Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

6.04.2013

SHKUSHULLIM

 

Kush iu kujtue territ që bie në luginë mbas fikjes së yjve
para agimit?
Shkatrruesi i vetes, nji krip-bardhë
e gjeti se koha e mungët
mes dritave
i hyn në palcë gurit
dhe ashtit njerëzor.
Terrin mes dy dritave
s’e duron ylli që shkoqet,
as njeriu.

GJARPNI E GRUEJA


Ajo mbramë harroi trupin e vet zbuluet
e në mëngjes e gjeti pikturë të varun
në murin e gjanë dhetë pashë:
e kqyri dhe e kqyri e u zhduk.
Petkat e saj teren buzë detit
me këmishën e gjarpnit mbi gurë.
Shtërpia tha se vjen prap, ajo,
deri mbasdite.
Mbasdite vonë, gjarpni i rrejtun
doli prej nëngurit
e iu zgërdhesh vetmisë ndërsy,
veshi këmishën e vjetër e shkoi
me fjetë.

GRUEJA ME MËNGJI


Nësa ishte e re e me burrë
fëmija i thithën palcën e eshtnave:
tash i bien dhambët nji nga nji prej goje.
Pavëmendshëm në kalim
ia shtrydhin gjurmën e teshtijnë
të bijtë
për të mos i ndëgjojnë vajin.
Grueja s’e përdori mëngjinë
me ngrehë një kështjellë në det me hala peshku
dhe alga
e me ndejë e ndritun në shkamb ari,
pa të bijtë

DRENI PLAK


Barijtë tradhtisht e lanë shkret bjeshkën
për ngrohësinë e vërrijeve.
Dirgjen shtigjeve tue folë me za të naltë
punë grash e qeshin
me ujin e prronit zhgrehshëm tue u derdhë,
prej pusi në pus.
Dreni plak çoi kryet prej dheut të djegun,
e vrejti gjethin e zverdhun. Mandej
shkoi e u kap me të bijtë për punë
drenushash.
I thyem e la edhe ai bjeshkën e ndoqi
gazin e prronit teposhtë, shigjetë zjarmi
mërgues për vendet e vuta e bar dimni
që kurr nuk ka me e prekë!
Kur e vranë, barijtë i hapën qepallat
e i panë ndër bebza
shum drej tue pi currila uji.

KTHIM

 

Shtatë vasha u çuen peshë
kur ngjyra e korbit fluturoi
përmbi shtyllën e jetës:
sqepi i dukej i verdhë, gati i bardhë
mes pendlave të zeza.
Shtatë vasha u çuen peshë
e u turrën vrap me funda
në duer sa qethi mbas korbave
e vetëm me za i tretën si plafa të murmë
nën karmat e vendit tim.
Po s’erdhët ju, vasha,
kur të zbardhen pusat e ujit
në lumë përpara agimit,
ngurzohen ehde duert e foshnjeve
në palaré.

Inaugurimi i anijes, për pak përfundon në tragjedi, sendet e forta thyejnë kamerën dhe… (video) June 4, 2013 Video

Ndërsa të gjithë ishin grumbulluar rreth anijes që do të inaugurohej një kameraman preferoi të marrë një planë më të bukur por… Papritur situata doli jashtë kontrolli pasi lëshimi i anijes, thuajse “dështoi” duke u përplasur në ujë dhe duke “gjuajtur” trarë, dërrasa e gjithë farë sende të forta! Kështu, drejt kameramanit i cili preferoj të marrë një planë special, u sulën një duzinë me dërrasa dhe sende të tjera të forta duke e plagosur lehtë por në fakt rrezikoi jetën me atë inaugurim të “çrregullt” anije!

per me teper ndiqni videon

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=qTODRucTVAM#at=36

Dy të vdekur në Istog, plagoset Mis Kosova

 

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e pasdites në Gurrakoc të Istogut. Një i rëndë aksident në komunikacion ka pësuar me fatalitet të dy viktimave,transmeton indeksonlne.

Pas një përplasje të një veture me një kamion, ka vdekur Labinot Gjocaj 28 vjeçar dhe 24 vjeçarja Edona Loshaj.

Në veturë ishte edhe e fejuara e viktimës, ish Mis Kosova, Albina Nicaj e cila thuhet të jetë në gjendjë të rëndë shëndetësore

Zbulohet misteri i te kruarit.

 

evvv

 

bh

Topi: Problemi kryesor, kryeministri Sali Berisha

 

 

 

TIRANE- Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi  gjatë një takimi me banorë të Njësisë Nr.1 në Tiranë tha se problemi më i madh i këtij vendi është kryeministri, Sali Berisha.

“Vërtetë i kam trajtuar dy partitë e vjetra në mënyrë ekuivalente, por sot unë do të filloj ta diferencoj. Vërtetë kanë faje të dyja, të cilat po i vuan shoqëria, por duke iu referuar aktualitetit, problemet kryesore lidhen me ato që po mbyllin një cikël 8- vjeçar në pushtet. Gjithnjë e më shumë lidhet dhe personalizohet me emrin e kryeministrit, i cili ka marrë rrugët e Shqipërisë duke dhënë premtimet e rradhës, premtime që nuk janë gjë tjetër vetëm një tentativë për demagogjinë e rradhës.”- tha Topi në fjalën e tij.

Ish Presidenti, duke iu referuar çështjes së pronës, bëri thirrje që më 23 qershor tiranasit, dhe jo vetëm të dënojnë me votë këtë qeveri, të paaftë dhe të korruptuar, me një kryeministër, siç e quajti ai, mashtrues.

FRD, tha Topi, ka në themel të programit të vet çështjen e pronës, jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Mëhilli: Isaraj tentoi të na nxjerrë nga rruga me makinë. Deputeti: S’mbulohet paniku me gjethe fiku

 

 

TIRANE- Deputeti i PS-se, Arben Isaraj e ka quajtur nje skenar halucinant akuzen e zedheneses se kryeministrit, Erla Mehilli se ai ka tentuar t’i nxjerre jashte rruge me makine.

Reagimi, njesoj si edhe denoncimi ndaj tij, eshte bere po ne rrjetin social Facebook.

“Zedhenesja e Kryeministrit ka shpikur sot nje skenar halucinant aksidenti, sipas te cilit, une i jam vene pas ne rolin e “kamikazit”, per ta “asgjesuar” fizikisht dhe per te “rrembyer’ fjalimin e Roskovecit. Sindroma e shefit te blinduar duket se ka prekur edhe cupezen me fantazi te shfrenuar”- shkruan Isaraj, duke shtuar se paniku nuk mbulohet me gjethe fiku.

Akuza e Mehillit

Zëdhënësja e kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli shkruan ne Facebook se deputeti socialist, Arben Isaraj ka tentuar që të nxjerrë nga rruga makinën ku udhëtonte ajo me zyrën e shtypit.

Incidenti sipas saj ka ndodhur rruges per ne Fier, nderkohe qe Mehilli me zyren e shtypit shoqeron kreun e qeverise, Berisha per mitingun e sotem ne Roskovec.

“Rruges per ne Fier, ne autostrade, nje makine, me vetedije te plote, pasi na u afrua dhe pa kush ishte ne makine tone, tentoi te na nxirrte nga rruga makinen ku udhetoj une dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon ne dalje te Fierit dhe kush ishte? Deputeti i Partise Socialiste Arben Isarai. As qe dua ta di as per te vellain qe e ka kriminel dhe burgaxhi, as per ate vete ate qe eshte deputet. Ketu do lahen te gjitha,” shkruan Mëhilli.

