Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

6.03.2013

Jaguar vlerësohet si makina më e bukur e vitit 2013 (FOTOT)

 

.

 

 


1

 

Makina me dizajnin më të bukur për vitin 2013 është modeli Jaguar F-Type. Çmimi është dhënë nga 66 ekspertë të makinave, të cilët e kanë vlerësuar këtë model si më të bukurin, por edhe më praktik për makinat moderne.

Në garë ishin 43 modele makinash që pritet të hidhen në treg gjatë muajve në vijim. Sipas jurisë, Jaguari me modelin e ri ka respektuar formën klasike të makinës, por ka paraqitur dhe ide të reja për ta bërë më sportive atë. Ndërsa një pjesë rëndësishme e risisë së modelit ndodhet në pjesët e brendshme të saj.

Çmimi është marrë nga drejtori i kompanisë, Adrian Hallmark. Ai tha se ka pasur rezerva për modelin Jaguar F-Type, pasi është makina e parë tërësisht sportive që është prodhuar nga kjo kompani në 50 vitet e ekzistencës së saj.

Jaguar yesterday (Thu) revealed the spiritual successor to its iconic E-Type sports car - 50 years after the original went on sale. (See SWJAGUAR) The stunning F-Type has been designed to be an uncompromising two-seat convertible which offers motorists an exhilarating driving experience. It will see Jaguar take the fight to the Germans - with the F-Type going into direct competition with thoroughbred sports cars like the Porsche 911 and Porsche Cayman. The British firm is yet to reveal the full details on its new sports car, but it will be available with a choice of a 3-litre V6 or 5-litre V8 engine to give it blistering performance.

Bashkëshorti hileqar, heq paratë nga banka që gruaja të mos merrte pjesën e saj pas divorcit

 

bankaNjë bashkëshort, në prag të divorcit, është përpjekur që të fshëhë një shumë të madhe lekësh në mënyrë që bashkëshortja e tij të merrte gjysmën sipas ligjit. Kështu mësohet se shtetasja M.N ka bërë kallëzim penal me shkrim në drejtorinë e policisë Tiranë duke pretenduar se ish burri i saj H.L 35 vjec nga Tepelena me të cilin është në proçes ndarje, i ka hequr kursimet me një vlerë prej 1 700 000 leke te reja nga një bankë e nivelit të dytë ku ishin depozituar dhe i ka kaluar ato në emër të motrës së tij shtetases E.L. Ky veprim është bërë  që kjo shume lekësh të mos deklarohej si pasuri familjare e akumuluar gjate martesës së këtyre dy shtetasve dhe për rrjedhojhë të mos ndahej.
Pas hetimeve, sektori kundër krimit ekonomik ka arritur të zbuloj transaksionin e kryer me qëllim fshehjen e të ardhurave dhe e ka akuzuar 34 vjecarin për veprën penale të “Mashtrimit”. shtetasja M.N ka deklaruar se me të ardhurat që ka aktualisht nuk arrinte dot të siguronte mbijetesën e dy fëmijëve të saj ndaj dhe e ka denoncuar.

Murinjo te Çelsi: Thashë “po” brenda 5 minutash!

Zhoze Murinjo është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i Çelsit, pasi ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin londinez. Tekniku portugez do të mbajë konferencën e parë për shtyp vetëm të hënën e ardhshme, por sot ka dhënë prononcimin e parë si trajner i Çelsit për televizionin e këtij klubi.

“Premtoj të njëjtën gjë si në vitin 2004, por tani me ndryshimin se jam pjesë e juaja. Nuk e kam fshehur asnjëherë se në karrierën time si trajner kam pasur dy pasione të mëdha, Çelsin dhe Interit. Por Çelsi është më shumë se vetëm e rëndësishme për mua. Ishte shumë e vështirë të luaja kundër kësaj skuadre dhe fatmirësisht kjo ka ndodhur vetëm dy herë”.

“Më duhej të përgatitja veten që të mos shfaqesha shumë emocional në kthimin tim, por sigurisht që jam shumë i lumtur. Ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. U takova me pronarin dhe brenda 5 minutash, pas dy pyetjeve shumë pragmatike, ne morëm menjëherë një vendim”.

“E pyeta shefin ‘A do që të kthehem përsëri?’ dhe ai më pyeti gjithashtu ‘A do të kthehesh?’. Pas dy minutash kishte mbaruar gjithçka, vendimi ishte marrë”, tregoi Murinjo se si ka pranuar ofertën e londinezëve.

Portugezi ka marrë me vete disa nga pjesëtarët e stafit që kishte te Real Madrid, të besuarit e tij Rui Faria, Silvino Louro dhe Zhoze Morais, ndërsa shpreson që bashkë me ta të ndihmojë Çelsin të fitojë trofe të tjerë. Gjatë eksperiencës së tij të parë me këtë klub në vitet 2004-2007, ai fitoi 2 tituj kampion, dy Kupa Lige, 1 Kupë FA dhe 1 Superkupë Anglie.

Prezantohet Neimar: Erdha për të ndihmuar Mesin!

Sulmuesi brazilian Neimar është prezantuar sot zyrtarisht si blerja e re e Barcelonës. Futbollisti ka kryer vizitat mjekësore dhe pastaj ka hedhur firmën në kontratën e tij të re pesëvjeçare, që e lidh me klubin deri në fundin e qershorit të vitit 2018.

“Jam shumë i emocionuar. Dua të ndihmoj ekipin. Kam ardhur këtu të ndihmoj Leo Mesin që të vazhdojë të jetë më i miri në botë, është një ëndërr që luaj përkrah tij”, ishin fjalët e para në stadiumin “Kamp Nou”, në shkallët e të cilit gjendeshin 56500 tifozë të pranishëm, si në një ndeshje të mirëfilltë.

Më pas, është mbajtur një konferencë për shtyp ku Neimar ka treguar edhe emocionet e tij të para dhe atë që pret nga kjo etapë e re në karrierë.

“E mbajta veten të mos qaja nga emocionet kur hyra në “Kamp Nou”. Ëndrra ime u realizua. Asnjëherë nuk më ka shqetësuar ideja të bëhem më i miri në botë. Më i miri është këtu dhe quhet Mesi, jam një nga njerëzit më me fat në botë që mund të luaj përkrah tij”, tha braziliani.

“Është shumë më e lehtë të luash futboll kur je përkrah një personi që është lojtari më i mirë në botë. Mesi shënon gjithmonë gola dhe unë dua që ta shoh të bëjë gjëra me topin, duke provuar t’i përsërit. Kristiano Ronaldo? Ai është një lojtar i madh, e respektoj dhe është një nga idhujt që marr për shembull”, tha Neimar.

Drejtuesit ë Barcelonës kanë bërë të qartë se futbollisti kishte kushtuar 57 milion euro, ku përfshiheshin edhe 10 milion eurot e dhënë parapagim që një vit më parë te Santos. Ata kanë shpjeguar se çmimi i lojtarit ishte rritur pasi në marrëveshje kishte ndërhyrë Real Madrid. Tani, për të blinduar lojtarin, i kishin vënë një klauzolë largimi prej 190 milion eurosh.

Shet fëmijët për mbijetesë, kinezja e verbër shpjegon arsyet

 

 

 

Skamja e ka detyruar një grua të verbër të kryejë një akt çnjerëzor, duke shitur katër fëmijët e saj. Gruaja në fjalë ka treguar se ka bere kete veprim me  katër fëmijët e saj të sapolindur, për të siguruar mbijetesën e familjes, pasi bashkëshorti i saj ishte i papunë. Mes viteve 2005 dhe 2012, Du Xiurong, nga Shibei, një fshat në Mianyang, në jug perëndim të Provincës kineze Sichuan, ka shitur katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Du ka sjellë në jetë gjashtë fëmijë, por ka mbajtur vetëm dy fëmijët e mëdhenj, një vajzë dhe një djalë.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër. Po të mos isha e verbër, nuk do ta bëja këtë”, ka thënë ajo. “U kam dhënë foshnjet familjeve që s’mund të kishin fëmijë. Ata dëshironin fëmijë dhe unë i kam ndihmuar”, ka thënë Du.

“Njerëzit e pasur harxhojnë para për dasmat e vajzave, njerëzit e klasave të mesme marrin para për martesat e vajzave ndërsa njerëzit e varfër shesin djemtë dhe vajzat e tyre”, ka thënë ajo.

Në total, gruaja ka shitur katër fëmijët e saj për një çmim prej 1.070 funtesh.

interesante 700 politikanë në stadium, s’ngelen bileta për tifozët

 

Pak ditë nga ndeshja kaq e rendësishme e perfaqësueses sonë me Norvegjinë, biletat nuk duken ende në treg. Rreth 16.500 biletat e shtyra, ndodhen pikërisht këtu, në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbqemal-stafaollit, në pritje të sinjalizimit për të dalë në treg dhe ajo që të bën më pershtypje në prag të këtij takimi është se diçka më shumë se gjysma e tyre, pra rreth 10 000 bileta janë të shitura.

