Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

Showing posts with label sport. Show all posts
Showing posts with label sport. Show all posts

6.01.2014

Testohet me sukses topi i botërorit 2014

 

 

topiKëtë vit futbollistët pritet të mos kenë ankesa për topin që do të përdoret në botëror. Brazuca ka dhënë rezultate pozitive gjatë testimeve të kryera.

Kërkuesit kanë përdorur galeritë e ajrit dhe robotë duke krahasuar me prodhimet e mëparshme dhe Brazuca dha rezultate më të kënaqshme se topi i përdorur në Botërorin 2010. Jabulani pati shumë kritika pasi merrte një trajektore të çuditshme.

Brazuca është i përbërë nga 6 panele, ndërsa shpejtësia e tij mesatare është 20 metra për sekondë.Testet kryesore me futbollistët janë krye në 10 vende të ndryshme ku u përshinë rreth 600 lojtarë mes tyre Leo Messi, Iker Casillas apo Bastian Schweinsteiger.

Pesha e tij është 437 gramë dhe perimetri 69 centimetra. Mbetet të themi, të fitojë më i miri.

3.09.2014

Besart Berisha i jep skuadrës fitoren

 

 


besart berishaBesart Berisha po ndihmon ekipin e Brisbane Roar të fitojë një tjetër titull kampion në Australi. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka shënuar 2 gola në fitoren 2 – 1 ndaj Adelaide United në takimin e vlefshëm për javën e 22 të kampionatit.

Brisbane Roar është në krye të A-League në kuotën e 44 pikë, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt Western Sydney Wanderers. Besart Berisha deri më tani ka shënuar 10 gola në kampionat dhe është i dyti në renditjen e golashënuesve.

Ai ka fituar Këpucën e Artë në sezonin 2011-2012 kur edhe u shpall kampion me Brisbane Roar. Besart Berisha sezonin e ardhshëm do të luajë për Melbourne Victory, ekip me të cilin ka firmosur një kontratë 2- vjeçare.

3.05.2014

Kosova luan takimin e parë


Kosova luan takimin e parë

Në stadiumin e stërmbushur "Adem Jashari" të Mitrovicës, 11 të përzgjedhurit e skuadrës së Kosovës, pa asnjë simbol dallues në fanelat e tyre, u përballën me Haitin në takimin e parë ndërkombëtar, që pas marrjes së dritës jeshile nga ana e FIFA-s.
Megjithë rastet e shumta për të shënuar nga ana e skuadrës së drejtuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë të takimit, rezultati i ndeshjes u mbyll i bardhë, 0-0.
Por më shumë se sa rezultati, rëndësi në këtë takim kishte simbolika. Kosova luante për herë të parë një takim nën rregulloren e vendosur nga FIFA, pa simbolet shtetërore të saj…të paktën në stol.
Sa i përket shkallëve të stadiumit, ato ishin të mbushura masivisht me flamuj të shtetit të Kosovës, por nuk mungonin as flamujtë kombëtarë
Takimi u zhvillua i qetë, pavarësisht masave të forta të sigurisë të marra nga Policia e Kosovës.Interes për takimin, përvec mediave sportive në Kosovë dhe Shqipëri kanë patur edhe shumë media të tjera ndërkombëtare.
Kosovë-Haiti, pak interes në Tiranë
Ndryshe nga atmosfera në Kosovë, dhe vecanërisht në Mitrovicë ku skuadra e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare, në Tiranë interesimi i tifozëve shqiptar ka qenë shumë i pakët.
Lokalet në zonën e ish-Bllokut, të cilat në orët kur luan kombëtarja shqiptare e drejtuar nga De Biazi, janë të mbipopulluara me të rinj, këtë herë ishin pothuajse të boshatisura. Shumë pak persona kanë qenë të fokusuar në ekranet ku transmetohej ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Haitit.
Me sa duket shkaqet kryesore të këtij interesimi të pakët të tifozëve të Shqipërisë është orari i papërshtatshëm dhe kundërshtari me të cilën Kosova kishte zgjedhur të nisë aventurën e saj në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria fiton miqësoren me Maltën

Dy gola në secilën pjesë i dhanë kombëtares shqiptare fitoren përballë rivalëve të Maltës, të mposhtur 2-0 në miqësoren e zhvilluar në "Niko Dovana", në Durrës.
Një lojë e mirë e futbollistëve tanë, përballë një rivali më të dobët, u konkretizua në pjesën e parë me golin e Migjen Bashës, që realizoi me kokë nga një goditje këndi.
Më pjesën e dytë, në të 52', një supergol i Meha, që realizoi me një goditje të fortë parabël nga 30 metra, siguroi suksesin për djemtë e De Biazit.
Basha dhe Roshi iu afruan në dy raste të tjera golit, duke goditur secili prej tyre shtyllën në pjesën e dytë.
Bie në sy fakti që golat u shënuan prej dy kosovarëve, pikërisht në ditën kur Kosova zhvilloi ndeshjen e saj të parë zyrtare, duke barazuar 0-0 pa gola ndaj Haitit.

