Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

7.16.2013

Reagon Burgaj ultimatum policisë: “Bëni punën me korrektësi përndryshe do ndëshkohen drejtuesit që neglizhojnë”

 

image

 

 

Mbas një gjakderdhje të madhje, ku vetëm për tre ditë u shënun mbu 7-të viktima, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka reaguar!

Burgaj ka kërkuar një takim urgjent me shefat e policës së Pukës, Shkodrës dhe Lezhës, dhe padyshim që tema e diskutimi do jetë rritja e menjëhershme e kriminalistikës dhe mungesa e shtetit dhe të strukturave të policës!

Për Burgaj, situate është kritike dhe e patolerueshme “duhet analizuar situata dhe do të merren masa ndaj drejtuesve që neglizhojnë me detyrën”, ka theksuar Burgaj.

Madje për të, është “e patolerueshme që policia të ndikohet nga tranzicioni i pushteteve”, duke deklaruav se: “Nuk duhet të ndikohemi nga periudha e tranzicionit të pushteteve dhe nga asnjë faktor tjetër në asnjë moment, por të vazhdojmë punën me korrektësi”.

7.12.2013

12 vjet burg per ish ministrin Maqedonas

xs

Klan TV ndryshon xhakete,fillon të pozicionohet pro qeverisë së ardhshme

 

 

Blendi-Fevziu-dhe-Edi-Rama

Televizioni kombëtar Klan ka filluar një politike të re editoriale pro qeverisë së re.

Sali Berisha është zhdukur nga ekrani, ndërsa qeveria e re ka më shumë hapësirë.

Mungojnë shënimet e Sandrit që shajnë nga nëna Ramën dhe nuk ka më lajme vulgare kundër tij.

Nëse ndjek me kujdes edicionet e lajmeve gjatë këtyre ditëve, lajmet për Berishën në rast se ekzistojnë, janë tejet të thata dhe nuk hapin më edicionin si dikur.

Por, nëse sheh me kujdesin faqen online të Klanit, këtu zhgënjehesh edhe më shumë, pasi emri i Sali Berishës mungon. Nëse personazhi Berisha vijon të përbëjë lajm edhe kur komenton në mënyrë të çuditshme, ashtu si një ditë më parë në Facebook për tenderat e miellit, ku nuk mbeti media pa e publikuar, ndërsa të gjithë qeshën nën zë, në Klan nuk ndodhi kështu.

E kanë marrë seriozisht qeverinë e re dhe janë qartazi gati për një servis të ri, shkruan gazeta TemaOnline.

Angli mbyllet aerodromi i Londrës, avioni merr flakë!

 

image

 

   Autoritet e aeroportit të Londrës kanë  mbyllur pak më parë të gjitha pista e uljes dhe ngritjes së avionëve për shkak të një zjarri që është shkaktuar në një avion të linjave të Etiopisë!

Sipas BBC-së, e cila sapo e njoftoi lajmin, ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri dhe nëse ka viktima apo nëse avioni mori flak ndërsa ishte i ndaluar në pistë. Por, e sigurt është se autoritet e aeroportit të Heathrow kanë urdhëruar mbylljen e tij

Horoskopi ditor, 12 korrik 2013


Dashi
Do jeni sharmante sot dhe gjithçka do shkoje me se miri me atë qe keni ne krah. Bashkëpunimi do jete mjaft i forte dhe komunikimi nuk do reshte për asnjë çast. Beqaret nuk duhet te tregohen te turpshëm sepse përndryshe nuk kane për ta gjetur personin qe kërkojnë. Financat do jene edhe me te mira sesa ju mendonit prandaj do jeni mjaft te qete ne këtë plan.

Demi
Dite shume e bukur dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do kenë një dite te qëndrueshme dhe pa debate. Beqaret do bënin mire te mos fillonin asnjë histori dashurie sepse ende nuk ka ardhur momenti i duhur. Ne planin financiar situata do përmirësohet ndjeshëm dhe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni.

Binjaket
Dite mjaft harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për çdo gjë do flisni me partnerin tuaj dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qene te sigurt se çfarë doni te bëni. Beqaret do jene me humor te mire dhe do jene gati te fillojnë angazhime serioze. Mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar do i kaloni vështirësitë një e nga një dhe do jeni me te qete.

Gaforrja
Do jeni shume te afërt me partnerin tuaj sot dhe nuk do e keni problem te flisni për gjithçka. Nga ana tjetër merrni po aq dashuri sa edhe jepni. Beqaret do takojnë një person mjaft joshës i cili do ua ndryshoje shume shpejt jetën. Çështjet financiare do iu marrin me tepër kohe sesa mendonit. Duhet te bëni disa sakrifica sot qe situata te mos jete problematike nesër.

