Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

6.16.2013

10 këshilla si t’i mbroni sytë nga rreziqet e verës, rëra dhe dielli

 

 

Stina e verës është mjaft delikate për sytë tanë. Pasi shikueshmëria si e tillë, iu nënshtrohet  vazhdimisht sulmeve të shkaktuara nga rëra në plazh, kripa e detit apo edhe dielli i fortë. Mësojeni pra veten si t’i mbroni sytë tuaj prej tyre goditjeve që mund të pësojnë sytë tanë prej tyre. Ja këshillat që jep Agjencia Ndërkombëtare për Parandalimin e Verbërisë :

1) Mbrojini sytë me syze që kanë filtra në përputhje me kuotat e caktuara, sidomos kur dielli është i fortë.

2) Mos i vini lentet e kontaktit, ndërsa ju laheni në det, ose jeni duke marrë rreze dielli.

3) Nëse rëra futet në sytë tuaj, shpëlajini tërësisht me ujë, pa i fërkuar aspak.

4) Vini një maskë apo syze, në qoftë se ju vuani nga acarimet e syve.

5) Kujdes kur vini krem rreth syve.

6) Pini ujë me bollëk, jo vetëm për të shmangur dehidratimin e organizmit në tërësi, por edhe për ta mbrojtur nga pakësimi i xhelit që mbush syrin.

7) Ndiqni një dietë të pasur me vitamina për të mbrojtur zonën qendrore të retinës, macula, e cila është edhe më e ndjeshmja dhe ju lejon të shikoni me definicion të lartë dhe ngjyra.

8) Mos i prekni sytë pa larë duart më parë.

9) Shmangni ekspozimin në diell dhe notin në det ose pishinë, në praninë e infeksionit të syrit ose inflamacioneve.

10) Nëse jeni duke marrë ilaçe, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para ekspozimit të diell. Disa ilaçe të tilla si antibiotikët mund të shkaktojnë reagime negative në dritën e diellit, edhe në lidhje me sytë.

5 këshilla, si të mos ua “zërë makina” fëmijët teksa udhëtoni

 

 

 

Kur ju shkoni në pushime dhe keni fëmijë të vegjël në familje, me siguri që

shpesh, ndesheni me probleme gjatë udhëtimit me makinë. Të cilat përfshihen në atë që quhet “sindroma e makinës” dhe që sipas mjekëve, përfshin të paktën 1 në 10 fëmijë. E që shoqërohet me të vjella dhe marrje mendsh. Zgjidhja e vetme është parandalimi i këtyre shenjave, në mënyrë që udhëtimi juaj mos kthehet në një traumë. Në çfarë mënyre? Ja disa:

1) Asnjë lëng : Shmangini fëmijët nga të pirit e lëngjeve para dhe gjatë udhëtimit. Asnjë pikë ujë apo lëng frutash, qumësht ose çaj të ftohtë apo pije te ftohte, të paktën katër orë para nisjes. Duket si një zgjidhje mizore, pasi në këtë mënyrë fëmija do të vuajë nga etja, por do të jetë e sigurt që s’do ketë të paktën të vjella gjatë udhëtimit.

2) Shuajani etjen gjatë rrugës : Nëse rruga që ju planifikoni të bëni është e gjatë, është e pashmangshme që fëmija juaj të jetë i etur gjatë saj. Prandaj, mënyra më e mirë për ta “shuar”, është ajo e dhënies së dozave të vogla të ujit. Por gjithsesi, ai duhet të ketë ngrënë diçka, një sanduiç, pica apo ndoshta edhe një meze të lehtë.

3) Jo nxehtësi në makinë : Temperatura nuk duhet të jetë shumë e nxehtë brenda në makinë, gjatë udhëtimit. Por edhe nëse keni kondicioner, mos e teproni me ato të ftohjes.

4) Jo shumë kthesa : Duhet që ta ngisni makinën në mënyrë lineare, pa u përshpejtuar shumë, dhe të bëni një ndalesë çdo 2 orë, duke lejuar që fëmija juaj të pushojë disi.