Mourinho: Tek Reali bëhej radhë para pasqyrës


 

Trajneri portugez i Chelsea, Jose Mourinho, iu rikthye të shkuarës, ndërsa kritikoi sjelljen e ish-futbollistëve të tij tek Reali i Madridit në një intervistë të publikuar në "Esquire". Mourinho: Tek Reali bëhej radhë para pasqyrës
"Shumë shpesh, futbollistët e Realit bëheshin radhë përpara pasqyrës përpara ndeshjeve, ndërsa gjyqtari i priste në tunel", deklaroi Mou.
"Më përpara, futbollistët përpiqeshin të fitonin para nëpërmjet karrierës së tyre dhe të arrinin të ishin të pasur në fund të trajektores, por tani ka njerëz që kërkojnë të bëhen të pasur pa firmosur ende kontratën e tyre të parë, parpara se të kenë luajtur një ndeshje zyrtare apo të kenë debutuar në Champions", shtoi portugezi.
I pyetur për atë që duhet të jetë sjellja e një futbollisti profesionist, ish-trajneri i Portos, Interit dhe Realit veçoi emrat e Frank Lampard dhe John Terry. "Po punojmë për të orientuar sa më mirë të jetë e mundur të rinjtë, në mënyrë që të vazhdojnë në shembullin e Lampard apo Terry".

3.04.2014

Pas Maltës, sfida e kombëtares do të jetë Hungaria

 

 


Pas takimit me Maltën KOMBETARJA-STERVITJEkombëtarja Shqiptare do të luajë një tjetër ndeshje miqësore në Qershor.

Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se përfaqësuesja jonë do të ndeshet me Hungarinë më 4 qershor.

Miqësorja do të luhet në fushë kundërshtare Kuqezinjtë janë të grumbulluar në Durrës ku po përgatisin miqësoren me Maltën që do të luhet nesër në stadiumin në ora 18:00 “Niko Dovana”.

6.16.2013

Murinjo: Abramoviç nuk ka ndërhyrë kurrë në skuadër!

 

 

Zhoze Murinjo ka hedhur poshtë idenë e përgjithshme që qarkullon prej vitesh se ndërhyrjet e Roman Abramoviç dhe insistimi i tij për të blerë Andri Shevçenko në vitin 2006, ishte shkaku kryesor i largimit të portugezit nga Çelsi. Murinjo bëri të qartë se gjatë viteve të qëndrimit të tij në Londër, ai kishte pasur kontroll të plotë mbi çdo çështje që kishte lidhje me lojën, ndërsa zbuloi edhe disa nga prapaskenat e transferimit të ukrainasit nga Milani për 30 milion paund.

“Pronari asnjëherë, gjatë periudhës time si trajner, nuk u përpoq të ndërhynte në detyrat themelore të trajnerit. Ato janë stërvitja, përzgjedhja e skuadrës apo edhe profili i lojtarëve që duheshin blerë. Në atë periudhë dëshironim të blinim Samuel Eto’o nga Barcelona, sepse ai ishte i vetmi lojtar që mund të vija përkrah Didier Drogba, për të luajtur me dy sulmues. Abramoviç bëri gjithçka që mundej për të siguruar Eto’o, por Barcelona në fund tha që nuk kishin ndër mend ta shisnin. Pas kësaj përgjigje, morëm në konsideratë opsione të tjera dhe morëm Shevçenkon, për të cilin isha shumë i lumtur”, tha Murinjo.

“Kur blen 20 djem të rinj, jo të 20 përfundojnë te ekipi i parë. Edhe me lojtarët e mëdhenj, të cilët i blen për 30, 40, 50 apo 60 milion, shpesh gjërat nuk funksionojnë dhe kjo nuk do të thotë se ti apo klubi ke vepruar gabim”, tregoi portugezi për sulmuesin i cili nuk shkëlqeu kurrë me fanellën e Çelsit.