Ndërkohë në këtë periudhë fushate, nuk do të mund të mungonte interesimi i politikës dhe si asnjëherë tjetër, nga 900 biletat që kanë në tërësi tribuna qëndrore, A dhe B, rreth 700 janë të prenotuara nga administrata shtetërore dhe politikanë.

“Arsyeja kryesore se përse nuk kanë dalë biletat në treg është se kemi dashur të mbrojmë publikun dhe tifozët nga tregu i zi. Shkurtimi i kohës së daljes së biletave në treg kufizon mundësinë për blerje dhe rishitje apo falsifikime të mundshme. Mendoj se do të jemi në gjendje të vëmë në shitje gjysmën e vendeve të stadiumit, ndërsa pjesa tjetër është e prenotuar”, deklaroi Gazmend Malo, drejtor i marketingut në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Nga dita e martë mendohet se do të dalin në treg një pjesë e mbetur e pa rezervuar e biletave, të cilat kanë si element sigurie këtë shirit holograme, nr e serisë dhe vulen e federatës shqiptare të futbollit.

“Kemi kërkesa të shumta, në krahasim me ndeshjet e tjera, nga politikanë dhe anëtarë të lartë të qeverisë e administratës. Pjesa më e madhe e tribunës do të jetë e mbushur me njerëz të këtyre rangjeve

10 Ushqimet Që Luftojnë Kancerin

 

 

 

10 Ushqimet e Shendetshme Kunder Kancerit

Ushqimi bënë më shumë se sa mbush bar

top_ushqimet[1]

kun, na mban të shëndosh dhe nganjëherë përmban edhe përbërës që luftojnë kancerin. Lexo më tutje për mësuar për 10 ushqimet e shendetshme që zmbrapsin Kancerin.

Shumica nga ne njohim ushqimet që na shtojnë kilogram: hamburgeri, akulloret, çipsat e shumë tjerë.

Ushqimet e shendetshme gjithashtu mbajnë larg kancerin.

“Edhe pse nuk ka ndonjë ushqim të veçantë që do të zvogëlonte rrezikun tuaj ndaj kancerit, është sinergjia e shumë materieve ushqyese – vitaminat, mineralet, fitokemikalet dhe antioksiduesit – që mund të ju ofrojnë mbrojtjen më të mirë,” thotë Colleen Doyle drejtor i aktivitetit fizik dhe ushqyes për American Cancer Society.

Këto 10 ushqime do ju ofrojnë mbrojtje të fuqishme anti-kancer.

1. Manaferrat

Si ndihmojnë: Manaferrat përmbajnë përbërës antioksidues të cilët mbrojnë qelizat tua nga dëmet që janë të lidhura me kancer. Ato gjithashtu forcojnë sistemin e imunitetit, thot Lisa Yong autorja e LibritThe Portion Teller Plan, e gjithashtu zëvendës profesor i ushqyeshmërisë në Universitetin e New York-ut.

Ato përmbajnë plolyphenol e gjithashtu edhe acid elagik dhe anthocianine – antioksidues që kundërveprojnë, zvogëlojnë dhe riparojnë dëmet në qeliza, thotë Doyle. Manaferrat janë gjithashtu të mbushura me vitamina tjera potenciale që luftojnë kancerin si Vitamina C dhe Fibra.

Kanceret që luftojnë: Kanceri Lëkurës, Kanceri Mushkërive, Kanceri Gjirit, Kanceri i Fshikëzës dhe i ezofagut.

2. Rrushi

Si ndihmon: Një materie kimike bimore e quajtur resveratrol, antioksidues dhe anti-inflamator, fshihet në lëkurë të rrushit – e veçanërisht të rrushit të purpurt dhe të kuqit.

Studimet tregojnë se ato mund të mbajnë nën kontroll zhvillimin dhe përhapjes e qelizave kancer e gjithashtu edhe frenojnë tumoret, kjo sipas Institutit Amerikan për Hulumtime Kanceri.

Kanceret që lufton: Kanceri mëlçisë, kanceri stomakut, kanceri gjirit dhe i zorrës së trash.

3. Domatet

Si ndihmojnë: Domatet marrin ngjyrën e kuqe te tyre nga një antioksidues që quhet lycopene, i cili mbron qelizat nga dëmi dhe vret ato që nuk zhvillohen si duhet, thotë Doyle.

Ato gjithashtu mund të mbrojnë lëkurën nga kanceri absorbuar rrezet UV thote Wilhelm Stahl profesor dhe hulumtues antioksideve në Universitetin e Dusseldorfit në Gjermani.

Kanceret që lufton:Kanceri gjirit, kanceri mushkërive, kanceri lëkurës, kanceri prostatës, endometrial dhe kancerin e gojës.

4. Brokoli, lakra dhe lakra jeshile

Si ndihmojnë: Brokoli, lakra dhe lakra jeshile plrmbajnë luftëtar kanceri potencial si glukosinolate, krambene dhe indole-3-karbinol, thotë Instituti Amerikan për Hulumtime në Kancer.

Ndërsa sipas një hulumtimi të bërë nga Roswell Park Cancer Institute në Buffalo, Amerikë, ato gjithashtu përmbajnë sulforafan, i cili mban larg kancerin duke ndihmuar trupin të nxjerr jashtë karcinogjenët dhe duke frenuar zhvillimin e qelizave kancer.

Kancerët që luftojnë: Kanceri stomakut, kanceri i gjirit, kanceri i lekures, kanceri gojes, kanceri laringut, kanceri faringut dhe kanceri ezofagut.

5. Hudhra

Si ndihmon: Hudhra përmban antioksidues unik që quhet allil sulfide që duken se intervenojnë në disa hapa të procesit të kancerit, thotë Karen Collins këshilluese e të ushqyerit (dietave) për Institutin Amerikan për Hulumtime në Kancer. Një studim i 2007 i publikuar në Journal of Nutrition sugjeron se këta përbërës që gjenden në hudhër frenojnë formimin e tumorit në zorrën e trash dhe zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Kanceret që lufton: Kanceri stomakut, kanceri ezofagut, kanceri gjirit, kanceri mushkerive dhe i zorrëve.

6. Çaji

Si ndihmon: çaji është përplot me antioksidues që quhen kateqin, për të cilët studimet laboratorike kanë zbuluar se ndalojnë zhvillimin e qelizave kancer dhe zvogëlojnë madhësinë e tomorëve kanceroz.

Kanceret që lufton: Kanceri i Zorrëve, Kanceri Mëlçisë, Kanceri i Gjirit, Kanceri Prostatës, Kanceri Mushkërive, Kanceri Lekures, Kanceri Fshikëzës, kanceri stomakut dhe pankreasit.

7. Fara e lirit

Si ndihmon: “Farat e Lirit përmbajnë një antioksidues që quhet lignan, i cili mund të ndihmoj trupin që të largoj karcinogjenët e gjithashtu përmban edhe acide yndyrore omega-3 të cilët besohen se zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë sistemin imunitetit,” thot Krista Haynes dietitian e Cancer Project, një grup jo-fitimprurës në Washington D.C.

Kanceret që lufton: Kanceri zorrës, kanceri i gjirit, kanceri lëkurës dhe kanceri i mushkërive.

8. Bathët (Fasulet)

Si ndihmojnë: Ato mund të jenë të vogla por bathës si bizelet, fasulja dhe thjerrëzat përmbajnë diçka të mirë.

“Ato përmbajnë fitokemikale naturale që janë në mënyrë unike ndryshe nga ato që gjenden në perime,” thotë Collins.

Studimet laboratorike tregojnë se përbërësit dhe materiet ushqyese të bathëve mund të parandalojnë riprodhimin e qelizave kancerogjene.

Sipas një studimi të vitit 2007 të bërë Instituti Amerikan për Hulumtime në Kancer, edhe fibra që gjendet në bathë mund të zvogëloj rrezikun e kancerit të zorrës.

Kanceret që luftojnë: përveç tjerëve, kancerin e zorrëve dhe stomakut.

9. Ushqimet nga Drithi Plotë

Si ndihmojnë: Sipas një studimi nga Shkolla e Shëndetit Publik pranë Universitetit të Minnesotas, njerëzit që ushqehen me ushqime nga drithi plotë kanë për 21% – 43% gjasat më të vogla ndaj kancerit se sa ata që hanë pak apo hiq.

Sikundër ushqimeve nga drithi i rafinuar, drithi i plotë është përplot materie ushqyese dhe antioksidues.

“Ato gjithashtu përmbajnë fibër e cila kur fermentohet në zorrë mund të prodhoj substanca që mbrojnë qelizat nga agjent që shkaktojnë kancerin,” thotë Collins.

Kanceret që luftojnë: Kanceri Gjirit, Kanceri Zorrëve dhe Kanceri Stomakut.

10. Perimet flet-gjelbër

Si ndihmojnë: Përmbajnë acid folik dhe karotenoide.

“Karotenoidet janë antioksidues që ndihmojnë komunikimin ndërmjet qelizave që kontrollojnë zhvillimin e qelizave, gjersa acidi folik është esencial për mbrojtjen e ADNs, pika nisëse e çdo ndryshimi që mund të shpie në kancer,” thotë Collins.

