Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

Showing posts with label keshilla. Show all posts
Showing posts with label keshilla. Show all posts

6.08.2014

Interesante ! Dëshironi më tepër seks? Atëherë vendosni televizorin në...

 


Ja ç;ka nxjerrë si rezultat një sondazh i kryer nga " VoucherCodesPro.co.uk"

Të keni një TV në dhomën e gjumit mund të bëjë më pikante jetën seksuale. Në mesatare, kush ka pajisjen elektroshtëpiake aty ku fle, bën seks dyfish në krahasim me ata që nuk e kanë një "komoditet" të tillë. Këtë ka nxjerrë si rezultat një sondazh i kryer nga " VoucherCodesPro.co.uk"
Pjesëmarrësve të këtij kërkimi u është kërkuar nëse kishin televizor në dhomën e gjumit dhe sa herë në javë kishin raporte seksuale me partnerin. Rezultatet e mbledhura kanë treguar se kush kishte TV-në aty ku flinte, bënte dy herë seks në javë, kurse kush nuk kishte kufizohej vetëm në një herë.
Kjo shpjegohet me faktin e shikimit të filmave dhe programeve erotike sëbashku, në 37% të rasteve. Gjithashtu, 32% kanë deklaruar se bëjnë seks edhe pa humbur emisionet e preferuara, kurse pjesa tjetër argëtohen me njëri-tjetrin, kur kuptojnë se ajo që po ndjekin në TV është shumë e mërzitshme.

6.07.2014

si të zgjidhni parfumin e duhur

 

Nëse ende nuk e keni zgjedhur aromën tuaj është koha ta bëni këtë gjë, dhe ja se si.

“Femra e cila nuk mban parfum nuk ka të ardhme”, ka thënë Coco Channel. Nëse ende nuk e keni zgjedhur aromën tuaj është koha ta bëni këtë gjë, dhe ja se si.
Para se të filloni ta testoni parfumin, hulumtoni se çfarë nuanca të aromave dominojnë në shtëpinë tuaj. Kjo mund t’ju ndihmojë të vendosni se cilat aroma i keni më të përshtatshme dhe cilat jo.
Shmangi të merrni erë çdo parfumi, sepse do të përzihen aromat. Nëse ndodh kjo gjë duhet ta dini që aroma e kafes ndihmon të neutralizoni aromat e mëhershme dhe të vazhdoni më tej.
Kini kujdes tek emrat e parfumeve, sepse ato mund t’ua sugjerojnë karakteristikat e erës së parfumit. Nëse ju tërheq jashtëzakonisht emri, ka shumë mundësi që edhe era do t’ju tërheqë.
Nëse parfumi mban edhe nënshkrimin e një personi, atëherë ai paraqet edhe karakterin e tij. Njerëzit e zëshëm dhe shoqëror duhet të zgjedhin nuanca citrusi. Nuancat më suptile, siç janë livanda dhe vanilja, u shkojnë për shtat personave të rezervuar.
Para se ta blini, gjithsesi provojeni ekzemplarin testues. Megjithatë, nëse ka qenë dashuri në shikim të parë mos mendoni, blijeni dhe “nënshkruajuni” anembanë qytetit.

6.03.2014

Pija që i mban dhëmbët të shëndetshëm

 

 

 

 

Një arsye më shumë për të kthyer ndonjë gotë, është pikërisht shëndeti i dhëmbëve. Krahas vetive të njohura për zemrën, vera e kuqe i mbron dhëmbët nga kariet.
Ky fakt tregohet nga një studim i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Spanjolle, i botuar në revistën shkencore “Journal of Agricultural and Food Chemistry”.
“Problemet e dhëmbëve janë shumë të përhapura dhe në 60-90% të popullsisë botërore. Disa elementë që gjenden te vera e kuqe, shërbejnë si mbrojtës për zhvillimin e baktereve në dhëmbë, duke shmangur shfaqjen e karieve”, shprehet doktoresha Maria Victoria Moreno-Arribas, e cila ka analizuar ndikimin që ka vera në shëndetin e dhëmbëve.
Në të gjitha rastet e studimit u konstatua efikasiteti i verës për shkatërrimin e baktereve

5.26.2014

Si të largoni dhimbjen e kokës për 5 minuta

 

 

 

 

Të gjithëve na ndodh të kemi dhimbje koke dhe veçanërisht, në ditët stresuese, kur duhet të jemi të përqendruar dhe të fokusuar në çështjet e punës, duhet ta largojmë sa më shpejt këtë dhimbje, në mënyrë që të kthjellohemi. Ekziston në terapi, nëpërmjet së cilës mund të largoni dhimbjen e kokës për pesë minuta.
Hunda ka anën e majtë dhe të djathtë. Ne i përdorim të dyja anët për të thithur dhe nxjerrë frymën. Aktualisht të dyja anët e hundës, sipas mjekëve, kanë funksione të ndryshme.
Ju do të jeni në gjendje të dalloni ndryshimin gjatë dhimbjes së kokës, ku duhet të përpiqeni të mbyllni anën e duhur të hundës.
Përdorni anën e majtë për të marrë frymë. Rreth 5 minuta do të duhen që dhimbja e kokës të largohet. Në qoftë se ndiheni të lodhur, mbyllni anën tuaj të majtë dhe merrni frymë përmes anës së djathtë.
Pas një kohe do të ndieni mendjen tuaj të freskët. Nëse vuani nga dhimbja e vazhdueshme e kokës, provoni këtë terapi të frymëmarrjes për 1 muaj.

5.24.2014

Pse duhet ta dini nga vijnë vizitorët e faqes tuaj të internetit?

 

 

Rritja e numrit të vizitorëve (vizitueshmëria) të faqes tuaj në internet është padyshim synimi i çdo biznesi apo kompanie që reklamon një shërbim ose produkt çfarëdo online. Qoftë edhe në rastin e faqeve informative, si gazetat apo direktoritë, rritja e numrit të vizitorëve rrit edhe vlerën reklamuese apo informuese të vetë faqes. Në rastin e faqeve që shesin produkte/shërbime, rritja e numrit të vizitorëve rrit edhe mundësinë e blerjeve.

Prandaj, analizimi i origjinës së vizitorëve të faqes tuaj ju lejon të gjykoni më drejtë vendimet apo veprimet që duhet të ndërmerrni për të rritur vlerën e faqes ose shitjet e produkteve/shërbimeve tuaja.

Në vija të përgjithshme vizitorët e faqes tuaj vijnë nga këto burime kryesore:

  • nga motorët e kërkimit (Google, Yahoo, Bing, etj)
  • nga faqet e tjera referuese (si p.sh. media sociale si Facebook, etj)
  • nga trafiku i drejtpërdrejtë (direkt), dhe një burim i katërt
  • nga fushatat e marketingut (Email marketing, Facebook Ads, Google Ads, etj).

Para se të futemi më tej në trajtimin e burimeve kryesore të vizitorëve, duhet të sqarojmë se këtu po marrim të mirëqenë faktin që faqja juaj i regjistron vizitorët nëpërmjet shërbimeve të ndryshme statistikëmbledhëse si Google Analytics, etj.

