Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

3.05.2014

SHBA tashmë në tesion? Kina dhe Rusia mund të shkatërrojnë dollarin

Moska zyrtare paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se rezervon të drejtën për të hedhur poshtë dollarin si valutë rezervë. Sergei Glazyev, këshilltar i Kremlinit ka deklaruar se nëse SHBA do të vendosë sanksione për  Rusinë, Moska do të jetë e detyruar të braktisi dollarin si valutë rezervë, si dhe do të refuzojë të paguajë kreditë në bankat e SHBA. Sergei Glazyev, shtoi se nëse Uashingtoni do të ngrijë llogaritë e kompanive dhe individëve në Rusi, Moska do t’i rekomandojë të gjithëve mbajtësve të letrave me vlerë amerikane, shitjen e tyre. Reagimi i Kremlinit vjen pasi Presidenti Barak Obama, duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë,  ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar sanksionin ekonomik kundër Rusisë, në qoftë se ajo shkel më tej sovranitetin e Ukrainës. "Ajo që ne jemi duke treguar për rusët është se në qoftë se ata vazhdojnë në trajektoren e tanishme, ne amerikanët do të jemi të detyruar për të shqyrtuar një seri hapash - ekonomik, diplomatik - që do të izolojnë Rusinë dhe që do të ketë një ndikim negativ në ekonominë dhe statusin e saj si një vend udhëheqës", ka thënë Obama. Tensioni në rritje ka marrë tashmë katër mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Putin, me shembullin e Kosovës, shkelmoi serbët

 

FAZ: Putin, me shembullin e Kosovës, shkelmoi serbët

 

Gazeta gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan sot se një deklaratë e presidentit rus, Vladimir Putin ka tronditur serbët derisa ka marrë vetëvendosjen e shqiptarëve të Kosovës si shembull për atë se çfarë ju duhet edhe banorëve të Krimesë në Ukrainë.

Beogradi konsiderohet një aleat i ngushtë i Moskës. Mirëpo tash presidenti rus me një fjali të vetme për shqiptarët e Kosovës i ka tronditur serbët, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në tekstin me titull, “Putini i shkelmoi serbët”.

Gjatë një interviste të fundit për ngjarjet e këtyre ditëve në Ukrainë, Putin është pyetur si e sheh të ardhmen e Krimesë dhe nëse bashkimi me Rusinë është zgjidhje sipas tij?

Putin u përgjigj se ai mendon se "vetëm qytetarët që jetojnë në një territor të caktuar, mund të vendosin për të ardhmen e tyre".

Putin më pas merr si shembull shqiptarët e Kosovës dhe shton se atyre ju është dhënë e drejta për vetëvendosje, diçka që sipas “njohurive të tij” ka qenë e sanksionuar me dokumente të OKB-së, por që askush nuk e anuloj atë të drejtë.

“Nëse banorët e Krimesë duan të ndjekin shembullin e Kosovës, kjo është në rregull”, ka thënë Putin.

Si ta kuptoj nëse kam rënë me të vërtetë në dashuri?

 

 

Ndonjëherë ndjenja e dashurisë është e pakuptueshme, pavarësisht moshës së individit! Femrat janë ato të cilat ngrenë më shpesh pyetjen: “Si ta kuptoj nëse kam rënë me të vërtetë në dashuri?”. Ndaj ne menduam të sillnim disa këshilla dashurie këtë herë…

Ndjenjat

Ndjenjat dhe dashuria (1)
Nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh nëse ke rënë vërtet apo jo në dashuri! Ndonjëherë zemra dhe mendja nuk “flasin” dhe ju jeni vërtet konfuzë për ndjenjat dhe jetën tuaj. Pra si mund të qartësoheni? Është e mundur të reflektoni te disa emocione dhe te disa reaksione tuajat, që ju duken jo shumë “normale”. Ndoshta nuk mund t’i pranoni ndjenjat tuaja ndaj të tjerëve, por thellë  në zemrën tuaj, duhet t’ia dilni të jeni pak të sinqertë. Ja atëherë disa këshilla për të kuptuar dashurinë.