Luani
Do e dashuroni mjaft atë qe keni ne krah sot dhe do ia kaloni për mrekulli. Do i sqaroni shpejt e shpejt edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret do bëjnë një jete shoqërore mjaft aktive dhe do kenë mundësi te shumta te gjejnë personin e duhur. Financiarisht nuk do keni probleme te mëdha sepse edhe shpenzimet do i kryeni me maturi.

Virgjeresha
Debatet nuk do mungojnë ne jetën tuaj ne çift sot dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Do jeni shume kokëfortë dhe nuk do e toleroni aspak atë qe keni ne krah. Beqaret do njihen me disa persona jo shume serioze, por qe ne fakt zemrën e kane shume te mire. Hëna do kujdeset për sektorin tuaj te financave. Do i kaloni me lehtësi problemet dhe do jeni me te qete.

Peshorja
Dite shume e gëzuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do i mbaje disa premtime te bëra prej kohesh dhe do ndiheni për mrekulli ne krahët e tij. Beqaret duhet te bëjnë kujdes te mos ia japin fjalën çdokujt sepse do lëndohen. Financat do jene delikate. Mundohuni te ulni shpenzimet dhe te kërkoni ndihmën e disa specialisteve te fushës.

Akrepi
Edhe pse keni një lidhje do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite. Partneri do iu lere pas dore dhe do qëndrojë me shume kohe me miqtë e tij. Flisni seriozisht me te. Beqaret do flirtojnë me disa persona jo shume te përshtatshëm. Kujdes! Ne planin financiar do jete dite e vështirë dhe me probleme. Shmangni çdo lloj investimi apo transaksione.

Shigjetari
Qielli i dashurisë do jete i kontrastuar gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire prandaj bëni shume kujdes para se te thoni diçka. Beqaret do kenë një dite me te privilegjuar dhe te mbushur me takime interesante. Shfrytëzojeni sa te mundni. Me financat duhet sa me shume maturi. Po e tepruat sadopak do keni probleme te mëdha.

Bricjapi
Klima ne jetën ne çift do jete mjaft harmonike sot. Do komunikoni me se miri me partnerin dhe do jeni te gatshëm te provoni aventura emocionuese se bashku. Beqaret nuk do kenë fat dhe do mbeten serish vetëm. Gjithsesi mos e humbni për asnjë çast shpresën. Financat nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire kështu qe reflektoni para se te kryeni ndonjë shpenzim.

Ujori
Gjate kësaj dite do jeni me te sigurte për lidhjen qe keni krijuar dhe do mendoni edhe për një te ardhme me personin qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite shume te veçante dhe te mbushur me emocione. Do takoni personin qe keni ëndërruar gjithë kohës. Nëse keni probleme financiare duhet te mbështeteni tek ndihma qe do iu japin disa familjare.

Peshqit
Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë për diçka me serioze gjate kësaj dite. Vitet ikin dhe nevoja për te pasur dike pranë për një kohe te gjate shtohet. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen, por jo te nxitohen e te bëjnë premtime te cilat nuk dihet a do i mbajnë dot apo jo. Ne planin financiar me pak kujdes dhe maturi mund t’ia dilni mbanë.

Daniela Cavalieri, gruaja e Diego, bëhet protagoniste në një nga videot më seksi i të gjitha kohërave…!

Daniela Cavalieri, gruaja e Diego, bëhet protagoniste në një nga videot më seksi i të gjitha kohërave…!

Gjatë festimeve të Brazilit për fitoren e Kupës së Konfederatave, Hulk-u nxori një foto të dhomat e zhveshjes, por në sfond duket Diego Cavalieri lakuriq.

Gjë që e morën të gjitha revistat e meshkujve, të cilat u përpoqën për të vijnë në kontakt edhe me Danielësn, gruan e tij për të bërë dhe ajo me radhë një video seksi me karakteristik kryesore futbollin. Kështu, dëshira e miliona meshkujve u bë realitet dhe super seksi Daniela krijuar një… epokë   

Kujdes, nuk këshillohet për mosha nën 18-vjeç!

Për më shumë në videon në vijim:

Daniela Cavalieri, gruaja e Diego, bëhet protagoniste në një nga videot më seksi i të gjitha kohërave…!

Daniela Cavalieri, gruaja e Diego, bëhet protagoniste në një nga videot më seksi i të gjitha kohërave…!

Gjatë festimeve të Brazilit për fitoren e Kupës së Konfederatave, Hulk-u nxori një foto të dhomat e zhveshjes, por në sfond duket Diego Cavalieri lakuriq.

Gjë që e morën të gjitha revistat e meshkujve, të cilat u përpoqën për të vijnë në kontakt edhe me Danielësn, gruan e tij për të bërë dhe ajo me radhë një video seksi me karakteristik kryesore futbollin. Kështu, dëshira e miliona meshkujve u bë realitet dhe super seksi Daniela krijuar një… epokë...!/alb-observer.com/

Kujdes, nuk këshillohet për mosha nën 18-vjeç!

