Ndërkohë edhe arushi i vogël bërtiti me sa fuqi që kishte:

- Dikush është shtrirë në shtratin tim! Ah, ja tek është!

Po në atë kohë Flokarta u zgjua dhe i pa të tre arinjtë, që po e vështronin me inat. Ajo u llahtaris aq shumë sa kërceu nga shtrati, zbriti shkallët me shpejtësi sa nuk ia kishte marrë kurrë mendja dha shpëtoi, duke u futur në pyll. Të nesërmen Flokarta u takua me një druvar, i cili me sopatën në krah shkonte për të bërë dru dhe i tregoi atij ç’i kishte ndodhur. Meqë ai e njihte pyllin si në pëllëmbë të dorës, e përcolli vajzën gjer në fshat. Prindërit e pretën Flokartën me lotë gëzimi. Pas kësaj, vajza me flokë të artë u bë fëmijë i bindur dhe nuk u largua kurrë më vetëm nga shtëpia.

 


 

Bukuroshja Kler Bela dhe peshkatari plak

 

Kler - Bela ka një mik të dashur. Ai është plaku Olaf peshkatari.

Miqësia e tyre ka nisur kështu: një ditë Kler-Bela hodhi një grep në lumë për të zënë një peshk. Shumë shpejt zuri dy peshq të vegjël. Ishte tepër e lumtur dhe e ëma e lavdëroi. Në mbrëmje ajo hodhi tre grepa. Por në mëngjes nuk gjeti asnjë peshk.

Të nesërmen u ngrit dhe shkoi te lumi. U afrua buzë lumit dhe pa një njeri që ia vidhte peshqit. Kler-Bela nuk kishte frikë aspak. Ajo vrapoi pas vjedhësit dhe i tha:

- Ju më kini marrë peshkun tim!

Burri ngriti kokën dhe kur Kler-Belapa fytyrën e tij vuri re se ai ishte peshkatari që banonte në një shtëpi aty pranë.

- E di fare mirë që janë grepat tuaj, - i tha ai.

- Po përse, pra, m’i vidhni peshqit?

Burri e vështroi dhe i tha përsëri:

- Ti peshkon për t’u zbavitur dhe familja ime po vdes urie. Gruaja plakë dhe fëmijët e mi janë të sëmurë dhe unë nuk kam të holla për të blerë grepa.

Vajza e vogël u skuq dhe nuk iu përgjigj. Të nesërmen ajo shkoi te lumi. Në çdo grep gjeti nga një peshk. Ajo i vuri peshqit në bohçe dhe nuk shkoi për në shtëpinë e saj; shkoi te peshkatari.

- Ja peshqit, - thërriti ajo. - Ah! - ia bëri peshkatari plak. - Bukuri!

Ajo iu afrua burrit dhe e zbrazi bohçen para tij.

- Mbani ato që janë tuajat, - i tha ai. -Nuk dua të marr peshqit tuaj.

Por Kler-Belës nuk i bëhej për të ikur. Ajo i tha:

- Unë do të vij të të kërkoj çdo mëngjes; do të shkojmë bashkë për peshkim dhe kurdoherë do t’i ndajmë së bashku peshqit që do t’i zëmë.

Atëherë plaku buzëqeshi, ktheu sytë nga ajo dhe i tha:

- Mirë pra. Do të shkojmë së bashku për peshkim.

Qysh atëherë, peshkatari plak dhe çupa Kler-Bela, janë bërë miqë të ngushtë.