Ndjenjat dhe dashuria (5)E ndien mungesën e tij në çdo moment

Të ndiesh mungesën e personit të zemrës është pikërisht fillimi. Pasi keni kaluar orë duke folur në telefon dhe pasi e keni ndërprerë bisedën, menjëherë e pyesni veten se çfarë do të jetë duke bërë në ato momente dhe nëse po ju mendon. Kjo gjë është normale, ashtu siç është normale të dëshirosh të kalosh pothuajse të gjithë kohën me të dhe të organizosh takime, edhe të “çmendura” vetëm për ta parë. Nëse jeni në këtë stad, nuk ka asnjë dyshim: jeni shumë të dashuruar!

Ndjenjat dhe dashuria (4)Flet gjithnjë për të

Një person i dashuruar ka një defekt shumë të madh, të paktën për atë që në një farë mënyre është i/e detyruar ta dëgjojë, flet gjithmonë për të dashurin e saj (në këtë rast). Çdo justifikim për të është i mirë që të nisë një diskutim: “ai ka bërë këtë, ka bërë atë”, “po sa ka investuar për atë gjë”, “idetë e tij janë më të mirat”. Është një gjë që nuk mund të kuptohet, por personi i dashur bëhet objekt i çdo diskutimi dhe i çdo argumenti.

Mendon për të mirën e tij, përpara të mirës tënde

bujaria është një tjetër faktor. Kur mendohet për të mirën e personit të dashur përpara të mirës vetjake do të thotë ta duash shumë atë. Nuk është e nevojshme të flijoheni, por edhe vetëm duke u përpjekur për të mos lënë pas dore dëshirat e tjetrit, do të thotë shumë. Për shembull: të shkosh ta shohësh kur luan futboll, të zgjedhësh për të parë në kinema filmin e tij të preferuar ose ndoshta të bësh një udhëtim, sepse ai ka dëshiruar gjithmonë të shohë një gjë të caktuar në një vend shumë të preferuar për të.

Ndjenjat dhe dashuria (3)Gjestet e vogla dhe shumë të rëndësishme të dashurisë

Është e qartë se gjestet e mësipërme nuk janë të vetmet gjeste nëpërmjet të cilave kuptohet nëse ke rënë në dashuri ose jo. Ty duhet të të rrahë zemra fort, të ndiesh “fluturat” në stomak ose ndoshta të ndiesh të dridhurat nga vetëm një shikim i tij për t’u bindur se ke rënë në dashuri.

Çfarë është dashuria?

Dashuria është një emocion i nxitur nga subkoshienca jote për të të bërë ty sa më të afërt me një person tjetër. Supozo se ti po kalon një periudhë të keqe dhe dikush të ndihmon çdo ditë për ta tejkaluar këtë situatë. Në këtë rast subkoshienca jote do të vërë re që kur ti rri me atë person e ndien veten në formë, kështu subkoshienca do të të bëjë ta duash atë person, që të të mbaj sa më afër tij.

Ndjenjat dhe dashuria (2)Pse e dua?

Ti mund të pyesësh veten: pse nuk e konsiderova si një ndihmë shoqërore, por rashë në dashuri? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse i korrespondon kërkesa të tua subkoshiente që ti ke për të dashurin ideal, përndryshe ky person do të jetë thjesht një shok i mirë për ty.

Çfarë është dashuria e vërtetë?