5) Hiqjani mendjen : Më shumë argëtim në makinë. Është e rëndësishme që t’ia shkëpusni disi mendjen gjatë udhëtimit. Secila zgjidhje mund të jetë shumë e dobishme, që nga këngët, lojërat, dhe çdo gjë që ju mund të mendoni se është argëtuese.

7 mënyra se si të mos nxeheni kurrë

 

 

 

Të nxeheni dhe të jeni gjithmonë të zemëruar, është një gjë e keqe për shëndetin tuaj. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse, ju duhet të përshtateni ndaj situatave dhe para se të nxeheni “të numëroni deri në dhjetë…”. Ja disa mënyra efikase, sesi zemërimi të mos bëhet pjesë e ditëve dhe jetës suaj:

1) Mos u justifikoni : Duke thënë se “kjo është për shkak të temperamentit tim”, sikur nxehja të ishte diçka që ju nuk mund ta qeverisni dot. Pasi pothuajse gjithmonë, është e mundur ta kontrolloni veten.

2) Mundohuni të reflektoni : Mbi faktorët që ju çojnë zakonisht te një sjellje e nxehur.  A janë me të vërtetë të gjithë të justifikuar? Mundohuni pra që t’i menaxhoni siç duhet provokimet, si edhe për t’i komunikuar më mirë arsyet tuaja, apo për të gjetur mënyra alternative për të mbrojtur të drejtat tuaja.

3) Llogaritni raportin kosto-përfitim : I cili që mund të ketë një argument. Sepse zakonisht personat që nxehen, janë shumë të pabalancuar në favor të shpenzimeve.

4) Prisni para se të reagoni : Para se të nxeheni, më mirë “numëroni deri në dhjetë”. Pra, duhet të prisni dhe të tregoni më shumë durim, sepse ndoshta gjërat janë ndryshe.

5) Teknikat e relaksimit : Të tilla si lidhja me natyrën apo meditimi, janë shumë të dobishme në rastet kur ndjeni se ju nxeheni më shpejt dhe më shumë se ç’duhet.

6) Evitoni frustrimin : Këtë ndjenjë, të cilën e kanë shumë prej njerëzve që e humbin shpesh durimin e tyre, dhe që e kanë të  fshehur brenda tyre. Kjo mund të shkaktohet nga traumat e kaluara ose pakënaqësitë e pranishme, ndoshta në punë. Kuptojeni këtë dhe përpiquni për ta korrigjuar, sepse kjo mund të jetë shumë e dobishme.

7) Shtypeni krejtësisht zemërimin : Përpiquni për të kuptuar nëse ka një zgjidhje më funksionale, përveç kësaj që ju aplikoni duke u nxehur dhe bërtitur.

Berisha nuk vesh më antiplumb, e kontrolloi edhe Çani!

 

Kryeministri Sali Berisha ushfaq të premten mbrëma në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ushfaq për herë të parë që nga fillimi i transmetimit të këtij emisioni dhjetë vjet më parë.

Në fillim të emisionit Arian Çani, pasi pyeti nëse Doktori kishte rojet afër, iu afrua dhe e preku në gjithë trupin për t’u dëshmuar shqiptarëve seBerisha nuk mbante anti-plumbin.

“Rama nuk ka gënjyer për antiplumbin, por e ka fiksim. Duhet t’ja falim për atë që thotë,” ishte përgjigja e Berishës.

Kur prezantuesi Çani i përmendi Berishës fëmijërinë dhe sidomos idhullin e saj, Edit Piaf, ai u përlot në emision.

Më pas Çani i bëri një test muzikor dhe për çudi Doktori i gjeti të gjitha këngët në bazë, nuk kishte rëndësi nëse ishin të vjetra apo të reja.   