Për më shumë në videon në vijim:

7.10.2013

Aksioni, shemben 20 ndërtime pa leje në bregdetin e Vlorës

 

 

Gjatë shembjes së ndërtimeve pa leje dje në Vlorë

VLORE – Pak ditë pas premtimit të Ramës se do të fillonte prishjet e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit, ashtu sikurse kishte vepruar edhe me Lanën në Tiranë, Bashkia e Vlorës nisi dje aksionin për shembjen e tyre. Rreth 20 ndërtesa, ndër të cilat lokale, banesa, por edhe kabina plazhi, u rrafshuan me fadromat. Mësohet se aksioni i Bashkisë do të vazhdojë edhe ditët në vijim, pasi janë vënë në “rreth” 130 ndërtime gjithsej pa leje përgjatë bregdetit nga Vlora deri në Orikum. Për realizimin e aksionit janë angazhuar mjetet dhe strukturat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Policia Bashkiake me mbështetjen e Policisë së Rendit. Gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë incident dhe nuk ka pasur asnjë përplasje mes pronarëve të objekteve dhe drejtuesve të këtij aksioni. Banorët janë njoftuar para disa ditësh nga Policia Ndërtimore se ndërtesat e tyre pa leje do të prisheshin në bazë të ligjit. Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Ardian Musta, tha se ky aksion do të përfshijë të gjitha ndërtimet e realizuara në pjesën e bregdetit nga “Kalaja”, deri në Jonufër, territor që administrohet nga Bashkia.

Alket Rizai ka dërguar një mesazh ngushëllimi për shqiptarin e arratisur Marian Kola nga burgu i Trikalas.

shqiptar-t-e-arratisur-alket-rizai

 

Rizai është shprehur nga qelia kështu: “Zoti qoftë me ty!”

Rizai shprehet se ndërmarrja më e madhe e policisë greke mund të përfundojë vetëm në dy mënyra: ose Marian Kola do të vdesë ose do të përfundojë i sigurt në Shqipëri.

"Edhe në qoftë se dorëzohet, policia do ta vrasë", thotë Rizai, dhe shpjegon: "Dy të tjerët (Edison Lika dhe xhaxhai i tij) u vranë pa iu bërë thirrje për t’u dorëzuar.

Unë uroj që të mos vritet. Pa marrë parasysh se çfarë thonë njerëzit, Kola nuk është kriminel”, shprehet ai.

Rizai ka thënë gjithashtu se nuk njihet shumë mirë me Kolën, por ato pak marrdhënie që ka pasur në qeli ka kuptuar se ai nuk është një njeri kriminel.

BLEONA QERETI VERTET SUPER SEKSI

ALBANIAN SEXY AND BEST MUSIC

PERFEKTE : Tony Ray ft. Gianna - Chica Loca

Cobra Starship & Sabi - You Make Me Feel (İbrahim Çelik Remix 2K13) HD

7.07.2013

Tragjedi në Kanada, shpërthejnë vagonët që transportonin naftë (video)

 

 

Tronditës është raporti i ardhur nga Kanadaja pas shpërthimit vdekjeprurës së vagonëve që transportonin naftë dhe lëndë kimike në Kanada. Deri më tani rezulton se si pasojë e këtij shpërthimi kanë humbur jetën tre persona. Ngjarja ka ndodhur në një qytet të vogël pranë Kebekut, në Lak Meganik. Sipas deklaratave të zjarrfikësve, numri i personave të zhdukur ka kapur shifrën 80.

Një prej zjarrfikësve deklaroi për agjencinë franceze të lajmeve se në një bar pranë vendit të shpërthimit ndodheshin 50 vetë, por ttragjedi-n-kanadaashmë nuk ka mbetur asgjë. “Vala shpërthyese e hodhi ndërtesën në erë”, shtoi ai. Edhe sipas policisë kanadeze, numri i viktimave do të rritet ndjeshëm.

Sipas zëdhënësit të policisë, Guy Lapointe, numri i viktimave është i madh, por nuk pranoi të pohonte apo mohonte mediat, sipas së cilave priten deri në 80 viktima.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së të premtes, në një qytet me 6.000 banorë rreth 250 kilometra në lindje të Montrealit, ku shpërthyen njëherësh katër vagonë të një treni që transportonte naftë.

 

Ndiqni videon.http://youtu.be/5Gl49CpPQtc

Armina Mevlani miss Albania,nuse Për djalin e Kryeministrit ? (FOTO)

 

Tiranë- Dy ditë më parë, gazeta “Shekulli” publikoi një lajm ku hidhte dritë mbi jetën e re të ish-nuses së djalit të Kryeministrit Sali Berisha në Suedi, Sadijes. Tashmë nuk ka asnjë dyshim që Shkëlzeni është ndarë nga bashkëshortja e tij më të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Por kush është vajza që ka zëvendësuar Sadijen?