Dashuria e vërtetë është një kombinim i nevojës, kompensimit dhe dashurisë pa kushte. Ti mund ta duash dikë, sepse ke nevojë për të, sepse ndien kompensim për cilësi që nuk i ke vetë, ose sepse thjesht e do pa kushte. Megjithatë, sa më shumë t’i largohesh dy faktorëve të parë (nevojës dhe kompensimit) dhe të shkosh drejt dashurisë pa kushte, aq më e vërtetë është dashuria, ndërsa marrëdhënia është më e shëndetshme dhe më e lumtur. Të gjithë besoj biem dakord se dashuria pa faktorët e parë nuk ekziston, është e pamundur të jetë, por megjithatë mund ta mbajmë të ulur përqindjen që ato zënë në krahasim me dashurinë pa kushte. Kështu mund t’ia kalojmë më bukur dhe të jemi më të lumtur.

Kosova luan takimin e parë


Kosova luan takimin e parë

Në stadiumin e stërmbushur "Adem Jashari" të Mitrovicës, 11 të përzgjedhurit e skuadrës së Kosovës, pa asnjë simbol dallues në fanelat e tyre, u përballën me Haitin në takimin e parë ndërkombëtar, që pas marrjes së dritës jeshile nga ana e FIFA-s.
Megjithë rastet e shumta për të shënuar nga ana e skuadrës së drejtuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë të takimit, rezultati i ndeshjes u mbyll i bardhë, 0-0.
Por më shumë se sa rezultati, rëndësi në këtë takim kishte simbolika. Kosova luante për herë të parë një takim nën rregulloren e vendosur nga FIFA, pa simbolet shtetërore të saj…të paktën në stol.
Sa i përket shkallëve të stadiumit, ato ishin të mbushura masivisht me flamuj të shtetit të Kosovës, por nuk mungonin as flamujtë kombëtarë
Takimi u zhvillua i qetë, pavarësisht masave të forta të sigurisë të marra nga Policia e Kosovës.Interes për takimin, përvec mediave sportive në Kosovë dhe Shqipëri kanë patur edhe shumë media të tjera ndërkombëtare.
Kosovë-Haiti, pak interes në Tiranë
Ndryshe nga atmosfera në Kosovë, dhe vecanërisht në Mitrovicë ku skuadra e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare, në Tiranë interesimi i tifozëve shqiptar ka qenë shumë i pakët.
Lokalet në zonën e ish-Bllokut, të cilat në orët kur luan kombëtarja shqiptare e drejtuar nga De Biazi, janë të mbipopulluara me të rinj, këtë herë ishin pothuajse të boshatisura. Shumë pak persona kanë qenë të fokusuar në ekranet ku transmetohej ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Haitit.
Me sa duket shkaqet kryesore të këtij interesimi të pakët të tifozëve të Shqipërisë është orari i papërshtatshëm dhe kundërshtari me të cilën Kosova kishte zgjedhur të nisë aventurën e saj në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria fiton miqësoren me Maltën

Dy gola në secilën pjesë i dhanë kombëtares shqiptare fitoren përballë rivalëve të Maltës, të mposhtur 2-0 në miqësoren e zhvilluar në "Niko Dovana", në Durrës.
Një lojë e mirë e futbollistëve tanë, përballë një rivali më të dobët, u konkretizua në pjesën e parë me golin e Migjen Bashës, që realizoi me kokë nga një goditje këndi.
Më pjesën e dytë, në të 52', një supergol i Meha, që realizoi me një goditje të fortë parabël nga 30 metra, siguroi suksesin për djemtë e De Biazit.
Basha dhe Roshi iu afruan në dy raste të tjera golit, duke goditur secili prej tyre shtyllën në pjesën e dytë.
Bie në sy fakti që golat u shënuan prej dy kosovarëve, pikërisht në ditën kur Kosova zhvilloi ndeshjen e saj të parë zyrtare, duke barazuar 0-0 pa gola ndaj Haitit.