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=yaLvcEf1Pjk

Masakroi shqiptaren në Itali, rrëfehet autori

Vajza nga Berati u gjet në koma, jetonte me të dashurën e dhunuesit. Flet 28-vjeçari: Kur e hodha në plehra, mendova se vdiq.
Rrëfehet para policisë italiane autori i rrahjes barbare ndaj 24-vjeçares shqiptare, Xhulia Toska, e cila u gjet e hedhur në koshin e plehrave mbrëmjen e së enjtes në Napoli, Itali. Vajza shqiptare nga Berati u gjet në agoni, e hedhur në një kosh mbeturinash në një nga rrugët e qytetit, pasi ishte dhunuar në mënyrë barbare. Mediat e vendit fqinj citonin dje dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë nga i arrestuari si autor i ngjarjes, 28-vjeçari Emerson D’Esposito. Rrëfimi i 28-vjeçarit më origjinë braziliane ka zbardhur të tjera rrethana rrëqethëse të ngjarjes. Dhuna e shfrenuar ndaj Toskës, e cila aktualisht është në gjendje të rënduar në spital, ka ndodhur përpara syve të fëmijës së saj të mitur. Pas disa orëve në pyetje, 28- vjeçari D’Esposito ka pranuar të ketë masakruar me grushte shqiptaren dhe ka shfaqur pendesë. “E di që kam bërë një budallallëk. Nuk doja ta vrisja”, citonin dje mediat italiane autorin e rrahjes. Sipas dëshmisë së tij, shkak i konfliktit ka qenë një vajzë tjetër, që jetonte në të njëjtën shtëpi me 24-vjeçaren Toska, me të cilën ai kishte një lidhje intime. Para policëve ai ka pohuar se donte t’i jepte një jetë të re të dashurës së tij, e cila ishte e përfshirë në prostitucion. Por sipas tij, për këtë nuk kishte qenë dakord bashkëjetuesja e mikeshës së tij, 24- vjeçarja Toska. Referuar burimeve mediatike, ka qenë ky konflikti mes të dyve dhe kulmi ka arritur, kur mbrëmjen e së enjtes D’Esposito ka shkuar në shtëpinë e 24- vjeçares dhe ka tentuar të marrë vajzën e të dashurës së tij. Ai ka hasur në rezistencën e Toskës, çka ka bërë më pas që ai të lëshohej dhunshëm mbi të duke e masakruar me grushte. Po sipas mediave fqinje, ai e ka pandehur të vdekur shqiptaren dhe ndaj e ka hedhur në një kosh plehrash. Vajza u gjet më pas nga disa banorë të zonës, të cilët lajmëruan policinë, pasi dëgjuan rënkimet e një personi te vendi i mbeturinave. Mbi D’Espositon rëndojnë akuzat e “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe të “armëmbajtjes pa leje”.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pak më parë Greqinë!

trmetNjë tërmet i fuqishëm ka goditur pak më parë Greqinë!

Sipas Qendrës Mesdhetare Europiane të Sizmikes, tërmeti kishte magnitudë 6 ballë dhe u shënua 123 km në jug qytetit të Iraklios në ishullit të Kretës!

Spastrohet Gezi, rritet “autoritarizmi” në Turqi

 

 

Stamboll – Policia në Stamboll ka “shkatërruar” gjithçka për të larguar protestuesit nga Parku Gezi. BBC raporton se policia turke, ka përdorur gazin lotësjellës dhe plumbat e gomës si dhe ka demoluar tendat ku ishin vendosur protestuesit.

Kjo lëvizje e policisë, vjen pak orë pasiqë kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar evakuimin e protestuesve nga ky vend.

Raportohet se shumë protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas ndërhyrjes së policisë.

Ndërkohë, Erdogan para mbështetësve të partisë së tij tha: “Nëse sheshi Taksim nuk do të pastrohet, ne dimë se si do ta pastrojmë atë. Qëndrimi i atyre (protestuesve në park) më nuk ka ndonjë kuptim derisa pritet një vendim gjykate për çështjen në fjalë.

BBC: “Autoritarizmi” në rritje

Më 31 maj, një lëvizje e mbrojtësve të ambientit thirri protestën në Parkun Gezi. Protestat u shpërndanë në gjithë Turqinë kundër aksioneve të policisë dhe kundër kryeministrit Erdogan.

Protestuesit këmbëngulën se do të vazhdojnë të qëndrojnë në park, përkundër premtimit të Erdoganit se çështja do të dërgohet në gjykatë.

