Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

6.07.2013

Ja gjimnastja bukuroshe që ndau Putin nga bashkëshortja!

 

Lajmi për ndarjen e Vladimir Putinit nuk është se surprizoi njëri pasi prej kohësh qarkullonin thashetheme se aidhe bashkëshortja e tij Ludmilla nuk jetonin më bashkë. Për vite me radhë Alina-Kabaeva-vladimir-putinPutini ishte detyruar të përgënjeshtronte zërat për aferat e dashurisë,  ndërsa me gruan rralë shihej në public. Ndërsa gjithmonë e më tepër lakohej emri i gjimnastes së re Alina Kabajeva.

Kjo sportiste  tashmë është 30 vjeçe dhe është njëra nga gjimnastet më të suksesshme ruse me dy medalje të arta olimpike dhe me 14 tituj të kampiones botërore. Në vitin 2007 u tërhoq nga sporti, ajo u anëtarësua në partinë e Putinit Rusia Unike. Gazeta ruse “Moskovski korespondent” që në vitin 2008 kishte shkruar se ajo do të mund të martohej me Putinin dhe kjo ishte përgënjeshtruar me hidhërim në konferencën e shtypit të Putinit me Silvio Berlusconin.

alina

alina1alina2alina5Alina-6kinopoisk.rualina3

Ilace popullore per djersen !

 

2

1

Horoskopi i dites

Dashi

Këshilla e yjeve për këtë dite është ruajtja e qetësisë dhe maturia ne jetën tuaj ne çift. Duke mos u nxituar do arrini te ruani një klime harmonike dhe te qëndrueshme. Për beqaret do jete një dite si gjithë te tjerët. Do takoni persona interesante, por qe nuk do iu tërheqin aq shume sa te mendoni për një lidhje. Financat duhen mbrojtur sa me shume qe te mos keni vështirësi me vone.

Demi

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm për te dashuruarit. Pritet te kaloni momente entuziazmuese dhe zemra do iu rrahe shume fort. Edhe beqaret do kenë një dite me te bukur e me fat. Gjithçka do realizohet ashtu si ju e keni menduar prej kohesh. Ekuilibri buxhetor do filloje pak nga pak te stabilizohet. Do ndiheni me te qete ne këtë plan.

Binjaket

Dëshira për me shume qëndrueshmëri do jete e madhe sot, por gjithçka do varet nga sjellja juaj. Mos kërkoni te vendosni vete për gjithçka dhe dëgjojeni mendimin e tjetrit. Beqaret do jene shume te turbullt ne lidhje me jetën sentimentale dhe do ngurrojnë te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar duhet te tregoheni me vigjilente dhe te kursyer.

Gaforrja

Beqaret do jene me fatlumet e kësaj dite. Jo vetëm qe do takojnë personin duhur, por do fillojnë një histori dashurie pasionante dhe emocionuese. Çiftet nga ana tjetër nuk do kenë as probleme, por as surpriza te mëdha. Mundohuni qe edhe vështirësitë t’i merrni me qetësi. Ne planin financiar yjet do iu sjellin goxha përmirësime. Shfrytëzojeni ditën!

Luani

Jeta juaj sentimentale do shkoje me se miri sot. Do kuptoheni shume mire me njeri-tjetrin dhe do përgatisni një darke te veçante. Disa do kujtojnë me nostalgji gjithë kohen qe kane kaluar bashke. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë dashurinë e madhe, e cila nuk ka për ta ardhur as sot. Influenca e planetëve do jete pozitive ne planin financiar, por nuk duhet te përfitoni për te bere shpenzime.

Virgjeresha

Rutina dhe zymtësia do e pushtojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni gjithë kohës te mërzitur dhe nuk do dini çfarë te bëni për ta ndryshuar situatën. Për beqaret do jene te shumta mundësitë për takime, vetëm se ata duhet te tregohen sa me te hapur. Qe gjerat te shkojnë mire ne planin financiar duhet te merrni sa me shpejt masa dhe te bëni një riorganizim te situatës.

Peshorja

Duhet t’i bëni sytë katër sot nëse jeni ne një lidhje sepse te shumte do jene ata qe do kërkojnë t’ua prishin harmoninë qe keni me partnerin. Zilia e tyre është aq e madhe saqë nuk i kushtojnë rëndësi dhimbjes qe ju mund te kaloni. Beqaret do kalojnë një dite te bukur pranë miqve. Financat nuk do jene te këqija prandaj mund te bëni ndonjë shpenzim me tepër.

Akrepi

Ne planin sentimental do jeni shume dyshues sot. Edhe pse ai qe keni ne krah do ua shprehe ndjenjat dhe do mundohet t’iu beje te ndiheni sa me mire, ju nuk do i besoni. Beqaret duhet te veprojnë me maturi nëse iu bëhen ftesa. Ka disa persona qe do kërkojnë thjesht te luajnë me ju. Për financat mos u shqetësoni aspak sepse ato do jene te mira.

Shigjetari

Fale mbështetjes qe do iu japë Urani marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer. Pasioni do rindizet serish dhe do ndiheni si mbi re. Shfrytëzojeni ditën! Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri, por miqtë nuk do i lënë për asnjë moment te mërziten. ne planin financiar duhet te bëni pak durim për ta përmirësuar situatën. Ne fund do merrni frytet e dëshiruara.

Bricjapi

Edhe pse ndjenjat pe rate qe keni ne krah ane te sinqerta, ai do e ketë te vështire t’iu besoje plotësisht sot. Beni çfarë te mundni për t’ia mbushur mendjen. Beqaret edhe pse do iu pëlqejë shume një takim qe do kryejnë nuk duhet ta lënë entuziazmin t’i verboje. Financat nuk do jete te stabilizuara se[pse do vazhdoni te kryeni shpenzime marramendëse.

Ujori

Do keni disa vështirësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do iu trishtoje mjaft. Ka disa kohe qe dialogu ndërmjet jush dhe partnerit nuk është si me pare. Edhe beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm. Jo te gjitha ato qe do iu thonë do jene te vërteta. Ne planin financiar do jeni stratege te vërtetë dhe do e dini mire si t’i menaxhoni te ardhurat qe keni.