Mourinho: Tek Reali bëhej radhë para pasqyrës


 

Trajneri portugez i Chelsea, Jose Mourinho, iu rikthye të shkuarës, ndërsa kritikoi sjelljen e ish-futbollistëve të tij tek Reali i Madridit në një intervistë të publikuar në "Esquire". Mourinho: Tek Reali bëhej radhë para pasqyrës
"Shumë shpesh, futbollistët e Realit bëheshin radhë përpara pasqyrës përpara ndeshjeve, ndërsa gjyqtari i priste në tunel", deklaroi Mou.
"Më përpara, futbollistët përpiqeshin të fitonin para nëpërmjet karrierës së tyre dhe të arrinin të ishin të pasur në fund të trajektores, por tani ka njerëz që kërkojnë të bëhen të pasur pa firmosur ende kontratën e tyre të parë, parpara se të kenë luajtur një ndeshje zyrtare apo të kenë debutuar në Champions", shtoi portugezi.
I pyetur për atë që duhet të jetë sjellja e një futbollisti profesionist, ish-trajneri i Portos, Interit dhe Realit veçoi emrat e Frank Lampard dhe John Terry. "Po punojmë për të orientuar sa më mirë të jetë e mundur të rinjtë, në mënyrë që të vazhdojnë në shembullin e Lampard apo Terry".

Arratisur nga burgu i Trikallasë ,arrestohet i shumëkërkuari Fatos Sylaj.

 

 

fatos syloPolicia e Shtetit ka vene ne pranga nje te shumekerkuar nga drejtësia e shtetit grek i cili disa muaj me pare ishte arratisur nga burgu i Trikallase se bashku me disa shqiptare te tjerë te denuar per vepra te ndryshme.

Fatos Sylaj, i cilësuar në Greqi si person që paraqet rrezikshmëri të lartë, eshte arrestuar diten e sotme. Ai ishte arratisur nga burgu grek me 22 mars 2013 se bashku me 7 shqiptare te tjere. Sipas  autoriteteve greke, Fatos Sylaj ishte bashkepunetor i Marian Kolës, i cili u vra nga policia greke në përpjekje për të kaluar kufirin pas arratisjes nga burgu dhe akuzohet per dhjetera plaçkitje te armatosura ne zona te ndryshme te Greqise.

3.04.2014

Michelle Obama

Nisma e Michelle Obama: Të jetojmë shëndetshëm!

 


michelle-obamaTë jetojmë shëndetshëm! Kjo është nisma që zonja e parë e Amerikës ka marrë përsipër të realizojë.

Është një fushatë e cila ka për synim reklamimin e ushqimeve të shëndetshme në mënyrë që njerëzit në Amerikë, por pse jo edhe në të gjithë botën t’i kushtojnë rëndësi mënyrës së të ushqyerit, por edhe luftës kundër obezitetit.

Michelle vendosi që ditën e parë të fushatës t’ja kushtonte fëmijëve. Ajo u fotografua në Bui të Merilendit duke bërë ushtrime fizike bashkë me ta.

Ndërkohë që fushata do të vazhdojë për një kohë të gjatë, duket se edhe Presidenti Obama do të jetë duke e mbështetur. Ai bashkë me zëvendësin e tij janë parë duke vrapuar rreth e rrotull Shtëpisë së Bardhë.

Miley puthet sërish me femra

 

 

mileyDuket se për Miley Cyrus asgjë nuk është e pamundur. Ajo sa vjen dhe tregon edhe më shumë botën e saj pa komplese. Pas puthjes në skenë me Katy Perry, ajo ka zgjedhur të bëjë të njëjtën gjë në publik.

Kësaj here ajo ka shkëmbyer një puthje me këngëtaren e muzikës Rap, Brooke Candy.

Kjo e fundit nuk ka nguruar ta postojë atë në llogarinë e saj në Instagram. Tashmë asgjë nuk është e sigurtë nëse Miley është heteroseksuale apo jo?