U mashtrova pasi kujtoja se supermodelja më donte…”

 

 

Një nga shkencëtarët më të njohur në Britaninë e Madhe, është arrestuar dhe mbahet që prej janarit në një burg në Argjentinë me akuzën e trafikut të drogës. Megjithatë 68 vjecari Paul Frampton pretendon se është viktimë e një mashtimi në të cilën përfshihet edhe një modele seksi. Sipas tij ai fliste në një faqe lidhjesh në internet me modelen seksi Denise Milani e cila është shpallur Miss Bikini ëorld 2007 nga revistat Maxim dhe FHM dhe aktualisht jeton në SHBA. Ai rrëfeu se ai kishte shkuar në Bolivi dhe kishte qëndruar atje 10 ditë në pritje të modeles për të nisur një jetë të re së bashku ashtu sic kishin folur në internet. Më pas 68 vjeçarit iu tha po në internet se duhej të shkonte në Argjentinë për të marrë një valixhe për të cilën i thanë se i përkiste modeles. Ai duhej ta transportonte në Peru, ku do takohej me dashurinë e jetës së tij.
Por ai u arrestua në aeroport në Buenos Aires ndërsa po tentonte të hipte në një avion për Peru, së bashku me valixhen e cila kishte brenda dy kilogram kokainë. Frampton
tani beson se ishin anëtarët e një bande mafioze amerikano-jugore që po e tërhiqnin atë në planin e tyre për të transportuar një valixhe me drogë megjithëse akoma nuk dihet nëse modelja seksi është e përfshirë në këtë mashtrim.
“Ndoshta duhet ta kisha kuptuar se ishte një mashtrim shumë i mirë dhe shumë inteligjent,” tha shkencëtari i cili rrezikon 16 vite burg. Megjithatë komuniteti i shkencëtarëve po lufton fort për lirimin e tij. Në krah të tyre është edhe ish e shoqja e cila thotë se megjithëse është një shkencëtar i zotë, ështëshumë naiv

interesante ! Letra e pazakontë e ndarjes së një çifti

 

 


Një letër lamtumire e një vajze është bërë më e klikuara në internet, me rreth 1.2 milionë klikime në tre ditë. Nuk dihet se cili është çifti, por vajza mendoi për një ndarje të veçantë.

Kur zbulohet një tradhti, zakonisht reagimet janë pothuajse të njëjta: të bërtitura, zënka, të qara. Vajza anonime, autore e letrës, në fakt ka reaguar ndryshë, sigurisht në një mënyrë tepër origjinale.

Vajza ia paketoi veshjet, video lojërat, kompjuterin, televizorin dhe ia shpërndau në vendet ku çifti kishte kaluar momente të ndryshme.

Dhe ja përmbajtja e letrës:

“Përshëndetje i dashur!

E gjen dot se kush e ka lënë “Facebook”-un hapur dhe kush ka marrë një mesazh nga Kelsi? Po! Ti! Por mos u shqetëso, nuk kam thyer asgjë.

Në fakt, u tregova kaq e mirë sa t’i paketova të gjitha gjërat. Madje shpika edhe nje lojë të lezetshme, duke ditur se ty të pëlqen shumë të gjesh gjëra (edhe vajza të tjera)! Ja dhe vendet ku mund t’i gjesh:

Veshjet i ke te vendi ku u takuam për herë të parë.
Video lojërat janë te vendi ku dhamë puthjen e parë.
Laptopi yt është atje ku blemë video lojën e parë së bashku.

Televizori yt është atje ku bëmë për herë të parë dashuri bashkë.
Pjesa tjetër e gjërave të tua, përfshirë edhe fotot që kemi bërë bashkë në këto dy vjet janë TE SHTËPIA E KELSIT!

Argëtohu! Ah, mos harro! Nuk kam thyer apo dëmtuar asgjë, por nuk mbaj përgjegjësi nëse e ka bërë dikush tjetër. Gjueti të mbarë!”

Dana, bukuroshja "wrestler": Pamja seksi ma shpif...

 


21-vjeçarja ka deklaruar se bukuria e saj nuk e bën të lumtur.

Kur të qenit e bukur, ta shpif. Ky është rasti i pazakontë i Dana Adivas, 21-vjeçares nga Chicago, e cila shprehur se bukuria e saj nuk e bën të lumtur. Arsyeja? Femrat e urrejnë, kurse meshkujt i vërtitetn gjithmonë përqark! Dama është një aspirante për "wrestler" dhe ka treguar historinë e saj në një episod të serialit "True Lives" që transmetohet në MTV.
Në dokumentar, megjithatë, ajo shpjegon edhe avantazhet që ka të qenit e bukur: "Kam gjithçka që dua dhe trajtohem si princeshë. Nuk duhet të jem as inteligjente, sepse kam pamjen time". Por nuk mund të mos e thotë të vërtetën, që e gërryen përbrenda: "Por ja që ma shpif e gjithë kjo! Dd të ishte e këndshme që të merresha ndonjëherë seriozisht në konsideratë për gjëra të tjera dhe jo për bukurinë time".

Tre Teknika Për Flokë Me Onde

 

Dëshironi t’i bësh flokët me onde vetë? Ju këshillojmë tre mënyra shumë efikase, pa pasur nevojë të shkoni tek parukierja.

Flokë me onde të bëra në shtëpi me shkumë flokësh

1. Mbas shampos, krihini mirë flokët për të eliminuar nyjet.
2. Aplikoni shkumë për flokët, mundësisht nga ato profesionalet që krijojnë volum.
3. Ndani tufa të vogla flokësh dhe rrotullojini derisa të bëhen kaçurrela. Kapini me një kapese mbi kokë.
4. Thajini flokët dhe lërini pa krehur për disa orë ose më mirë për të gjithë natën, duke i lidhur kaçurrelat me një shami koke që t’i mbajë të palëvizshme.
5. Hiqini kapëset dhe ndajini kaçurrelat me dorë.

118[1]
Flokë me onde të bëra në shtëpi me pjastër

1. Lajini flokët. Mbasi t’i keni tharë me peshqir, vini shkumën dhe thajeni kokën me tharëse.
2. Ndizni pjastrën.
3. Ndajini flokët me tufa prej 6 cm diametër. Duke u nisur nga majat, rrotullojini flokët rreth pjastrës duke krijuar bukle.
4. Mbajeni për disa sekonda dhe pastaj tërhiqeni pjastrën menjëherë, për të pasur një efekt “sustë”.
5. Përsëriteni këtë procedurë mbi të gjithë flokët, tufë për tufë.

Flokë me onde të bëra në shtëpi me anë të gërshetave

Gërshetave janë një metodë shumë e vlefshme, sidomos mbi flokët deri tek supet. Sa më të holla të jenë gërshetat aq më shumë onde do të kenë flokët. Gërshetat e trashë japin onde më të mëdha e të rralla. Mbajini gërshetat në kokë 4-5 orë, ose më mirë gjithë natën. Lëshojini gërshetat duke lënë 2 në mënyrë që t’ju shërbejnë për model dhe pastaj punojini ondet me duar apo krehër sipas modelit që dëshironi.