Peshqit

Lërini dëshirat dhe emocionet t’iu udhëheqin gjate kësaj dite. Vetëm ne këtë mënyrë do ndiheni mire dhe te çliruar. Partneri po mendon për një surprize te madhe. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa takime sentimentale. Beni ende durim sepse shume shpejt do vije edhe dita juaj. Ne sektorin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe te mëdha.

6.06.2013

Arrestohet falsifikatori i dokumentave zyrtare

TIRANE- Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e një 62- vjeçari i cili akuzohet për falsifikim të dokumentave zyrtare më shumë se 1 herë.

Pas një hetimi katër mujor, policia ka mundur të finalizojë aksionin e saj rreth orës 14:00 të ditës së sotme, ku në pranga ka rënë shtetasi, Ylber Huqi,  ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person, në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Sipas policisë, 62- vjeçari, i cili përdorte shtëpinë e tij në zonën e Xhamllikut, si bazë për aktivitetin e tij të paligjshëm, janë gjetur vula të ndryshme të Drejtorisë së Transportit Rrugor, vula të disa Komunave të Tiranës, dëftesa të shkollave të mesme, vërtetim të hyrje- daljeve të doganës së Durrësit, certifikata, karta identiteti ID, leje qarkullimi automjetesh ndërkombëtare si dhe formularë të paplotësuar për tituj pronësie dhe për pasuri të paluajtshme.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij u gjet edhe një sasi prej 2 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Policia tha se po heton për përfshirje të personave të tjerë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa ndaj të arrestuarit është marrë masa e arrestit me burg.

Abortimi shkakton keto probleme afatgjata.

 

5

4

6.05.2013

Në Itali, kapen 1,4 ton marihuanë nga Shqipëria

 

Policia e Barit në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, kanë bllokuar ditën e sotme në portin e qytetit bregdetar, plot 1.4 ton marihuanë, e cila vinte nga Shqipëria, informon Shekulli Online.

Droga u gjet brenda një kamioni, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar 45-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Droga ishte fshehur brenda kamionit, dhe ishte mbuluar me rroba grash. Dyshohet se ajo vjen nga Shqipëria dhe kishte për destinacion tregun italian.

Sipas policisë italiane, sasia e marijuanës së bllokuar, kap shifrat e 14 milionë eurove. Policia italiane ka nisur menjëherë hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve.

Aksidentohet shumë rëndë Miss Kosova, dy të rinj të vdekur

 

AksidentohetNjë lajm i hidhur na vjen nga Kosova  ku është mësuar se pak më parë në Istog të Kosovës ka ndodhur një aksident tragjik.

Sipas burimeve policore, një makinë veturë është përplasur me një kamion, për pasoj kanë mbetur të vdekur shtetasit Labinot Gjocaj 28 vjeçar dhe 24 vjeçarja Edona Loshaj. Gjithashtu po sipas informacioneve të policisë, mësohet se në veturë ndodhej dhe ish-Miss Kosova Albina Nicaj, e cila ndodhet në gjendje shumë të rëndë në spital

Sherr masiv mes komshinjve për pronën me katër të plagosur, babë e bir në gjendje të rëndë

 

sherrNjë konflikt për pronën mes dy familjeje ka degjeneruar në një sherr masiv për gati 30 minuta mbrëmjen e djeshme në Përrenjas. Kështu policia locale bën me dije se Nazmi Sina 55-vjeç së bashku me djalin e tij Klajdi Sina 25-vjeç janë goditur fillimisht me sende të forta nga dy shtetas Hysen Mataj dhe Andrea Kokonozi 25 dhe 30 vjeç, të cilët janë kunetër me njëri-tjetrin pasi i kanë kundërshtuar përsa i përket pronës që pretendojnë se u takon atyre.

Pas kësaj, djali ka shkuar në banesë dhe ka marrë thikën dhe i ka qëlluar dy kunetërit në momentin kur vazhdonte të godetej pa pushim me sende të forta. Për rrjedhojë të dy kanë marrë plagë të lehta nga goditjet me thika dhe janë dërguar nga policia në spitalin e qytetit të Librazhdit,ndërsa më rëndë janë babë e bir të cilët janë dërguar në spitalin kirurgjik.

Makina me targa shqipetare kalon cdo limit shpejtesije ne zvicer, Vazhdojn kerkimet (video) Lexo te plote: http://albparty.com/makina-me-targa-shqipetare-kalon-cdo-limit-shpejtesije-ne-zvicer-vazhdojn-kerkimet-video/ |

speedTIRANE – Lëvizja tej normave të shpejtësisë së lejuar të një automjeti me targa shqiptare në një nga rrugët e Gjenevës në Zvicër, ka “ngritur në këmbë” autoritetet e drejtësisë së këtij vendi. Përmes një letër-porosie ata u kanë kërkuar homologëve të tyre në Shqipëri të identifikojnë zotëruesin e automjetit dhe më pas ta marrin atë në pyetje në cilësinë e të pandehurit. Por kërkesa e Drejtësisë zvicerane për kryerjen e hetimeve në Shqipëri nuk është pranuar nga Gjykata e Tiranës. Në një vendim të shpallur pak ditë më parë, gjyqtari Arben Micko e ka rrëzuar këtë kërkesë me pretendimin se tejkalimi i shpejtësisë nuk parashikohet si vepër penale nga Kodi Penal shqiptar. Referuar vendimit, në rastin konkret kërkesa për hetime në Shqipëri ishte nga Xhandarmëria, Brigada e Trafikut Gjenevë, Zvicër, në lidhje me drejtimin tej normave të shpejtësisë së një automjeti me targa shqiptare TR66xxP, me drejtues mjeti të paidentifikuar. “Objekti i kësaj letër-porosie është identifikimi i drejtuesit të mjetit dhe pyetjen e tij në cilësinë e personit të pandehur”, citohej kërkesa e autoriteteve zvicerane. Nga ana e tyre, autoritetet zvicerane të drejtësisë po hetojnë për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. “Sipas Kodit Penal shqiptar, ecja me shpejtësi tej normave të lejuara nuk përbën kundërvajtje penale, dhe në këto kushte, gjykata arrin në konkluzionin se kërkesa e bërë nga organi i akuzës duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj, pasi fakti për të cilin po procedon autoriteti i huaj, dhe konkretisht ai zviceran, kantoni Gjenevë, nuk parashikohet nga ligji shqiptar si vepër penale”, arsyetonte gjykata në vendim.