Kanceret që luftohen nga perimet: Kanceri i Gjirit, Kanceri Lëkurës, Kanceri Mushkërive, Kanceri Stomakut, Kanceri Gojës, Laringut dhe Faringut.

Këto pra ishin 10 ushqimet apo super-ushqimet që ju ndihmojnë të parandaloni kancerin.

kerkon kepuc po nuk gjen dot per kemben e saj

Një vajzë 19-vjeçare nga Britania e Madhe është në hall të madh për gjetjen e b1-204x300këpucëve.

Ema Kahil është vajza me këmbën më të madhe në Europë pasi këmba e saj ka përmasat 33 centimetra të gjatë.

Ajo shprehet se për të blerë një palë këpucë duhet të shpenzoi të paktën 100 sterlina.

6.02.2013

Moti “i krisur” godet Europën

 

Në Utsjoki të Finlandës, më 31 Maj, termometri rregjistroi 30.5 gradë celsius; në veri të Suedise, temperaturat arritëm në 26 gradë Celsius dhe ky ishte maji i peste me i nxehtë, prej nisjes së matjes së temperaturave në 1901.
Ndërsa në verilindje të Francës, deri tani pranvera ka patur 292 orë me diell, nga 495 që është mesatarja, çka do te thote 41% më pak.
Klima duket se është permbysur, por ekspertet nuk mendojnë keshtu. Temperaturat në ekstremin verior të Europës, megjithëse kanë shënuar rekordin në këto 50 vjet, shkojnë paralelisht me ngrohjen e jashtëzakonshme që duke iu referuar shifrave, do të sjellë në vitet 20 të këtij shekulli, zhdukjen e akullit gjatë muajve të verës në Oqeanin Arktik.
Nderkohe, ne Europen Perendimore ky ka qene maji me i ftohte dhe me me shume rreshje ne keto 20 apo 30 vitet.
Në buletinin e Qendres për te Dhenat Klimatike Kombetare ne Shtetet e Bashkuara, i publikuar me 22 Maj, shkruhej se periudha janar-prill ne 2013 ishte nder me te ngrohtat ne 132 vjet.
Por, situata është bllokuar në Europe prej thuajse nje muaji nga anti-ciklonet ne jug dhe ne veri-lindje.
Rezultati eshte mberritja e ajrit te ftohte nga veriu ne Europen Perendimore dhe zhvendosja ajrit te nxehte nga jugu ne zonat lindore.
Ky ajer i nxehte mberrin deri ne rajonet arktike ne veri. Situata i ngjan asaj te vitit 2010, po te sjellim ne kujtese te nxehtin e cuditshem ne Rusi dhe Siberi, qe lidhej me bllokimin e valeve “Rosbi” qe lidhet me levizjen e rrymave ne atmosfere.

Turqia tronditet nga protestat

Kryeministri turk, Reccep Tayyip Erdogan deklaroi se plani për zhvillimin e parkut Gezi, qe u be shkak tensionesh ne Stamboll do te vazhdoje, ndersa policia u terhoq nga sheshi Taksim, qe u shnderrua ne qendren e protestes. 
“Pavaresisht, provokimeve nga organizatat e paligjshme, pavaresisht demeve qe u jane shkaktuar dyqaneve, pavaresisht sulmeve me gure dhe bomba artizanale, policia vazhdon te veproje me autoritetin qe i eshte dhene”, deklaroi Erdogan.
Ai tha se do te vazhdohet me per te ngritur ne Parkun Gezi, disa ndertime te ngjashme me kazermat ushtarake të epokes Otomane, qe do te shnderrohen ne dyqane apo apartamente.
Kryeministri turk pranoi se pergjigjia e policise mund te ishte e tepruar.

Por, siç thashe me pare, i kam dhene urdher Ministrit te Brendshem dhe Guvernatorit te ndermarrin hapat e nevojshme, nese perdoret force e tepruar”, shtoi kryeministri.
Ajo që nisi si çështje locale, qe lidhej me zhvillimin e parkut Gezi, prane Sheshit Taksim ne Stamboll, mori përmasat e një revolte kunder qeverise dhe partise ne pushtet “Drejtesi e Zhvillim” (AK) apo asaj qe cilesohet si islamizimi i Turqise. Erdogan qendron ne pushtet prej vitit 2002 dhe shume ne Turqi mendojne se qeveria po behet gjithnje e me shume autoritare.  
“Turqia drejtohet nga nje sistem parlamentar. Çdo kater vjet ne zhvillojme zgjedhje dhe ky vend e ka bere zgjedhjen e tij”, u shpreh kryeministri turk.
Pas deklarates se tij, sheshi u boshatis nga policet, por u tejmbush nga protestuesit. Zv/kryetari i Partise pro-kurde “Paqe dhe Demokraci”, Siri Surreja Onder e quajti te gabuar mosperfshirjen e njerezve ne procesin e marrjes se vendimit.
Prej te premtes, nje lagje e tere e Stambollit u shnderrua ne arene perleshjes mes policise dhe protestuesve.

Nuk do e besoni se çfarë zbuluan në një kopsht fëmijësh në Gjermani, alarm në gjithë qytetin!

 

Alarm është dhënë qytetin Eisenach të Gjermanisë pas…
zbulimit të pabesueshëm në një kopsht fëmijëskendi

Nën këndin e lojërave të kopshtit u gjetën 45 kg municione dhe shumë armë të Luftës së Dytë Botërore.

Zbulimi i këtij kontingjenti armësh, u bë krejt rastësisht kur fëmijët e kopshtit dolën te këndi i lojërave për të luajtur, por papritur filluan të zbulojnë gëzhoja dhe “lodra” të tjera të rrezikshme.

Të tmerruara edukatoret e kopshtit njoftuan policinë dhe menjëherë fëmijët u larguan nga kopshti. Specialistë të policisë bomba kërkues dhe çmontues minash, “krehën” imtësisht kopshtin me rezultat ti lenë ata me gojë hapur: zbuluan më shumë se 1000 sende luftarake, municione armë, deri dhe 10 bomba dore.

Miliarderi që humbi pasurinë për pesë vite

 

Halsey Minor para pesë vitesh ka qenë miliarder, por sot është një njeri që i shet pronat e tij të fundit për t’i paguar borxhet.

Investimet dhe bastet e gabuara atmiliarderiij i kanë kushtuar me humbje të pasurisë që e kishte fituar me shumë mund dhe shembulli i tij dëshmon se rruga drejt fundit është shumë më e shpejtë se ajo drejt majës.

Halsey është themelues i rrjetit CNET, të cilin në vitin 2008 e shiti afro dy miliardë dollarë, si edhe është themelues i kompanisë GrandCentral Communications, të cilin ia bleu Google për 65 milionë dollarë.

Falë fitimeve në kompanitë teknologjike, ai filloi të investonte në patundshmëri, vepra artistike dhe filloi të vërë baste në garat me kuaj. Dhe iu deshën pesë vite që të falimentojë.

Hotelin që nuk arriti ta përfundojë e ka shitur me një çmim shumë të ulët për t’i mbuluar borxhet, shtëpinë në Los Angeles që e kishte blerë për 20 milionë dollarë e ka shitur për 11 sosh, ndërsa shkurorëzimi me gruan i ka kushtuar 50 milionë dollarë.

Ai ka përfunduar në disa raste në gjykatë për të paguar borxhet që së bashku me tatimet, bastet e gabuara, shitblerjet e gabuara etj., bënë që të shpallë bankrotimin.

Abrashi zgjedh Shqipërinë: I thashë jo Hitzfeld!

 

 


Amir Abrashi do të jetë e reja e radhës e kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjen kundër Norvegjisë, duke u bërë një ndihmë më shumë për kuqezinjtë në sfidën e rëndësishme kundër Norvegjisë.

Mesfushori, që pak ditë më parë mori edhe shtetësinë shqiptare, do të jetë pjesë e ekipit kombëtar, siç ka konfirmuar vetë ai duke bërë të ditur se një ditë më parë i kishte thënë jo Zvicrës dhe Otmar Hitzfeld në një takim që kishte pasur me këtë të fundit.

“Zhvilluam një bisedë miqësore me z. Hitzfeld. Ai më tha që po më ndiqte me vëmendje dhe unë thjesht duhej të kisha pak durim. Por unë jam i ndërgjegjshëm që në pozicionin tim te Zvicra, janë 7 lojtarë para meje”, tha 23 vjeçari për repartin ku aktivizohen futbollistë si Inler, Behrami, Xhemajli, Shvegler, Gelson, Fabian Frei dhe Salatiç.

“Ndaj kam vendosur që të luaj me Shqipërinë. Më vjen keq, por kjo është e rëndësishme edhe për karrierën time”, tha futbollisti që më në fund ka siguruar lejen nga Federata Zvicerane për të veshur fanellën kuqezi të përfaqësues shqiptare.