Por si duket, shumë qytetarë turq më nuk u besojnë gjykatave sa u përket këtyre çështjeve. Kjo pasiqë muajin e kaluar, një gjykatë në Stamboll kishte marrë vendim kundër një plani për prerjen e drunjëve në një park të qytetit, por qeveria turke e kishte apeluar vendimin.

Ndërkaq që nga shpërthimi i protestave në Gezi, kanë vdekur pesë persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Protestuesit akuzojnë kryeministrin se “është bërë shumë autoritar dhe po provon të instalojë një Islam konservativ në vend”, shkruan BBC.

E ndaj aksioneve policore kundër protestuesve, ka pasur shumë reagime shqetësuese, sidomos nga Europa.

CNN: Qeveria turke fillon të përdorë “ton pajtues”

Ndërkohë, CNN duke raportuar për “spastrimin” e Parkut Gezi nga policia turke, citon edhe disa fjalë tjera të kryeministrit Erdogan, që ka thënë para mbështetësve të tij.

“A mund t’ua shtrini duart njerëzve që të bien grusht”, ka pyetur Erdogan. Megjithatë, ai citohet të ketë thënë se “i vjen shumë keq që i duhet t’u tregojë disa njerëzve se Turqia nuk është lodra e tyre”.

Kryeministri turk më tutje ka “vajtuar” me një kronologji të gjithë ngjarjes së Parkut Gezi, duke thënë se nuk e di cilat janë arsyet e protestës kur për projektin në këtë park, nuk është nënshkruar ende asnjë kontratë, shkruan CNN.

“Nuk ka ende asnjë arsye për të protestuar”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se nuk është kontraktuar askush për projektin në Parkun Gezi.

Erdogan: Mediat turke- gënjeshtare, mediat e huaja- hipokrite

Erdogan ka akuzuar mediat kombëtare turke se kanë gënjyer ndërkaq për mediat ndërkombëtare ka pasur një mesazh tjetër:

“Kanë përdorur çdo lloj hipokrizie”, ka thënë kryeministri turk.

Letrat e hapura të protestuesve dhe mbështetësve të tyre

CNN ka pranuar më shumë se 1000 letra të hapura nga protestuesit dhe mbështetësit e tyre në mbarë botën.

“Për pjesën tjetër të botës: kjo është hera e parë në tridhjetë vitet e mia që më rrjedhën lotët për atë që po i ndodhë vendit tim dhe për këtë, ja ku jam, në rrugë. Lajmëroni të gjithë moshatarët e të gjitha racave në botë se të gjitha pikëpamjet politike po vijnë së bashku për të luftuar. Lajmëroni mediat tuaja lokale e ndërkombëtare por edhe ato në rrjetet sociale, bëjeni të pamundur të flisni të vërtetën për atë që po ndodhë këtu. Bëjeni për të mirën e njerëzimit, jo më pak”. Ky ka qenë mesazhi më i lexuar, sipas CNN.

Përurohet autostrada Tiranë-Elbasan

 

tirane-elbasanNë një ceremoni të ndjekur nga disa mijëra simpatizantë, kryeministri Berisha preu shiritin përurues të autostradës Tiranë-Elbasan.

Një vepër madhore e infrastrukturës, në të cilin përfshihen dhjetëra vepra inxhinjerike dhe dy tunele nga 2,4 kilometra secili, autostrada do të jetë në gjendje të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit për në Elbasan e mëtej, drejt Pogradecit, Korçës, Maqedonisë apo Greqisë.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e konsideroi ndërtimin e këtij segmenti si simbolin e modelit të cilit ai i ofron qytetarëve, të vendosur përballë “alternativës së bllokimit” të Partisë Socialiste.

”Kjo ditë është një ditë qe mbetet ne kujtese si dite e krenarise kombetare. Sot bejme realitet nje enderr te brezave te tere, ndërsa me këto rrugë, që deri pak kohë më parë dukeshin si të pamundura, po krijojme realitete te reja gjeografike dhe ekonomike”, deklaroi kryeministri Berisha në fjalën e tij.