Berisha takon lojëtarët e Kombëtares: Qeveria do ketë një premio për fitoren, e meritoni plotësisht

 

 

Berisha gjate takimit me kombetaren

Kreu i qeverise, Sali Berisha ka takuar mesditen e sotme lojetaret e Kombetares, per t’i mbeshtetur ata per ndeshjen e rendesishme me Norvegjine.

Gjate takimit me ata ai ka theksuar se pret nje rezultat pozitiv ne ndeshjen me Norvegjine, duke shtuar se ne rast fitoreje, qeveria do te jape edhe vleresimin e merituar.

Ai ka falenderuar lojtaret dhe trajnerin per punen e madhe qe kane bere.

“Ju garantoj se do te perpiqemi tu mbeshtesim edhe me shume, ju e meritoni plotesisht se keni deshmuar talentin, aftesine, futbolli ehste nje sport me nje dinamizem te paimagjinueshem. Nuk jam nje shikues, e ruaj per kulme dhe kur pashe spanjollet thashe paskan arritur qiellin, kur pashe gjermanet ishim me larg se qielli”- tha Berisha.

Sipas tij syte e shqiptareve kudo qe jane, jane ne stadium ne daten 7 dhe presin fitoren, edhe pse loja eshte loje. “Gjakftohtesia eshte kryesore, emocionet nuk duhet te erresojne mprehtesine ne fushe”- tha ai.

Eksploziv me telekomandë makinës së biznesmenit

 

 

Makina e biznesmenit pas shpërthimit

Një bombë e komanduar në distancë ka hedhur në erë makinën e një biznesmeni në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Tiranë.  Krimi ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate, në një prej parkingjeve të bllokut të pallateve të reja, në afërsi të Kthesës së Kamzës. Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi, automjeti tip “Mercedes-Benz”, me targë TR 3093 P, në pronësi të shtetasit Gëzim Jemishta, ka qenë i parkuar poshtë pallatit ku ai banon me familjen. Nga ngjarja nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Makina e shkatërruar thuajse plotësisht është e biznesmenit Jemishta, i cili ka në pronësi një kompleks të njohur, të përbërë nga hotel, bar, restorant, karburant etj., në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Nga shpërthimi i fuqishëm, veç automjetit janë thyer edhe xhamat e dritareve të disa apartamenteve në pjesën e fasadës së pallatit, ku ishte parkuar makina, mes tyre edhe ato të apartamentit të biznesmenit. Dëme kanë pësuar edhe makinat e tjera që ndodheshin të parkuara pranë asaj të biznesmenit. Burime nga grupi hetimor thanë se aktivizimi i lëndës plasëse të vendosur poshtë motorit të mjetit, dyshohet të jetë kryer në distancë. Kjo e ka bërë edhe më të vështirë identifikimin e autorit, pasi edhe provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes kanë qenë të pakta.
HETIMI
I pyetur nga hetuesit rreth dyshimeve që mund të kishte për shpërthimin në automjetin e tij, biznesmeni 54-vjeçar Gëzim Jemishta nuk ka dhënë asnjë pistë konkrete që mund të ndihmonte grupin hetimor. Ai e ka konsideruar ngjarjen si një kanosje të mundshme ndaj tij, por pa arritur të shpjegojë qëllimin e kërcënimit, gjë që sipas Policisë së Tiranës mund të ketë ndodhur edhe për ndonjë problem personal të tij. Nga ana tjetër, oficerët e hetimit të krimeve kanë rihapur disa dosje të vjetra, për ngjarje të ndodhura në kompleksin që ka në pronësi biznesmeni gjatë vitit të kaluar, për të parë mundësinë e ndonjë lidhjeje të mundshme mes ngjarjeve. Burime nga grupi hetimor thanë se gjatë vitit të kaluar bizneset e Jemishtës kanë rënë pre e grabitjeve, gjithashtu ka pasur edhe një rast të shtënash me armë pranë karburantit që 54-vjeçari ka në pronësi, ngjarje ku mbeti i plagosur një kalimtar. Këto raste, sipas Policisë, mbeten ende të padokumentuara dhe pa autor, megjithatë ende nuk dihet nëse shpërthimi në makinën e biznesmenit mund të ketë ndonjë lidhje me ngjarjet që po verifikohen. I dëmtuari është pyetur edhe rreth një padie civile që një person nga Kruja ka bërë në Gjykatën e Tiranës për dy prona në afërsi të Rinasit, të cilat ishin lënë peng nga biznesmeni për shkak të dy huave që i kishte marrë.

“ishin 200 gramë eksploziv”
Ekspertët kriminalistë që kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe automjetin e shkatërruar të biznesmenit Gëzim Jemishta, sasia e lëndës eksplozive që ka hedhur në erë makinën mund të ketë qenë rreth 200 gramë tritol. Eksplozivi është aktivizuar në distancë, pasi në vendngjarje nuk janë gjetur mbetje fitili, apo ndonjë element tjetër. Fakti që shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe kur makina ka qenë e parkuar, sipas Policisë tregon se autorët kanë pasur si qëllim ndonjë paralajmërim ndaj biznesmenit dhe jo eliminimin e tij fizik.

Ylli bollivudit varë vetën në apartamentin e saj

 

 

64Ylli i bollivudit, Jiah Khan natën e mbrëmshme i ka dhënë fund jetës. Lajmi i tmerrshëm për bukuroshen 25-vjeçare u bë i ditur për mediat ditën e sotme, teksa u theksua se ajo i kish dhënë fund jetës duke u vetëvarur në apartamentin e saj në Mumbai.

Lajmi është bërë i ditur nga televizionet indiane me zyra në Londër.

Aktorja ka luajtur shumë filma që nga debutimi i saj i parë në vitin 2007 me filmin “Nishabd”, duke vazhduar më pas me filmin “Ghajini në vitin 2008, “Akshay Kumar” në vitin 2010 etj.

Propozimet më romantike për martesë

 

Bëjeni të dashurën të ndihet mbretëresha e jetës suaj, propozojini asaj në mënyrpropozimet-per-martese-1-150x150ën më përrallore, që të mbetet një kujtim i paharruar

Keni në mendje të martoheni? Ajo ju ka folur pafund sesi miqtë e saj dhe të huajt, kanë bërë propozime fantastike, që e kanë lënë pa mend? Filloni të mendoni dhe ju për një ide unike, pasi kjo do të jetë një nga ato historitë që do ta tregoni gjatë gjithë jetës, në mbrëmjet me miqtë, në restorante me të huajt, apo edhe në orët e gjata të qëndrimit në parukeri. Midis 50 ideve të mëposhtme zgjidhni propozimin ideal dhe shpresoni që të merrni përgjigjen pozitive.

Propozimi në publik

1. Nëse keni prirje për të qenë dramatik, lidhuni me producentin apo menaxherin e një shfaqjeje dhe propozojini të dashurës suaj në momentet e fundit përpara se spektakli të mbarojë. Sigurohuni që edhe asaj t’i pëlqejë propozimi në publik.

2. Pronotoni një faqe të plotë reklamash në gazetën e përditshme, që gruaja juaj e ardhshme lexon. Kjo do të jetë një surprizë mahnitëse, të cilën ajo nuk do ta harrojë kurrë.

3. Paguani një karikaturist në rrugë t’ju bëjë të dyve një portret. Në pikturën tuaj të shkruajë propozimin dhe në të sajën pohimin për martesë.