Mesfushori i talentuar ka qenë pjesë e përfaqësueses U-21 të Zvicrës, me të cilën ka luajtur 18 takime si dhe është shpallur nënkampion Evrope në vitin 2011. Ai ishte pjesë e kombëtares olimpike zvicerane që mori pjesë në Lojërat Olimpike Londër 2012 një vit më parë.

Bleona kësaj here tenton ti afrohet Di Caprios

 

bleonaqereti2Gjithmonë e më shumë këngëtarja Bleona Qereti, e cila po punon në albumin e saj në SHBA, tenton t’u afrohet qoftë edhe për një foto yjeve botërorë, në këtë rast Leonardo Di Caprios.

Bleona, e cila është e pranishme edhe në Europë, është fotografuar në një moment që tentonte t’i afrohej aktorit hollivudian, i cili së fundi u përfol për fotot në plazh me Afërdita Dreshajn. Bleona ka qëndruar në Kanë, ku ka marrë pjesë në mbrëmjen gala “Amfar”, e cila organizohet për bamirësi, me qëllim mbledhjen e fondeve për shërimin e sëmundjes së AIDS-it.

Nga mbrëmja është shpërndarë kjo foto, ku Bleona duket e veshur me të bardha, duke pozuar afër Leonardo Di Caprios, pranë të cilëve ka qenë dhe Sharon Stone, pasi ka qenë e mbushur me yje të kinematografisë, modës e muzikës botërore.

bleonaqereti2

Mania e Bleonës për t’u shfaqur para njerëzve me famë është vënë re edhe nga gazetarët e huaj. Pak javë më parë, ajo u bë objekt i një shkrimi ironizues nga një gazetar i “Daily Mail” për mënyrën se si ajo kishte menduar t’i afrohej princit Harry të Anglisë.

bleonaqereti

Doni të lini një mashkull pa fjalë? Vishuni kështu

 

 

 

Femrat, shpesh me përzgjedhjen e tyre i befasojnë miqtë por edhe partnerët e tyre, të cilët në fakt e duan më shumë stilin klasik.

Shumë femra vendosin t’i ndjekin trendët më të reja të modës vetëm për të lënë përshtypje. Stilistët kanë bërë një listë të kreacioneve që më së shumti e nxisin fantazinë mashkullore dhe janë shumë të përshtatshme për pistat e modës.

Veshja klasike sipas mendimit të pjesë më të madhe të të anketuarve, është në gjendje ta lërë mashkullin pa fjalë, posaçërisht kombinimi me këpucët e duhura me take të larta. Pjesa më e madhe e meshkujve kanë deklaruar se nuk janë tërheqëse femrat që vishen pa shije dhe duken shumë vulgare. Përveç kësaj ata e lidhin mënyrën e të veshurit edhe me karakterin e femrës dhe sipas asaj e marrin përshtypjen e parë për të.

Bukuria e femrës është diçka që ajo e posedon në vete dhe nuk ka nevojë atë ta shprehë me lakuriqësim, por me stil të veshjes të krijuar mirë.

PS paraqet projektin “Teknologjia që ëndërrojmë”

PS paraqet projektin “Teknologjia që ëndërrojmë”

 

“Teknologjia që ëndërrojmë”, është nisma më e re e Partisë Socialiste. Me rastin e 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, deputetët e Partisë Socialiste u dhuruan disa tableta android fëmijëve që janë në klasën e parë. Në fjalën e tyre, deputetët Pandeli Majko dhe Milena Harito, u shprehën se pas 23 qershorit, ky projekt do të shtrihet në të gjithë vendin. “Teknologjia që ëndërrojmë” synon pajisje e të gjithë fëmijëve të klasës së parë me tableta, duke i ndihmuar ata në mësimin e gjuhëve të huaja dhe të lëndëve mësimore.

“Në qoftë se në vitin 1992, Milena do të vinte dhe do më thoshte që ky aparat celulari do të ishte pjesë e pandashme e brezit tim, unë me siguri do të tallesha. Do të thosha: Milena Harito ti nuk je në terezi”. Por, ja që unë sot jam me Milenën në Selitë për një projekt që ngjalli shumë debate kur u shpall në Konventën e Partisë Socialiste ku u prezantua programi. Të gjithë thamë se çfarë është kjo. Në fakt është një projekt ëndrre. Në fakt Milena insistoi dhe sot për fëmijët e Selitës ka sjellë vetëm një copëz të projektit të ëndrrës për një brez tjetër, për brezin e klasës së parë. Sot jemi më 1 qershor dhe mendoj se nuk ka ditë më të bukur se sa Milena Harito të na tregojë që “të ëndërrosh , aq më tepër në Selitë, nuk është e çuditshme, por do të fillojë shumë shpejt, pas datës 23 qershor”.”, tha Pandeli Majko.

Hartuesja e këtij projekti, Milena Harito, shprehet se, “kur fillova të përshkruaja këtë projekt në instancat e PS-së, Pandi ishte nga ata që qeshte. Jam shumë e lumtur që më mbështet në këtë projekt. Kjo nuk është fare një ëndërr. kjo është tashmë një realitet.”

“Është e pamundur sot që Shqipëria dixhitale të bëhet realitet vetëm me disa kompjutera nëpër shkolla, që të gjithë e dimë që ca punojnë dhe ca nuk punojnë. Nëse çdo fëmijë e ka në dorë këtë pajisje, e ka të vetën,  dhe e përdor për veten, për të mësuar dhe jo për të lozur, do të mësojë anglishten, matematikën, fizikën. Nëse fëmijët i kanë në dorë, dinë t’i përdorin vetë, mjafton vetëm që t’ua shpjegosh njëherë dhe aftësohen që nesër ta kenë mjet pune. Në këtë mënyrë Shqipëria dixhitale bëhet realitet”, tha Harito.

Ndeshja e lamtumirës për 8 madrilenë (FOTO)

 

 


adan-levante-ose-borussia-m

 

 

Ndeshja e sotme ndaj Osasunës, e cila mbyll edhe këtë sezon të Primera Division, do të jetë ndeshja e lamtumirës jo vetëm për JoseMourinhon por edhe për shtatë futbollistë.


Dy tashmë janë zyrtarisht të larguar: Carvalho te Monaco dhe Essien te Chelsea, por edhe pesë të tjerë me shumë gjasa nuk do të mbajnë më veshur fanellën “Los Blancos” gjatë sezonit të ardhshëm.

Për disa është arritur një para-marrëveshje ndërsa për të tjerët po punohet.

Djersë Dhe Erë E Keqe? Ja Si Mund T’i Luftoni Sapun kundër djersës

 

Djersin shumë dhe… mban erë? Problem yt mund të jetë hiperidroza, një djersitje e madhe. Për të luftuar erën e keqe, arma e parë është një higjenë e përditshme. Ty të duhettë lahesh disa herë gjatë ditës dhe të përdorësh sapun me vajra vegjetalë, që kanë edhe funksion antibekterik. Era e keqe mund të vijë prej disa baktereve të cilët me shtimin e djersës për shkak të vapës çlirojnë aromë të keqe.

djersa[1]
Deordorantë kundra djersës

Për të luftuar erën e keqe mund të përdorni edhe deordorantë anti djersës, që përmbajnë substance për të bllokuar djersën.

Pudër? Po!

E nevojshme në këtë betejë është edhe pudra e parfumosur, e cila ju ndihmon ta mbani lëkurën të thatë dhe të pastër.

Jo, qepës dhe hudhrës

Një këshillë për në kuzhinë: më mirë të mos përdorni hudhër, qepë dhe erëza, të cilat organizmi i eliminon përmes djersës, duke i dhënë edhe një aromë aspak të këndshme.

Veshje linoje dhe pambuku

Kundër djersitjes së tepërt edhe veshja ju vjen në ndihmë. Më mirë zgjidhni fibrat natyrale sesa ato sintetike.

Veshje të gjera

Përdorni veshje të gjera. Gjatë stinës së nxehtë më mirë të mos përdorni veshje që ju rrinë ngjitur me trupin. Ato nuk e lënë lëkurën të marri frymë duke ju bërë rë ndiheni të bezdisura dhe prej veshjeve që do të jenë kështu vazhdimisht të lagura prej djersës.

Kujdesu për këmbët

Kujdes për këmbët. Mos mbani veshur gjatë gjithë ditës atlete ose këpucë të mbyllura.

Basha “ngatërron” zyrën, shkon tek ajo e PS-së

 

bashaNuk ndodh shpesh në politikën shqiptare që një politikan të vizitojë një zyrë elektorale të kundërshtarëve të tij politik por kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha e ka thyer këtë tabu.

Gjatë inspektimeve të punimeve në rrugën “Ibrahim Brahja”, pjesë e njësisë tre në Tiranë, Basha vizitoi një nga zyrat elektorale të zonës që i përkiste Partisë Socialiste. Mes tij dhe kandidates se PS, Lindita Nikolla nuk kanë munguar as batutat për zgjedhjet e 23 qershorit.

Anaidi del fitues nga `Big Brother": Për herë të parë ndihem i plotësuar...

 


Djaloshi nga Tirana është kurorëzuar fitues në edicionin e gjashtë të "reality-show"-t. Ja c'fiton...