Nëse e përdorni internetin rregullisht, atëherë domosdoshmërish ju përdorni edhe motorët e kërkimit për të gjetur informacionin që kërkoni. Por kështu bëjnë edhe vizitorët apo klientët tuaj potencialë. Google dhe Bing janë vetëm dy prej motorëve aktualisht më të njohur dhe më të përdorur në internet. Sfida juaj është të prezantoheni sa më mirë me qëllim që kur dikush kërkon për një informacion, produkt apo shërbim të përafërt me tuajat, faqja juaj të dalë sa më lartë në listën e rezultateve të kërkimit.

Përmirësimi i renditjes së faqes tuaj në motorët e kërkimit (SEO) kërkon një punë të vazhdueshme dhe publikim të rregullt informacionesh me qëllim që motorët të kenë informacion të bollshëm dhe sa më të freskët që t’ua serverin atë vizitorëve që kërkojnë në internet.

Nëse përqindja që zë numri i vizitorëve që vijnë në faqen tuaj nga motorët e kërkimit nuk është shumë e lartë, kjo mund të nënkuptojë që ju:

  • mund të mos jeni regjistruar ende në këto motorë
  • mund të keni mungesë informacioni të bollshëm
  • mund të mos keni informacion të freskët
  • mund të mos keni informacion i cili është me interes për vizitorët që kërkojnë
  • etj.,

Këto janë vetëm disa nga arsyet kryesore pse ju nuk keni vizitorë nga motorët e kërkimit. Identifikimi i problemit në këtë rast do t’ju ndihmojë të mendoni më konkretisht për hapat që duhet të ndërmerrni për ta përmirësuar situatën.

Faqet referuese (blogjet, media sociale, etj.)

Kur dikush vendos një link në faqen e tij, e cila ju çon direkt te faqja juaj, atëherë rritet edhe mundësia që vizitorët apo klientët potencialë të gjejnë faqen tuaj. Gjithashtu, kur dikush e reklamon/referon faqen tuaj me një link brenda faqes së tij, kjo bën që faqja juaj të vlerësohet më mirë edhe nga motorët e kërkimit të cilët e përdorin numrin e faqeve referuese si një element vlerësimi për renditjen tuaj brenda rezultateve të kërkimit.

Thënë ndryshe, sa më shumë faqe të tjera t’ju reklamojnë/linkojnë aq më shumë rritet mundësia e gjetjes së faqes tuaj nga vizitorët/klientët potencialë. Ky lloj referimi në internet është i krahasueshëm me reklamën (referimin) që njerëz apo klientët tuaj mund t’i bëjnë biznesit tuaj te klientët e tjerë që nuk ju njohin ende.

Një pjesë e madhe e faqeve referuese tashmë janë kanalet e ndryshëm të medias sociale, pra faqe si Facebook, Twitter, LinkedIn, blogjet, forumet, etj., etj. Madje, për mjaft uebmaster, si unë, që merren rregullisht me këtë punë, media sociale është shpesh burimi kryesor i vizitorëve.

Trafiku i drejtëpërdrejtë (ose trafiku direkt)

Trafiku i drejtëpërdrejtë nënkupton numrin e vizitorëve të cilët vijnë në faqen tuaj duke shkruar direkt adresën tuaj në internet. Pra kur dikush vjen te faqja juaj pasi ka vendosur në shfletues adresën e biznesit tuaj. Këta lloj vizitorësh janë ata që e kanë mësuar adresën e faqes tuaj nëpërmjet një reklame apo ndonjë miku, ose janë vizitorë të rregullt.

Ndonëse numri i këtyre vizitorëve normalisht përfaqëson një përqindje më të ulët nga totali i vizitorëve të faqes tuaj, ai gjithsesi mbetet një tregues mjaft i rëndësishëm kur dëshironi të kuptoni se sa rregullisht përdoret faqja juaj. Pra kur vizitorët vijnë direkt në faqen tuaj, kjo nënkupton se ata e përdorin atë si burim i rregullt informacioni dhe potencialisht e përdorin edhe për porositjen e shërbimeve/produkteve që ju ofroni.

Fushatat e marketingut (online ose offline)

Fushatat e marketingut që sjellin vizitorë në faqen tuaj janë të dy llojeve kryesore:

Online – këtu bëhet fjalë për reklamën tuaj virtuale në faqet e internetit, fushatat me email, reklamat/referencat nga faqet e tjera, njoftimet dhe prania juaj nëpër faqet e medias sociale, etj.

Offline – këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e reklamave me materiale apo formate të printuara, vizive, audio, etj, etj., të cilat reklamojnë direkt ose indirekt faqen tuaj në internet.

Tema e fushatave të marketingut është relativisht shumë e gjerë, por ajo që është e rëndësishme të theksohet këtu është fakti që pa bërë marketing faqja juaj do të mbetet në errësirë dhe jashtë vëmendjes së vizitorëve apo klientëve tuaj potencialë. Fushatat e marketingut (të vazhdueshëm) janë burimi kryesor i vizitorëve të cilat më pas e gjejnë faqen tuaj nëpërmjet burimeve që përmendëm pak më sipër.

Në përfundim

Siç e përmendëm edhe në fillim, analizimi i burimeve kryesore të vizitorëve të faqes tuaj ju ndihmon të gjykoni më drejtë vendimet dhe veprimet që duhet të merrni për ta rritur numrin dhe vlerën e tyre për punën dhe shërbimin/produktet që ju ofroni.

P.sh. në momentin që ju shikoni se numri i vitizitorëve që referohen nga (si p.sh. Facebook, blogje, etj) është shumë i ulët, atëherë mund të filloni të mendoni më konkretisht për të ndërtuar një strategji më të plotë për median sociale. Në rastin kur numri i vizitorëve që vijnë nga motorrët e kërkimit është relativisht i vogël, atëherë një strategji e mirë do ishte identifikimi i fjalëve kyce si dhe përgatitja e shkrimeve apo postimeve të rregullta të cilat rrjedhimisht do t’ju sillnin edhe më shumë vizitorë.

  • Jo çdo burim është i njëjtë.
  • Jo çdo vizitor është i njëjtë.
  • Jo çdo vizitor është klienti juaj

Ndaj është e rëndësishme të zbuloni dhe të kontrolloni rregullisht (çdo javë, çdo muaj) nga vijnë vizitorët tuaj. Kështu mund të kuptoni ku duhet të përqendroni energjinë dhe kohën tuaj për të rritur vlerën e burimeve më të dobishme.

Identifikimi dhe analizimi i vizitorëve do t’ju ndihmojë t’i përgjigjeni më mirë nevojave të tyre. Gjithashtu, identifikimi i burimeve do t’ju ndihmojë të përgatisni strategjinë tuaj të veprimit me qëllim rritjen përfitimit për punën apo biznesin tuaj.

