Klikoni ketu te gjeni informacionet me te reja dhe interesante qe ndodhin ne te gjith rruzullin toksor
--------------- ---------------
Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone
----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj
--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Lexoni perralla femijes tuaj ketu
------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------
FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE
SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE
5.30.2013
FJAL TE URTA PER DASHURINE
“Dashuria eshte i vetmi pasion qe nuk duron as te kaluaren as te ardhmen!”
“Dashuria ka dy percjelles: te miren dhe zhdervjelltesine!”
“Dashurine e paster si loti, mos ia fal cdo idioti!”
“Dashuria e ngre personin prej nje vetedije te ngushte dhe e ben moter me te gjitha vuajtjet e njerezimit!”
“Dashuria e zjarrte eshte si fantazmat, te gjithe flasin per te, ‘e askush se ka pare!”
“Dashuri do te thote kurre te mos thuash “ME FAL”!
Dashuria? Ne fillim fjal te medha, pastaj fjale te pakta e ne fund fjale te shumta !
Te dashurosh do te thot te duash nje tjeter me shume se veten !
“Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria…
Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi…”
“Ata qe vdesin duke dashuruar jane deshmore!”
“Njeriu eshte i humbur nese nuk e gjen veten ne dashuri!”
“Dashuria e vertete eshte dhurate fatale, pa parashikime dhe pa litime!”
“Pse flet per dashurine sikur tregon perralle?A mund te tregohet muzika me fjale?
“Kur duam dike per virtytet e tij, nuk eshte dicka e vecante, por kur fillojme ta duam per mangesite, atehere kjo eshte dashuri!”
“Dashuria s’ka peshe,pervec kesaj:Te duash edhe me shume!”
“Te duash nje ore, kjo eshte shprehi e kafsheve; nje dite -vecori e njeriut; gjithe jeten- e engjujve.Por te duash gjithe jeten vetem nje qenie, kjo eshte dhunti e Perendise.”
Nuk i ngjan me asnjeres qe kur te dua.
Asnje dashuri nuk eshte e sinqerte,pervecse dashuria per ushqimin.
Nuk mund te kete nje zhgenjim te thelle kur nuk ka nje dashuri te thelle.
Dashuri e paster eshte ajo qe nuk pergjigjet.
Dashuria ben te kaloje kohen,koha ben te kaloje dashurine.
Dashuria eshte si fati,nuk i pelqen qe ta ndjekesh.
Nje nate dashurie eshte nje liber i lexuar.
Do te te harroj vetem atehere kur nje piktor i verber te pikturoje zhurmen e nje petal trendafili qe bie ne dyshemene e kristalte te nje keshtjelle qe s‘ka ekzistuar kurr.
Ndersa une do te harroj vetem atehere kur i njejti piktor te pikturoje zhurmen e midhjeve ne fund te oqeanit Paqesor o zemra ime.
Dashuria e kote eshte denim nga denimet me te medhaja!”
“Dashuria eshte flaster qe vendoset ne plagen e jetes!”
“Dashuria eshte ngacmim i shoqeruar me idene e nje te jashtme”
“Xhelozia dhe dashuria shkojne dore per dore, dhe se bashku sjellin dhimbje!”
“Dashuria e sundon mbreterine e saj pa shpate!”
FJAL TE URTA FETARE
"Njeriu pa namaz të sinqertë është sikur i verbëri pa përcjellje"
"Me të vërtet kjo botë është e humbur ,por në të fitohet bota e përjetshme
Dituria që nuk praktikohet është e huaja."
"Këshillo e mos gjyko !
"Shumë botëra i kam shetit dhe mësu, ndërsa botën time ende nuk e kam zbulu
Lexo, mëso, zbato, shpëto e fito !
"Në Islam nuk ka unë unë unë, në Islam vetëm kur gabon mundesh me thënë unë
"Fjalët e mira shëndrroni në vepra, ndërsa të këqijat as mos i mendoni
"Zjarri shuhet me ujë, e jo me zjarrë"
"Në veprën tënde të mirë, në të cilën përfitoni vetëm ju, nuk është e njëjtë si në atë në të cilën përfitonë, edhe tjetër kush
"Karakteri i mirë është vulë e besimit"
"Nuk i numëroj të metat e të tjerëve sepse nuk po më premton koha duke i numëruar të mijat"
"Në xhennet nuk ka mërzi, urretje, tradhti, bixhoz, zina, bela, inatizëm (xhelozi), hidhërim, ofendime, hajni, perqamje, vrasje, sharje, dyftyrësi,përgojim, etjera . pra për të hyrë në xhennet, njeriu në dynja duhet që këto dhe të gjitha dukurit negative t'i zhveshë nga shpirti, sepse keto nuk ekzistojnënë në xhennet.