Florije Peçi lind vajzë, pritet analiza e AND-së për atësinë

 

 

Studentja e mbijetuar nga aksidenti tragjik i Himarës një vit më parë, Florije Peçi, është bërë nënë ditën e djeshme.“Panorama” shkruan sot se vajza që dyshohet se është përdhunuar gjatë mjekimit në Austri, ka sjellë në jetë një foshnje me peshë 3.6 kilogramë paraditen e djeshme. Lindja e fëmijës ka ndodhur në kushte normale në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Mjekët nga materniteti thanë dje për gazetën “Panorama” se lindja është kryer me operacion, ndërsa nëna dhe foshnja janë në parametra të mirë shëndetësorë. Prokuroria, e cila ka hapur një hetim për përdhunimin e dyshuar të Florije Peçit, ishte në pritje të lindjes së fëmijës për të realizuar analizat e AND-së me qëllim përcaktimin e atësisë. Mjekët bënë me dije se operacioni për lindjen e fëmijës së Florije Peçit ishte programuar prej disa ditësh.

Sapo ka përfunduar periudhën 36-javore, kohë e domosdoshme për lindjen e foshnjës, shtatzëna është shtruar në maternitet dhe i është nënshtruar. “Foshnja është vajzë. Ka lindur 3.6 kilogramë dhe është në kushte shumë të mira shëndetësore. Po ashtu edhe nëna është në gjendje mjaft të mirë, por po qëndron në reanimacion për shkak se ka bërë lindje me operacion”, thanë mjekët që po kujdesen për Florijen.

Ajo po qëndron në të njëjtën dhomë ku është mbajtur gjatë gjithë kësaj periudhe, që nga momenti kur konstatoi shtatzëninë dhe u mbajt e shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Nga spitali thonë se mbetet ende i pavendosur fati i foshnjës së sapolindur. “Nuk kemi informacion nëse familja do vendosë që ta rrisë vetë fëmijën, apo do t’i kalojë shtëpisë së foshnjës”, thanë mjekët.

Dermatologu Afrim Tridishta: hormoni vdekjeprurës që tregëtohet pa hesap në Shqipëri

 

Perimet me hormone po kthehen në vetëvrasje me dëshirë. Të gjitha zarzavatet, frutat dhe perimet që nxirren në treg të rritura në mënyrë jo natyrale janë kthyer në shkakun e shkurtimit të jetës, duke sjell mungesë vitaminash në trupin e njeriut. Të gjithë shqiptarët që po blejnë në tregperimet jo bio po blejnë me atë çmim shkurtimin e jetës së tyre. Të interesuar se si ndikojnë në organizmin e njeriut këto perime, na u konstatua se problem rrënjësor janë plakja e lëkurës dhe shkurtimi i jetëgjatësisë. Lajmin e bën të ditur dermatologu i njohur Afrim Tridishta. Ai është shprehur se shqiptarët janë të rrezikuar gjatë gjithë vitit nga perimet, pasi vetëm muaji gusht është ai kur perimet e përditshme mund të jenë bio, por dhe kjo varet nga eksporti dhe importi.
“Të hash të njëjtin ushqim për gjithë vitin, është e kuptueshme që ka pasoja, sepse në mënyrë natyrale zarzavatet kanë përkatësisht stinën e tyre të pjekjes dhe konsumit”, – tregon dermatologu.
Mirëpo shqiptarët nuk i ndal kjo, duke blerë edhe domate në dhjetor, edhe bostan në shkurt. Dermatologu tregon se rreziku i këtyre perimeve të rritura me shiringa brenda 24 orëve nuk është i menjëhershëm, por i jep më vonë pasojat. Hormonet për rritje që përdoren për rritjen dhe pjekjen e frytit në radhë të parë humbin cilësinë e vitaminave që përmban në vetvete çdo fryt, duke i eliminuar ato. “Fakti që ajo që ne konsumojmë nuk ka vitamina, do të thotë se nuk ka asnjë vlerë ushqyese pozitive përveç ndikimit negativ që sjellin hormonet në organizëm. Theksoj se hormonet kanë veti rritjeje dhe ngjyrimi, të dyja llojet ndikojnë në organizëm. I pari në zmadhimin e gjëndrave kancerogjene edhe kur s’janë problem, i dyti në kancerin e lëkurës”, – shpjegoi Tridishta.
“Ju bëj thirrje institucioneve autoritare të zgjidhin sa më shpejt hormonin vdekjeprurës, që po e tregtojnë pa asnjë problem në mbarë vendin”, – ka apeluar dermatologu.

Horoskopi ditor, 5 qershor 2013

Dashi
Edhe gjate kësaj dite marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jete aspak e mire. Do debatoni edhe për gjene me te vogël me te dhe nuk do ndiheni aspak mire. Beqaret nuk duhet te përdorin vetëm gjestet për te joshur sepse edhe fjalët kane rëndësinë e tyre. Saturni do jete i pozicionuar keq ne planin financiar dhe do e trondite ekuilibrin. Tregohuni shume te kujdesshëm.

Demi
Dialogu do jete i vështirë për t’u vendosur sot ne jetën tuaj ne çift dhe problemet ndërmjet jush dhe partnerit nuk do kenë te sosur. Shmangni kokëfortësinë e tepërt nëse nuk doni qe gjithçka te marre tatëpjetën. Beqaret edhe pse do jelegjate gjithë kohës ne kërkim, nuk kane për ta gjetur personin e duhur. Ne planin financiar do keni disa vështirësi te vogla, por qe do kalojnë shpejt.

Binjaket
Dita e sotme do jete mjaft e favorshme për ata qe janë ne një lidhje dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Disa do kalojnë ne një faze me te rëndësishme duke e zyrtarizuar lidhjen. Beqaret meshkuj do jene me te privilegjuar ne dashuri, femrat duhet te presin edhe pak. Ne planin financiar do keni fat do merrni shifra te konsiderueshme parash nga një pune e kryer.

Gaforrja
Ju qe i urreni konfliktet dhe debatet ne çift do kaloni një dite te zymte sot. Si ju ashtu edhe partneri nuk do toleroni dhe as do falni. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite me te bukur dhe pasionante. Mundësitë qe do iu jepen për takime do jene te mrekullueshme. Ne planin financiar do jete Dielli planeti qe do iu ndriçoje rrugën dhe do iu nxite te tregoheni te matur.