3.08.2014

Si të rrisni flokët në pak kohë

 

floket e gjateeeNdonjeherë jemi mosbesues në metodat popullore, që ndihmojnë në përmirësimin e imazhit dhe kërkojmë efekte të menjëhershme apo afatgjatë. Por jo, nëse zgjidhni të trajtoheni me metoda popullore duhet të keni durim, pasi përmirësimi vjen gradualisht, por më e rëndësishmja është që trajtimi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe jo 2 apo 3 herë dhe të lodheni se nuk arritët atë që donit. Për të zgjatur flokët sa më shpejt dhe në mënyrë sa më natyrale, madje 3-4 cm në javë mjafton vetëm një filxhan vaj ulliri.

Vajin e ullirit ngroheni për 10 sekonda, sigurohuni që vaji të jetë i vakët dhe jo i nxehtë, sepse shkakton rënie të flokëve. Vajin e ngrohur aplikojeni nga rrënja deri tek majat e flokëve dhe për 4 minuta qëndroni kokëposhtë. Pas këtyre 4 minutave mbajeni vajin e ullirit në flokë për dy orë, më pas lani flokët si zakonsiht. Kjo maskë rekomandohet vetëm 2 herë në javë.

3.07.2014

Shërohuni duke përdorur mjaltë

 

 


mjaltiTë gjithë kemi dëgjuar për dobitë e shumta të mjalit, i cili është nektar  dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët i kthyer në shurup të pasur. Mjalti ka efekte të menjëhershme, qoftë kur kombinohet me disa ushqime por dhe kur konsumohet direkt. Konsumoni sa më shumë mjalt dhe largoni nga trupi shumë dhimbje:

1-   Konsumimi i rregullt i mjaltit ndihmon në forcimin e memories dhe të sistemit imunitar.

2-   Për të luftuar diarenë mjafton që mjalti të pihet i tretur me ujë të ngrohtë, ndërsa për të luftuar kapsllëkun mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë.

3-   Mjalti pastron gjakun dhe lehtëson qarkullimin e tij në trup

4-   Mjalti është ilaçi më i efektshëm për shërimin e takikardisë (të rahurave të shpeshta të zemrës).

5-   Mjalti ndryshe nga sheqeri, nuk e rëndon organizimin.

6-    Dhimbjet në sy largojini duke e fërkuar syrin me pak mjaltë.

7-   Për anemikët mjalti është një “bombë” gjaku

8-    Për nevrikët mjalti ndihmon për t’u qetësuar

9-   Sigurisht që mjalti ka efekt pozitiv edhe tek fëmijët, i cili ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

10-  Mjalti ndërpret menjëherë dhimbjet e stomakut

11- Mjalti përdoret edhe për shërimin e plagës, mjafton vetëm që plaga të lyhet me mjaltë dhe shumë shpejt vihet re përmirësimi.

12- Fëmijët që urinojnë në shtrat duhet të hanë sa më shumë mjalt, derisa kjo sëmundje të ndërpritet.

si te kemi një fytyrë pa puçrra ,maska me kripë

 

 


maska me kripeMe vetëm pak kripë dhe qumshët  ju “hiqni qafe” puçrat që ju bezdisnin dhe ju “shëmtojnë” paksa.

Në një tas hidhni një lugë kripë (të hollë) dhe shtoni pak qumësht, aq sa të mbulohet kripa, përzieni derisa të tretet mirë kripa, më pas alikojeni në fytyrë, duke shmangur pjesën poshtë syve dhe lëreni vetëm për 10 minuta.

Më pas, fytyrën shpëlaejni me sa më shumë ujë të bollshëm, ku menjëherë do të vihet re ndryshimi, një fytyrë pa puçra, pa njolla dhe më e rinuar, pasi kripa luan rolin e dizinfektimit të fytyrës.

3.05.2014

Si ta kuptoj nëse kam rënë me të vërtetë në dashuri?

 

 

Ndonjëherë ndjenja e dashurisë është e pakuptueshme, pavarësisht moshës së individit! Femrat janë ato të cilat ngrenë më shpesh pyetjen: “Si ta kuptoj nëse kam rënë me të vërtetë në dashuri?”. Ndaj ne menduam të sillnim disa këshilla dashurie këtë herë…

Ndjenjat

Ndjenjat dhe dashuria (1)
Nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh nëse ke rënë vërtet apo jo në dashuri! Ndonjëherë zemra dhe mendja nuk “flasin” dhe ju jeni vërtet konfuzë për ndjenjat dhe jetën tuaj. Pra si mund të qartësoheni? Është e mundur të reflektoni te disa emocione dhe te disa reaksione tuajat, që ju duken jo shumë “normale”. Ndoshta nuk mund t’i pranoni ndjenjat tuaja ndaj të tjerëve, por thellë  në zemrën tuaj, duhet t’ia dilni të jeni pak të sinqertë. Ja atëherë disa këshilla për të kuptuar dashurinë.

Ndjenjat dhe dashuria (5)E ndien mungesën e tij në çdo moment

Të ndiesh mungesën e personit të zemrës është pikërisht fillimi. Pasi keni kaluar orë duke folur në telefon dhe pasi e keni ndërprerë bisedën, menjëherë e pyesni veten se çfarë do të jetë duke bërë në ato momente dhe nëse po ju mendon. Kjo gjë është normale, ashtu siç është normale të dëshirosh të kalosh pothuajse të gjithë kohën me të dhe të organizosh takime, edhe të “çmendura” vetëm për ta parë. Nëse jeni në këtë stad, nuk ka asnjë dyshim: jeni shumë të dashuruar!

Ndjenjat dhe dashuria (4)Flet gjithnjë për të

Një person i dashuruar ka një defekt shumë të madh, të paktën për atë që në një farë mënyre është i/e detyruar ta dëgjojë, flet gjithmonë për të dashurin e saj (në këtë rast). Çdo justifikim për të është i mirë që të nisë një diskutim: “ai ka bërë këtë, ka bërë atë”, “po sa ka investuar për atë gjë”, “idetë e tij janë më të mirat”. Është një gjë që nuk mund të kuptohet, por personi i dashur bëhet objekt i çdo diskutimi dhe i çdo argumenti.

Mendon për të mirën e tij, përpara të mirës tënde

bujaria është një tjetër faktor. Kur mendohet për të mirën e personit të dashur përpara të mirës vetjake do të thotë ta duash shumë atë. Nuk është e nevojshme të flijoheni, por edhe vetëm duke u përpjekur për të mos lënë pas dore dëshirat e tjetrit, do të thotë shumë. Për shembull: të shkosh ta shohësh kur luan futboll, të zgjedhësh për të parë në kinema filmin e tij të preferuar ose ndoshta të bësh një udhëtim, sepse ai ka dëshiruar gjithmonë të shohë një gjë të caktuar në një vend shumë të preferuar për të.

Ndjenjat dhe dashuria (3)Gjestet e vogla dhe shumë të rëndësishme të dashurisë

Është e qartë se gjestet e mësipërme nuk janë të vetmet gjeste nëpërmjet të cilave kuptohet nëse ke rënë në dashuri ose jo. Ty duhet të të rrahë zemra fort, të ndiesh “fluturat” në stomak ose ndoshta të ndiesh të dridhurat nga vetëm një shikim i tij për t’u bindur se ke rënë në dashuri.