 

09

 

E gjithë Tirana duket sikur e di dhe e ka të qartë emrin dhe fytyrën e bukuroshes më të cilën Shkëlzeni ka ndërtuar një lidhje. Identiteti i saj nuk ka dalë asnjëherë në media, lidhur me këtë çështje. Ne u interesuam me tej duke e kontaktuar vajzën të cilës i kishim dëgjuar emrin për të pyetur më shumë për këtë histori. Ajo është një figurë e njohur e ekranit, por edhe e botës së modës. Emri i saj është Armina Mevlani.10

E pyetur nga“Shekulli”, nëse është ajo vajza më të cilën shoqërohet Shkëlzen Berisha, Mevlani pohon: “Nuk dua ta komentoi këtë situatë dhe kam qëndruar larg mediave për këtë çështje” . E pyetur përsëri nëse e mohon lidhjen me djalin Kryeministrit, ajo thotë: “Jo jo, unë nuk e mohoj, por thjesht nuk dua të flas, ta komentoj për momentin. Nuk di çfarë t’ju them! Kjo është e gjitha çka mund të shprehem”. Më këto fjalë e shpjegon Armina gjithë thashethemnajën që qarkullon për një lidhje të mundshme të sajën me djalin e Kryeministrit. Ajo që kuptuam nga bashkëbisedimi me të është se 22-vjeçarja nuk do që të flasë për këtë lidhje dhe për jetën e saj private duke dashur të qëndrojë indiferente ndaj këtij interesimi. “Dua të distancohem dhe nuk dua të flas për këtë gjë”- e mbyll ajo kontaktin.

13

 

14

08

7.06.2013

Greqi, operacioni më i madh i 10-vjeçarit: Mijëra të armatosur përballë 6 shqiptarëve

 

 

greqi

Frika më e madhe e policisë greke, nëse Marion Kola dhe të arratisurit e tjerë kanë kaluar kufirin greko-shqiptar

Pa rezultat ka qenë deri më tani operacioni gjigand i policisë greke në zonën e Paramithias, pranë kufirit greko – shqiptar, për kapjen e shqiptarëve të arratisur, të cilët qëlluan mbi makinën e policisë në një postbllok në Arta, vodhën dy makina të cilat i braktisën dhe ka mundësi të kenë përdorur edhe një motor, i cili u denoncua i vjedhur ditën e djeshme.

Policia është ngritur në këmbë dhe “ka krehur” zonën gjatë gjithë natën nga Preveza, Thesprotia, Janina e deri në Paramithia e Filat. Ata kanë përdorur deri në kamera termike, por nuk kanë gjetur gjë. Ndërkohë kanë kryer shumë arrestime shqiptarësh që janë gjetur duke lëvizur në zonë.

Fakti që nuk kanë arritur dot të vijnë në gjurmët e të arratisurve, i ka shqetësuar autoritetet vendase. Sipas gjasave, shqiptarët po përpiqen të hyjnë në tokën shqiptare dhe lëvizjet e tyre tregojnë se e njohin mirë zonën.

Operacioni policor i 10-vjeçarit

Mund të quhet pa dyshim operacioni më i madh që ka ndërmarrë Policia Greke gjatë 10-vjeçarit të fundit. Ka ndërtuar dhjetëra postblloqe, ka mbyllur “hermetikisht” kufijtë, ka nxjerrë edhe dy skuadra speciale të policisë. Pra, thënë me fjalë të tjera janë mijëra policë të armatosur përballë 6 shqiptarëve të arratisur.

Analistët përpiqen të deshifrojnë lëvizjet e Mario Kolës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Sipas informacioneve, nga momenti që ata vranë policin në Distomo, mendimi i parë i tyre ishte që të largoheshin nga vendi. 36-vjeçari Mario Kola ka krah të djathtë Ilir Kupën dhe me ndihmën e Pëllumb Klementit dhe Admir Muratit u përpoqën që të largoheshin drejt Shqipërisë që ditën që vodhën nga banka e Larisës 1.2 milion euro.

Pas vrasjes së dy prej të arratisurve, policia besoi se i kishte izoluar, pa i kushtuar shumë vëmendje aftësive të Kolës për të çarë bllokun e policëve. Gjithashtu, bëhet me dije se për plot 20 ditë shqiptarët e arratisur nuk i kanë hapur celularët e tyre, pasi e dinë që nëse do të bëjnë gabim të tillë, do të zbulohet vendi ku ndodhen.

Policia ka marrë në pyetje gjithë të afërmit dhe miqtë e gjashtë të arratisurve, jo vetëm për të mbledhur informacione, por edhe për të mos i lejuar ata që t’i ndihmojnë.

“Misterin” me se ushqeheshin, policia e zgjidhi pasi mësoi se 6 të arratisurit vidhnin ushqime nga shtëpitë e fshatrave ku kalonin.

Tashmë duket akoma më qartë se të arratisurit duan me çdo kusht që të hyjnë në Shqipëri, pasi situata bëhet çdo ditë e më kritike për ta.