"Veprat e mira e ngritin lart moralin, ndërsa karakteri i mirë është vulë e besimit të sinqertë. Dhe njeriu me besim të sinqertë i nënshtrohet urdhërave të Krijuesit të tij. Me këto vyrtyte namazi i muslimanit të sinqertë ndriçon në këtë dynja dhe në Ahiret. Kur besimtari arrin deri këtu atëherë ai ka arritur sukses .
Lakmia e padrejtë mbjell xhelozin si farë,
kurse xhelozia ujit urrejtjen dhe fryti saj është zjarr
“Shpirti është i pashuar qoftë i mirë apo i keq ai kurrë nuk vdes.
Ose do të shpërblehet në xhenet ose do të vuaj në xhehenem!
Te kerkojsh me arsye rrugen tek dashuria, eshte njesoj si ta kerkosh diellin me qiri!”
Flamuri Shqiptar
Shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.
Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.
Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.
Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.
Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.
Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.
Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.
5.28.2013
Ekzekutohet 34- vjeçri me kallashnikov tek Mali i Robit, policia në kërkim të autorëve,
Mbrëmjen e djeshme një 34 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri tip ‘kallashnikov’ në zonën e Malit të Robit, Kavajë. Nga burimet e policisë bëhet e ditur se viktima është Elvis Tafaruçi, person i shpallur në kërkim dhe me precedentë penalë.
Uniformat blu të Kavajës kanë konfirmuar se Tafaruçi është qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij tip “Audi” me targa “AA 933 GE”, nga Durrësi drejt Kavajës. Ndërkohë dyshohet se viktima është ndjekur nga një Fuoristradë, e cila më pas i ka prerë rrugën, duke e qëlluar nga një largësi prej 100 metrash.
Inter-Bartra, Handanovic tek Barcellona
Barcelona është e gatshëme për të vene ne tratativa Marc Bartra per te marre Samir Handanovic, portierin e Interit.
Mundo Deportivo e përditeshmja spanjolle shkruan se Bartra pëlqehet nga Zi-Kalterit, dhe mund të jetë celësi kyc për Barcelonën që të arrijë tek portieri.
Katalanasit me këtë tratativë do të tentojnë të zbusin sado pak cmimin e vendosur nga inter për Handanovic, që është plot 30mln euro. Moratti është duke e shqyrtuar mirë këtë mundësi, duke parë edhe gjëndjen ekonomike të klubit,kjo do të ishte një mundësi e mirë për të rimarë veten!
Nëna 74-vjeçare mbajti 11 vjet djalin e prangosur në një kafaz
Një nënë ka folur për mundimin e saj, pasi është detyruar të mbajë djalin e saj të sëmurë mendërisht të prangosur në një kafaz në shtëpi për më shumë se një dekadë.
Wang Muxiang, 74 vjeçe, e mbylli djalin saj të sëmurë, Wu Yuanhong pasi ai vrau një djalë 13-vjeçar në fshatin e tij në Kinë në vitin 2001. Wu u arrestua asaj kohe, por ai u lirua një vit më vonë pasi autoritet vendosën se si nuk ishte ligjërisht përgjegjës për veprimet e tij.
Nën, duke patur frikën se ai mund të vriste përsëri, vendosi ta mbyllte në një dhomë të zbrazët në një kafaz prej hekuri në shtëpinë e tyre.
Aknet, 9 zgjidhje per nje lekure te paster
Zbardhet tabela, pensionet, rritja e re sipas kategorive
Pensionet për më shumë se 553 mijë pensionistë pritet që të rriten nga data 1 korrik e këtij viti.
Qveria, duke ndjekur shembullin e viteve të fundit, ka bërë gati projektvendimin i cili përcakton edhe rritjen e përfitimit për pensionet në fshat dhe në qytet. Ashtu sikurse është deklaruar më herët, përqindja e rritjes së pensioneve për fshatin do të jetë më e lartë se ajo për qytetin, në vijim të politikës së barazimit të pensioneve. Nga një korriku, projektvendimi që pritet të kalojë, parashikon që rritjen në masën 4 ta përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, pensionet familjare dhe të invaliditetit të qytetit, kurse rritjen në masën 5 për qind ta përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar në fshat.