Çfarë është dashuria?

Dashuria është një emocion i nxitur nga subkoshienca jote për të të bërë ty sa më të afërt me një person tjetër. Supozo se ti po kalon një periudhë të keqe dhe dikush të ndihmon çdo ditë për ta tejkaluar këtë situatë. Në këtë rast subkoshienca jote do të vërë re që kur ti rri me atë person e ndien veten në formë, kështu subkoshienca do të të bëjë ta duash atë person, që të të mbaj sa më afër tij.

Ndjenjat dhe dashuria (2)Pse e dua?

Ti mund të pyesësh veten: pse nuk e konsiderova si një ndihmë shoqërore, por rashë në dashuri? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse i korrespondon kërkesa të tua subkoshiente që ti ke për të dashurin ideal, përndryshe ky person do të jetë thjesht një shok i mirë për ty.

Çfarë është dashuria e vërtetë?

Dashuria e vërtetë është një kombinim i nevojës, kompensimit dhe dashurisë pa kushte. Ti mund ta duash dikë, sepse ke nevojë për të, sepse ndien kompensim për cilësi që nuk i ke vetë, ose sepse thjesht e do pa kushte. Megjithatë, sa më shumë t’i largohesh dy faktorëve të parë (nevojës dhe kompensimit) dhe të shkosh drejt dashurisë pa kushte, aq më e vërtetë është dashuria, ndërsa marrëdhënia është më e shëndetshme dhe më e lumtur. Të gjithë besoj biem dakord se dashuria pa faktorët e parë nuk ekziston, është e pamundur të jetë, por megjithatë mund ta mbajmë të ulur përqindjen që ato zënë në krahasim me dashurinë pa kushte. Kështu mund t’ia kalojmë më bukur dhe të jemi më të lumtur.

8.07.2013

Si të bëjmë fëmijë me gjininë qe ne duam ?

 

 

Një dietë vegjetariane sjell më shumë vajza, por jo gjithmonë. Një dietë me shumë magnez, kalcium dhe kalium, pra nënat që konsumojnë mish, kanë më shumë shanse të bëjnë djalë. Por në fund, gjininë e bebit nuk e përcakton dot askush me saktësi.

Sigurisht që kryesorja është të kemi një fëmijë me shëndet të mirë. Por jemi vetëm njerëz dhe është e pashmangshme të dëshirojmë fëmijën me një gjini të caktuar. Kështu edhe urojmë: “Me nje djalë!” apo “Me një vajzë!” Por si të bëjmë fëmijë me gjininë e dëshiruar? Shkencëtarët anglezë (në Nottingham) kanë bërë një zbulim surprizë. Mamatë qe hanë vetëm ushqime vegjetariane në jetën e perditshme, lindin vajza më shpesh. Është provuar gjithashtu edhe shkencërisht që ushqimi ndikon në gjininë e fëmijës. Shkencëtarja Pauline Hudson në revisten “Family&Co” thotë se është provuar gjithashtu edhe e kunderta, nese organizmi i nënës merr më shumë magnez, kalcium dhe kalium se zakonisht dhe mamatë hanë më shumë mish, ato lindin djalë. Doktor Lendram Shetl (SHBA) në vitin 1984 ka shkruar një libër “Si të zgjedhësh seksin e fëmijës?”. Ai shqyrtoi kromozomet X (të femrave), që janë më të mëdha dhe më të forta se kromozomet Y (të meshkujve), por më të ngadaltë, dhe arriti në përfundim se, që të bësh fëmijë me seksin e dëshiruar, është shumë e rëndësishme të bësh dashuri në ca ditë të veçanta të ciklit të menstruacioneve: nëse prindërit bëjnë dashuri disa ditë përpara ose disa ditë pas ovulacionit (shkëputje e vezës), do të dalë në dritë një djalë, sepse spermatozoidet e kromozomeve Y do të jenë të parët që arrijnë në vezën qelizave. Ndërsa nëse ata kanë bërë dashuri përgjatë të gjithë pjesës tjetër të ciklit, ka shumë mundësi të lindin vajzë, sepse spermatozoidet e kromozomeve X do të jenë të parët që arrijnë në vezën qelizë. Ja pse doktor Shetl këshillon: “Nëse dëshironi të keni një djalë, bëni dashuri dy-tri  ditë pas ovulacionit, kurse që të keni një vajzë, në çfarëdolloj dite, deri në ditën e tretë perpara ovulacionit. Shkencetaret nenvizojnë se seksi i fëmijës varet edhe nga fakti nëse gruaja ka pasur orgazëm. Gjatë orgazmës, mjedisi i vaginës bëhet më alkalin dhe më i volitshëm për të pasur një djalë. Nëse gruaja nuk ka pasur orgazëm, ka shumë mundesi të lindë vajzë. Gjithashtu, në menyrë qe te bësh një djalë, babai duhet të veshë mbathje të shkurtra sportive, sepse kromozomet Y kanë probleme të mbijetojne në nxehtësi. Çifti duhet të bëjë dashuri në temperaturën e dhomës. Por nëse babai do që të ketë një vajzë, këshillohet që ai të bëjë një dush të ngrohte përpara se të bëjë dashuri. Edhe një këshillë tjetër për ata që duan të bëjnë një djalë, përpara se të bëni dashuri, babai duhet të pijë një kafe turke, sepse ajo stimulon kromozomet Y. Disa vite më parë, një metodë e quajtur “MikroSort” u zbulua në një institut gjenetik (USA, Virginy). Në këtë metode doktorët arritën të ndajnë kromozomet X nga ato Y. Shkencëtarët shpallin se në 90% të rasteve ata kanë sukses të bëjnë vajza, por vetëm 73% për të bërë djalë. Metoda “MikroSort” zhvillohet kështu: një mostër e spermës trajtohet me përzierje kimike të veçanta në mënyrë që të gjendet se cilat janë kromozomet X dhe cilat janë Y. Pas kësaj shkencëtarët nëpërmjet lazerit ndajnë kromozomet X nga Y, dhe nëna fekondohet artificialisht me spermatozoidet e dëshiruar.

6.21.2013

Si Të Heqim Majat E Djegura Të Flokëve

 

iStock_000010523156XSmall[1]Femrat duhet të heqin dorë patjetër nga përdorimi i prodhimeve që shkaktojnë djegien e flokëve. Kështu që duhet të mundohemi më shumë dhe t’i kthejmë ata në jetë, të paktën të kenë një pamje të këndshme.

Nëse flokët i keni të lagur, atëherë mos i krihni, për shkak se janë shumë të ndjeshëm dhe të predispozuar të këputen. Përdorni krehër me dhëmbë të gjerë.

Shkaktarë tjerë për këputje janë edhe hekuri, pjastra, masha dhe mjetet e tjera që përdorni për tharjen e flokëve. Përdorni nënkresë pambuku. Sepse këto lloj nënkresash zvogëlojnë nyjëzimin dhe këputjen e flokëve.