7.04.2013

E po keshtu e peson kur luan me zjarrin ,e quajti Ramën “Hitler”, pezullohet nga detyra


 

Tiranë -  Edhe pse Erzen Breçani ka mohuar ta ketë shkruar komentin për Edi Ramën në detyrë, ai është pezulluar nga detyra.

Kështu ka ndodhur edhe kësaj here, pas skandalit të postimit në Facebook. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj ka vendosur që ta pezullojë atë një muaj nga detyra.

Breçanit i është komunikuar pezullimi ditën e mërkurë, ndërsa urdhri i pezullimit është firmosur një ditë më parë. Mësohet se mund të ketë një hetim ndaj Breçanit dhe më pas të dilet me një konkluzion. Policia do të inspektojë fillimisht nëse mesazhi është shkruar nga vetë Breçani.

Breçani postoi një koment në Facebook, ku bënte thirrje për rrëzimin e Edi Ramës, të cilin e quante Hitler dhe Enver.

Ai e fshiu postimin pak më vonë duke thënë se nuk e kishte shkruar vetë, por dikush tjetër, pasi ai e linte faqen hapur shpesh.

Greqi,2 te arratisurit nga burgjet Greke vriten ,xhaxhai dhe nipi, policia jep të dhënat e para

 

 

 

image

Të vdekur mbetën dy prej shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalës në Greqi, pas shkëmbimit të zjarrit që kishin me policinë greke. Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ndodhi gjatë operacionit të zhvilluar nga policia në Koniska të Etoloakarnanisë, ku mbetën të vrarë 25-vjeçari Edison Lika dhe xhaxhai i tij Flamur Lika. Ky i fundit ishte arratisur nga burgu i Larisës më 25 mars 2005.

Konkretisht Policia e Shtetit grek njofton se në orët e mbrëmjes së datës 2.7.2013 në krahinën malore të Koniska Thermou të Etoloakarnanisë, forcat policore që merrnin pjesë në operacion u ndeshën me dy persona të armatosur rëndë që qarkullonin si këmbësorë.

Forcat speciale të policisë i kërkuan që të dorëzoheshin, por ata nuk pranuan dhe hapën zjarr në drejtim të tyre. Policët iu kundërpërgjigjën me zjarr duke i plagosur për vdekje.

Pas hetimeve dhe marrjes së shenjave të gishtave nga viktimat, rezultoi se një prej tyre ishte i arratisuri nga burgu i Trikalës, Lika ose Sinani Edison ose Miri, i biri i Hasis ose Hasiz dhe i Nafie, i lindur më 4.4.1988 në Shqipëri, si dhe Lika ose Sinani Kujtim ose Flamur, i biri i Ramazan ose Ramadan dhe i Lie ose Lihe, i lindur më 1974 ose 1975 ose 1977 në Shqipëri, ishte arratisur nga burgu i Larisës më 25.03.2006.

Pra, në njoftimin e policisë nuk janë paraqitur të dhëna të sigurta, pasi dyshohet që dy viktimat të jenë ose me mbiemër Lika, ose me Sinani, por është konfirmuar më vonë se bëhet fjalë për Edison Likën dhe xhaxhain e tij, Flamurin.

Gjithashtu, thuhet se u gjetën 2 Kallashnikov, 6 karrikatorë, 2 pistoleta dhe 1 bombë.

7.02.2013

E shikoni këtë bukuroshe? Duket e pafajshme dhe shumë… femër! Por në fakt është…

 

 

e-shikoni-k-t-bukuroshe-duket

Është 24-vjeçarja Kristina Svechinskaya nga Rusia, e cila është bërë e famshme në të gjithë botën si… “hakerja” më seksi, një titull i cili nuk i shkon dhe aq për shtat, jo se nuk lëshetë por…! 24-vjeçara akuzohet për pjesëmarrja në një organizatë ndërkombëtare hakerash të cilët përdoronin qindra llogari falsë duke mundure të vjedhin miliona dollarë nga bankat. Veç t tjerash 24 –vjeçarja konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të hakerave në të gjithë botën, pasi faktet në dëm të saj janë të shumta dhe të pathyeshme. Vetëm udhëtimet e saj me pasaporta falsë janë me qindra, me dhjetëra llogari bankare ku depozitoheshin dhe tërhiqeshin me qindra e mijëra dollarë. Akuzat që e rëndojnë atë, mund ti kushtojnë më shumë se 40 vite heqje lirie

Kristina 2

Prokuroria e Tiranës ka dërguar dosjen hetimore për vrasjen tragjike të balerinës Sonila Tafa, ngjarje kjo e ndodhur dy muaj më parë.

 

Për vdekjen e saj, organi i akuzës fajëson Artur Kuliçajn. Akuza ndaj tij është vrasje mimagee dashje në një apo shumë personave. Sipas prokurorisë, Kuliçaj ka qëlluar me paramendim.