4. Shkoni në një akuarium të madh dhe në shfaqjen rutinë që bëhet me delfinët dhe peshqit, rregullojeni me zhytësit të bëjnë surprizën tuaj. Më parë përgatitni me shkrim dore tekstin dhe në momentin kur ju dhe e dashura juaj do të jeni duke parë në akuarium, një palombar të afrohet pranë xhamit dhe t’ia paraqesë propozimin.

5. Nëse e dashura juaj është një tip aventuror, propozimi juaj duhet të jetë i tillë. Nisni së bashku me të një gjueti thesari. Fillojeni me të dhëna të lehta në shtëpi. Vazhdojeni me mistere të vockla në pikat tuaja të preferuara të qytetit dhe në destinacionin e fundit gjeni thesarin e martesës suaj të ardhshme.

6. Në një mbrëmje kërcimi dhe feste, kërkojini DJ ose liderit të bandës t’ju japë mundësinë e të folurit në mikrofon për disa çaste ose mund të këndoni një këngë, e më pas të bëni propozimin në pistën e vallëzimit.

7. Punësoni një aviator të shkruajë në qiell propozimin, mundësisht edhe me emrin e të dashurës, që të mos krijohen keqkuptime.

8. Nëse planifikoni të bëni një udhëtim me avion, përdornin sistemin e lajmërimit të stjuardesave për të bërë deklaratën tuaj të dashurisë.

9. Shfaqeni propozimin tuaj martesor në një reklamë të krijuar prej teatrit vendas. Sigurohuni që të jeni në kohën e duhur të shfaqjes së pamjes.

10. Krijoni një festë me të gjithë miqtë dhe familjarët tuaj. Jepini atyre të veshin një bluzë ku të shkruhet nga një shkronjë e veçantë. Në momentin e caktuar mblidhini ata së bashku dhe do të formohet propozimi “Dëshiron të martohesh me mua?”

Propozimi në shtëpi

11. Për një surprizë të thjeshtë, pasi e dashura juaj të flejë, zëvendësojeni unazën e përditshme që ajo mban në kutinë e bizhuve, me unazën e fejesës, në mëngjes kur të zgjohet do të mbetet e shokuar.
12. Shkruajini një letër dashurie me propozimin martesor në fund. Futeni në librin e saj të preferuar apo në atë që po lexon momentalisht dhe në çastin kur ajo të zbulojë shënimin, jepini ëmbëlsisht edhe unazën.

13. Fikni të gjitha dritat e apartamentit tuaj dhe krijoni një udhë qirinjsh, të cilat të udhëheqin në një qark, ku është vendosur unaza e martesës.

14. Nëse jeni të sigurt që përgjigjja e saj do të jetë pozitive, vërjani unazën në gisht gjatë gjumit e zgjojeni me shampanjë dhe luleshtrydhe. Fillimisht gjesti do të duket romantik, por kur ajo të shohë unazën gjërat do bëhen serioze.

15. Lidhni përmes shtëpisë suaj një fjongo të kuqe. Në çdo pjesë të saj ngjisni kujtimet më të bukura të lidhjes suaj. Në fund të fjongos qëndroni ju me unazën në duar.

Propozimi me anë të teknologjisë

16. Regjistroni deklaratën tuaj të dashurisë dhe propozimin për martesë dhe hidheni atë në iPodin e të dashurës suaj. Në momentin kur ajo do ta hapë atë për të dëgjuar muzikë, do të dëgjojë edhe propozimin tuaj.

17. Filmojeni propozimin që do t’i bëni njeriut tuaj të zemrës dhe ngarkojeni atë në YouTube. Mblidhuni së bashku për të parë “një film” dhe tregojani online.

18. Merrni kamerën e saj dhe shkoni te vendet e preferuara të së dashurës suaj. Sigurohuni që të keni edhe një mik me vete, në mënyrë që t’ju fotografojë, duke mbajtur në dorë propozimin tuaj. Më pas jepini të dashurës kamerën dhe kërkojini t’ju hedhë në kompjuter fotot, ajo do t’i shohë me siguri.

19. Një tjetër mënyrë fantastike, është propozimi me anë të mesazheve. Shkruajini të dashurës suaj mesazhe që do ta orientojnë atë të vijë drejt jush, përgjatë rrugëve që ajo nuk i njeh. Në çastin final, do t’ju zbulojë juve të ulur në gjunjë.

20. Krijoni një faqe në internet, ku ju shprehni dashurinë dhe qëllimet tuaja për të dashurën. Lërini asaj vetëm adresën e faqes dhe pasi propozimi të pranohet zyrtarisht, ajo do të jetë e lumtur t’ia dërgojë atë faqe të gjithë miqve dhe familjarëve.

21. Krijoni një lidhje të drejtpërdrejtë nëpërmjet internetit me vendin ku do t’i propozoni të dashurës dhe kërkojini familjes suaj ta ndjekë atë kanal në internet.

Propozimi në ushqim

22. Vëreni kutinë që përmban unazën e saj në një pjesë të ëmbëlsirës, që do t’jua shërbejë kamerieri në restorantin e preferuar.

23. Në një kuti çokollatash të shijshme, ndër të tjera fshihni edhe unazën tuaj, më pas dhurojani atë të dashurës.

24. Kërkojini pastiçierit të shkruajë përreth pjatës së saj me çokollatë propozimin “Do të martohesh me mua?”.

25. Porositni një tortë që ka të shkruar propozimin tuaj. Torta do të shfaqet në një vitrinë dyqani teksa ju kaloni me të dashurën tuaj dhe më pas uluni në gjunjë e kërkojini të bëhet e juaja.

26. Nëse dëshironi mund të ndiqni edhe metodën klasike, futeni unazën e martesës në një gotë shampanjë, apo porosisni një pije që ka të shkruar në fund propozimin tuaj.

Propozimi me lojë

27. Krijoni fjalëkryqin tuaj personal dhe përgatituni ta ndihmoni të dashurën ta plotësojë atë teksa ajo ha mëngjesin.

28. Shkruajeni propozimin me yje fosforeshentë, ngjitini ata në mur, fikni dritën dhe shtrihuni në shtrat. Në këto momente do të shfaqet pamja mahnitëse e fjalëve tuaja më të ndjera.

29. Me magnetet që ngjiten zakonisht në frigorifer, krijoni fjalët që doni të thoni dhe thjesht lëreni të dashurën tuaj ta zbulojë.
30. Hyni vjedhurazi në zyrën e saj dhe shkruajini mbi tavolinë propozimin që keni përzgjedhur. Qëndroni të fshehur derisa ajo ta zbulojë dhe më pas shfaquni.

31. Kërkojini të dashurës suaj të provoni së bashku unazat e duhura për të. Kur ajo t’ju akuzojë se po i prishni surprizën, atëherë nxirrni unazën që keni përzgjedhur më parë dhe jepjani.

32. Luani lojën e famshme “hangman” dhe në të perifrazoni fjalën “Martohu me mua”.

Propozimet e vjeshtës dhe dimrit

33. Përgjatë festës së Hallouinit sfidojeni atë në një garë gdhendjesh kungulli. Në kungullin tuaj shkruani propozimin e përzgjedhur.