Stilisti i ‘Lacey Dagenois’, Mamsey Brown, parapëlqen që çdo 6-8 muaj flokët të priten. “Nëse dëshironi që t’ju rriten flokët të shëndetshëm, atëherë duhet të shmangni këputjen dhe djegien e tyre”, thotë ai.

Ndërsa Civitas thotë se stilisti i Nju-Jorkut, Les Havert, propozon që të përdorni ushqyes për flokë duke përdorur ndonjë kapelë prej plastike (mund të jetë edhe një peshqir i ngrohtë), të prisni 10 minuta dhe pastaj t’i pastroni me ujë me akull dhe limon.

6.16.2013

Këshilla që të mbroni flokët tuaj gjatë verës

 

 

Çfarë ndodh me flokët tuaj kur ekspozohen në diell?
Gjatë ekspozimit intensiv në diell, flokët bëhen shumë të brishtë, ndahen qelizat nga flokët, duke shkaktuar kështu dehidratim, bëhen delikatë, errësohen dhe ndonjëherë zverdhen. Që t’ia “mbathni” nga ky problem, është e rëndësishme të kujtoni se floku duhet mbrojtur nga dielli duke përdorur kapele. Shmangni gjithmonë diellin kur është në kulmin e tij. Larja e tyre cdo ditë nuk i dëmton ato, meqë nuk rrinë të lagura për shumë kohë.

Pas larjes në det/ pishine, kush është kujdesi primar për flokët?
Duhet të lahen me ujë, duke përdorur gjithashtu shampo dhe balsam në bazë të llojit të flokut. Nëse floku juaj është i thatë ose ka tendencë të dobësohet, atëherë është trajtimi plotesues ai me krem zbutës pas larjes.

Pse floku bëhet jeshil? Mos është klori ose dielli ” fajtor” për këtë?
Në fakt, klori nuk ka të bëjë fare më këtë gjë. Ajo cfarë e bën flokun jeshil është bakri, që ndodhet në pishinë, nga tubat që sjellin ujin në pishinë.

Ka ndonjë mënyrë në kushte shtëpiake që të largoj ngjyrën jeshile nga flokët?
Po, shpëlajini flokët mirë me një lugë gjelle uthull në një gotë me ujë në mënyrë që të largoni ngjyrën jeshile nga flokët.

Cilat janë produktet më të nevojshme për flokët gjatë verës?
Një shampo e mirë, sipas tipit të flokut tuaj, e shoqëruar me balsam, ose në rastin e flokut të lyer ose të dobët, shoqërojini me një maskë një herë në javë.

Pse janë floke të ndarë tek majat?
Majat e ndara, vijnë si pasojë e zakonit së krehjes së flokëve shpesh, sidomos kur janë të njomë. Kjo e shkatërron flokun, dhe i lë majat e hapura në fund. Rrihni një vezë, së bashku me xhelin e një gjetheje aloe vera dhe një lugë caji mjaltë. Aplikojeni tek flokët dhe lajini ato vetëm pas një ore, me nje shampo enkas për këtë lloj dëmtimi kapilarësh.

Lajini flokët në mënyrën e duhur
Mos harroni se nuk duhet t’i lani në ujë shumë të nxehtë dhe nuk duhet t’i shtrydhni ato fortë për të larguar ujin.Idealja do të ishte t’i lanit në ujë të ngrohtë ose të ftohtë dhe t’i thanit me peshqir. Mos harroni zgjidhni gjithmone shampon në bazë të tipit të flokut tuaj.

Hidratimi
Hidratim është i domosdoshëm për cdo lloj floku. Nuk duhet t’i lyeni, krihni ose t’i prisni flokët pa i bërë hidratimin e duhur.

10 këshilla si t’i mbroni sytë nga rreziqet e verës, rëra dhe dielli

 

 

Stina e verës është mjaft delikate për sytë tanë. Pasi shikueshmëria si e tillë, iu nënshtrohet  vazhdimisht sulmeve të shkaktuara nga rëra në plazh, kripa e detit apo edhe dielli i fortë. Mësojeni pra veten si t’i mbroni sytë tuaj prej tyre goditjeve që mund të pësojnë sytë tanë prej tyre. Ja këshillat që jep Agjencia Ndërkombëtare për Parandalimin e Verbërisë :

1) Mbrojini sytë me syze që kanë filtra në përputhje me kuotat e caktuara, sidomos kur dielli është i fortë.

2) Mos i vini lentet e kontaktit, ndërsa ju laheni në det, ose jeni duke marrë rreze dielli.

3) Nëse rëra futet në sytë tuaj, shpëlajini tërësisht me ujë, pa i fërkuar aspak.

4) Vini një maskë apo syze, në qoftë se ju vuani nga acarimet e syve.

5) Kujdes kur vini krem rreth syve.

6) Pini ujë me bollëk, jo vetëm për të shmangur dehidratimin e organizmit në tërësi, por edhe për ta mbrojtur nga pakësimi i xhelit që mbush syrin.

7) Ndiqni një dietë të pasur me vitamina për të mbrojtur zonën qendrore të retinës, macula, e cila është edhe më e ndjeshmja dhe ju lejon të shikoni me definicion të lartë dhe ngjyra.

8) Mos i prekni sytë pa larë duart më parë.

9) Shmangni ekspozimin në diell dhe notin në det ose pishinë, në praninë e infeksionit të syrit ose inflamacioneve.

10) Nëse jeni duke marrë ilaçe, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para ekspozimit të diell. Disa ilaçe të tilla si antibiotikët mund të shkaktojnë reagime negative në dritën e diellit, edhe në lidhje me sytë.

5 këshilla, si të mos ua “zërë makina” fëmijët teksa udhëtoni

 

 

 

Kur ju shkoni në pushime dhe keni fëmijë të vegjël në familje, me siguri që

shpesh, ndesheni me probleme gjatë udhëtimit me makinë. Të cilat përfshihen në atë që quhet “sindroma e makinës” dhe që sipas mjekëve, përfshin të paktën 1 në 10 fëmijë. E që shoqërohet me të vjella dhe marrje mendsh. Zgjidhja e vetme është parandalimi i këtyre shenjave, në mënyrë që udhëtimi juaj mos kthehet në një traumë. Në çfarë mënyre? Ja disa:

1) Asnjë lëng : Shmangini fëmijët nga të pirit e lëngjeve para dhe gjatë udhëtimit. Asnjë pikë ujë apo lëng frutash, qumësht ose çaj të ftohtë apo pije te ftohte, të paktën katër orë para nisjes. Duket si një zgjidhje mizore, pasi në këtë mënyrë fëmija do të vuajë nga etja, por do të jetë e sigurt që s’do ketë të paktën të vjella gjatë udhëtimit.

2) Shuajani etjen gjatë rrugës : Nëse rruga që ju planifikoni të bëni është e gjatë, është e pashmangshme që fëmija juaj të jetë i etur gjatë saj. Prandaj, mënyra më e mirë për ta “shuar”, është ajo e dhënies së dozave të vogla të ujit. Por gjithsesi, ai duhet të ketë ngrënë diçka, një sanduiç, pica apo ndoshta edhe një meze të lehtë.