”Me këtë rrugë, jo vetëm Elbasani, i cili vjen në Tiranë për 20 minuta, por edhe Korça, Bilishti e Kolonja vijnë në Tiranë një orë më shpejt. Kjo autostradë është segmenti më krenar dhe i pavdekshëm i Korridorit Tetë. Shqipëria inaguron sot segmentin më të rëndësishëm në territorin e saj, në Korridorin 8, duke u shndërruar gjithmonë e më shumë një nyje ekonomike në Ballkan dhe Adriatik”, vijoi kryeministri në fjalën e tij.

”Tashmë, tregu i madh i Tiranës dhe Elbasanit shkrihen në një të vetëm. Kjo autostrade, modeli yne i zhvillimit, vendoset perballe bunkerit pa ide te autobuzit mavi. Kjo opozite, ajo qe doli kunder tunelit, ajo ka dale ne menyre te vazhdueshme kunder zhvillimit”, akuzoi Berisha.

”Në këtë ceremoni ishte edhe i ftuar edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit (Qazim Sejdini), si perfaqesues i qytetareve te Elbasanit, por ai nuk erdhi për arsye partiake. E ja pra, kjo është një tjetër provë, se alternativës së zhvillimit, rrugëve, shkollave, spitaleve të rinj e integrimit, që vendoset përballë asaj të bllokimit”, shtoi kryeministri.

Përpara se të merrte fjalën Berisha, ishte kryebashkiaku i Tiranës ai që vlerësoi këtë segmentin si një vepër historike. “Kjo është një mrekulli mahnitese e infrastruktures, që sjell Elbasanin ne portat e Tiranes. Ky eshte modeli i vertete, forca e vertete e zhvillimit. Berisha është lidershipi i duhur per çdo shqiptar”, vlerësoi Basha.

E gjatë 27 kilometra, me dy tuba tunelesh nga 2,4 km secili në afërsi të Krrabës dhe shtatë mbikalime, segmenti i përuruar këtë të dielë i kushtoi taksapaguesve rreth 300 milionë dollarë.

Megjithatë, pavarësisht përurimit dhe vendosjes në përurim që nga dita e sotme, puna në këtë segment do të vazhdojë, për të kompletuar punimet shtesë, hapjen e korsive nga të dyja anët e qarkullimit, asfaltimin dhe vendosjen e sinjalistikës së plotë në këtë rrugë.

82 vjeçari ndahet nga gruaja e tij 44 vjeçare

 

Bossi Rupert Murdoch, ka paraqitur kërkesën për divorc nga Wendi Deng, pasi martesa e tyre ka marrë tatëpjetën e pakthyeshme, thotë zëdhënësi i tij.
Dokumentet e divorcit janë paraqitur në New York, në Gjykatën e Lartë të Shtetit.
Çifti, të cilët u martuan në vitin 1999 në bordin e një jahti privat, kanë dy vajza së bashku, Grace dhe Chloe.
Në vitin 2011, zonja Deng ka mbrojtur shkëlqyeshëm burrin e saj ku njëprotestues hodhi një byrek mbi të pasi deputetët britanikë e pyetën atë mbi telefon-hacking.
Z. Murdoch, 82, u takuan me gruan e tij kineze, të tretë në vitin 1997 në njëfushatë partiake. Ata u martuan dy vjet më vonë, disa javë pas divorcit të tij të dytë.

horoskopi i dites

Dashi

Ne përgjithësi marrëdhënia juaj ne çift do jete e mire sot. Do i pranoni kritikat e tjetrit sepse me ne fund do e kuptoni qe ai gjithçka ua thotë për mire. Nëse jeni beqare do keni një takim mjaft interesant gjate mbrëmjes. Joshni me delikatese. Financat do jene te mira, kështu qe mund te kryeni transaksionet qe keni menduar apo mund te bëni investimet e duhura.

Demi

Partneri do iu përkëdhele me shume se me pare sot dhe pritet te kaloni momente me romantike se bashku. Përfitoni nga harmonia dhe ambienti i ngrohte për te folur edhe për ndonjë gjë te rëndësishme. Beqaret duhet vetëm te joshin, te tjerat t?ia lënë kohës. Ne planin financiar nuk është ende koha për transaksione edhe pse ne përgjithësi fati do jete ne anën tuaj.