34. Shkruani “Do të martohesh me mua?” në pjesën e poshtme të një balone dhe së bashku me të dashurën ngrijeni në fluturim, derisa ajo ta pikasë propozimin tuaj.

36. Kërkojini miqve tuaj t’ju organizojnë një piknik të shijshëm në park. Dilni së bashku me të dashurën për një shëtitje dhe silleni atë në mënyrë surprizë në piknikun e përgatitur.

36. Shkruajeni propozimin e martesës në xhamin e makinës së saj, në një ditë të acartë dhe me dëborë, kur të dallohen qartë fjalët që keni shkruar.

Propozimi i pranverës dhe verës

37. Shpreheni dashurinë tuaj dhe qëllimin për martesë në një kopsht me lule kur gjithçka po lulëzon.

38. Angazhojini familjarët tuaj në një festë zgare dhe planifikoni diçka të veçantë për mënyrën sesi do t’ia kërkoni dorën për martesë.

39. Shkoni në plazh dhe ndërtoni një kështjellë prej rëre. Vendoseni unazën në kullën më të lartë, pastaj kërkojini të dashurës suaj ta shikojë veprën tuaj.

40. Një natë përpara se të shkoni në plazh, shkruani një poezi apo disa fjalë zemre, rrotullojeni në mënyrën e letrave antike, futeni në shishe dhe mbulojeni atë me rërë në breg. Sigurohuni që të nesërmen, e dashura juaj ta marrë mesazhin në shishe dhe mos harroni të keni me vete unazat.

Propozimi i veçantë

41. Nëse keni aftësi artistike dhe ju pëlqen të bëni gjëra të veçanta, përdorini mjetet tuaja për të bërë propozimin ideal. Për shembull, nëse jeni një skulptor krijoni një kuti apo vepër të veçantë arti, ku të futni unazën e martesës.

42. Blini kafshën që ajo gjithnjë ka dashur (një lepurush, një mace apo një qen) dhe lidhini së bashku me një fjongo unazën rreth qafës.

43. Së bashku me të dashurën shkoni në një vend special për të vendosur një thesar tuajin, që do të mbartë sendet tuaja. Thojini asaj, se dëshironi që këtë thesar ta hapni vite më pas dhe se nuk ka asnjë kuptim nëse nuk ka brenda edhe foton tuaj të fejesës, kështu që bëni një foto duke i propozuar dhe duke i dhënë unazën.

44. Merrni me qira një motor “Vespa” dhe ftojeni të dashurën tuaj për një shëtitje. Në kaskën e motorit, lërini unazën e propozimit dhe kur të keni mbaruar fjalët e dashurisë, bëni një shëtitje rreth qytetit për ta festuar.

45. Takohuni për një pije në barin e ndonjë hoteli luksoz. Kur të vijë momenti i duhur, kujtojini si rastësisht se keni porositur një dhomë aty. Kur të hapet dera e dhomës së hotelit, do të keni vënë në të trëndafila, qirinj dhe shampanjë, do të jetë një propozim shumë surprizues.

Propozime të thjeshta

46. Hartoni një listë me dhjetë arsye përse dëshironi të martoheni me të dashurën tuaj. Lexojani asaj përballë një turme njerëzish ose ngarkoni njerëz të caktuar që t’ia japin asaj një e nga një dhe të fundit dhurojani vetë së bashku me unazën.

47. Gjeni një kuti të madhe frigoriferi dhe mbështilleni me fjongo që të duket si një kuti dhurate. Futuni brenda saj dhe paraqiteni veten me mbishkrimin “Një dhuratë që do ta kesh për të gjithë jetën”. Më pas lëreni të dashurën tuaj të zbulojë surprizën e bukur.

48. Futeni unazën e martesës në një kuti cerealesh dhe tregohuni të vëmendshëm që ajo ta zbulojë atë gjatë kohës kur përgatit mëngjesin.

49. Krijoni skenën e ngjashme të filmit të saj të preferuar. Vishuni me veshjen e përshtatshme që i afrohet më së shumti protagonistit të filmit dhe lëreni shfaqen të fillojë. Për shembull mund të krijoni skenën e fundit të filmit të njohur ‘Pretty Woman”, merrni me qira një limuzinë dhe dilni një dritaren e saj të sipërme me një tufë lulesh, duke deklaruar dashurinë tuaj.

50. Parkoni makinën tuaj përpara shtëpisë së saj dhe në bokset e mëdha vini këngën e saj të preferuar dhe bëni propozimin tuaj fantastik.

Gabimet që duhen shmangur

Para së gjithash duhet të keni parasysh rëndësinë themelore që ka propozimi për martesë, ndaj duhet t’u kushtoni shumë vëmendje detajeve. Ja disa gabime që nuk duhen bërë gjatë propozimit për martesë.

1. Të propozoni pa unazë. Deklarata e dashurisë ka rëndësinë e saj thelbësore, por është unaza ajo që vulos gjithçka të thënë. Për këtë arsye mos gaboni të kërkoni martesën pa unazë, sepse një grua kurrë nuk e quan legjitime kërkesën e tillë. Shtoni këtu edhe dëshirën që ajo ka t’ua tregojë lajmin e mirë të gjithë miqve dhe familjarëve.

2. Të propozoni shumë shpejt. Nëse e dashura juaj ka gjithçka që ju po kërkoni, atëherë mos u ngutni, jepini asaj kohën e duhur, që të ketë vendosmërinë në çastin final. Nëse veproni shumë shpejt, ajo do t’ju përgjigjet se duhet të mendohet rreth propozimit tuaj dhe kjo nuk është diçka e mirë.

3. Propozimi në publik. Është e qartë se kur jeni të dashuruar kërkoni që e gjithë bota ta dijë për ndjenjën tuaj. Nga ana tjetër ka të dashura që nuk u pëlqen t’i bëjnë ndjenjat publike apo ndihen jo rehat në një ambient të mbushur me njerëz, ndaj tregoni kujdes.

4. T’i thoni kujtdo. Ky është një tjetër gabim që duhet të shmangni, sepse kurrë nuk i dihet se cilit prej shumë njerëzve që i keni treguar, mund t’i rrëshqasë ndonjë fjalë pa dashje. Nëse nuk doni të prishni surprizën, bëni të mundur që sa më pak njerëz ta dinë.

Mashtroi 2 femra, duke u hequr si mashkull

 

 

Edhe pse ngjan më tepër me një skenar filmi fantastiko-shkencor, është mëse e vërtetë. “26-vjeçarja Samantha Bruk, e cila prezantohej si Li Bruk, arriti të mashtrojë dy gra dhe të krijojë marrëdhënie erotike me to, duke mos i lënë asnjë shkak të dyshojnë se ishte femër.

E çuditshme është se me një prej tyre kishte lidhe plot 8 vjet, madje i kishte bërë edhe propozim për martesë!

Sa i përket peripecisë së tyre erotike, Samantha i gënjente duke thënë se vuante nga kanceri në organet gjenetike, ndaj dhe nuk i lejonte prekjen e tyre, kurse gjoksin e mbante gjithmonë të mbuluar me beze. Gruas së parë i kishte thënë se ishte djegur në atë pjesë të trupit, ndërsa të dytës, që në të shkuarën dikush e kishte goditur me thikë, ndaj dhe e mbante gjithmonë të fashuar.

Burri që ha akrepa: Të bëjnë mirë për zemrën,

 

126121Të hash një akrep në ditë të bënë shumë mirë për zemrën.