3) Jo nxehtësi në makinë : Temperatura nuk duhet të jetë shumë e nxehtë brenda në makinë, gjatë udhëtimit. Por edhe nëse keni kondicioner, mos e teproni me ato të ftohjes.

4) Jo shumë kthesa : Duhet që ta ngisni makinën në mënyrë lineare, pa u përshpejtuar shumë, dhe të bëni një ndalesë çdo 2 orë, duke lejuar që fëmija juaj të pushojë disi.

5) Hiqjani mendjen : Më shumë argëtim në makinë. Është e rëndësishme që t’ia shkëpusni disi mendjen gjatë udhëtimit. Secila zgjidhje mund të jetë shumë e dobishme, që nga këngët, lojërat, dhe çdo gjë që ju mund të mendoni se është argëtuese.

6.14.2013

si te Pastroni mushkëritë nga tymi i duhanit

Nëse pini duhan, përpiquni të paktën të reduktoni rrezikun nga sëmundjet që shkakton. Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu mund të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve. Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga karcinoma në botë dhe nga ai më së shumti sëmuren duhanpirësit. Për këtë arsye mjekët u rekomandojnë të gjithë duhanpirësve të lënë duhanin.

Lista e ushqimeve që mund t’ju ndihmojnë të pastroni mushkëritë:

1. Misri i ëmbël

Ky ushqim përmban beta-kriptoksantinën, për të cilën pohohet që mbron mushkëritë nga karcinoma, sepse paraqet antioksidant të fortë.

2. Seleni

Ky është antioksidant i fuqishëm i cili mund të gjendet në llojet e ndryshme të peshkut si, salmoni dhe merluci, por edhe në mishin e qengjit, vezë dhe drithëra.

3. Qepa

Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë kanë karcinomë parandalon rritjen e qelizave të reja.

4. Xhenxhefili

Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen.

5. Portokajtë

Përveç se janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim parandalues kundër kancerit të mushkërive.

6. Hithrat

Kjo bimë e gjelbër është e pasur me hekur dhe është mjet shumë i dobishëm për detoksikim të mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.

7. Çaji nga halat e pishës

Ky çaj më së shpeshti shërben për shpëlarjen e fytit dhe gojës. Megjithatë mund jetë aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive.

Keni parasysh që nuk mund të pastroni tërësisht mushkëritë nëse i konsumoni këto ushqime. Por të paktën mund të liroheni nga toksinat në një masë të caktuar.

6.13.2013

Edhe ju mund te keni kembe te persosura. Ja si duhet te veproni

image

Si të mbetesh shtatzënë për gjashtë muaj?

 

 

 

TIRANE - Studimet e fundit të kryera nga neuroshkencëtari, Dr Michael Arnold dhe ekipi i tij, dolën në konkluzionin se 75 përqind e çifteve që kanë ndjekur këto këshilla, gjatë një periud

 

he gjashtë mujore, kanë arritur një shtatzëni të suksesshme.

Ja këshillat që duhen ndjekur:
1. Duhet të

shtatzene

keni një marrëdhënie të rregullt  (së paku tri herë në javë) gjatë gjithë ciklit të mund të dyfishoni shanset për të ngelur shtatzënë.
2. Qëndroni të hidratuar, pini të paktën 1-1/2 litra në ditë me ujë të filtruar apo shishe.
3. Hani mëngjes çdo mëngjes në mes orës shtatë dhe nëntë.
4. Sigurohuni që ju jeni në gjumë në orën 23:00.
6. Ushtroni për 30 minuta, tri herë në javë.
7. Të paktën një herë në javë bëni një shëtitje. Shkoni në qiell dhe të dëgjojnë zogjtë këndojnë.
8. Shmangni ushqimet e skuqura në një temperaturë të lartë.
9. Shmangni alkoolin dhe kafeinën.
10. Reduktojeni stresin tuaj; është thelbësore që truri të dërgojë sinjalet e duhura në trupin tuaj.
12. Shmangni toksinat mjedisore ku është e mundur.

6.07.2013

Ilace popullore per djersen !

 

2

1

6.04.2013

Tre Teknika Për Flokë Me Onde

 

Dëshironi t’i bësh flokët me onde vetë? Ju këshillojmë tre mënyra shumë efikase, pa pasur nevojë të shkoni tek parukierja.

Flokë me onde të bëra në shtëpi me shkumë flokësh

1. Mbas shampos, krihini mirë flokët për të eliminuar nyjet.
2. Aplikoni shkumë për flokët, mundësisht nga ato profesionalet që krijojnë volum.
3. Ndani tufa të vogla flokësh dhe rrotullojini derisa të bëhen kaçurrela. Kapini me një kapese mbi kokë.
4. Thajini flokët dhe lërini pa krehur për disa orë ose më mirë për të gjithë natën, duke i lidhur kaçurrelat me një shami koke që t’i mbajë të palëvizshme.
5. Hiqini kapëset dhe ndajini kaçurrelat me dorë.

118[1]
Flokë me onde të bëra në shtëpi me pjastër

1. Lajini flokët. Mbasi t’i keni tharë me peshqir, vini shkumën dhe thajeni kokën me tharëse.
2. Ndizni pjastrën.
3. Ndajini flokët me tufa prej 6 cm diametër. Duke u nisur nga majat, rrotullojini flokët rreth pjastrës duke krijuar bukle.
4. Mbajeni për disa sekonda dhe pastaj tërhiqeni pjastrën menjëherë, për të pasur një efekt “sustë”.
5. Përsëriteni këtë procedurë mbi të gjithë flokët, tufë për tufë.

Flokë me onde të bëra në shtëpi me anë të gërshetave

Gërshetave janë një metodë shumë e vlefshme, sidomos mbi flokët deri tek supet. Sa më të holla të jenë gërshetat aq më shumë onde do të kenë flokët. Gërshetat e trashë japin onde më të mëdha e të rralla. Mbajini gërshetat në kokë 4-5 orë, ose më mirë gjithë natën. Lëshojini gërshetat duke lënë 2 në mënyrë që t’ju shërbejnë për model dhe pastaj punojini ondet me duar apo krehër sipas modelit që dëshironi.

Propozimet më romantike për martesë

 

Bëjeni të dashurën të ndihet mbretëresha e jetës suaj, propozojini asaj në mënyrpropozimet-per-martese-1-150x150ën më përrallore, që të mbetet një kujtim i paharruar

Keni në mendje të martoheni? Ajo ju ka folur pafund sesi miqtë e saj dhe të huajt, kanë bërë propozime fantastike, që e kanë lënë pa mend? Filloni të mendoni dhe ju për një ide unike, pasi kjo do të jetë një nga ato historitë që do ta tregoni gjatë gjithë jetës, në mbrëmjet me miqtë, në restorante me të huajt, apo edhe në orët e gjata të qëndrimit në parukeri. Midis 50 ideve të mëposhtme zgjidhni propozimin ideal dhe shpresoni që të merrni përgjigjen pozitive.