Binjaket

Do jeni mjaft euforike gjate kësaj dite dhe do tregoheni te gatshëm te provoni eksperienca te reja. Jeta intime do marre me tepër rëndësi. Nëse jeni beqare dhe ëndërroni te vendosni një unaze ne gisht do keni fat. Edhe për ata qe kërkojnë vetëm aventura, gjithçka do realizohet. Ne pune duhet t?i besoni me shume intuitës dhe nuk duhet te dorëzoheni lehte.

Gaforrja

Dashuria juaj do jete e bekuar nga yjet gjate kësaj dite. Ata qe kane pasur probleme jo vetëm qe do i zgjidhin, por krijojnë një lidhje akoma me te forte se me pare. Beqaret do pëlqejnë shume një person te cilin e njohin qe fëmijë, por ai ka qene larg për disa kohe. financat do i menaxhoni me rigorozitet dhe maturi. Për investime prisni tre deri katër dite

Luani

Dite e bukur dhe emocionuese kjo e sotmja për ata qe jene ne një lidhje. Shpeshherë do iu duket vetja sikur jeni ne një ëndërr te bukur qe nuk do mbaroje kurrë. Beqaret do kenë një takim mjaft interesant ne momentin qe ata me pak e presin. Ne planin financiar nuk është koha te ndërmerrni rreziqe apo vendime te mëdha. Mire do ishte te këshilloheshit me specialiste për çdo problem qe do iu dale

Virgjeresha

çdo gjë do shkoje me se miri sot ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Do hapni rruge për gjithçka dhe do i besoni shume mendimeve te tij. Për beqaret mund te ndodhe çdo gjë. Orët e drekës do jene me te favorshmet për takimet impresionuese. Ne planin financiar do i menaxhoni me shume kujdes te ardhurat dhe do tregoheni realiste.

Peshorja

Edhe pse do jeni ne një lidhje do ndiheni shume te vetmuar dhe te lënë pas dore. Partneri juaj do jete i zënë me pune dhe nuk do iu kushtoje aspak vëmendje. Beqaret ka shume mundësi te qëndrojnë te mbyllur ne vetvete dhe te mos përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar do iu mungoje kthjelltësia dhe do bëni gabime te pafalshme.

Akrepi

Nëse keni ndonjë dyshim apo shqetësim për jetën tuaj ne çift flisni sa me pare me partnerin tuaj. Mos iu tregoni detaje intime miqve sepse jo te gjithë iu duan te mirën. Beqaret do kenë shume sukses ne jetën sentimentale dhe me ne fund nuk do ndihen te vetmuar. Ne planin financiar do keni goxha përmirësime dhe do arrini te kryeni shpenzimet e duhura.

Shigjetari

Ne përgjithësi jeta ne çift do jete e privilegjuar sot, por ata qe punojnë bashke apo kane te njëjtin profesion do jene me fatlumet. Përgatituni për emocione te jashtëzakonshme. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme. Do keni takime impresionuese, por do druheni te shkoni me tej. Ne planin financiar do keni mbështetjen e familjareve dhe çdo gjë do shkoje me se miri.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur gjate gjithë kohës sot. Do jeni ju qe do hapni me shume rruge dhe do e toleroni me shume partnerin. Beqaret qe presin me padurim dashurinë e madhe do jene me fat. Duke filluar qe sot jete e tyre do marre një tjetër drejtim. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe te mëdha. Mblidhni disa para sepse do iu duhen.

Ujori

Ambienti ne çift do jete shume romantik gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme pranë atij qe dashuroni dhe nuk do dëshironi te shkëputeni për asnjë moment. Beqaret do jene te privilegjuar ne dashuri. Ne planin financiar duhet te mendoni paksa edhe për te ardhmen jo vetëm për ditët e sotme. Tregohuni te kursyer me shpenzimet.