Vasili qëllohet me vezë para Presidencës

 

vasiliiËshtë qëlluar me vezë jashtë ambjenteve të presidencës, pas takimit të zhvilluar me kreun e shtetit, por Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili mohoi ta njihte personin që e sulmoi teksa prononcohej për mediat. Autorii ketij akti është, Mustafa Gjyzeli, 65 vjeç. Ai u ndalua nga punonjësit e gardës e më pas nga një patrullë e policisë. Veprimi i tij është transmetuar live nga pothuajse të gjitha televizionet informative. Një vit më parë ai ka bërë të njëjtin veprim, duke e qëlluar nga makina deputetin, Vasili.

Nga ana tjetër Presidenti i Republikës reagoi menjëherë për këtë incident.

Në një njoftim të posaçëm thuhet se Presidenti i Republikës dënon incidentin e ndodhur kundrejt Kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili pranë Institucionit të Presidencës së Republikës së Shqipërisë.

Nga ana tjeter Presidenti Nishani u kërkon organeve Kompetente të zbardhin sa më shpejt këtë akt të shëmtuar.

Kerry: Izolim për Moskën nëse nuk tërhiqet

 


John+KerryAutoritetet e reja të përkohshme ukrainase kanë marrë një mbështetje të fuqishme, pasi kryeqyteti i vendit është vizituar nga sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri. Fillimisht, ai ndaloi në prej barrikadave të ngritura në sheshin qëndror të Kievit, më pas vendosi një tufë me lule në kujtim të viktimave, ndërsa ka biseduar me presidentin dhe kryeministrin e përkohshëm, Torçunov dhe Jacenjuk. Në konferencën e shtypit, sekretari Kerri garantoi një ndihmë imediate prej 1 miliardë dollarësh, ndërsa tha se Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë autoritetet ukrainase të sekuestrojnë çdo pasuri të pushtetit të kaluar.

Kerri tha se mbështet aspiratën demokratike të popullit ukrainas dhe konfirmoi qëndrimin amerikan për integritetin territorial të këtij vendi. Nga ana tjetër, ai tha se Shtetet e Bashkuara mbrojnë të drejtat e popullsisë rusishtfolëse, por preteksti i Moskës për të dërguar trupa ushtarake në Krime ishte jashtë çdo llogjike dhe se në çdo rast do të punonte për të një konflikt të armatosur. Në Kiev, kryeministri i përkohshëm Arseni Jacenjuk edhe pse nuk dha detaje, deklaroi se konsultime në nivel ministerial kanë nisur tashmë mes Ukrainës dhe Rusisë.

Megjitahtë, tensioni në Krime është mjaft i lartë. Ndërsa, pamjet pasqyrojne më së miri se ç’po ndodh përreth instalimeve ushtarake në gadishull. Më pare gjatë ditës së sotme, një grup ushtarësh ukrainas – të paarmatosur, marshuan për disa metra në drejtim të postbllokut rus, njëri prej të shumtëve përreth aeroportit të Sevastopolit, Belbek. Rusët qëlluan në ajër disa herë. Për fat, incidenti përfundoi shpejt pas marrëveshjes së oficerëve komandues të të dy palëve.

Një tjetër incident është shënuar paradite në Simferopol, ku një person ka protestuar me një flamur të Krimesë, ku shkuhej se gadishulli është pjesë e Ukrainës. Ndërkaq, të ashtëquajturat grupet-vetëmbrojtëse kanë shtuar kontrollet në dy arteriet rrugore që lidhin gadishullin me pjesën tjetër të vendit. Në këto postblloqe janë dislokuar edhe pjesëtarë të njësisë elitë “Berkut” të shpërndarë ditë më parë nga autoritetet e reja të përkohshme të Kievit. Flota ruse e Detit të Zi ka bllokuar kalimin në ngushticën e Kerçit, duke siguruar kështu të gjithë vijën bregdetare të Krimesë. Paradite, 3 regjmente të forcave ajrore ukrainase në Krime dezertuan dhe iu bashkuan autoriteteve të reja lokale pro-ruse. Ndërsa kreu i ekzekutivit në Simferopol, Sergei Aksenov, u ka bërë edhe një herë thirrje ushtarakëve ukrainas që t’u binden vetëm urdhrave që vijnë prej qeverisë së tij.