Murinjo më pas ka hedhur poshtë edhe idenë se Çelsi ishte zgjedhja e tij e dytë pas Mançester Junajtid, pasi shpesh në shtyp është spekuluar se ai dëshironte të ishte pasardhësi i Aleks Ferguson.

“Do të refuzoja këdo në botë për Çeslin, E dija që Ferguson do të largohej prej shumë kohësh. Ishte vetëm një rreth i ngushtë njerëzish që e dinte dhe unë kam ndjerë një përgjegjësi të madhe të isha mes tyre. Unë jam miku i tij dhe ai është aq mik me mua sa ta dinte se klubi që dëshiroja të drejtoja në Angli ishte Çelsi. Nga ana emocionale, ndjej se po kthehem, pasi kjo është pankina ime, stadiumi im, dhoma ime e zhveshjeve, qendra ime stërvitore dhe zyra ime”, deklaroi Murinjo.

6.13.2013

Markizio kërcënon Juventusin: Mund të largohem!

 

 

 

Klaudio Markizio i ka idetë e qarta: nëse Juventusi nuk e cilëson atë një lojtar të rëndësishëm, atëherë do të fillojë të kërkojë një sistemim të ri, në një periudhë ku ofertat nuk i mungojnë. Mesfushori i Juventusit ka lëshuar këtë deklaratë bombë nga Brazili, ku është i grumbulluar me përfaqësuesen italiane për pjesëmarrjen në Kupën e Konfederatave.

“Kur të më jepet mundësia të flas me Juventusin, do të shoh nëse për ta Klaudio Markizio është ende një lojtar i rëndësishëm, ashtu siç ka qenë deri tani. Nëse nuk do të jetë kështu, atëherë do të jetë normale që të shoh rreth e rrotull”, ishte paralajmërimi i futbollistit.

“Gjërat bëhen bashkërisht dhe nëse Juve më sheh si lojtar të rëndësishëm, është e kotë të vazhdojmë këtë bisedë. Për është normale që të ndjesh pak krenari kur dëgjon se mbërrijnë oferta të shifrave të larta nga Monako apo Mançesteri, edhe pse realisht askush nuk më ka telefonuar”, shpjegoi ai.

Kristiano Ronaldo: Nuk kam rinovuar me Realin!

 

 


 

 

 

Florentino Perez ka marrë një goditje të rëndë nga Kristiano Ronaldo, i cili ka bërë të qartë se nuk ka rinovuar me Real Madrid dhe të gjithë zërat rreth një gjëje të tillë janë thjesht spekulime.

Lojtari ka lëshuar një “cicërimë” në Twitter duke paralajmëruar se situata vazhdonte të ishte e njëjtë me atë të sezonit të fundit. “Të gjitha lajmet mbi rinovimin tim janë false”, ishte mesazhi i qartë i portugezit, që ka hedhur kësisoj poshtë pretendimet e drejtuesve të klubit se do të rinovonte deri në vitin 2018. Në fakt madrilenët kishin përhapur thashetheme se lojtari do të nënshkruante një kontratë me 20 milion euro në sezon.

Kjo deklaratë e Ronaldos, e cila ka ardhur pak orë pasi është mësuar se Monako po bën gati një ofertë prej 100 milion eurosh për blerjen e tij, duket se po paralajmëron largimin e portugezit. Fakti se ai nuk po pranon të rinovojë kontratën që e lidh deri në vitin 2015 me madrilenët, mund të shtyjë Perez të pranojë këtë shumë nga skuadra franceze, për ta investuar në blerjen e një ylli tjetër, Garet Beil.

6.03.2013

Murinjo te Çelsi: Thashë “po” brenda 5 minutash!

Zhoze Murinjo është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i Çelsit, pasi ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin londinez. Tekniku portugez do të mbajë konferencën e parë për shtyp vetëm të hënën e ardhshme, por sot ka dhënë prononcimin e parë si trajner i Çelsit për televizionin e këtij klubi.

“Premtoj të njëjtën gjë si në vitin 2004, por tani me ndryshimin se jam pjesë e juaja. Nuk e kam fshehur asnjëherë se në karrierën time si trajner kam pasur dy pasione të mëdha, Çelsin dhe Interit. Por Çelsi është më shumë se vetëm e rëndësishme për mua. Ishte shumë e vështirë të luaja kundër kësaj skuadre dhe fatmirësisht kjo ka ndodhur vetëm dy herë”.