 

Anaidi është fituesi i këtij edicioni të 'Big Brother Albania'. Në një natë finale spektakolare, me plot emocione, të papritura dhe me surpriza nga më të paimagjinueshmet kulmoi edhe aventura 100 ditore e këtij reality show, që mbajti me miliona shqiptarë të mbërthyer çdo të shtunë pas ekranit. "Fitoren ia dedikoj babait tim, personit qe ka patur nje hije dyshimi ne aftesite e mia", tha menjehere pas fitores Anaidi.
Anaidi fitoi pervec cmimit te madh prej 10 milione lekesh te reja, edhe nje makine Peugeot, si dhe vleren prej 450 mije lekesh te reja per ruajtjen e sekretit te tij dhe gjetjen e tre sekreteve te banoreve te tjere. Në fillim të kësaj mbrëmjeje finalistët panë në një ekran gjigant të gjithë banorët që kanë fituar 'Big Brother-in' ndër vite, si dhe rrugëtimin e tyre në 'Big Brother 6'. Secili nga finalistët dha vlerësimin e tij për qëndrimin brenda shtëpisë së 'Big Brother', ndërsa më pas u shfaq për secilin prej tyre nga një videoklip me momentet më të rëndësishme të qëndrimit në shtëpi.
Ilirit, një prej personazheve më të spikatur të këtij edicioni iu rezervua një surprizë, ku në qendër ishte takimi me të dashurën e tij Anisën, e cila edhe pse pa qenë fizikisht e pranishme u bë personazh i shtëpisë, pasi partneri i saj foli  shpesh për të. Prej kohësh Iliri priste takimin me të dashurën e tij, por në mbrëmjen finale iu rezervua kjo surprizë, që e emocionoi pa masë atë. Mes lulesh dhe lotësh, çifti shprehu gjithë lumturinë për takimin. A ka ndonjë martesë në horizont? Ende nuk e dimë, ama Ilir premtoi që me daljen nga shtëpia jeta e tij do të marrë një kthesë krejt të re.
Shumë emocionues ishte takimi i Shpendit me të bijën, Lizën. Vajza e vogël, prej tre muajsh nuk shihte të atin. Shpendi mes lotësh u shpreh se ndihej i përmalluar dhe se mezi priste që të qëndronte gjatë me vajzën e tij. Takimi i tyre u parapri nga një teatër kukullash, ku në qendër ishin dy personazhet Shpendi dhe Liza dhe ku vajza e tij shprehte gjithë vlerësimin dhe dashurinë për të atin, ndërsa ky i fundit i kërkonte të falur për rrjedhën e jetës. Aktualisht Shpendi është i divorcuar nga nëna e Lizës, dhe për këtë ngjarje të jetës së tij, Shpendi jo rrallë herë ka shprehur keqardhjen.
Më pas ishte radha e Anaidit, të cilit iu bë një surprizë e dyfishtë. Në ambientet e shtëpisë ai u ftua të 'luante' një lojë shahu me babanë e tij. Në fushë ndodheshin të gjithë gurët, por mungonte mbretëresha. Mungesën e saj e 'zëvendësoi' mamaja e Anaidit, Diana, ndërsa i ati i kujtoi të birit se kjo lojë nuk luhet vetëm me një mbretëreshë. Ky ishte momenti i hyrjes së Joanës, vajzës më të cilën Anaidi pati një lidhje brenda shtëpisë. Kjo ishte hera e parë që Anaidi takonte Joanën në praninë e prindërve të tij. Si do të shkojë lidhja e tyre? Këtë presim ta mësojmë ditët në vazhdim.
Një surprizë tejet e veçantë iu bë Elonës, të vetmes vajzë finaliste në këtë edicion. Tre motrat e saj, të cilat aktualisht jetojnë në Francë zbarkuan në ambientet e shtëpisë së 'Big Brother' me helikopter. Po, po me helikopter! Të katërta motrat u takuan me njëra-tjetrën plot mall, ndërsa Elona shprehu falenderimet më të përzemërta për surprizën e mrekullueshme të organizuar nga 'Big Brother'. Elona shpesh ka rrëfyer se pas ndarjes së parakohshme të nënës së saj nga jeta, tre motrat janë kujdesur shumë për të, duke i ofruar të gjithë dashurinë dhe dhembsurinë që vetëm motrat dijnë të dhurojnë.
Pas këtyre të papriturave, katër finalistët u përballën me rezultatet e votave të publikut të javës së fundit. Elona dhe Shpendi lanë të parët shtëpinë, për shkak se ishin më të pak të votuarit mes katër finalistëve. Pas kësaj drejtuesja e emisionit Arbana Osmani, njoftoi hapjen e një tjetër televotimi për Anaidin dhe Ilirin. Sërish, sic e parashikon ky format, ishin votat e publikut ato që zgjodhën fituesin e këtij edicioni, Anaidin. Me plot emocione, ovacione, rekord televotimi përfundoi edhe ky edicion i reality show-t më të ndjekur në Shqipëri. Arbana Osmani, shënoi një tjetër sukses në karierën e saj televizive, ndërsa Top Channel arriti të përthithë për javë të tëra vëmendjen e publikut, duke i ofruar atij argëtim, emocione dhe spektakël.

Ami, edhe tre muaj nga ndryshimi i madh

Tashmë që nuk shfaqet në ekran, duket se prezantuesja e njohur Amarda Toska (Ami) po i kushton shumë kujdes mbarëvajtjes së shtatzënisë, në prag të hyrjes në muajin e gjashtë.

Së bashku me bashkëshortin e saj Ermal Mamaqi, ata kanë bërë një foto në një nga lokalet e Tiranës, për t’ua prezantuar fansave në “Facebook”, të cilët kanë kuriozitet të shohin nëse Amin e ka transformuar shtatzënia apo jo. Edhe pse në këtë foto ajo qëndron e ulur dhe nuk na jep shumë mundësi të shohim më shumë nga barku apo linjat e saj, përsëri duket mjaft në formë, e deri tani pa shtim të dukshëm të kileve, siç ndodh rëndom gjatë shtatzënisë te femrat. Çifti Ami dhe Ermal pritet të bëhen prindër të një djali,  ndërkohë që nuk e kanë fshehur faktin që janë shumë të lumtur për mysafirin e vogël që presin në familje.

Kreu i PS zihet ngushtë për fatin e Pashalimanit

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Dukatit në Orikum, kryesocialisti është shprehur se do të heqë postbllokun që ministri i Mbrojtjes ka vënë për të hyrë në bazën e Pashalimanit, pasi sipas tij ajo u përket banorëve. “Postbllokun do ta mbajë Arben Imami, se dhe nëndetëset që luajti film dhe u bë i njohur i bëri për skrap dhe tani postblloku ka ngelur se, po të heqë postbllokun, do të shikoni që nuk ka as bazë. Kështu që mban postbllokun aty, që të thotë kemi bazë”, tha Rama. Por, i pyetur nga një tjetër banor, se ç’do të bëjë me bazën, ku tashmë aty ka një investim për ndërtimin e anijeve dhe janë ndërtuar tri anije dhe ka një kontratë, Rama u përgjigj: “Kjo çështja e anijeve është një çështje specifike, që unë nuk e njoh. E thashë se ne do t’i marrim të gjithë elementët e situatës ekzistuese dhe të gjithë elementët që na duhet të fusim në këtë territor në të gjithë vijën bregdetare për ta përfshirë detin në ekonomi dhe për t’i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit të industrisë së detit, turizmit detar dhe kjo që ti thua, është pjesë e kësaj historie. Konkretisht nuk mund të them për këtë çështje, sepse nuk e njoh, përgjigjen do ta japin specialistët dhe ekspertët që do të bëjnë studimin e projektit”.

Luftar Paja shpreh amanetin e nënës

luftar-paja1

Artisti i njohur, Luftar Paja, i ndodhur dje në Orikum, nuk e ka lënë rastin pa thënë batutën e tij në takimin e Edi Ramës me banorët. “Unë nuk jam nga ata artistë që i përkas asaj kaste që i thur temena qeverisë, që vargjet e Rrapush Xhaferrit, i thotë ushton fusha e gjëmon mali, në Devoll vjen gjenerali apo në Lumas të Beratit që i këndoi kolegu im Kozma Dushi. Tani unë them që populli kërkon gjëra shumë modeste, kur them kërkon shumë modeste, kërkon jetesën që ndoshta në vende të tjera të botës nuk përfillet, por ne e kemi të domosdoshme. Si e tillë i është ngrënë haku mbi 20 e ca vjet që e tall Saliu si i do qejfi. Unë i drejtohem Edi Ramës dhe i drejtohem me amanetin që më ka lënë nëna, nëse nuk punon për këtë popull o Edi Rama, guri gur mos ta paftë. Kaq kam!”, u shpreh Paja.

Babai i Anaidit flet për Joanën

Big Brother 6” i bëri një surprize Anaidit duke improvizuar një lojë shahu me babain e tij. Në skakierë mungonin dy mbretëreshat, të cilat erdhën pas ca momentesh: nëna e Anaidit dhe Joana, ish-konkurrentja e “BB6”.