Bashkimi Europian po konsideron dhënien e një kredie me terma të buta prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, që të paguajë gjigandin rus Gazprom për konsumin e ditëve të fundit. Të mërkurën, Unioni do të vendosë për një paketë të plotë ndihme financiare për Kievin, ndërsa komisioneri për Energjinë, Gynter Otinger, tha se tani për tani nuk ka asnjë krizë në furnizimin me gaz. Sipas tij unioni ka rezerva të mjaftueshme për një periudhë afat-shkurtër, por situata mund të përkeqësohet në rast të agravimit të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Pas Maltës, sfida e kombëtares do të jetë Hungaria

 

 


Pas takimit me Maltën KOMBETARJA-STERVITJEkombëtarja Shqiptare do të luajë një tjetër ndeshje miqësore në Qershor.

Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se përfaqësuesja jonë do të ndeshet me Hungarinë më 4 qershor.

Miqësorja do të luhet në fushë kundërshtare Kuqezinjtë janë të grumbulluar në Durrës ku po përgatisin miqësoren me Maltën që do të luhet nesër në stadiumin në ora 18:00 “Niko Dovana”.

Makarona me salmon dhe domate

 

 


makarona_merlucPërbërësit për 2 persona:

200 g penne (lloj makaroni)

domate të vogla të freskëta ( sipas dëshirës)

2 qepë

2 lugë vaj

180 g fileto merluci

verë të bardhë sipas dëshirës

1 thelbi hudhër

borzilok sipas dëshirës

lëng peshku ose perimesh

Kripë dhe piper.

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tigan, shtojmë vaj dhe hudhrën. E heqim nga zjarri përpara se hudhra të marrë ngjyrë, shtojmë qepën e prerë dhe e trazojmë për pak minuta.

E shuajmë me verën e bardhë dhe e lemë për pak çaste në mënyrë që të avullojë alkooli, shtojmë merlucin të prerë në kuba, domaten e freskët dhe borzilokun. Nëse është e nevojshme i hedhim edhe pak lëng peshku ose perimesh, në mënyrë që masa të ziejë.

Ndërkohë, ziejmë makaronat dhe më pas i shtojmë salcën e përgatitur duke e përzier mirë.

Pjatën e shërbejmë të ngrohtë dhe për zbukurim, lart vendosim 1 gjethe borzilok të frekët.

Lazarati në pritje të Ministrit Tahiri

Në Lazarat tokat po mbillen me farën e hashashit, por ndërkohë banorët po përgatiten edhe për një vizitë të Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Kryetari i Komunës Dasho Aliko në një intervistë për ABC News tregon se si mund të hiqet dorë nga kultivimi i hashashit në këtë fshat.

Pasi e dëgjuan të flasë me kujdes për fshatin e tyre, lazaratasit po përgatiten ta takojnë Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Por lazaratasit kanë kushtet e tyre, për të hequr dorë nga kultivimi i hashashit dhe Aliko hedh poshtë çdo zgjidhje me forcë të kësaj situate.

Sipas tij, komuna llogaritet të afrojë një xhiro vjetore prej 4.5 miliardë eurosh në prodhimin e hashashit dhe kohët e fundit po josh mjaft të papunë në Shqipëri.

Tani është koha kur banorët hedhin farën e bimës narkotike. Kushtet e sigurisë brenda fshatit janë përforcuar, kurse ccdo ditë rekrutohen punëtorë të rinj që dinë të heshtin

Masakër ! I cmenduri me dy pistoleta ne dorë

 

 