Luani
Mos kërkoni me shume sesa jepni ne dashuri sepse do keni probleme te mëdha me atë qe keni ne krah. Komunikimi gjithashtu nuk duhet te ndërpritet për asnjë moment. Beqaret duhet te tregohen sa me realiste dhe te mos mendojnë se jeta është një ëndërr. Nëse doni qe sektori i financave te mos ketë probleme duhet te tregoheni sa me te matur.

Virgjeresha
Nuk do ketë asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën sentimentale te çifteve. Gjithçka do shkoje sipas planeve dhe do vazhdoni te tregoheni me te hapur. Beqaret do gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen me ne fund te plotësuar. Me financat duhet te bëni kujdes. Edhe pse situata duket e ekuilibruar gjithçka mund te përmbyset nëse shpenzoni pa kursim.

Peshorja
Do tregoheni me te kuptueshëm me atë qe keni ne krah sot dhe do ia plotësoni disa dëshira. Nganjëherë është me mire t’i jepni me tepër liri njeri-tjetrit sesa te mundoheni te mbylleni brenda mureve te një lidhjeje. Ata qe janë vetëm as sot nuk do arrijnë t’i japin fund beqarisë. Ne planin financiar me pak durim dhe maturi mund ta përmirësoni ndjeshëm situatën.

Akrepi
Venusi do jete i pozicionuar keq gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe nga momenti ne moment mund te lindin debate te mëdha. Beqaret nuk duhet te dekurajohen edhe nëse nuk do e gjejnë menjëherë atë qe kane kërkuar prej kohesh. Çdo gjë ndodh për një arsye. Me financat tregohuni te matur. Po nuk i rezistuat dëshirës për shpenzime marramendëse do keni vështirësi.

Shigjetari
Do ngrini shume dyshime për partnerin tuaj sepse ne fakt sjellja e tij kohet e fundit ka lënë shume për te dëshiruar. E mira do ishte te flisni hapur me te. Beqaret do jene me te sigurte ne vetvete dhe nuk do kenë dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar nuk do përballeni me surpriza te këqija megjithatë rekomandohet kujdes dhe maturi.

Bricjapi
Çiftet do kalojnë një dite te qete dhe pa risi te mëdha. Gjithsesi merrini gjerat si t’iu vijnë. Priten takime te rëndësishme gjate kësaj dite për beqaret, prandaj duhet shfrytëzohet çdo moment. Disa do gjejnë edhe personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar duhen marre masa për ta stabilizuar këtë sektor. Mjaft më me shpenzime marramendëse vetëm për t’ia bere qejfin vetes.

Ujori
Edhe pse do keni shume angazhime profesionale apo familjare, nuk do e lini pas dore atë qe keni ne krah. Vërtet do lodheni paksa, por me e rëndësishme është mirëqenia ne çift. Beqaret do dalin gjate gjithë ditës me miqtë dhe nuk do e ndiejnë nevojën se dikujt tjetër. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Pritet një përmirësim i menjëhershëm i buxhetit.

Peshqit
Do jeni shume te lidhur me atë qe keni ne krah sot dhe nuk do doni te qëndroni për asnjë moment larg tij. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje do flasin me hapur dhe do i zgjidhin shpejt ato. Beqaret do vazhdojnë edhe sot te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por asnjë nuk ehte e sigurte. Ne planin financiar situata do jete thuajse e njëjtë dhe nuk do ketë asnjë tronditje.

6.04.2013

Halimi: Kush ngre dore mbi gruan dënim deri në 20 vjet. Hyn në fuqi paketa e re penale

Sot hyn në fuqi paketa e re penale, e cila, sipas Ministrit të Drejtësisë,Eduard Halimi 'është më e ashpra e këtyre 20 viteve'. Gjatë një konference për shtyp, ministri Halimi theksoi se kjo paketë përbën një garanci më shumë ndaj jetës së qytetarit dhe sigurisë publike.
“Kushdo që do të ngrejë dorë mbi policët dhe do të vrasë për gjakmarrje duhet ta dijë mirë se nuk do të ketë më një dënim më të ulët se 30 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.”, theksoi Ministri i Drejtësisë.
“Kushdo që do të ngrejë dorë mbi gruan duhet ta dijë mirë se do të ketë njëdënim nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm dhe duhet ta kuptojë mirë se s`ka për të shpëtuar askush për të marrë një dënim më të ulët se ai që parashikon kodi penal, duke u përjashtuar nga çdo lloj lehtësie. Gjithashtu dhuna seksuale ndaj të miturve do të marrë 25 vjet burgim dhe për armëmbajtje pa leje s`do të ketë më dënime më të ulta se 7 vjet deri në 15 vjet burg”, tha më tej Halimi.
“Me këtë paketë penale, dënimi minimal do të jetë 10 vjet burg pa të drejtë lirimi me kusht, për veprën penale të armbajtjes pa leje, si dhe 38 vjet pa të drejtë lirimi me kusht, nga 25 vjet që ishte më parë për kryerjen e një vepre penale, si vrasje..etj, dhe në rast se veprat penale janë më shumë se 1 atëhere dënimi do të jetë i përjetshëm dhe pa të drejtë lirimi me kusht”, theksoi Halimi, duke garantuar se "çdo person që kryen një vepër penale do të vuaj dënimin e tij çdo ditë dhe pa asnjë mundësi devijimi, pasi ka ardhur dita që ti themi ndal krimit dhe kriminelëve", përfundoi Halimi.

Vrau për hakmarrje, ekstradohet nga Londra 41 vjeçari

 

 

I kërkuari për vrasje Ilirjan Zeqaj me origjinë nga Cakrani i Fierit është ekstraduar nga Londra e Anglisë në vendin tonë.

Burime960244_503283986392062_1402700338_n zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al se 41 vjeçari ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit në vitin 2000 kishte  me caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.

Zeqaj akuzohet se në shtator të vitit 1999 më  fshatin Cakran, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë vrarë për motive hakmarrje dy persona.