Ky është sekreti i Ismail Jasim Mohamed nga fshati iraken i Samaerras.

Burri tregon se ai konsumon çdo ditë një akrep dhe kjo i shkakton një kënaqësi më vete./

Muxhahedinët, SHBA përgëzon Shqipërinë: Partner i fortë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kë përgëzuar edhe njëherë qeverinë shqiptare për ofertën e saj bujare për të ofruar strehim për 210 muxhahedinët.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Departamenti Amerikan i Shtetit njofton për mbërritjen e 30 muxhahedinëve të tjerë në Shqipëri më 31 maj, duke e çuar në 44 numrin total të muxhahedinëve që vijnë në Shqipëri nga kampi Ashraf i Irakut.

Në ditët në vazhdim pritet të vijnë edhe të tjerë, për të plotësuar numrin 210 që Shqipëria ka pranuar të strehojë.

Shqipëria vazhdon të jetë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në Irak, theksohet në deklaratë.

SHBA bën thirrje për zhvendosjen sa më të shpejtë të këtyre banorëve nga kampi, pasi siguria e banorëve në kamp mbetet një shqetësim i madh.

Strehim i 210 muxhahedinëve, është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kim Kardashian bën Eko Live : “do të Bëhesh me Vajzë” i Komunikon Doktori

 

 

 

Kim Kardashian do të bëhet me vajzë, u konfirmua ditën e hënë.

Ndonëse prej mesit të muajit maj, zëra pranë familjes kishin thënë se familja e Kim do tëkim-0306lajm shtohej me një femër, ishte seria e fundit, e serialit “reality-show” “Keeping Up with Kardashians”, ajo që konfirmoi gjininë e foshnjes që pret 32-vjeçarja.

Në serinë e fundit të transmetuar në televizionet amerikane, doktori i familjes ekzaminon Kim nëpërmjet një ekoje dhe i jep asaj lajmin e gëzuar.

Nëna e ardhshme ishte shoqëruar në këtë vizitë edhe nga dy motrat dhe nëna e saj, të cilat pritën jashtë sallës.

Megjithatë, ra në sy fakti se Kanye West, babai i fëmijës, nuk ishte i pranishëm në këtë moment kaq të rëndësishëm, ndërsa lotët e emocionit të 32-vjeçares, i fshinë familjaret e saj.

Tahiri: Seksere votash në selitë diplomatike po joshin emigrantët me bileta avioni falas

TIRANE- Kryetari i PS-se per Tiranen, deputeti Sajmir Tahiri ka denocnuar qeverine se ne bashkepunim me selite diplomatike shqiptare po joshin emigrantet me bileta falas ne kembim te nje vote per PD-ne dhe te fotografuar.

Ne nje deklarate per mediat nga selia e PS-se, Tahiri ka paralajmeruar Berishen se PS nuk do te lejoje qe asnje votues te fotografoje voten, duke shtuar se ‘sekseret e votave do te perballen me drejtesine”.

Deklarata e Tahirit

Djemtë dhe vajzat, motrat, vëllezërit, kunetërit, baxhanakët e pushtetit të Saliut të në selitë diplomatike shqiptare, në bashkëpunim me kompaninë BelleAir, monopoli më spektakolar i Lul Bashës, kanë filluar të ofrojnë bileta falas për emigrantët e studentët shqiptare duke i detyruar të votojnë për Sali Berishën dhe ta provojnë këtë duke fotografuar votën e tyre.

Sali Berisha bën mirë ta ketë të qartë se PS, unë dhe kolegët e mi, trupa e komisionerëve dhe vëzhguesve të PS, vetë mbështetësit dhe votuesit e PS, nuk do lejojnë asnjë votues të fotografojë votën.

Ndërsa ata sekserët e votave që kanë dyndur ambasadat, bëjnë mirë ta shënojnë që sot se pas 23 qershorit, iu vjen dita të bëjnë hesapet me drejtësinë për rrjepjen e parave të emigrantëve dhe për çdo veprim të paligjshëm që duke menduar se sot i bëjnë nder pushtetit të Saliut, do i hapin punë të mëdha vetes.

Sa për Belleair, aksionerët dhe drejtuesit e kësaj kompanie, përfshirjen e tyre në këtë skemë manipulimi duke vazhduar rrjepjen e parave të shqiptarëve për shkak të pozitës monopol në treg, ta kenë të sigurtë se pas 23 qershorit do çmontojmë pozita monopol duke kryer një hetim kapilar që nga çmimi i biletave deri te shërbimi ndaj klientit, pagesën e detyrimeve fiskale dhe lidhjet e saj me pushtetin, përfshirë dhe përfshirjen në skemën e dëshpëruar për të manipuluar votat..

Emigrantët dhe studentët që jetojnë jashtë vendit, e kanë të qartë se një biletë falas për të takuar prindrit, nuk shpëton as ata vetë nga rrënimi i vendit të tyre, as prindrit dhe të afërmit e tyre nga varfëria dhe pasiguria, dhe as të ardhmen e fëmijëve të tyre në shqipëri.

Në Shqipërinë që ne duam të rilindim pas 23 qershorit, duke i kthyer qytetarëve më së pari lirinë për të mos qënë plaçka e rradhës që blen pushteti, duke u shitur shtrenjtë hallet që kanë prej shumë kohësh.

Sali Berisha nuk mund të blejë një biletë për 4 vjet të tjera në pushtet, me koston e lartë që i lë vendit dhe qytetarëve, këtu në shqipëri apo jashtë kufijve. Në 23 qershor do ia presim ne biletën, me çminin e drejtësisë përpara qytetarëve dhe ligjit.

Dhe përfitoj nga ky rast, për t’ju kujtuar edhe njëherë të gjithë drejtorëve të shkollave apo militantëve në administratë, në Policinë e Shtetit, që po abuzojnë me asetet publike apo duke shantazhuar qytetarët, se pas 23 qershorit do të përballen me të gjithë forcën e ligjit. Dhe ky nuk është premtim por angazhimi ynë përpara qytetarëve shqiptarë.

Rama i kërkon Llallës Task Forcë hetimi për zgjedhjet

 

 

Shkresa e Rames drejtuar Adriatik Llallës

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqiperisë, Adriatik Lalla, nëpërmjet të cilës kërkon krijimin e një Task Force pranë Prokurorisë së Përgjithshme me objekt të vetëm  hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.

Letra e plotë e Ramës, drejtuar Kryeprokurorit Llalla

Ka më shumë se një javë që ka filluar fushata zgjedhore dhe që në fillim të kësaj periudhe janë hasur problematika të karakterit penal, të parashikuara këto edhe në ndryshimet e fundit të bëra në Kodin Penal. Partia Socialiste e Shqipërise po konstaton gjithmonë e më shpesh problematika që po pengojnë ushtrimin lirisht të të drejtave kushtetuese të shtetasve dhe subjektet zgjedhore që garojnë në këtë proces zgjedhor dhe po përpiqet ti dokumentojë ato.

Gjithashtu, kjo gjëndje shqetësuese është pasqyruar dhe vijon te pasyrohet përditë në median e shkruar, elektronike dhe atë sociale, me fakte konkrete dhe emra konkret. Fakte të tilla si presion individual apo familjar për devijimin e votës, detyrim per të marrë pjesë në aktivitete politike, të studentëve të sistemit parauniversitar, nënpunësve të administratës publike apo dhënie e marrje premtimi për tregtimin e votes, përbejne jo vetëm një shqetësim serioz per cënimin e garimit të ndershëm, por përbëjnë vepra penale të cilat duhet të evidentohen dhe ndëshkohen nga ana Juaj.