Propozimi në publik

1. Nëse keni prirje për të qenë dramatik, lidhuni me producentin apo menaxherin e një shfaqjeje dhe propozojini të dashurës suaj në momentet e fundit përpara se spektakli të mbarojë. Sigurohuni që edhe asaj t’i pëlqejë propozimi në publik.

2. Pronotoni një faqe të plotë reklamash në gazetën e përditshme, që gruaja juaj e ardhshme lexon. Kjo do të jetë një surprizë mahnitëse, të cilën ajo nuk do ta harrojë kurrë.

3. Paguani një karikaturist në rrugë t’ju bëjë të dyve një portret. Në pikturën tuaj të shkruajë propozimin dhe në të sajën pohimin për martesë.

4. Shkoni në një akuarium të madh dhe në shfaqjen rutinë që bëhet me delfinët dhe peshqit, rregullojeni me zhytësit të bëjnë surprizën tuaj. Më parë përgatitni me shkrim dore tekstin dhe në momentin kur ju dhe e dashura juaj do të jeni duke parë në akuarium, një palombar të afrohet pranë xhamit dhe t’ia paraqesë propozimin.

5. Nëse e dashura juaj është një tip aventuror, propozimi juaj duhet të jetë i tillë. Nisni së bashku me të një gjueti thesari. Fillojeni me të dhëna të lehta në shtëpi. Vazhdojeni me mistere të vockla në pikat tuaja të preferuara të qytetit dhe në destinacionin e fundit gjeni thesarin e martesës suaj të ardhshme.

6. Në një mbrëmje kërcimi dhe feste, kërkojini DJ ose liderit të bandës t’ju japë mundësinë e të folurit në mikrofon për disa çaste ose mund të këndoni një këngë, e më pas të bëni propozimin në pistën e vallëzimit.

7. Punësoni një aviator të shkruajë në qiell propozimin, mundësisht edhe me emrin e të dashurës, që të mos krijohen keqkuptime.

8. Nëse planifikoni të bëni një udhëtim me avion, përdornin sistemin e lajmërimit të stjuardesave për të bërë deklaratën tuaj të dashurisë.

9. Shfaqeni propozimin tuaj martesor në një reklamë të krijuar prej teatrit vendas. Sigurohuni që të jeni në kohën e duhur të shfaqjes së pamjes.

10. Krijoni një festë me të gjithë miqtë dhe familjarët tuaj. Jepini atyre të veshin një bluzë ku të shkruhet nga një shkronjë e veçantë. Në momentin e caktuar mblidhini ata së bashku dhe do të formohet propozimi “Dëshiron të martohesh me mua?”

Propozimi në shtëpi

11. Për një surprizë të thjeshtë, pasi e dashura juaj të flejë, zëvendësojeni unazën e përditshme që ajo mban në kutinë e bizhuve, me unazën e fejesës, në mëngjes kur të zgjohet do të mbetet e shokuar.
12. Shkruajini një letër dashurie me propozimin martesor në fund. Futeni në librin e saj të preferuar apo në atë që po lexon momentalisht dhe në çastin kur ajo të zbulojë shënimin, jepini ëmbëlsisht edhe unazën.

13. Fikni të gjitha dritat e apartamentit tuaj dhe krijoni një udhë qirinjsh, të cilat të udhëheqin në një qark, ku është vendosur unaza e martesës.

14. Nëse jeni të sigurt që përgjigjja e saj do të jetë pozitive, vërjani unazën në gisht gjatë gjumit e zgjojeni me shampanjë dhe luleshtrydhe. Fillimisht gjesti do të duket romantik, por kur ajo të shohë unazën gjërat do bëhen serioze.

15. Lidhni përmes shtëpisë suaj një fjongo të kuqe. Në çdo pjesë të saj ngjisni kujtimet më të bukura të lidhjes suaj. Në fund të fjongos qëndroni ju me unazën në duar.

Propozimi me anë të teknologjisë

16. Regjistroni deklaratën tuaj të dashurisë dhe propozimin për martesë dhe hidheni atë në iPodin e të dashurës suaj. Në momentin kur ajo do ta hapë atë për të dëgjuar muzikë, do të dëgjojë edhe propozimin tuaj.

17. Filmojeni propozimin që do t’i bëni njeriut tuaj të zemrës dhe ngarkojeni atë në YouTube. Mblidhuni së bashku për të parë “një film” dhe tregojani online.

18. Merrni kamerën e saj dhe shkoni te vendet e preferuara të së dashurës suaj. Sigurohuni që të keni edhe një mik me vete, në mënyrë që t’ju fotografojë, duke mbajtur në dorë propozimin tuaj. Më pas jepini të dashurës kamerën dhe kërkojini t’ju hedhë në kompjuter fotot, ajo do t’i shohë me siguri.

19. Një tjetër mënyrë fantastike, është propozimi me anë të mesazheve. Shkruajini të dashurës suaj mesazhe që do ta orientojnë atë të vijë drejt jush, përgjatë rrugëve që ajo nuk i njeh. Në çastin final, do t’ju zbulojë juve të ulur në gjunjë.

20. Krijoni një faqe në internet, ku ju shprehni dashurinë dhe qëllimet tuaja për të dashurën. Lërini asaj vetëm adresën e faqes dhe pasi propozimi të pranohet zyrtarisht, ajo do të jetë e lumtur t’ia dërgojë atë faqe të gjithë miqve dhe familjarëve.

21. Krijoni një lidhje të drejtpërdrejtë nëpërmjet internetit me vendin ku do t’i propozoni të dashurës dhe kërkojini familjes suaj ta ndjekë atë kanal në internet.

Propozimi në ushqim

22. Vëreni kutinë që përmban unazën e saj në një pjesë të ëmbëlsirës, që do t’jua shërbejë kamerieri në restorantin e preferuar.

23. Në një kuti çokollatash të shijshme, ndër të tjera fshihni edhe unazën tuaj, më pas dhurojani atë të dashurës.

24. Kërkojini pastiçierit të shkruajë përreth pjatës së saj me çokollatë propozimin “Do të martohesh me mua?”.

25. Porositni një tortë që ka të shkruar propozimin tuaj. Torta do të shfaqet në një vitrinë dyqani teksa ju kaloni me të dashurën tuaj dhe më pas uluni në gjunjë e kërkojini të bëhet e juaja.

26. Nëse dëshironi mund të ndiqni edhe metodën klasike, futeni unazën e martesës në një gotë shampanjë, apo porosisni një pije që ka të shkruar në fund propozimin tuaj.

Propozimi me lojë

27. Krijoni fjalëkryqin tuaj personal dhe përgatituni ta ndihmoni të dashurën ta plotësojë atë teksa ajo ha mëngjesin.

28. Shkruajeni propozimin me yje fosforeshentë, ngjitini ata në mur, fikni dritën dhe shtrihuni në shtrat. Në këto momente do të shfaqet pamja mahnitëse e fjalëve tuaja më të ndjera.