Si rezultat i bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës me Interpol Londra, në shtator të vitit 2011 u bë arrestimi i tij në Londër me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë

Akuzohet për vrasje, ekstradohet nga Italia 26- vjeçari

Një 26- vjeçar nga Elbasani është ekstraduar ditën e sotme nga Milano pasi akuzohet për vrasje. Sipas Interpoli Tiranë, shtetasi Gentian Lleshanaku është ekstraduar sot rreth orës 17:00 si pasojë e bashkëpunimit me Interpol Roma/Itali.

Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me një vendim të vitit 2012, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“ për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“.

26- vjeçari në shkurt të 2012-ës në lokalin e fshatit Bujqëz te Komunes Shirgjan, rrethi Elbasan, në bashkëpunim me shtetasit  Azmir Lleshanaku dhe Gentian Lleshanaku kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Donald Lamçja, per motive të dobeta

Rrahja i shkakton fëmijëve sëmundje mendore

 

 

rrahja_e_femijeve

Fëmijët që rrihen nga prindërit kanë më shumë mundësi që të preken nga sëmundjet mendore, përfshirë probleme me ankthin dhe lëvizje të shpeshta të humorit.

Gjithashtu këta fëmijë kanë më shumë mundësi që kur të rriten të abuzojnë me alkoolin dhe drogën. Në këto përfundime ka dalë një studim i bërë nga kërkuesit e Universitetit të Manitobës në Kanada.

Edhe studime të mëparshme kanë dalë në përfundim se fëmijët që kanë pësuar abuzime fizike kanë më shumë mundësi të kenë probleme mendore dhe të kenë një sjellje shumë më agresive se fëmijët e tjerë, por këto studime merrnin parasysh abuzime shumë të rënda.

Ndërsa studimi në fjalë ka vëzhguar 600 amerikanë të rritur të cilët janë goditur me shpullë apo i është tërhequr veshi kur kanë bërë gabime, por që nuk kanë pësuar asnjëherë dëmtime të rënda dhe abuzime seksuale.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjysma e popullsisë pranon se të paktën një herë në jetë është goditur nga prindi.

Berisha: Mos dëgjoni Ramën, liberalizojmë vizat me SHBA

DIVJAKE- Në vijim të fushatës elektorale, kryeministri Sali Berisha u ndal në Divjakë nga ku përsëriti edhe njëherë premtimin e tij për liberalizimin e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha ftoi qytetarët që të mos besojnë Edi Ramën, pasi ai është njeriu që i kërkoi Brukselit të mos i liberalizonim vizat me Bashkimin Evropian.

“Bashkë me ju do të liberalizojmë vizat me SHBA-të, vendin e madh të lirisë. Mos dëgjoni Edi Ramën, sepse edhe atëherë i thoshte Brukselit, mos i hiq vizat sepse 800 mijë shqiptarë do të dynden në Evropë. Ato që shpallim ne i bëjmë realitet”- theksoi Berisha.

Berisha u ndal edhe tek sistemi i taksimit, duke e cilësuar taksën progresive, të premtuar nga Rama si të shkatërrimit.

“Sot  në Shqipëri po përballen 2 plaforma, e jona, e taksave të ulta, 10 përqind, taksa e ndershme, në të cilën ai që fiton 10 paguan 1, 100 paguan, 10, etj. Taksa progresive është shkatërrimtare për bizneset dhe investimet.”- u shpreh kryeministri.

Berisha u shpreh po ashtu edhe kundër heqjes së TVSH-së për 5 ushqimet bazë, pasi sipas tij, kjo taksë është mbrojtja e vetme për fermerët shqiptarë, nga prodhuesit e huaj.

Horoskopi ditor i dates 4/6/2013

Dashi

Jeta juaj ne çift do kaloje një dite te tensionuar sot. Do keni goxha mosmarrëveshje me njeri-tjetrin dhe nuk do arrini dot te ruani gjakftohtësinë. Beqareve do iu duket sikur yjet I kane harruar, por ne fakt kjo nuk është aspak e vërtetë. Përgatituni për një surprize emocionuese. Dielli do jete planeti me i favorshëm për financat. Do tregoheni shume te kujdesshëm dhe situata do përmirësohet.

Demi

Sektori I dashurisë do jete gjithë kohës i mbrojtur nga yjet. Venusi do iu nxite te tregoheni me te matur me fjalët dhe nuk te bëni deklarata te shumta dashurie. Beqaret do jene gjithë kohës optimiste edhe pse mundësitë për takime interesante nuk do jene te mira. Ne planin financiar do i tejkaloni te gjitha problemet qe iu kishin dale me herët dhe do jeni me te qete.

Binjaket

Qetësia qe mbizotëron ne jetën tuaj ne çift do iu shijoje pa mase gjate kësaj dite. Do i sqaroni mosmarrëveshjet dhe do jeni me optimiste. Beqaret nuk do e keni gjithë kohës mendjen tek jeta sentimentale dhe do e marrin çdo gjë si t’iu vije. Ne momentin qe ata me pak e presin do ndodhe diçka e veçante. Ne planin financiar dita do jete goxha e vështirë. Kujdes!

Gaforrja

Jeta sentimentale e çifteve do jete me bukur sesa ata e mendonin. Do e dyfishoni përkujdesjen për atë qe keni ne krah dhe do ia shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret duhet t’i lënë te tjerët t’i joshin dhe jo te mbyllen ne vetvete. Vetëm kështu do arrini te krijoni një lidhje. Ne planin financiar fati do iu buzëqeshë. Do bëni edhe shpenzimet e nevojshme dhe buxheti nuk do ketë tronditje.

Luani

Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht e qëndrueshme. Do komunikoni dhe do bashkëpunoni me se miri me njeri-tjetrin dhe nga ana tjetër nuk do mbani mëri për ato qe keni kaluar. Beqareve do iu shkoje me se miri jeta sentimentale, vetëm se nuk duhet te nxitohen me shume sesa duhet. Ne planin financiar mos prisni te pasuroheni menjëherë sepse kjo nuk ka për te ndodhur.

Virgjeresha

Ka shume mundësi qe partneri te ketë shume dyshime se ju e tradhtoni dhe do ua beje ditën te padurueshme. Mundohuni te mos nevrikoseni, por te flisni me qetësi dhe te zgjidhni çdo problem. Beqaret do ndihen si te përhumbur dhe nuk do e kenë aspak mendjen te dalin neper takime. Me financat duhet te bëni shume kujdes. Gabimi me i vogël do iu kushtoje shtrenjtë.