Lidhur me sa me sipër, bazuar në kompetencat Tuaja kushtetuese dhe ligjore, Ju drejtohem me kërkesën për ndërmarrjen e masave organizative, për krijimin e një Task Force, që të ketë si objekt të sajin të vetëm hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, të parashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal, duke patur në vëmendje situatën e ngarkuar, në çdo aspekt të sajin, që është krijuar tashmë dhe pritet të theksohet më tej gjatë ditëve në vijim, për periudhën e fushatës zgjedhore.

Shpreh besimin dhe bindjen time të plotë, se kërkesa që po ju paraqes do të vlerësohet prej Jush me rëndësinë dhe emergjencën, që ajo ka dhe do të ketë si përgjigje realizimin e një pune serioze, krejtësisht të pavarur nga aktoret dhe faktoret politike, sikurse jeni zotuar për të bërë dhe sikurse unë personalisht dhe të gjithë shqiptarët kemi shpresën, që do te arrini të përmbushni.

Turqi, zgjerohen protestat, Erdogan: S’ka Pranverë Turke

 

Një protestues në Stamboll mes flakëve, me flamurin e Kemal Ataturkut

Protestat e dhunshme në Turqi kanë hyrë në ditën e tyre të katërt, me përleshje të ashpra mes protestuesve dhe policisë që kanë rezultuar me mijëra të arrestuar. Protestat nisën për mbrojtjen e një parku të gjelbër në qendër të Stambollit dhe kanë marrë përmasa të mëdha, që janë cilësuar nga mediat si “pranvera arabe” në Turqi, revolucioni që ka përmbysur pushtete në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme. Por, Kryeministri Erdogan e kundërshton këtë përcaktim. Ai ka cilësuar se protesta janë të nxitura nga partia më e madhe opozitare në vend për shkak të dështimeve të vazhdueshme të tyre në zgjedhje (Erdogan është në pushtet që nga viti 2002). Në një konferencë për shtyp, përpara një udhëtimi të tij për në Marok, ai vlerësoi se protestat janë të organizuara nga ekstremistët dhe opozitarët që po provokojnë qytetarët e tij. Dje u raportua viktima e parë e protestave, një 20-vjeçar, i cili u përplas nga një taksi në një rrugë ndërsa protestonte. Unioni i Mjekëve Turq ka kërkuar që t’i jepet fund dhunës, që policia të tërhiqet dhe të lirohen ata që janë arrestuar gjatë këtyre ditëve. Një tjetër union, ai i tregtisë në sektorit publik, “Kesk”, ka njoftuar se do të nisë një grevë dyditore në mbështetje të protestuesve. Ata akuzuan qeverinë për “terror shtetëror”. Pas disa ditëve në Stamboll, prostatat janë përhapur edhe në kryeqytetin Ankara të hënën. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji drejt rreth 1000 protestuesve në sheshin “Kizilay”. Erdogan tha në një prononcim televiziv se: “Ka njerëz që po marrin pjesë në këto ngjarje të organizuara nga ekstremistët. Këtu nuk bëhet më fjalë për parkun ‘Gezi’. Ngjarjet që po zhvillohen janë të lidhura me degë të veçantë brenda dhe jashtë Turqisë. Partia kryesore opozitare, CHP, ka provokuar qytetarët e mi të pafajshëm. Ata që bëjnë lajme dhe i quajnë këto ngjarje ‘Pranvera Turke’, nuk e njohin Turqinë”. Ndërsa Presidenti turk, Abdullah Gul, ka kërkuar qetësi dhe ka mbrojtur të drejtën e protestuesve për të demonstruar në paqe. Protestuesit thonë se qeveria turke është bërë gjithnjë e më shumë autoritare. Ata tremben se partia e Erdoganit po përpiqet të vendosë në vend vlera konservatore islamike në vendin sekular dhe do të prekë të drejtat e tyre personale. Protestat janë përhapur në 67 qytete e fshatra.

Vdes 20-vjeçari
Një protestues i ri u vra dje në Turqi pasi një taksi u përplas me një grup protestuesish antiqeveritarë në ditën e katërt të protestave. Mehmet Ayvalitas, 20 vjeç, u godit nga taksia në rrugë dhe katër protestues të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Kjo ishte vdekja e parë e konfirmuar zyrtarisht nga protestat.

Pse protestohet
Protestat për të mbrojtur një hapësirë të gjelbër janë kthyer në protesta zemërimi antiqeveritare. Planet e qendrës së re të Stambollit përfshijnë ndërtimin e një qendre tregtare, për të cilën Kryeministri Erdogan thotë se nuk do të jetë e zakonshme, por do të përfshijë një teatër operistik, qendra kulturore dhe një xhami. Kazermat ushtarake të epokës osmane do të ndërtohen në parkun “Gezi” dhe Qendra Kulturore Historike e Kemal Ataturkut do të prishej. Ataturku është themeluesi i Turqisë moderne, i cili ka vendosur në Kushtetutë parimin e sekularizmit, që kërkon që çështjet shtetërore nuk do të kenë lidhje me ato fetare dhe as do të ndikohen prej tyre. Kryeministri Erdogan vjen nga Partia islamike AK dhe kritikohet ashpër për politikat e tij pro-islamike, si dhe akuzohet për shkeljen e sekularizmit.

 

Angelina Jolie shfaqet për herë të parë pas heqjes së gjoksit, ja fotot!

 

 

jo6Aktorja e njohur hollivudiane Angelina Jolie është shfaqur për herë të parë në publik pas nënshtrimit të një mastektomie të dyfishtë. Bukuroshja është shfaqur në tapetin e kuq në Londër në premierën e filmit të bashkëshortit, Brad Pitt. “World War Z” ndërsa dukej shumë në formë .jo1

Vetëm pak ditë më pare, ajo  i’u nënshtrua një operacioni ku ka hequr të dy gjinjtë për të parandaluar kancerin e gjirit nga i cili ka hum,bur jetën edhe nëna e saj.

jojo4

Jona e “BB 6”: Anaidi është hipokrit, e shiti veten për para

 

Ajo ishte1 pretendente për të fituar spektaklin e madh “ Big Brother 6”, por për hirë të dashurisë që krijoi brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, sakrifikoi shumë edhe çmimin e madhë prej 100 milionë lekësh. Vajza e ka pritur shumë keq ndarjen nga Anaidin, i cili e ka deklaruar live ndarjen me Joanën . Ajo pretendon se kjo ndarje ka ardhur nga nëna e tij, pasi imazhi i Joanës ka krijuar impakt negativ në publik.

Gjatë një interviste ajo është shprehur se Anaidi është një hipokrit dhe e shiti veten për para.