Lajmi konfirmohet nga grupi hetimor për A1Report, ndërsa burimet theksuan se gjithçka ka nisur pasi Artur Kuliçaj i njohur dhe si i afërmi i numri 2 të policisë së shtetit është ndjeri i fyer nga truprojat dhe për këtë arsye është hakmarrë duke qëlluar ndaj tyre me automatik.

Nga dinamika e ngjarjes, Kuliçaj së bashku me shokët të cilët e shoqëronin mbrëmjen e 7 prillit në lokalin “Dream City” janë konfliktuar me disa të rinj. Të dy grupet janë nxjerrë jashtë ndërsa pas qetësimit të situatë truprojat kanë lejuar vetëm një palë të rihyn në diskotekë.

Ky refuzim ka irrituar dhe ofenduar Artur Kuliçaj i cili ka qëlluar disa herë me automatik në drejtim të hyrjes së lokalit me objektiv truprojat, por fatkeqësisht plumbat kanë kapur 24-vjeçaren Sonila Tafa e cila atë mbrëmje ishte thjesht kliente në atë lokal.

Aktualisht gjykimi do të nis në mungesë pas i pandehuri Kuliçaj dyshohet se është arratisur jashtë Shqipërisë ose fshihet diku në zonat e thella të veriut të Shqipërisë, ndërsa për të policia e shtetit ka shpallur dhe një urdhër ndalimi ndërkombëtar.

Vetem ne Shqiperi mund te ndodhi kjo

Zv.Drejtori i Policisë së Tiranës: Edi Rama është një Enver, Hitler i dytë, duhet shporrur

 

zv-drejtori-i-policis-s-tiran-s

Zv.Drejtori i Policisë së Tiranës dukët se nuk e ka aq ahumë qef kryeministrin e ardhshëm Edi Ramën, ai ka thënë se ai është një Enver dhe Hitler i dytë.

Fraza e mësipërme është shkëputur nga postimi në facebook i zv,drejtorit të Policisë së Tiranës Erzen Breçani, ditën e diel, në 30 qershor, kur tashmë gjithçka ka marrë fund dhe vetë kryeministri Sali Berisha ka pranuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare.
“Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, Doktorr Sali Berishës.

E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish derisa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramën.

Ta largojmë këtë enver të dytë që dikur studenta të ’91 shembëm diktaturën enveriste. Do gjejmë forcë dhe optimizëm.
Do ngrihemi të tërë se bashku me rininë, që të mos e lëmë këtë hitler të gjunjëzojë shqiptarët”, shkruan Breçani në faqen e tij në facebook.
Aktualisht Erzen Breçani vazhdon të mbajë detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës

Shkolla pushtohet nga Xhindet, 10 nxënës në terapi

 

 

imageNjë ngjarje e çuditëshme ka ndoshur në shkollën Isaac Lopez Mandaluyong në Filipine.

Rreth 20 fëmijë të moshës 12-16vjeç filluan të kishin një sjellje mjaft të çuditëshme.

Ata dridheshin, qanin dhe kishin frikë e për këtë arsye është pezulluar mësimi për një kohë të konsiderueshme.

Mësuesit e kësaj shkolle kanë thënë se fëmijët thërrisnin me të madhe “nuk dua” dhe të tjerë thonin” princeshë”.

Nuk dihet ende pse ndoshi kjo gjë por ajo që dyshohet është se shkolla mund të jetë pushtuar një xhindet

7.01.2013

Të shkarkosh një film të tërë për vetëm 1 sekondë

 

 

Samsung Electronics ka thënë se ka testuar me sukses gjeneratën e pestë të teknologjisë “wireless”, e cila “është disa qindra herë më e shpejtë se rrjetet aktuale 4G”.

Samsung ka thënë se ka qenë në gjendje të transferojë të dhëna prej më shumë se një gigabajti për sekond, në një distancë prej dy kilometrash.

Gjiganti i Koresë së Jugut sikurse citon noa, po ashtu ka thënë se teknologjia e re do t’iu mundësojë përdoruesve të shkarkojnë një film të tërë për një sekondë të vetme.

Kompania nuk pret që kjo teknologji të jetë gati për treg deri në vitin 2020.

Si të karikoni telefonin me frymë

 

 

Tashmë nuk kalon asnjë ditë pa bërë që bota e teknologjise të shpikë diçka të re, ndryshe nga ato që jemi mësuar apo që kemi parë.

Zbulimi i fundit është ai i bërë nga Aire, që konsiston në një makineri e cila mundëson karikimin e telefonit nëpërmjet frymëmarrjes.

Kjo shpikje e pazakontë siç raporton noa, u bë nga Joao Paulo Lammoglia.