Në rrjetet sociale u komentua gjatë qëndrimi i nënës së Anaidit, e cila e pa “gjithë inat” Joanën në momentin që ajo u rreshtua krah djalit të saj.

Prindërit e Anaidit nuk kanë treguar ndonjë dashuri të pamatë për Joanën. Një ditë më parë, babai i Anaidit dha një intervistë për “Bluetooth” ku shfaqej jo shumë dakord me zgjedhjen e djalit të tij. Po botojmë pjesë nga kjo intervistë:

Në raport me vajzat, si është Anaidi?
Edhe në raport me to është shumë i dashur. Gati me të gjitha lidhjet që ka pasur, edhe pse kanë mbaruar, ka mbajtur miqësi.
Si ju duket Joana? Jeni takuar me të?
Jo, unë nuk e kam takuar, por ime shoqe ka komunikuar me të në telefon. Nuk jap dot një mendim të qartë mbi këtë marrëdhënie, sepse për mendimin tim ajo është një lidhje tërësisht e krijuar dhe e ndikuar nga ai realitet i izoluar dhe e lindur në një gjendje të caktuar trysnie psikologjike. Është një marrëdhënie larg normalitetit, ndaj nuk mund të vlerësohet për aq kohë sa ndodh në kushte specifike. Edhe për këtë arsye, si familje nuk është se jemi shumë dakord. Por sigurisht, kjo nuk varet fare nga ne.
Është folur edhe për një lidhje dashurie që Anaidi kishte para se të hynte në shtëpinë e “BB”… Si është e vërteta?
Po, ka një vajzë me të cilën ishte i lidhur, por nuk e dimë se si e sheh ajo vajza situatën tani. Nuk kemi pasur asnjë reagim nga ana e saj, dhe as ne s’jemi përpjekur që ta kontaktojmë, sepse është diçka që nuk varet nga ne.
Prej sa kohësh ishin të lidhur?
Kishin rreth gjashtë muaj bashkë.
Ju si familje, e njihnit nga afër? Ju pëlqente si vajzë?
Po, e njihnim dhe na pëlqente jashtëzakonisht. Bashkëshortja sidomos e kishte shumë për zemër. Ishte vajzë e shkolluar, e edukuar, por edhe vajzë shtëpie. I plotësonte të gjitha kriteret që kërkon një nënë e një familje shqiptare.

6.01.2013

Horoskopi ditor, 1 qershor 2013

Dashi
Dita e sotme do jete mjaft e dyzuar gjate kësaj dite për çiftet. Mëngjesi do jete i zymte dhe i mbushur me debate, por me kalimin e orëve dielli do rilinde ne qiellin tuaj te dashurisë. Beqaret do kënaqen edhe me disa aventura te vogla, por mjaft emocionuese. Ne planin financiar shmangni investimet super te mesha apo transaksionet. Nuk ka ardhur ende momenti.

Demi
Jeta juaj ne çift do jete si një lume i qete gjate kësaj dite. Do kuptoheni me se miri me partnerin dhe do flisni për gjithçka me te. Për beqaret ende nuk ka ardhur momenti për dashurinë e shumëpritur. Beni edhe pak durim dhe do bëni për vete një person qe me te vërtetë vlen. Për financat do jete dite e vështirë, kështu qe tregohuni me te kujdesshëm se me pare.

Binjaket
Planetët e dashurisë nuk do kujdesen shume sot për jetën sentimentale te çifteve dhe çdo gjë do varet nga këta te fundit. Nëse pranoni te komunikoni dhe te tregoheni sa me te sinqerte nuk do keni probleme, ne te kundërt përgatituni për sfida. Beqaret do jene kontradiktore ne atë qe duan dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar situata do jete shume e mire.

Gaforrja
Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Askush nuk do arrije t’ua prishe harmoninë dhe qetësinë. Gjithçka qe kishit menduar do iu realizohet. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim. Takimet nuk do mungojnë, por gjithsesi nuk duhet te nxitoheni. Ne planin financiar do merrni sfida te rëndësishme te cilat do e përmirësojnë menjëherë situatën.

Luani
Do e vlerësoni shume qetësinë dhe harmoninë ne çift dhe gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Disave mund t’iu behet edhe një propozim për martese. Beqaret qe para pak kohesh kane takuar dike interesant duhet te hedhin hapa me tej sot. Me financat duhet bere me shume kujdes se kurrë. Nëse shpenzoni shifra stratosferike, problemet do jene te njëpasnjëshme.

Virgjeresha
Marrëdhënia juaj ne çift do ketë disa probleme te vogla sot. Nuk do e toleroni aspak njeri-tjetrin dhe kjo mund te sjelle mosmarrëveshje. Mos kërkoni gjithmonë me ngulm te dale e juaja. Beqaret nuk duhet te tregohen impulsive sepse do gabojnë rende. Ne planin financiar yjet do iu bëjnë me te kthjellet dhe do e dini mire çfarë hapash te hidhni. Rini te qete ne këtë fushe.

Peshorja
Nuk do mundni dot sot te mos bëni skena xhelozie ndaj atij qe keni ne krah. Për këtë arsye debatet do jene te forta dhe mund te përfundojnë edhe ne një ndarje te përkohshme. Kujdes! Beqaret do fillojnë te shkruajnë faqet e para te romanit te dashurisë se tyre. Ne planin financiar situata do jete me e mire se kohet e fundit dhe do arrini te kryeni investimet e duhura.

Akrepi
Gjate kësaj dite duhet te tregoheni sa me te matur qe te mundeni ne çdo fushe. Dashuria nuk do ketë probleme te mëdha megjithatë mire do ishte t’i shprehnit me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë një takim te mrekullueshme, por duhet ta njohin me mire personin përkatës para se te hedhin hapa me tej. Ekuilibri financiar nuk do tronditet nëse shpenzoni me kursim.

Shigjetari
Nëse shihni qe jeta juaj intime nuk po shkoj ashtu si duhet, merrni kurajën dhe diskutoni hapur me partnerin. Mos i lini gjerat pas dore sepse me kalimin e kohës çdo problem behet me i madh. Beqaret nuk do kenë as sot fat ne dashuri. Hëna do jete planeti qe do ndikoje me shume ne sektorin financiar dhe do iu sjelle mirëqenien. Nuk pritet as tronditja me e vogël.

Bricjapi
Komunikimi do shkoje me se miri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit planifikuar prandaj mos u shqetësoni aspak. Beqaret do përballen me nje situate te vështirë dhe nuk do dine çfarë te zgjedhin. Vini para se gjithash arsyen. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sepse po shpenzuar kuturu do keni vështirësi.

Ujori
Dita e sotme do jete mjaft euforike për ata qe janë ne çift dhe emocionet do vijnë duke u shtuar me kalimin e orëve. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit! Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm me takimet qe do bëjnë sepse jo te gjithë do jene te sinqerte. Financat do jene paksa shqetësuese. Merrni sa me shpejt masa dhe nëse keni mundësi këshillohuni me specialiste.

Peshqit
Priten disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, por situata do përmirësohet me shpejt sesa ju mund ta mendoni. Ne fakt ai qe keni ne krah është mjaft tolerant dhe hap rruge gjithmonë. Beqaret fatkeqësisht nuk kane për ta gjetur as sot personin e ëndrrave. Kujdes me operacionet e mëdha dhe te rrezikshme financiare. Mire do ishte te prisnin edhe pak kohe për te hedhur hapa te tille.

Greqi, kanali ET3 shfaq pornografi në lajme(video)

 

Spikeri i lajmeve në  kanalin et3 në Greqi poet3 fliste për trazirat në vënd, në një edicion informativ, kur papritmas regjia gabimisht transmeton një film por*no.

Shikuesit e lajmeve u “nderuan” me pornografi, në një nga ekranet prapa moderatorit që lexonte lajmet, e nuk dinte se çfarë po ndodhë pas tij.

Regjia kishte transmetuar gabimisht programin e televizionit ET1, që jep programe të tilla.

Më pas ET3  kërkoi falje për këtë incident, i cili u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale duke bërë bujë.

Eksploziv në pallatin e Ardian Kollozit. PD Vlorë: Akt terrorist, me prapavijë të qartë politike

VLORE- Një eksploziv ka shpërthyer në orët e vona të natës në derën e banesës së kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, njëkohësisht edhe kandidatit të katërt të PD në këtë Qark, Ardian Kollozit.  Raportohet se shpërthimi nga ndodhur rreth orës 03:00 pas mesnate dhe ka qenë një sasi prej 500 gr. Banesa e Kollozit ndodhet në katin e 11-të të një pallati në lagjen “29 Nëntori”

Nuk ka pasur të lënduar nga shpërthimi, vetëm dëme materiale, të cilat mësohet se janë të konsiderueshme.  Partia Demokratike Vlore reagoi menjëherë pas ngjarjes duke e cilësuar një akt të pastër terrorist që vjen në kulmin e fushatës. Duke e cilësuar këtë një ngjarje me prapavijë politike, PD dega Vlorë kërkoi që kundërshtarët politike të distancohen nga shpërthimi.