29. Me magnetet që ngjiten zakonisht në frigorifer, krijoni fjalët që doni të thoni dhe thjesht lëreni të dashurën tuaj ta zbulojë.
30. Hyni vjedhurazi në zyrën e saj dhe shkruajini mbi tavolinë propozimin që keni përzgjedhur. Qëndroni të fshehur derisa ajo ta zbulojë dhe më pas shfaquni.

31. Kërkojini të dashurës suaj të provoni së bashku unazat e duhura për të. Kur ajo t’ju akuzojë se po i prishni surprizën, atëherë nxirrni unazën që keni përzgjedhur më parë dhe jepjani.

32. Luani lojën e famshme “hangman” dhe në të perifrazoni fjalën “Martohu me mua”.

Propozimet e vjeshtës dhe dimrit

33. Përgjatë festës së Hallouinit sfidojeni atë në një garë gdhendjesh kungulli. Në kungullin tuaj shkruani propozimin e përzgjedhur.

34. Shkruani “Do të martohesh me mua?” në pjesën e poshtme të një balone dhe së bashku me të dashurën ngrijeni në fluturim, derisa ajo ta pikasë propozimin tuaj.

36. Kërkojini miqve tuaj t’ju organizojnë një piknik të shijshëm në park. Dilni së bashku me të dashurën për një shëtitje dhe silleni atë në mënyrë surprizë në piknikun e përgatitur.

36. Shkruajeni propozimin e martesës në xhamin e makinës së saj, në një ditë të acartë dhe me dëborë, kur të dallohen qartë fjalët që keni shkruar.

Propozimi i pranverës dhe verës

37. Shpreheni dashurinë tuaj dhe qëllimin për martesë në një kopsht me lule kur gjithçka po lulëzon.

38. Angazhojini familjarët tuaj në një festë zgare dhe planifikoni diçka të veçantë për mënyrën sesi do t’ia kërkoni dorën për martesë.

39. Shkoni në plazh dhe ndërtoni një kështjellë prej rëre. Vendoseni unazën në kullën më të lartë, pastaj kërkojini të dashurës suaj ta shikojë veprën tuaj.

40. Një natë përpara se të shkoni në plazh, shkruani një poezi apo disa fjalë zemre, rrotullojeni në mënyrën e letrave antike, futeni në shishe dhe mbulojeni atë me rërë në breg. Sigurohuni që të nesërmen, e dashura juaj ta marrë mesazhin në shishe dhe mos harroni të keni me vete unazat.

Propozimi i veçantë

41. Nëse keni aftësi artistike dhe ju pëlqen të bëni gjëra të veçanta, përdorini mjetet tuaja për të bërë propozimin ideal. Për shembull, nëse jeni një skulptor krijoni një kuti apo vepër të veçantë arti, ku të futni unazën e martesës.

42. Blini kafshën që ajo gjithnjë ka dashur (një lepurush, një mace apo një qen) dhe lidhini së bashku me një fjongo unazën rreth qafës.

43. Së bashku me të dashurën shkoni në një vend special për të vendosur një thesar tuajin, që do të mbartë sendet tuaja. Thojini asaj, se dëshironi që këtë thesar ta hapni vite më pas dhe se nuk ka asnjë kuptim nëse nuk ka brenda edhe foton tuaj të fejesës, kështu që bëni një foto duke i propozuar dhe duke i dhënë unazën.

44. Merrni me qira një motor “Vespa” dhe ftojeni të dashurën tuaj për një shëtitje. Në kaskën e motorit, lërini unazën e propozimit dhe kur të keni mbaruar fjalët e dashurisë, bëni një shëtitje rreth qytetit për ta festuar.

45. Takohuni për një pije në barin e ndonjë hoteli luksoz. Kur të vijë momenti i duhur, kujtojini si rastësisht se keni porositur një dhomë aty. Kur të hapet dera e dhomës së hotelit, do të keni vënë në të trëndafila, qirinj dhe shampanjë, do të jetë një propozim shumë surprizues.

Propozime të thjeshta

46. Hartoni një listë me dhjetë arsye përse dëshironi të martoheni me të dashurën tuaj. Lexojani asaj përballë një turme njerëzish ose ngarkoni njerëz të caktuar që t’ia japin asaj një e nga një dhe të fundit dhurojani vetë së bashku me unazën.

47. Gjeni një kuti të madhe frigoriferi dhe mbështilleni me fjongo që të duket si një kuti dhurate. Futuni brenda saj dhe paraqiteni veten me mbishkrimin “Një dhuratë që do ta kesh për të gjithë jetën”. Më pas lëreni të dashurën tuaj të zbulojë surprizën e bukur.

48. Futeni unazën e martesës në një kuti cerealesh dhe tregohuni të vëmendshëm që ajo ta zbulojë atë gjatë kohës kur përgatit mëngjesin.

49. Krijoni skenën e ngjashme të filmit të saj të preferuar. Vishuni me veshjen e përshtatshme që i afrohet më së shumti protagonistit të filmit dhe lëreni shfaqen të fillojë. Për shembull mund të krijoni skenën e fundit të filmit të njohur ‘Pretty Woman”, merrni me qira një limuzinë dhe dilni një dritaren e saj të sipërme me një tufë lulesh, duke deklaruar dashurinë tuaj.

50. Parkoni makinën tuaj përpara shtëpisë së saj dhe në bokset e mëdha vini këngën e saj të preferuar dhe bëni propozimin tuaj fantastik.

Gabimet që duhen shmangur

Para së gjithash duhet të keni parasysh rëndësinë themelore që ka propozimi për martesë, ndaj duhet t’u kushtoni shumë vëmendje detajeve. Ja disa gabime që nuk duhen bërë gjatë propozimit për martesë.

1. Të propozoni pa unazë. Deklarata e dashurisë ka rëndësinë e saj thelbësore, por është unaza ajo që vulos gjithçka të thënë. Për këtë arsye mos gaboni të kërkoni martesën pa unazë, sepse një grua kurrë nuk e quan legjitime kërkesën e tillë. Shtoni këtu edhe dëshirën që ajo ka t’ua tregojë lajmin e mirë të gjithë miqve dhe familjarëve.

2. Të propozoni shumë shpejt. Nëse e dashura juaj ka gjithçka që ju po kërkoni, atëherë mos u ngutni, jepini asaj kohën e duhur, që të ketë vendosmërinë në çastin final. Nëse veproni shumë shpejt, ajo do t’ju përgjigjet se duhet të mendohet rreth propozimit tuaj dhe kjo nuk është diçka e mirë.

3. Propozimi në publik. Është e qartë se kur jeni të dashuruar kërkoni që e gjithë bota ta dijë për ndjenjën tuaj. Nga ana tjetër ka të dashura që nuk u pëlqen t’i bëjnë ndjenjat publike apo ndihen jo rehat në një ambient të mbushur me njerëz, ndaj tregoni kujdes.

4. T’i thoni kujtdo. Ky është një tjetër gabim që duhet të shmangni, sepse kurrë nuk i dihet se cilit prej shumë njerëzve që i keni treguar, mund t’i rrëshqasë ndonjë fjalë pa dashje. Nëse nuk doni të prishni surprizën, bëni të mundur që sa më pak njerëz ta dinë.