Peshorja

Me Jupiterin ne jetën tuaj ne çift çdo je do shkoje me se miri sot. Shfrytëzojeni këtë mundësi për te diskutuar për disa tema delikate te cilat me pare as qe mundeshit t’i preknit. Nëse jeni ende vetëm, sot do filloni t’i shihni gjerat më me qetësi dhe kthjelltësi. Ne planin financiar do kryeni disa transaksione te rëndësishme te cilat do e stabilizojnë shume shpejt këtë sektor.

Akrepi

Dite mjaft e animuar dhe harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje sipas planeve. Nëse lidhja juaj ka pasur probleme dhe vështirësi bëni çmos qe t’i përmirësoni sa me pare. Beqaret do vazhdojnë te kenë te njëjtin status prandaj është e kote qe te mundohen. Për planin financiar situata do jete konfuze dhe pengesat do duken sikur nuk do mbarojnë.

Shigjetari

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm për jetën sentimentale te të dashuruarve, megjithatë nuk duhet ta teproni me kërkesat. Beqaret nuk do jene aspak te favorizuar nga yjet dhe kjo do i mërzitë pa mase. Mundohuni te merreni me diçka qe te humbisni mendjen. Financat do jene delikate, por fale një menaxhimi me te mire do arrini ta stabilizoni situatën.

Bricjapi

Do jeni shume nostalgjike sot për kohet qe keni kaluar dhe do ëndërroni gjate gjithë kohës. Mundohuni te tregoheni sa me realiste qe te mundeni nëse doni qe te ndiheni me mire. Beqaret jo vetëm qe do fillojnë një lidhje, por ajo do jete me pasiononte sesa ata mendonin. Rrethanat ne planin tuaj financiar do kthehen ne favorin tuaj. Beni investimet dhe transaksionet me te rëndësishme.

Ujori

Pas një periudhe te mbushur me debate dhe mosmarrëveshje ne çift, sot do rilinde dielli. Marrëdhënia me partnerin do jete me e qete dhe me e kënaqshme. Beqaret serish do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë as sot fat. Ne planin financiar nuk duhet te prisni te pasuroheni menjëherë sepse kjo nuk ka për te ndodhur. Kënaquni me aq sa keni.

Peshqit

Merkuri do iu ndihmoje te rivendosni dialogun ne jetën tuaj ne çift sot. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do tregoheni me te kuptueshëm dhe do toleroni gjithë kohës. Beqaret do kenë një dite me te animuar edhe pse nuk do e takojnë as sot dashurinë e madhe te jetës se tyre. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse do keni probleme te paimagjinueshme.

ndarja

 


Nese sme do me
Eja dhe ma thuaj
Nje shpirt qe ka vuajtur
Prape do te vuaj.
Do lendosh nje zemer
Qe brenda te mban
Do vrasesh nje shpirt
Qe per ty po qan.
Do humbesh nje dashuri
Qe te deshi pafund
Do fusesh ne dhe, nje njeri
Qe jeten ta kushtoi ne maksimum
 
 
 
Lexo këtë mesazhë që del nga shpirti im
e në me do ruaje si kujtim
Grise nëse s’më do, bëje cop e therime,
po ta dish bashkë më të ke thyer zemrën time

O zemer e mjere

 
O zemer e mjere
O zemer e djegur
Ta puthje nje here
Pa le te kishe vdekur
T'ja puthje nje here syte
Ta plotesoje deshiren
Le te mbeteshe pa drite
Do ti mbaje mend fytyren
Eh si eshte ndertuar kjo bote
Themelet dot nuk ja gjen
Germon, por mundi te iken kot
Se ne drite asgje nuk kren
Ketu lindi gezimi
Ketu lindi perpjekja
Me tutje hidherimi
E me tutje vdekja
Vitet jane duke kaluar
Dita diten zevendeson
Dhe njeriu i shqetesuar
Ti ktheje prapa kerkon
Me falni qe shkruaj keshtu
Kjo eshte menyra ime
Nuk kisha rruge tjeter
Histori eshte jeta ime
Zemren e qeshur, te gezuar
Kur dikush e ngacmon
Sjo me s'ka per te pushuar
Por vetem helm leshon.

Si Ndihem Pa Ty


Ku me ike ku humbe ku u trete
një plage ne zemër me mbete
një zjarr që kurr nuk shuhet
një emër që perjete ruhet

Se di c'me ndodh kur jam me ty
Kur me shikon me ata sy
Kur me buzeqesh me ledhaton
Koke e kembe ti me pushton.
S'e di se c'ndjen kur me ke prane
Kur të dy vetëm rrime menjane
Kur koken ve tek gjoksi im
S'e di a e ndjen shpirtin tim ?!
S'e di c'mendim ke ti për mua
Kur të shtrengoj por s'them të dua
Kur them se vdes për buzet e tua
S'e di a me beson ti mua?
S'e di c'do të ndodhë me ne të dy
Sikur të mos jem me me ty
Sikur kjo ender të ndalet një ditë
S'e di a do të shoh me o drite?
S'e di pa ty çdo bëj o yll
Pa ty kjo botë me duket një pyll
Pa ty kjo botë s'do këtë kuptim
S'e di o fiksim i trurit tim.
S'e di valle a do të duroj
Pa e puthur me atë goje
Pa e prekur me atë dorë
S'e di a do ndjej me nxehte a bore.
S'e di sa gjatë do të vazhdoje
Por di sa shumë të dëshiroj
E di sa shumë ti me gezon
Kur pak vëmendje me kushton.
E ndjej se shumë do të të dua
Sa kohe këto buze do me puthin mua
Sa kohe që zemra do t'me punoje
Emrin tënd do të kem ne goje.
S'e di sa shumë do të zgjase kjo jetë
S'di si do shkoje ne të vërtetë
Por diçka di me siguri
Mendova se isha drita jote ne erresire
Gezimi jot ne trishtim
Zjarri jot ne grice
mengova gabim e di
me the vet ti,e pash
me fal shum për bezdisjen
nëse të thash se je airi im
jeta ime shpirti im
gjysma ime që sjetoj dot paty
por un jetoj dhe pa ty mos ke frikë
crendesi ka nëse jeta ime është shkretire
nëse shpirti sme buzeqesh
nëse dhimbja me trete
rëndësi ka që jetoj dhe pa ty
mos ne buzeqeshje ne trishtim
Po shkoj me the
dhe dy pika loti t'nrine ne sy!
Po shkoj me the
atje ku malli do t'me trete për ty!
Do shkosh të thash
po un cfar të t'jap si kujtim?
Para se t'nisesh
trete n'zemër mallin tim!
Sa herë që shuhet 1 yll ne qiell
2 pika loti m'ndrijn ne sy!
Ne shpirtin tim nuk ka me diell
por ka veç mall, veç mall për Ty