“Atë gjest fisnik që kam bërë unë për të, nuk do e bënte as e dashura e as nusja e tij. Hoqa dorë nga 100 milionë lekë për të pa e menduar dy herë, kur sot njerëzit të shesin edhe për 1 milion. Vetë Anaidi e shiti veten për 35 milionë lekë dhe për një makinë që e kanë të gjithë shqiptarët. E shiti veten shumë lirë ai njeri. Femrës edhe i shkon ta shesë veten, po një mashkulli nuk i shkon fare. Njerëzit kanë votuar një hipokrit e s’e kanë kuptuar. Më mirë ta kishte fituar Iliri, të paktën ishte më i sinqertë, më i drejtpërdrejtë. Vërtetë unë e kam sharë Ilirin për veset që nuk ia duroj dot dhe brenda lojës kishim vendosur të ishim kundërshtarë, por ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një njeri i sinqertë.

Lajm i fundit: Vrasja e një protestuesi turk para kameres, kujdes pamje të ashpra! (video)

 

 


U qëllua me ujë me presion nga autoblinda i policisë!Vrasjen në gjakftohtësi të plotë ka filmuar kamera e një gazetari në momentin kur autoblinda e policisë qëllon me ujë me presion një protestues në Sheshin Taksim në Stamboll të Turqisë.Ndërsa njoftimi i autoritete policore të Turqisë bëri me dije se i riu në fjalë humbi jetën për shkak të një “ataku në zemër”!

http://fresh-newsonline.blogspot.gr/2013/06/istambul-activists-who-punched-tomaya.html

6.03.2013

a esht ne vete ky? Hoxha i Prizrenit: “Të gjitha femrat shqiptare janë rrospia dhe ku**a, po ashtu dhe nënat e tyre!”

Hoxhallarët shqipfolës, sidomos ata nga Kosova e Maqedonia, janë llumi i shoqërisë shqiptare. Aktet kriminale të individëve janë vepra që dënohen nga shoqëria, por dhuna dhe poshtërimi ndaj femrës vjen pikërisht nga harbutët që flasin në emër të zotit, të cilët infektojnë gjysëm-budallenjtë (se të plotët s’kanë nevojë për hoxhë magarët) duke na e prezantuar Zotin si një xhelat që me sëpatën e tij këput vetëm koka njerëzisht të gjinisë femërore.

Femra ka të drejtë ta jetojë jetën e saj si të dojë, krejt e pavarur, ashtu siç ka të drejtë edhe mashkulli. Femra ka të drejtë të njohë, të dashurojë, të bashkëjetojë dhe të martohet nqs e shikon se ka ndeshur në njeriun e përshtatshëm, por në rast të kundërt gjithmonë të ndjehet e lirë të largohet dhe jo të mbetet viktimë e specieve të poshtra hoxhallare apo mentalitet anadollako-injoranto-shkuesi që është i pranishëm në çdo vend ku islami është shumicë. Ka ikur koha të martohesh me të panjohur, të bëhesh bashkëshorte e një burri që ta pëlqejnë meshkujt e shtëpisë dhe jo ti. Nqs ju pëlqen meshkujve islamike, le ta marrin për vete sepse e kanë edhe traditë dylberizmin. Në Europë të vetmit përfaqësues të kësaj bastardije xhunglo-rerore jemi ne shqiptarët dhe boshnjakët – kombet e skllavëruar nga ideologjia islamike.

Ai mashkull shqiptar që dhunon femrën dhe të drejtën e saj për të qenë njeri i lirë është hoxhë dhe hoxhë do të thotë të jesh kriminel e diktator, mjekër-shëmtuar, pantallona-këputur, shallvare-fole-insektesh, por edhe pa to.

Të gjithë hoxhë-magaret apo magaro-hoxhët flasin idiotësira, imponojnë jetën e fshatareve të Arabisë se para 16 shekujve, urrejnë çdo fabrikë që nuk prodhon urrejtje.

Shikojeni e dëgjojeni bastardin që fyen dhe predikon urrejtje për nënën, motrën dhe vajzën tuaj dhe pas videos do e kuptoni se cilit klasë i përkisni, njeriut normal, gjysëm-budallait apo budallait te plote!

per me shum ndiqni videon me poshte.  http://youtu.be/Nde8QKXTkyA

Një shqiptare “shpik” kompjuterin që lexon mendjen

 

.

 

nje

Kërkuesit në Kanada, nën udhëheqjen e shqiptares Lorina Naci, arritën të krijojnë një kompjuter që lexon mendjen dhe që mund të ndihmojë në komunikimin me njerëzit në koma. Kërkuesit në Universitetin e Ontarios Perëndimore përdorën neuroimazhet për të lexuar mendimet e njeriut përmes aktivitetit të trurit në rastet kur ata kërkojnë përgjigje specifike “po” ose “jo”.
Skuadra thotë se kërkimi i tyre mund të sjellë mënyra të reja shumë të rëndësishme në përpjekjen për të komunikuar me pacientët që janë në gjendje vegjetative. Gjetjet e tyre u publikuan në “Journal of Neuroscience” në një studim të titulluar “Mesazhet e heshtura të trurit: Përdorimi i vëmendjes selektive për të dekoduar mendimin e njeriut për komunikim me bazë trurin”.
Sipas kërkueses kryesore, Lorina Naci, interpretimi i mendimit njerëzor përmes analizimit të aktivitetit të trurit – pa u bazuar te të folurit apo veprimet – është një nga kufijtë më provokativë dhe sfidues të neuroshkencës moderne. Në mënyrë specifike, pacientët që janë tërësisht të vetëdijshëm dhe të zgjuar, por gjithsesi, për shkak të dëmtimeve në tru, të paaftë për të treguar reagim në sjellje, ekspozojnë limitet e sistemit neuromuskular si dhe nevojën për forma alternative komunikimi.
Në studim, pjesëmarrësve iu kërkua të përqendrohen te një përgjigje e pastër “po” ose “jo” për pyetje të tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vëllezër dhe motra?” dhe vetëm duhej ta mendonin përgjigjen, pa e thënë atë. “Kjo metodë novatore u lejoi individëve të shëndetshëm t’i japin përgjigje pyetjeve nën skaner, thjesht duke i kushtuar vëmendje fjalës që ata donin të thoshin. Duke parë në aktivitetin e tyre të trurit, ne ishim në gjendje të dekodojmë me korrektësi përgjigjet për secilin individ”, tha Naci, një studente postdoktorante në Institutin Perëndimor për Trurin dhe Mendjen. “Shumica e vullnetarëve i përmblodhën përgjigjet e tyre brenda tri minutave skanim, një dritare kohe që është shumë mirë e përshtatshme për komunikimin me ndërfaqen e kompjuterit të trurit”.
Naci dhe kolegët e saj Rhodri Cusack, Vivian Z. Jia dhe Adrian Owen tashmë po përdorin këtë metodë për të komunikuar me pacientët pa përgjigje në sjellje, të cilët mund të jenë diagnostikuar gabim si njerëz në gjendje vegjetative. “Avantazhi i kësaj teknike, veçanërisht lehtësia e përdorimit, fuqia dhe detektimi i shpejtë, mund të maksimizojë shanset që çdo pacient i tillë të jetë në gjendje të arrijë komunikim me bazë trurin”, tha Naci.
Në studim, pjesëmarrësve iu kërkua të përqendrohen në përgjigje të thjeshta “po” apo “jo” për pyetje të tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vëllezër dhe motra?” dhe vetëm ta mendonin përgjigjen e tyre, jo ta thoshin me fjalë. Duke analizuar aktivitetin e trurit të tyre, skuadra ishte e aftë të lexojë saktë përgjigjet e tyre për një seri pyetjesh.