Ky aksesor është i pajisur me një teknologji të veçantë, ku falë turbinave të vogla, bëhet transformimi nga frymëmarrje në energji elektrike

Krikuesi qe karikon celularin per 20 sekonda

 

Harrojeni kohën kur ju duhej të prisnit më orë të tëra për të karikuar celularin tuaj. Tashmë falë një vajzë 18-vjeçare, do mjaftojnë vetëm pak sekonda. Eesha Khare ka shpikur një akumulator energjie, që mund të karikohet shumë herë më shpejt sesa bateritë klasike.

E ka quajtur Supercapcitor dhe e ka prezantuar gjatë panairit ndërkombëtar të shkencës së organizuar nga Intel, ku dhe ka “rrëmbyer” një çmim prej 50 mijë dollarësh në konkursin e të rinjve shkencëtarë. Bateria e re mund të përdoret në çdo model celulari.

Instrumenti që transformon zhurmat e trafikut në tinguj të këndshëm muzike

 

 

Zhurma e trafikut të sotëm përbën një problem serioz për veshët e qytetarëve, është një zhurmë e fortë dhe aspak e këndshme.

Por Marc De Pape, një teknolog i vetëquajtur kreativ i inkurajon qytetarët ti transformojnë këto zhurma shurdhuese në tingujt e një muzike tërheqëse.

De Pape mendon ta arrijë këtë me anë të krijimit të tij, një instrumenti të inspiruar nga tingujt e erës.

Një përmbledhje e 18 sensorëve masin 27 qendra të dhënash (përveç mjeteve të tjera përfshihen edhe termometrat dhe mikrofonët), që përkthejnë impulset dhe rrjedhjet e tingujve të qyteteve të mbingarkuara”, tha De Pape.

Itali, mbyten në lumë dy shqiptare, 10 e 11 vjeçare

 

 

Helikopteri qe beri kerkime nga ajri

ITALI- Dy vajza te vogla shqiptare kane humbur jeten, te mbytura ne lumin Po, ne Breme Lomellina, në Pavia te Italise.

Sipas mediave italiane, qe transmetojne lajmin, vajzat jane te moshes  10 dhe 11 vjeç, kushërira mes tyre. 
Ngjarja ka ndodhur nderkohe qe ato kane qene me familjet buze lumit per te kaluar fundjaven.
Te voglat kane qene duke u lare kur i ka rremyer rrjedha e lumit dhe nuk kane mundur dot te dalin ne breg. 
Pas shume kerkimesh, te polombareve dhe nje helikopteri qe u aktivizua per gjetjen e vajzave u gjet vetem trupi i 10 vjecares, nderkohe qe vijojne kerkimet per tjetren. 

Lajm i fundit: Itali, gruaja zbulon se i shoqi ka të dashur në Shqipëri, ai nga inati e hedh nga kati i 9-të!

 

 

 

imageNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano të Italisë, ku një 35-vjeçar shqiptar ka hedhur bashkëshorten e tij nga kati i nëntë i banesës ku jetonin!

Sipas informacioneve të para të policisë italiane, mësohet se shkaku kryesor I kësaj ngjarje tragjike ka qenë xhelozia, ku pas një debati shumë të ashpër, 35-vjeçari e ka hedhur bashkëshorten e tij nga kati i nëntë i pallatit ku jetonin.

Ndërkohë, polica theksoi se 31-vjeçarja shqiptare Silvia H, kishte zbuluar se i bashkëshorti i saj kishte një të dashur tjetër në Shqipëri, për këtë ajo i kërkoi llogari të shoqit, i cili nuk duroi dot dhe në nerva e sipër e ka hedhur 31-vjeçaren nga kati i 9-të!

Marrëveshja: Pakti me PS, postet për aleatët në Qeverinë e re

 

 

Zbardhet marrëveshja e Ramës me krerët e partive të koalicionit.  Vetëm PBDNJ e PDKSH kanë të drejtë për Ministri.
Qeveria e re, postet për aleatët.