Peshqit

Edhe ata qe kane shume kohe qe janë te lidhur dhe deri me sot kane pasur një jete te qëndrueshme, sot do përballen me vështirësi. Mungesa e tolerancës dhe mirëkuptimit do e përkeqësojnë me shume gjendjen. Beqaret do kalojnë një dite pa te reja. Ne planin financiar duhen ndjekur rregulla strikte dhe nuk duhen marre vendime te nxituara.

Adi Krasta i detyrohet 150mijë lekë top-channel

 

krastaGazetari i mirënjohur Adi Krasta ka humbur betejën ligjore me televizionin “Top Channel”. Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesë-padinë e televizionit dhe të urdhërojë Krastën t’i kthejë shoqërisë “Top Channel” sh.a. vlerën prej 149.803 lekësh, si sanksion për zgjidhje të kontratës së punës me afat në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara.

Në vendimin e gjykatës thuhet se paditësi, shoqëria “Top Channel” sh.a. (me cilësinë e punëdhënësit) ka lidhur kontratën e punës më datë 13.09.2011 me të paditurin
Adrian Krasta (me cilësinë e punëmarrësit).

Kontrata ka parashikuar një kohëzgjatje prej 9 muajsh, saktësisht nga dt.13.09.2011 deri në dt.25.06.2012. Televizioni “Top Channel”, e ka punësuar Krastën për vendin e punës “Moderator”, në programin televiziv “100 Milionë”, të cilin ky i fundit do ta realizonte përgjatë gjithë sezonit televiziv prej 9 muajsh.

Lajm i fundit: Ekzekutim mafioz me motor, 8 plumba kokës pronari të autoshkollës tek “Hoxha Tahsim” në Tiranë!

 

DukagjiniKrimi trondit Tiranën mëngjesin e sotëm!

Është ekzekutuar pak më parë pronar i një autoshkolle në kryeqytet me mënyrë mafioze, ku persona ende të pa identifikuar kanë hapur zjarr dhe kanë vrarë tek zona e quajtur “Hoxha Thasim” me 8-të plumba shtetasin Luigj Dukagjini.

Sipas informacioneve të alb-observer.com, marrë nga policia e Tiranës mësohet se Dukagjini ka ndërruarjetën në spital, për pasoj të plagëve të rënda. Mësohet gjithashtu po nga policia se atentatorët e kanë ekzekutuar pronarin me autoshkollës me silenciator.
Policia pohoi se para një viti viktimës i kanë vrarë kunatin në Britaninë e Madhe dhe se të dyja ngjarjet lidhen me njëra tjetrën dhe po hetohet pista e hakmarrjes.

Sadije Berisha: Po kthehemi te familja në Shqipëri

 


Bashkëshortja e djalit të Kryeministrit Sali Berisha, shkruan statusin e mëposhtem në Facebook.

 

“Medina mbaroi klasën dytë dhe doli shumë mirë në suedisht në të shkruar edhe lexuar. Lajdoni, përfundoi klasën e parë me rezultate shumë të mira. Jam shumë e lumtur. Tani jemi duke bërë gati valixhet për tu kthyer pranë familjes tonë në Shqipëri”.

Thuaj lamtumirë celulitit në kushte shtëpie…

 

 

Celuliti eshte armiku me i keq i çdo gruaje dhe lufta ndaj tij eshte shume e veshtire.

Ketu do te gjeni nje pije te bere vete qe lufton celulitin.
Pija qe ne propozojme eshte e varfer ne kalori dhe mund te kete efekte pozitive ne te gjithe trupin, por sidomos tek linjat e trupit. Ajo gjithashtu zvogelon ndjenjen e urise, duke bere qe ju te konsumoni me pak. Ajo permban vitamina, minerale dhe antioksidante, dhe eshte plotesisht natyrale.
Ja se cilet jane perberesit e nevojshem per te krijuar kete pije mrekulli:
- nje kastravec
- nje limon
- 2 luge xhenxhefil
- 10 gjethe mente
- 500 ml uje natyral
Pergatitja:
Pritini limonin dhe kastravecet ne feta. Vendosini ne nje kavanoz me uje, gjithashtu shtoni xinxerfillin dhe gjethet e mentes. Me pas enen vendoseni ne frigorifer dhe lereni per nje nate. Kjo pije do te zvogeloje celulitin me 50% ne 30 dite.