RRITJA
Por sa do të jetë rritja reale në xhepat e çdo pensionisti? Pensioni minimal i qytetit aktualisht është 11 562 lekë dhe, shtuar këtu dhe subvencionet, shkon 13 712, ndërkohë që me rritjen e zbatuar nga qeveria pensioni minimal, përfshirë subvencionet, pritet të shkojë në 14 174 lekë. Pensioni maksimal për qytetin, shtuar këtu subvencionet, sot është 23 623 lekë dhe me shtesën prej 4 për qind të parashikuar pritet të shkojë në 24 547. Ky nivel pensioni ka të përfshirë edhe subvencionet që qeveria parashikon këtu për energjinë. Rritja prej 5 për qind pritet që të bëhet për pensionet e fshatit. Aktualisht pensioni bazë në fshat është 7841 lekë dhe, shtuar këtu dhe subvencionet që kapin vlerën 890 lekë, shkon 8 731 lekë. Nga 1 korriku, pensioni në fshat pa subvencionet llogaritet të shkojë 8233 lekë dhe, shtuar këtu dhe subvencionin, në total shkon 9123 lekë.
KATEGORITË
Rritje të pensionit pritet që të përfitojnë edhe kategori të tjera, që qeveria i trajton në mënyrë të ndarë. Kështu ushtarakët, pilotët fluturues, ishpunonjësit e Policisë, detarët apo punonjësit e ndërmarrjeve ushtarake që tashmë kanë dalë në pension, do të mund të marrin dhe ata shtesë në pension si pjesë e politikës së rritjes së këtij përftimi të aplikuar nga qeveria. Për këto kategori, masa e rritjes së pensionit parashikohet të jetë po 4 për qind, sa është edhe rritja për pensionet e qytetit.
SUBVENCIONET
Çdo vit, së bashku me pensionin, pensionistët marrin edhe disa subvencione që jepen për energjinë apo rritjen e çmimit të bukës. Ndër vite, këto subvencione janë dhënë në një masë të caktuar dhe pa ndryshime. E njëjta masë subvencioni pritet që të jepet edhe këtë vit, ku 150 lekë në muaj jepen si kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionistit.
- Të ardhurat e pensionit minimal të qytetit:
Ishte: 11562 (baza) + 2150 (subvencione)
= 13712 lekë
Bëhet: 12024 (baza)+ 2150 (subvencione)
= 14174 lekë
- Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit:
Ishte: 23123 lekë(baza) + 500
(subvencion) = 23623 lekë
Bëhet: 24047 lekë + 500 (subvencion) =
24547 lekë
- Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit:
Ishte: 7841 lekë (baza) + 890
(subvencion)= 8731 lekë
Bëhet: 8233 lekë (baza) +
Seksi dhe gjumi, një lidhje shumë e fortë
Nëse e dinim se seksi ndihmon për një gjumë sa me te mire, duhet te dimë edhe se një gjumë i qete ndihmon për seks sa me te kënaqshëm.
Justifikimi me i shpeshte qe jepet për te mos bere dashuri është lodhja. Pe perse ndodh kjo? Edhe nëse marrëdhënia seksuale nuk është e vetmja qe i jep bukuri jetën tuaj ne çift, nëse mirëqenia është me e rëndësishmja, serish është interesante te dihet ndikimi i madh qe ka gjumi tek akti seksual.
Sipas specialisteve niveli i testosteronit tek meshkujt dhe tek femrat ndryshon gjate gjumit. Kur ky i fundit është i pamjaftueshëm, sasia nuk rritet aq sa duhet dhe kjo mund te ketë një ndikim negativ tek dëshira dhe ereksioni. Ulja e sasisë te këtij hormoni mund te sjelle edhe probleme me zemrën. Nëse një personi i ndalohet gjumi, ai do te humbasë 4% te aftësisë se tij joshëse dhe sasia e kortizolit do i rritej me 37%. Ky i fundit është hormoni i stresit dhe kur sasia e tij ritet, melatonina (hormoni i gjumit qe kontrollon ritmin e sekretimit hormonal) ulet.
Për te mos pasur këto probleme duhen praktikuar veprimtari qe sjellin kënaqësi, siç mund te jete kënga, kërcimi, sporti apo edhe seksi. Orgazma ne fakt shton me 5 here sasinë e oksitoksines, hormonit te dashurisë dhe te prolaktines, hormoni qe te çlodh dhe te sjell gjumin. Nga ana tjetër një nate e qete ul stresin dhe rrit energjinë.
Po si te flesh sa me mire dhe te besh dashuri apo anasjelltas? Ka disa rregulla te thjeshta qe përdoren. Nder to mund te përmendim: shmangia e kafesë apo çajit 4 ore para gjumit, ngrënia e darkës 2 ore para gjumit, “zbrazja” e dhomës se gjumit nga objektet e panevojshme dhe sidomos nga aparatet elektrike si dhe bërja masazh ndaj partnerit kur ai nuk ka shume dëshire te beje seks.



