Vetem per ty do te shkruaj


Dora ime sdo te ndalet
vetem per ty do te shkruaj
nje dite te vone do ta kuptosh
se per ty me zemer vuaj
Mergimtare je ne kete bote
shum larg je pa mua
syte per ty me pikojne lot
mos harro kudo qe je "Te Dua"
Te lutem kur te lexosh keto fjale
kupto se ketu eshte nje gje e vertete
kupto se per ty vuan shum nje djale
qe jeton i vetem pa dashuri ne jete
Shum larg te kam me kilometra,
Por ne zemer as me milimetra,
Asgje nuk dua prej teje,
Vetem te kem afer shum afer meje
Deshiroj te shof me sy
te mos digjem mall per ty
sikur te isha rreze hane
do te hy ne dhomen tende,
vetem ta dish se sa te DUA
sdo te jetojsh as 1 orë pa mua!
Dashuri e vertete ishe ti per mua
por asnjehere ne jete e shijuar
edhe pse kurr nuk te takova
ta dish se me zemer te kam dashurua …
Deri kur per ty do te mendoj
deri kur shpirti ty do te kujtoj
deri kur une i mjeri te duroj
deri ne fund te jetes zemra
ty do te dashuroj…
Mos e kupto kete si nje fjale te thjeshte
mos e kupto kete sikur tjeret thone
se kur te njoha menjehere te kam deshte
dhe do te vazhdoj te dua pergjithmone!!!

Poezi Dashurie


Ku me ike ku humbe ku u trete një plage ne zemër me mbete një zjarr që kurr nuk shuhet një emër që perjete ruhet Se di c'me ndodh kur jam me ty Kur me shikon me ata sy Kur me buzeqesh me ledhaton Koke e kembe ti me pushton.
plag dashurie
Gjendesh diku larg,
qe as vete s'mund ta paramndoj,
se kur do te kthehesh
fati do ta percaktoj.
Si mund te jetosh pa mua
kur te mundon vetmia
njeriu me gjysem shprese
kur i mungon dashuria.
Ndoshta ke gjetur dike
per ty te mposhtur vetmine
per te luftuar jeten
te kujtosh dashurine.
Te frenosh shpresen
e nje te riu ne lulezim
Zoti do te dhuroj
me te madhin denim
Ndoshta do te kthehesh
po ku ta di i shkreti
edhe nese vdes
nuk behet kijameti
Te gjitha qe i permenda
s'jan aq me rendesi
por desha ta sheroj
plagen per dashuri

SA MERZI


Çdo njeri sëmundjen e urrenë
Çdo njeri dëshiron t’ketë përjetë shendet
 
Çdo njeri e urren pleqërin
Çdo njeri dëshiron gjithmon rini 
 
Çdo njeri e urren vdekjen
Dhe kur vdes sytë s’i mbyll
 
për të gjitha këto Sa merzi
Që godasin çdo njeri
 
Sa keq që s’gjejmë ilaq
Edhe pse ka shumë teknologji
 
Ah sa merzi për ne
ilaqin si ta gjejmë
 
Mos humb shpresen
o njeri Se  ka  ilaq
 
nuk është pije as ushqim
por besim besim besim
 
kush dëshiron shendetin, rinin
dhe pavdekshmërin
 
përuliuni dhe mbeshtetiuni  Atij
që ka krijuar gjithsinë
 
dhe ilaqi është premtimi I Tij
shëndet , rini dhe përjetsi
 
është ilaq I jetës tuaj
rrespekto çdo Fjalë të Tij.

JAM PENDUAR

 
Jam penduar,
Edhe vetën e gjykojë,
Edhe shpirtit i thash ndal,
Se veprat e këqija më bëjnë dëm.

Unë jam mëkatar,
Të lutem Zot me fal Ti!
Se shumë unë kam bërë mëkate ,
Kam bërë vetës padrejtësi.

Askujt tjetër nuk i lutem,
Veq në Ty Zot unë kam shpresë,
Ashtu siq më ke krijuar,
Unë tek Ti do të kthehem .

Më ke krijuar pa mëkate,
Në mitër të nënës më ke dhënë shpirt.
Më ke dhënë mendje të shëndoshë,
Që të di ç’është keq e mirë.

Tani unë kur e kuptova,
Për çka neve na ke krijuar,
Kur e pash unë të vërtetën ,
Nga gjërat e kota jam larguar .

Më mëshirën Tënde u pendova ;
Do të mundohem të bëjë veq mirë ,
Që të kthehem në rrugën Tënde
Rrugë e drejtë me plot dritë.

Dëshiroj që në prag të vdekjes,
Kur meleku më thërret për shpirt,
Që të kthehem në atë botë
Pa mëkate si jam lind.

DASHURIJA

  

Bota është e vogël e
në të nuk mundem me u fsheh, e
as në gjithësi,
edhe pse është e gjerë.

Nuk mund të jem i vetmuar,
edhe kur jam vetëm;
dikush më thërret në të mirë, 
e dikush më pëshpërit për të keq.                             
Mua po më thërrasin
në dashuri e butësi,
e tjetri në urrejtje e në të keq.
Jam hutuar çfarë kam për të zgjedh.                                    
Dashuria në zemër vend ka gjet.
E urrejtja dhe dashuria
nuk qëndrojnë në të njëjtin vend
si zjarri dhe uji në të njëtën enë                          

Zgjedhe dashurinë!
Përgjigju e mos u huto!
Mos iu përgjigjë  atij që të urren,
por Atij që të donë.

Kanë fituar ato zemra,
që në to ka butësi e mëshirë,
Se kështu fitohet dashurija,
e jo me urretje e vrazhdësi!