“Më duhej të përgatitja veten që të mos shfaqesha shumë emocional në kthimin tim, por sigurisht që jam shumë i lumtur. Ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. U takova me pronarin dhe brenda 5 minutash, pas dy pyetjeve shumë pragmatike, ne morëm menjëherë një vendim”.

“E pyeta shefin ‘A do që të kthehem përsëri?’ dhe ai më pyeti gjithashtu ‘A do të kthehesh?’. Pas dy minutash kishte mbaruar gjithçka, vendimi ishte marrë”, tregoi Murinjo se si ka pranuar ofertën e londinezëve.

Portugezi ka marrë me vete disa nga pjesëtarët e stafit që kishte te Real Madrid, të besuarit e tij Rui Faria, Silvino Louro dhe Zhoze Morais, ndërsa shpreson që bashkë me ta të ndihmojë Çelsin të fitojë trofe të tjerë. Gjatë eksperiencës së tij të parë me këtë klub në vitet 2004-2007, ai fitoi 2 tituj kampion, dy Kupa Lige, 1 Kupë FA dhe 1 Superkupë Anglie.

Prezantohet Neimar: Erdha për të ndihmuar Mesin!

Sulmuesi brazilian Neimar është prezantuar sot zyrtarisht si blerja e re e Barcelonës. Futbollisti ka kryer vizitat mjekësore dhe pastaj ka hedhur firmën në kontratën e tij të re pesëvjeçare, që e lidh me klubin deri në fundin e qershorit të vitit 2018.

“Jam shumë i emocionuar. Dua të ndihmoj ekipin. Kam ardhur këtu të ndihmoj Leo Mesin që të vazhdojë të jetë më i miri në botë, është një ëndërr që luaj përkrah tij”, ishin fjalët e para në stadiumin “Kamp Nou”, në shkallët e të cilit gjendeshin 56500 tifozë të pranishëm, si në një ndeshje të mirëfilltë.

Më pas, është mbajtur një konferencë për shtyp ku Neimar ka treguar edhe emocionet e tij të para dhe atë që pret nga kjo etapë e re në karrierë.

“E mbajta veten të mos qaja nga emocionet kur hyra në “Kamp Nou”. Ëndrra ime u realizua. Asnjëherë nuk më ka shqetësuar ideja të bëhem më i miri në botë. Më i miri është këtu dhe quhet Mesi, jam një nga njerëzit më me fat në botë që mund të luaj përkrah tij”, tha braziliani.

“Është shumë më e lehtë të luash futboll kur je përkrah një personi që është lojtari më i mirë në botë. Mesi shënon gjithmonë gola dhe unë dua që ta shoh të bëjë gjëra me topin, duke provuar t’i përsërit. Kristiano Ronaldo? Ai është një lojtar i madh, e respektoj dhe është një nga idhujt që marr për shembull”, tha Neimar.

Drejtuesit ë Barcelonës kanë bërë të qartë se futbollisti kishte kushtuar 57 milion euro, ku përfshiheshin edhe 10 milion eurot e dhënë parapagim që një vit më parë te Santos. Ata kanë shpjeguar se çmimi i lojtarit ishte rritur pasi në marrëveshje kishte ndërhyrë Real Madrid. Tani, për të blinduar lojtarin, i kishin vënë një klauzolë largimi prej 190 milion eurosh.

interesante 700 politikanë në stadium, s’ngelen bileta për tifozët

 

Pak ditë nga ndeshja kaq e rendësishme e perfaqësueses sonë me Norvegjinë, biletat nuk duken ende në treg. Rreth 16.500 biletat e shtyra, ndodhen pikërisht këtu, në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbqemal-stafaollit, në pritje të sinjalizimit për të dalë në treg dhe ajo që të bën më pershtypje në prag të këtij takimi është se diçka më shumë se gjysma e tyre, pra rreth 10 000 bileta janë të shitura.

Ndërkohë në këtë periudhë fushate, nuk do të mund të mungonte interesimi i politikës dhe si asnjëherë tjetër, nga 900 biletat që kanë në tërësi tribuna qëndrore, A dhe B, rreth 700 janë të prenotuara nga administrata shtetërore dhe politikanë.