Rama me kryetarët e partive aleate

Partia Socialiste, pas ndarjes së posteve me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duhet të ndajë dhe dy poste ministrore me partitë aleate. Sipas platformës së firmosur para zgjedhjeve të 23 qershorit, midis Partisë Socialiste dhe 36 partive aleate, kushtin për të marrë një post ministror e plotësojnë, veç LSI-së, vetëm Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, që mori një mandat në Vlorë dhe Partia Kristian Demokrate, me kryetar Dhimitër Muslinë, që do të përfaqësohet në Parlament me deputetin Mark Frroku. Në platformën e firmosur në muajin qershor thuhet se forcave politike që arrijnë të marrin një mandat deputeti në zgjedhjet e 23 qershorit u lind e drejta për të kërkuar një portofol ministror. Partia e Vangjel Dules mori në këto zgjedhje 14 255 vota në gjithë vendin dhe arriti të sigurojë mandatin e tij në qarkun e Vlorës. Ndërsa surpriza në këto zgjedhje në kampin e majtë ishte PKDSH-ja që arriti të marrë një mandat në qarkun e Shkodrës dhe në rang vendi siguroi 8 094 vota.
Përfaqësimi
Aleatët tradicionalë të Partisë Socialiste, si Paskal Milo, Skënder Gjinushi apo Petro Koçi do të kenë të drejtë të kërkojnë përfaqësim politik në nivel kombëtar, pasi nuk kanë plotësuar kushtin kryesor për të pasur një përfaqësim në poste ministrore.
Sipas rezultatit në zgjedhje, janë katër parti që kanë plotësuar kushtin, duke marrë më shumë se 5 mijë deri në 10 mijë vota. Nga të majtët, forca e katërt politike renditet Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, që në këto zgjedhje ka marrë në gjithë vendin 11 838 vota, dhe sipas platformës që është firmosur me PS-në, kësaj force i lind e drejta të kërkojë bashkëqeverisje në nivel lokal dhe qendror. Ndërkohë që Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit renditet forca e pestë tek e majta, me një total votash 1 0138 në rang vendi. Edhe partia e Gjinushit në këto zgjedhje do të këtë të drejtën për t’u përfaqësuar politikisht në poste në nivel kombëtar dhe vendor. “Pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit në nivel qarku nga 500 deri në 1000 vota dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10 000 vota, pa cenuar Statusin e Nëpunësit Civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike”, thuhet në marrëveshjen e koalicionit të majtë.
Administrata
Nga forcat e majta, Aleanca Popullore e Artur Dojakës dhe Partia Socialiste e Vërtetë e Petro Koçit kanë arritur rezultat mbi 5 mijë vota dhe përfaqësimi i tyre sipas platformës do të jetë përfshirja në administratën publike. Ndërsa 13 parti politike të cilat kanë arritur një rezultat nga 500 deri mbi 1 mijë vota, sipas marrëveshjes u lind e drejta të përfaqësohen me drejtimin e institucioneve në nivel qarku. Ndërsa 11 parti kanë të drejtë të përfaqësohen në nivel vendor. Kurse pesë parti politike të kampit të majtë nuk kalojë kushtin për të qenë pjese e përfaqësimit në nivel qarku, pasi kanë marrë me pak se 500 vota.

Programi i Qeverisë së re, emrat e PS dhe LSI në grupin e punës

 

 

Haxhinasto dhe Beqja, gati takimi me ekipet e tyre. “Panorama” shkruan se sot do të nisin takimet mes grupeve të punës për konkretizimin e një programi qeverisës të 300 ditëve të para të qeverisë së re. Pasi Edi Rama dhe Ilir Meta në takimin e pak ditëve më parë mandatuan Ilir Beqjen dhe Edmond Haxhinaston për të ballafaquar pikëpamjet dhe programet e tyre, dy përfaqësuesit e lartë të të dy partive kanë krijuar grupet e punës që do të punojnë për detajimin e këtij programi. Duket se selia rozë po mban çdo informacion hermetik pa dhënë asnjë detaj, ndërsa LSI është më e hapur në këtë drejtim. Burime nga LSI pohuan dje se sekretari socialist për Programin, Beqja, ka thirrur në këtë grup Mimi Kodhelin, Arben Ahmetajn dhe Shpëtim Canin.
Ndërsa nga ana e tij, Haxhinasto ka thirrur dje Selim Belortanë dhe Majlind Lazimin, sekretarin për ekonominë në LSI. Nesër palët do të paraqesin propozimet e para bazuar në programet e tyre si masa të shpejta për qeverinë e re që do të votohet në shtator në Kuvendin e Shqipërisë. Ky program do të synojë marrjen e masave emergjente për të dalë nga situata e vështirë ekonomike, sociale, financiare, marrëdhëniet me biznesin, përgatitjet për aplikimin e taksave të reja, por dhe përmirësimin e rendit dhe sigurisë. Në vëmendje do të jetë situata buxhetore e vendit, marrëdhëniet e qeverisë me biznesin, niveli i papunësisë, por dhe situata në tatime dhe dogana mbi të cilat do të duhet të nisë qeveria e re nga puna.
Pritet që grupeve të punës t’u bashkëngjiten dhe ekspertë të fushave të tjera, si rendi, drejtësia dhe arsimi. Do të jenë këto dy grupe pune që do të merren dhe me projektin e gazsjellësit TAP, e cila u vendos dhe në takimin mes kreut të PS dhe atij në LSI tri ditë më parë. “U çmua e nevojshme, edhe në vijim të kontaktit që të dy kryetarët patën dje me autoritete përfaqësuese të Azerbajxhanit, që në mbështetje të plotë të projektit të TAP të krijohet një Task-Forcë. Kjo Task-Forcë duhet të bëhet operative për të ndjekur fazën përgatitore të projektit, si edhe për të organizuar, në bashkëpunim me partnerët në këtë projekt, procesin e kualifikimit të burimeve njerëzore vendëse që do të përfshihen në fazën e realizimit të projektit”, u njoftua pas takimit Rama-Meta.