FILL I GJETUN

 

Natën që shkoi u fikën dritat e mbeti
qyteti në terr deri n’agim.
Amvisat kërkuen llampat vojguri
e s’i gjetën në terr.
Në nadje ra dielli e zbeu
faqet e rrokaqiellëve.
Në nadje vrejta rrethin e andrrave
në truell
e gjeta fillin e tretun
në pikën e ndaljes së dritës.

ATY SI TASH PARA SE ME ARDHË FISET

Aty si tash para se me ardhë fiset
ishe
me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm nji emën: Shkodra.
E të thirrën qytet me kunora
e të hodhën përkrye gur
e hekurat e para.
U zgjove e përgjakun sa herë
e u kqyre në pasqyrën tande.
Me emën grueje u lave ndër ujna
t’lumejve dhe ndeje me petka të reja
në shkamb
e ndritun ballë diellit mbi fusha.

MBAS KRYQËZIMIT TË ZOGJVE

Erret nata e fundit e dashunisë
nisë si për lojë:
ai ec në shputa të larme
shpendësh dimnues në Veri
nëpër banesën shum-dritaresh.
Zogëza mat trollin me kambë të zeza
para se me u nisë për Jug:
zanet e jashtme të botës ushtojnë
dhe rruga asht e ndame dyshë,
gjysma akull e gjysma diell.
DALLËNDYSHA

Krahët e zez i rrah
mes flokëve të borës
mbi alpe dallëndysha
mërguese e vonueme
për Jug.
Lufton me flatra gjethi
të vjeshtës së vonë
kundra rrymave t’erës
kah qafa ma e naltë.
Çdokush ka dy shtigje para
e dallëndysha nji:
me u ba e bardhë.
NJI STINË E HUMBUN
Verës sa nji mëngjes me vesë
nuk ia pau kush ballin simjet
me sy të përlotun të sjellun
kah mali.
Vjetit nuk i mungon asnji ditë
në kalendar e i dhimbet
e mbramja pikë e dyllit në djegie:
e sotmja ka ndijen e dridhjes
së fletëve të shqemes
para dhambëve të sutës.
MAL I RRËXUEM

Në orën gjashtë t’agimit
i qindronte aty shtërgatës.
Në mjesditë u shkoq pylli,
mollza e faqes, e ra në lumë.
Ra dielli e ndriti dhenë e ri,
rrajë të shkyeme, lisa të përçamë
e sosjen në vetëdijen time.
Banorët e malit përballë pyetën:
vend i brishtë, ku t’i fshehim sytë
në ballin tand pa lisa?
KALLNORI APO VETMIA

Dhé, brej e bjeshkë randue me borë
e hej akulli.
Bisha n’krahnor e zanun
rri ngusht e fle pa gjurmë përmbas
me kthetra kthye në lëkurë
nën mish.
Gardhi i rrëzuem mbi shteg
e qafa malesh përreth
të mbylluna me dhambë ujqish
në jerm.

FORMULË MËNGJIE

Lejthia lejthia lejthia
njimijë ngjyra në këtë dhé
faqja e kuqe e grues së bardhë
me lythin e zi në mollëz
nuk më do nuk më do
e kaptë dhimba e kresë
le të vijë e të thotë:
ma largo ma largo!
Lejthia lejthia lejthia
andrrat e mia andrrat e mia
i lumi unë për ty
më le shteg me folë:
Peni u kuq në rremb
e liga larg trupit tand
shkëndija shkëndija në gurë
zemra i plastë sy-grizhës
shkëndija shkëndija n’unur.
Natë e vetmia plastë
mbi malin e thatë
mbi andrrën e keqe!
Lejthia lejthia lejthia
e liga ndër leqe!
SOSJA E VETMISË NË VAPËN E DITËS

Vapa m’zuni te rranxa e qytetit
në shkamb që sos me pallat në maje.
Vetmia shkallave guri ngreh hap mbas hapi
korpin me avull përpjetë
e nuk mbaron kurr.
Qentë mbas dyerve gërvishtin drunin
e ciasin për t’i lirue dikush kërcllatjesh
telash të ndryshkun në shtrat.
Në mende të pangjashme përlyhen
linjat e ndeme për m’u terë n’ballkone
kryq e tërthoraz.
Shì në maje, te pallati i lashtë,
vetoi ndër rreze faculeta e bardhë
në krye të saj
e krisi nji hap grueje n’shkamb
me jehonë në parzmin tim.
I SHTRUEMUN FATIT

Kam lanë përmbas zamarën e blerë,
lëvore frashni,
për brrylat e nji karrige bungu.
Në vjeshtë dhuroj fryte, pjekë në verë,
dhe mbaj për vete
skaj buzës nji rrudhë,
ravën e gazit mbi vete e tjerë.
VEND I THYESHËM

- Fiseve poshtë rreth Drinit -
Mes malit Molç e Qerretit
hapet humnera deri në lumë:
si të kish qenë ajo liqe
n’barka druni palnje ishim endë
mbi të, jeremi.
Kishim ditë përmenç
emna peshku t’ambël e jo
shpendësh rrëmbyes e bimësh
t’egra.
Edhe drita e synit e kaltër
do të ishte e jo e zezë.
N’ujë kishim notue
e jo në re.

 

LEXO O NJERI
Lexo o njeri e mos rri kot!
Prej librave kënaqësi fiton.
Ki kujdes, lexo ngadal,
se uji i shpejtë turbull shkon.
Lexo me vullnet të plot!
Libri është thesar njëmend.
Lexo, por jo lexim t’kotë!
Çka t’lexojsh, mbaje në mend.
Lexo e i varfër mos rri!
Me dituri kush pasurohet ,
Ka shumë çmime e fitime,
Për të mirë çdokush i afrohet.
Lexo o njeri!
Në libra zemra freski gjen.
Mos lexo për sy e faqe,
Që të thojnë të tjeret se shumë vlen!
Lexo o njeri!
Pa lexim ditët mos t’ju kalojnë.
Lexo libra, ushqeje shpirtin,
Për të mirë ato këshillojnë.
Lexo me mendje që dhurat t’u dha.
Të tregon rrugën me nder.
Çka s’të duket se nuk është qartë,
Lexoje dy e me shumë herë
Lexo por lexo me mend!
Me kujdes e shpirt gjithëherë.
Nëse nuk kupton në ndojnë gjë
Ndale dhe pyet ndonjë të ditur dhe me vlerë.