“Arsyeja kryesore se përse nuk kanë dalë biletat në treg është se kemi dashur të mbrojmë publikun dhe tifozët nga tregu i zi. Shkurtimi i kohës së daljes së biletave në treg kufizon mundësinë për blerje dhe rishitje apo falsifikime të mundshme. Mendoj se do të jemi në gjendje të vëmë në shitje gjysmën e vendeve të stadiumit, ndërsa pjesa tjetër është e prenotuar”, deklaroi Gazmend Malo, drejtor i marketingut në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Nga dita e martë mendohet se do të dalin në treg një pjesë e mbetur e pa rezervuar e biletave, të cilat kanë si element sigurie këtë shirit holograme, nr e serisë dhe vulen e federatës shqiptare të futbollit.

“Kemi kërkesa të shumta, në krahasim me ndeshjet e tjera, nga politikanë dhe anëtarë të lartë të qeverisë e administratës. Pjesa më e madhe e tribunës do të jetë e mbushur me njerëz të këtyre rangjeve

6.02.2013

Abrashi zgjedh Shqipërinë: I thashë jo Hitzfeld!

 

 


Amir Abrashi do të jetë e reja e radhës e kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjen kundër Norvegjisë, duke u bërë një ndihmë më shumë për kuqezinjtë në sfidën e rëndësishme kundër Norvegjisë.

Mesfushori, që pak ditë më parë mori edhe shtetësinë shqiptare, do të jetë pjesë e ekipit kombëtar, siç ka konfirmuar vetë ai duke bërë të ditur se një ditë më parë i kishte thënë jo Zvicrës dhe Otmar Hitzfeld në një takim që kishte pasur me këtë të fundit.

“Zhvilluam një bisedë miqësore me z. Hitzfeld. Ai më tha që po më ndiqte me vëmendje dhe unë thjesht duhej të kisha pak durim. Por unë jam i ndërgjegjshëm që në pozicionin tim te Zvicra, janë 7 lojtarë para meje”, tha 23 vjeçari për repartin ku aktivizohen futbollistë si Inler, Behrami, Xhemajli, Shvegler, Gelson, Fabian Frei dhe Salatiç.

“Ndaj kam vendosur që të luaj me Shqipërinë. Më vjen keq, por kjo është e rëndësishme edhe për karrierën time”, tha futbollisti që më në fund ka siguruar lejen nga Federata Zvicerane për të veshur fanellën kuqezi të përfaqësues shqiptare.

Mesfushori i talentuar ka qenë pjesë e përfaqësueses U-21 të Zvicrës, me të cilën ka luajtur 18 takime si dhe është shpallur nënkampion Evrope në vitin 2011. Ai ishte pjesë e kombëtares olimpike zvicerane që mori pjesë në Lojërat Olimpike Londër 2012 një vit më parë.

Ndeshja e lamtumirës për 8 madrilenë (FOTO)

 

 


adan-levante-ose-borussia-m

 

 

Ndeshja e sotme ndaj Osasunës, e cila mbyll edhe këtë sezon të Primera Division, do të jetë ndeshja e lamtumirës jo vetëm për JoseMourinhon por edhe për shtatë futbollistë.


Dy tashmë janë zyrtarisht të larguar: Carvalho te Monaco dhe Essien te Chelsea, por edhe pesë të tjerë me shumë gjasa nuk do të mbajnë më veshur fanellën “Los Blancos” gjatë sezonit të ardhshëm.

Për disa është arritur një para-marrëveshje ndërsa për të tjerët po punohet.

5.31.2013

FIFA: Dënime me rënie nga kategoria për racizëm

 

FIFA,  pritet të miratojë ditën e premte një paketë masash, që do të ashpërsojnë dënimet për racizmin në rrafsh universal.

Në bazë të proporacizmzimeve, më shumë vëzhguesa parashikohet të jenë të pranishëm në stadium në ndeshjet kyçe, ndërsa penalitetet për klubet, drejtuesit dhe futbollistët e përfshirë në abuzim racor do të ashpërsohen ndjeshëm.

Sipas kësaj rregulloreje të re, futbollistët që do të ofendojnë në mënyrë racore kolegët e tyre do të dënohen me minimumi pesë ndeshje pezullim.

Gjobat për klubet rriten, por për herë të parë, parashikohet deri heqja e pikëve, rënia nga kategoria apo përjashtimi nga kompeticionet europiane, për klubet, tifozeritë e të cilëve do të ripërsërisin kore raciste dhe do të përfshihen në incidente të tjera.

Midis masave, përfshihet edhe krijimi i një linje të posaçme denoncimi pranë FIFA-s, e cila do të ketë kompetencë të hetojë të gjithë ankesat e futbollistëve, për abuzim racor.