Në deklaratën e saj PD Vlorë thekson mbarëvajtjen e fushatës elektorale deri ditën e sotme, ku nuk është regjistruar asnjë incident. Më tej theksohet se zbardhja e kësaj ngjarje i takon organeve të drejtësisë.

Policia vijon hetimet, ndërsa mësohet se një numër i konsiderueshëm të dyshuarish janë ndaluar nga policia.

Arbana Osmani i përgjigjet Berishës: Boll, se ma hodhe baterinë në tokë

 


Ashtu siç i ka ndodhur një pjese të mirë të shqiptarëve, edhe prezantueses së dashur Arbana Osmani, i ka mbërritur këtë javë në celular një mesazh nga kryeministri Sali Berisha, në të cilin ai kërkonte sugjerime për mandatin e ardhshëm.

 

Teksti i mesazhit të kryeministrit është ky që po sjellim më poshtë: “Së bashku arritëm shumë. Gjetëm një vend jashtë NATO-s, me radhë për viza, me rroga e pensione mjerane e me mungesa në drita, ujë, rrugë, shkolla e investime. Sot vendi ka ndryshuar shumë, por kemi edhe shumë për të bërë.
Mirëpres sugjerimet tuaja për mandatin e ri tek 0672099410. Miqësisht Sali Berisha”. Duke qenë se mesazhet janë dërguar nga një sistem kompjuterik, ka ndodhur edhe që një personi t’i shkojë disa herë i njëjti mesazh… Dhe kjo gjë i ka ndodhur edhe prezantueses së “Big Brother” në të gjashta edicionet e tij, Arbana Osmanit, e cila, e bezdisur nga mesazhet e shpeshta, i është përgjigjur kështu mesazhit: “Ok, po jo 10 sms në minutë, se ma hodhe baterinë në tokë”. Foton e mesazhit prezantuesja e ka postuar në profilin e saj në Instagram, ku dhe ka marrë komente të shumta… Arbana Osmani do të udhëheqë sot në mbrëmje finalen e madhe të “Big Brother”, nga ku do të drejtohen të gjithë sytë e shqiptarëve, për të zbuluar se cili do të jetë fituesi.

Withers: Ajo që ndodhi me KQZ, grusht-shteti. 23 qershori, zgjedhje mes demokracisë e diktaturës

 

 

John Withers

UASHINGTON- Ish ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, John Withers ne nje interviste per Zerin e Amerikes flet per zgjedhjet e 23 qershorit.

Ai sqaron qe ne fillim te intervistes se opinionet qe shprehen ne te janë te tijat personale dhe nuk pasqyrojnë në ndonjë mënyrë a formë qëndrimin e qeverisë amerikane.

“Po, ky është një nga privilegjet dhe në fakt një nga kënaqësitë, kur je larguar nga detyra e ambasadorit. Ato që do të them janë ato që unë besoj si qytetar privat amerikan, duke mos përfaqësuar pikëpamjet e askujt tjetër, veçanërisht jo të qeverisë, por thjesht të miat.”- shprehet ish ambasadori.

Intervista e plotë|Arben Xhixho

Parlamenti shqiptar miratoi tre ligjet e shumë-përfolura që i kërkoheshin Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së dhe që kërkonin tre-të-pestat e votave. Cili është mendimi juaj për këtë?

Ambasador Withers: Nuk i kam parë ende të gjitha njoftimet për to, por kjo pritet prej kohe dhe është një zhvillim shumë pozitiv. Për të miratuar këto ligje, partitë kryesore duhet të arrinin një marrëveshje, një konsensus, ç’ka ka munguar gjatë viteve të fundit. Pra kjo është pozitive në kuptimin e saj më të thellë, pra që fryma partiake u la mënjanë për të mirën e vendit.

Dhe kjo ndodh në mes të fushatës elektorale, që siç u shprehët ju, është një hap shumë pozitiv. Por cili është mendimi juaj për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, tri javë para zgjedhjeve?

Ambasador Withers:  Unë vazhdoj të mbetem i shqetësuar për dy arësye: së pari për administratën, për vetë zhvillimin e zgjedhjeve. Mendoj se në një mjedis kaq të politizuar sa ai në Shqipëri këto ditë, që një parti, jo vetëm të konkurojë në zgjedhje, por edhe të kontrollojë zhvillimin dhe administrimin e tyre, këtu ka konflikt të thellë interesi.  Do të duhet një vizion më i qartë, një përkushtim më i madh, një besnikëri më e lartë, ndaj një të mire më të lartë, që një situatë e tillë të kalojë me sukses.

Kur thoni konflikt interesi besoj e keni fjalën për gjendjen e tanishme në KQZ?

Ambasador Withers: Shumë gjera, KQZ-ja është një prej tyre. Ajo që ka ndodhur me KQZ-në ishte një marrje pushteti, unë e quaj një grusht-shteti administrativ. Ishte në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me kodin elektoral dhe përtej përgjegjësive të parlamentit për të votuar për të. Pra ishte një përpjekje e partisë në pushtet për të marrë kontrollin e plotë mbi KQZ-në.

Është folur shumë për KQZ-në dhe unë nuk dua të ndalem gjatë në të, për interpretimin e asaj që ndodhi, por për t’iu referuar cilësimit tuaj si “puç administrativ”, nëse  e lëmë mënjanë mënyrën si u bë, përfundimi ishte i njejti balanc forcash si në fillim, pra po katër me tre.  Pra ku është “puçi” këtu?

Ambasador Withers: Rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të lojës. Edhe fëmijët e shkollës e dinë këtë, rregullat e lojës nuk ndryshohen kur ajo ka filluar, thjesht për të siguruar përfitim partiak. Unë nuk jam i vetmi që besoj se kjo lëvizje ishte e paligjshme. Praktikisht të gjithë në komunitetin ndërkombëtar, që e kanë shqyrtuar atë që ndodhi, janë të të njejtit mendim. Nëse partia në pushtet do ta kishte realizuar pretendimin e saj në një formë ligjore dhe etike, që KQZ-ja të ri-organizohej, do të ishte gjë tjetër, por të ndërhysh me parlamentin, përkundër kundërshtimit të palës tjetër që merr pjesë në zgjedhje, kjo nuk ka emër tjetër, veçse të sigurosh avantazh politik. Është për të ardhur keq pasi vendi tani shkon në zgjedhje me një KQZ të deformuar dhe të gjymtuar. Unë po ashtu kam shqetësime edhe për listat e votuesve. Kur listat lihen në dorën e një ministrie të  brendshme që ka kaq shumë punonjës politizuar, si mund të besosh se pas gjithë këtyre viteve, listat e votave janë të rregullta? Si ka mundësi kjo? Këto nuk janë zgjedhjet e para që po zhvillohen në Shqipëri. Përse lista e votuesve nuk është një regjistrim i pakontestuar dhe i besueshëm i banorëve me të drejtë vote?  Përsëri, shqetësimi im është se kjo bëhet për përfitime politike.

Le të ndalemi për pak momente në rolin e qeverisë amerikane gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Drejtori për Ballkanin në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore sapo përfundoi një vizitë, që u përqëndrua tek zgjedhjet. Kohët e fundit ka patur shumë pikëpyetje të ngritura nga shtypi në Shqipëri nëse Uashingtoni flet me një zë apo jo. Ju jeni ndeshur me të njejtën situatë kur ishit ambasador. A mund të na ndihmoni që audienca jonë t’i kuptojë  më mirë marrëdhëniet mes Departamentit të Shtetit dhe Ambasadorit. 

Ambasador Withers: Shpresoj të jem në gjendje. Mendoj se ajo që shikuesit tuaj nuk duhen të harrojnë asnjëherë është se ka një qeveri amerikane dhe qeveria amerikane ka një qëndrim, një politikë. Jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë problemet në botë. Ky qëndrim përcaktohet pas diskutimesh të shumta të brendshme, disa herë ka edhe debate për to. Por pas këtij debati, që me termat amerikane, është një gjë shumë e shëndetshme, qeveria arrin në formulimin e qëndrimit të saj. Dhe ky qëndrim është i vlefshëm si për Ambasadën në Shqipëri, ashtu edhe për burokracinë në Uashington. Nuk e kam lexuar ende transkriptin e atyre që tha Jonathan Moore. Unë e njoh atë prej shumë vitesh, por do të isha shumë i kujdesshëm me mënyrën se si shtypi në Shqipëri e ka interpretuar këtë. Kam parë pjesë të tyre. Duhen lexuar me kujdes ato që tha ai, jo ashtu siç i ka interpretuar shtypi ato.

Në se është e kuptueshme që qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë është i përcaktuar, a ka ndryshime, mospërputhje të vogla mes atyre që thonë zyrtarët lokalë amerikanë atje, pra ambasada dhe atyre që thotë Departamenti i Shtetit në Uashington?