Aksidentet, 2 kalimtarë të vdekur në Tiranë e Durrës

 

Dy kembesore kane mbetur te vdekur, ne dy aksidente te ndryshme rrugore, nderkohe qe tre persona mbeten te lenduar ne te tjere aksidente qe ndodhen kete te diele.
Ne zonen e unazes, Shkozet-Plazh ne Durres nje 60 vjecar nderroi jete i perplasur nga nje automjet. Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes nisi hetimet per zbardhjen e shkakut te aksidentit.
Vetem pak kohe pas ketij aksidenti në kryeqytet, rreth orës 17:30 minuta nje kalimtar mbeti i vdekur teksa u perplas nga nje makine.
Sipas te dhenave te para te policise aksidenti ndodhi tek zona e Institutit në Kamëz.
Me heret, po ne kryeqytet nje automjet tip “Renault” me targa TR6120G u përplas me një motorr.  Per pasoje shtetasi 24 vjeç, Endrit Selimi mbeti i plagosur dhe u dergua ne spital per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore.

Ekzekutimi i 45-vjeçarit, dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me një grua të martuar

 

 

vrasjaEkzekutimi në mes të Tiranës i pronarit të autoshkollës, 45-vjeçarit Luigj Dukagjini, ka tronditur mbarë opinionin publik. Viktima, baba i dy fëmijëve, po parkonte makinën kur është qëlluar plot 6 herë me pistoletë. Si pasojë, atë e kanë kapur 3 plumba, të cilët i shkaktuan vdekjen.

Një nga pistat kryesore ku ka përqendruar hetimet policia, lidhet me faktin se 45-vjeçari mund të ketë pasur marrëdhënie jashtëmartesore. Hetimet paraprake tregojnë se pronari i autoshkollës dyshohet se kishte nisur një marrëdhënie dashurore me një nga nxënëset e tij, të cilën e instruktonte për të mësuar makinën. Madje femra për të cilën dyshohet është e martuar dhe me fëmijë.

Mendohet se mos bashkëshorti i lënduar, i verbuar nga xhelozia ka vendosur të ekzekutojë 45-vjeçarin nga Mamurrasi.

Kjo është pista kryesore e hetimeve, ndërkohë që nuk përjashtohet as ajo për hakmarrje. Vlen për t’u përmendur se hakmarrja i ka marrë jetën kunatit të Luigjit kohë më parë.

Policia ka bërë të mundur ndërkohë identifikimin e automjetit të autorëve të krimit. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë ndihmuar për gjetjen e fugonit, ndërsa punohet për t’u identifikuar edhe autorët e krimit.

Kërcënohet ekipi i "Fiks Fare"

Një grup xhirimi i emisionit “Fiks Fare” është ndaluar dhe kërcënuar nga Garda e Republikës si edhe i janë sekuestruar pamjet filmike të xhiruara në inaugurimin që kryeministri i vendit i bëri tunelit të Krrabës paraditen e së dielës.
Operatori Eno Cucallari është ndaluar të xhirojë pak momente para se të nisë fjalimi i kryeministrit, ndërsa në kërcënim e sipër i kanë marrë edhe kasetën që kishte xhiruar mitingun e organizuar me këtë rast nga Partia Demokratike.
Mesa duket këtë radhë shqetësimi nuk ka qenë pjesëmarrja në mitingje, e cila ka kohë që është në investigimin e emisionit “Fiks Fare”, por lëvizjet dhe përgatitja e vetë kryeministrit përpara fjalimit që do të mbante me këtë rast. “Fiks Fare” do ta ketë në fokusin e saj në emisionin e të hënës, si edhe do të zbulojë mënyrën se si u urdhërua për kërcënimin dhe sekuestrimin e kasetës filmike.
Urdhëri i Gardës së Republikës është i paprecedentë dhe dhunon të drejtën që rrjedh nga kushtetuta e vendit për informim.

6.14.2013