Ambasador Withers: Unë do isha shumë i habitur në se do të kishte. Pa dyshim unë nuk flas për qeverinë sot, por nga përvoja ime, do të befasohesha në se dallimet që mundohen të gjejnë njerëzit aty, vërtetë ekzistonin. Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi është se Ambasadori Arvizu flet për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ai është përfqësuesi zyrtar i tij. Pra për çdo sqarim, ai është personi që duhet pyetur.  Dhe ai do t’ju tregojë të vërtetën. Ambasadorët amerikanë thonë të vërtetën. Por në një kuptim më të gjerë, nuk ka rëndësi mendimi i Jonathan Moore-it, ose i të huajve të tjerë. Shqiptarët vetë e dinë të vërtetën. Ata e dinë çfarë ndodh. Duke e ditur këtë të vërtetë ata duhet ta kthejnë mendimin e tyre në votë. Duhet të shohin situatën në terren. E kam thënë shpesh herë, këto zgjedhje do të përcaktojnë në se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë demokraci, apo në se vendi do të rrëshqasë pas në diktaturë. Shqiptarët duhet të shohin tek vetvetja dhe jo të përpiqen të shohin se çfarë është në mendjen e burokratëve të Departamentit të Shtetit dhe të votojnë sipas asaj që besojnë, që për mua është të votojnë për ndryshimin.

A nuk është e ekzagjeruar kur shpreheni “rrëshqitje në diktaturë”?

Ambasador Withers: Jo sipas pikëpamjes time.  Një nga gjërat e mira për mua tani është se nuk jam diplomat dhe nuk kam nevojë të flasë me gjuhë diplomatike. Vendi po e humbet demokracinë dhe kjo ka qënë një përpjekje e vazhdueshme e regjimit në pushtet. Kur isha atje, por edhe më pas, institucionet e demokracisë janë dobësuar, sistemi i gjykatave është dobësuar, institucioni i presidentit është dobësuar,  të gjitha këto struktura të reja, në zhvillim e sipër, që sigurojnë zbatimin e shtetit ligjor janë dobësuar. Tani ka një elitë drejtuese që e përdor ligjin për të mbrojtur interesat e veta, dhe jo drejtësinë për qytetarin e thjeshtë.

Dua të rikthem edhe një herë tek qeveria amerikane, më konkretisht tek lobizmi. Ne të gjithë e dimë peshën e grupeve lobiste në Uashington.  A ndikojnë ato në Departamentin e Shtetit dhe nëse po, sa i madh është ndkimi i tyre?

Ambasador Withers:  Së pari, lobizmi është pjesë e pandarë e politikës amerikane. Ajo që është e rëndësishme të kuptohet mbi grupet lobiste, është se ndërsa ato përpiqen të ndikojnë politikë-bërësit, ato vetë nuk janë politikë-bërës. Politikanët janë ata që i hartojnë politikat.

Por a ndikohen ata nga lobistët?

Ambasador Withers: Ata përpiqen të ndikojnë, pa dyshim. Ka patur ndoshta raste kur i kanë bindur zyrtarët të mbështesin këtë apo atë qëndrim, por në shumë raste ata nuk kanë patur sukses. Ka patur lobistë për Hosni Mubarakun, ka patur lobistë për shumë politikanë që votuesit i kanë kundërshtuar, kryesorja është që grupi Podesta nuk ka të drejtën e votës në Shqipëri. Votuesi shqiptar ka të drejtën e votës. Dhe përsa kohë ai shkon në kutinë e votimit dhe nuk pranon të frikësohet, atëhere ai vendos.

Po dhe ne do t’ua lënë atyre dhe do ta shohim rezultatin shumë shpejt.

Ambasador Withers: Po.

Ju përmendi probleme të shumta për Shqipërinë, por siç e thotë shprehja  “duhen dy vetë për të vallzuar tangon”, pra  si shpjegohet gjendja e tanishme e Shqipërisë,  me një demokraci ende të pakonsoliduar aty ku duhej të ishte, dhe si mund ta kapërcejë vendi gjithë këtë tension, gjithë këtë polarizim të thellë?

Ambasador Withers: Është një pyetje që e bëjnë të gjithë dhe nuk besoj se ka një shkop magjik për të zgjidhur problemet e Shqipërisë. Por duhet filluar nga diku. Për mua elementi kritik i këtyre zgjedhjeve është nëse një qeveri, që ka bërë gjithshka ka mundur për të dobësuar shtetin ligjor dhe demokracinë, do të vazhdojë ta ruajë pushtetin përmes rrugëve të drejta ose të padrejta, apo do të ketë një shans edhe pala tjetër?

Por a nuk është edhe pala tjetër duke u përpjekur të shfrytëzojë një pjesë të qeverisë për të ardhur në pushtet?  Një pjesë që mund të ketë kontribuar për këto probleme që ju përmendni? E kam fjalën tek aleanca mes PS dhe LSI-së?

Ambasador Withers:  Unë e kam theksuar hezitimin tim rreth zotit Meta. Vendimi për t’u bashkuar ishte politik. Politika i njeh këto raste. Unë nuk jam politikan. Atyre u takon të vendosin në se ky vendim strategjik do ta ndihmojë opozitën për të fituar zgjedhjet.  Ata dinë shumë më tepër se unë për këtë.

Në Shqipëri imazhi juaj është ai i një ish zyrtari pro opozitës. Në fakt më shumë kundër qeverisë, sesa pro-opozitës. Përse?

Ambasador Withers: Nuk e di se përse njerëzit më perceptojnë kështu.

Por a jeni i tillë?

Ambasador Withers: Jo. Unë jam pro-demokracisë.

Ju tingëlloni shumë kritik ndaj qeverisë, pasi keni punuar me të për tre vjet.

Ambasador Withers:  Unë jam pro-demokracisë. Dhe kur ke një situatë, kur veprimet konkrete të kujdoqoftë në pushtet, bien ndesh me demokracinë, unë do të flas kundër tyre. Për opozitën nuk e di si do të veprojë.  Por ajo që unë di, është se e kaluara e qeverisë dhe e tanishmja flet qartë. Veprimet e saj kanë qënë një taktikë e llogaritur dhe e vazhdueshme për të shkatërruar demokracinë shqiptare.

Atëhere si e shpjegoni faktin që gjatë kësaj periudhe, Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe tani po ecën drejt integrimit evropian? Komentet tuaja tingëllojnë sikur në vend nuk është bërë asnjë përparim.  Askush nuk është shprehur se Shqipëria po bie në diktaturë.

Ambasador Withers:  Kur unë mbërrita në Shqipëri, po bëhej përparim shumë i mirë. Po bëhej gjithë ajo përpjekje nga qeveria , nga parlamenti, nga opozita, për t’u anëtarësuar në NATO.  Ishte nga gushti  2007  deri në mars 2008, që mund të shikohej përparimi për të cilin ju flisni, kur institucionet po zhvilloheshin dhe po forcoheshin. Por më pas gjendja ndryshoi. Pika e kthesës ishte Gërdeci. Dhe papritur e njejta qeveri që mbështeste shtetin ligjor dhe pavarësinë e gjykatave, u kthye kundër gjithë këtyre institucioneve në mënyrën më armiqësore. Që nga kjo kohë filloi spiralja poshtë.  Prandaj ajo që shqiptarët duhet të pyesin veten sot është:  a është autoriteti i tanishëm qeverisës i lodhur? Mua më duket i lodhur, i plakur, i bllokuar tek e kaluara dhe duket se nuk ka më ide të reja. A është qeveria e tanishme e aftë të krijojë vende të reja pune? Dhe në se po, përse nuk i ka krijuar?   Është ajo e aftë të përmirësojë sistemin shëndetësor, që të gjithë e kritikojnë? A është e aftë të përmirësojë sistemin arsimor? A është e aftë të krijojë kushte më të mira sanitare sidomos në zonat rurale?  Pra për gjithë këto duhet menduar. A nuk është më mirë t’i jepet shansi dikujt tjetër?

Atëhere do t’ua lënë atyre të vendosin.

Ambasador Withers: Unë do t’u bëja thirrja shqiptarëve të dalin të votojnë në numër të madh, që çdo lloj përpjekje për manipulim të dështonte nga e drejta e tyre e votës.

Personi që qëlloi me gurë makinën e Berishës vazhdon të “torturohet”

Personi që qëlloi me gurë makinën e kryeministrit Berisha vazhdon të jetë në komisariat.

Burimet thanë për alb-observer.com se 53-vjecari ndod1129het ende nën efektin e alkoolit, ndërkohë që prite të merret në pyetje, me qëllim zbardhjen e incidentit dhe shkaqet që e shtynë për një veprim të tillë.
Dje Petrit Hoxha ka qëlluar me baltë në drejtim të makinës së kreut të qeverisë.

Lajmi u konfirmua nga policia e Burrelit, e cila ka shoqëruar në komisariat 53-vjecarin Petrit Hoxha. Sipas policisë së Burrelit, Hoxha e ka kryer këtë veprim nën efektin e akoolit.

Incidenti ka ndodhur në momentin e largimit të eskortës së kreut të mazhorancës, pas mbajtjes se fjalimit ne Burrel, pikërisht në vendin e quajtur “Kryqezimi i Barhamit”.