Se ku i kish gjetur dy pistoleta një Zot e di, por ajo që dihet me siguri është se 27 vjeçari Altin Piroli, e kishte mbledhur mendjen: Do t’u merrte jetën dy vëllezërve fqinjë që rregullisht e ndihmonin me ushqim, veshje dhe para.
NOA.al publikon ekskluzivisht, dëshminë shokuese të të dyshuarit dhe fakte nga ngjarja dhe e kaluara e tij.
Ditën e sotme, Altini ka dalë nga shtëpia me dy pistoleta në duar. Ai është drejtuar për nga kafja e lagjes.
Në të njëjtin vend ishin duke shkuar edhe dy vëllezërit Gentjan Cara 30 vjeç dhe Andrea Cara 27 vjeç. Por pa e ditur se po sjkonin drejt vdekjes. Në kafenenën ku pak miuta më vonë do të mbuloheshin nga plumba vrastarë të fqinjit të tyre.
Gjithçka ndodhi në orën 08.30 të mëngjesit të sotëm.
Dy vëllezërit ishin ulur në lokal dhe po pinin kafe.
Në këto momente, afrohet Altini, i cili jeton me vëllanë pranë banesës së viktimave.
Familjarët e viktimave i ndihmonin se u vinte keq.
Ka marrë dy pistoleta dhe ka shkuar
Krejt papritur, Altini është futur në lokal, është drejtuar për nga tavolina ku dy vëllezërit po qëndronin dhe ka i qëlluar duke i lënë të vrarë në vend.
Menjëherë më pas, ka dalë nga lokali, por nuk është ndalur. Njësoj si brenda edhe jashtë, si një kauboj vrasës, ka qëlluar prapë, duke hapur zjarr ndaj njerëzve që kalonin.
“Ajo që ndodhi në ato momente ishte e tmerrshme. Brenda dergjeshin dy trupa djemsh të sapovrarë. Kurse jashtë, kur vrasësi doli, njerëzit çuditërisht nuk iu shmangën për t’i shpëtuar plumbave, por iu afruan duke e rrethuar, ndoshta në përpjekje për t’i marrë armët. Në këto momente e sipër, ai plagosi dy kalimtarë”, rrëfejnë për NOA.al burime okulare në vendin e ngjarjes.
Pasi kreu këtë masakër, i dyshuari është ndalur para portës së lokalit dhe ka klithur: “Dua kamerierin ku është, të vijë këtu, më ka marrë 200 kg kokainë”. E me bërtitje të tjera, thoshte: “Njëri më ka 2 milionë euro borxh, një tjetër më ka tre milionë euro, mi kanë borxh, i dua”.
Pak minuta më vonë, i dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në drejtorinë rajonale të policisë.
Dëshmia e tij, ishte sa e pabesueshme aq dhe e thënë me bindje prej tij.
“Në njërën dorë kisha librin e shenjtë të myslimanëve dhe në dorën tjetër mbaja Biblën. Mua m ka sjellë Zoti që të ndjek rrugën e perëndisë”, ka thënë i dyshuari Altin Piroli para hetuesve që nisën ta marrin në pyetje.
I dyshuari ka shkuar më herët në Itali ku edhe ka disa të afërm të tij.
Por ai e njeh veten për njeri të rëndësishëm, madje fantazon me bindje se e trajtojnë si të tillë.’
Në Itali mua më njohin mirë se kush jam, e dinë që unë jam Presidenti i Italisë dhe kur lëviz unë, më shoqërojnë me dy motorë policie e më nderojnë”.
E kaluara e Altinit nuk është e panjohur për policinë dhe drejtësinë.
Në vitin 2004 ai ka plagosur djalin e xhaxhait dhe kur e kreu këtë krim, tha se donte të tregonte se ja si bëhet vrasja.
Pas kësaj ngjarjeje, atë e mbyllin në Psikiatri. Në vitin 2006, Altin Piroli doli nga Psikiatria me një vendim për mjekim në kushte shtëpie. Në polici sot u shprehën se ky ka qenë një vendim absurd dhe u ndërmor edhe pse kishte rrezikshmëri të lartë.
Ekzekutohen dy vëllezër në Laç, plagosen dy kalimtarë
Laç, 4 mars 2014, NOA.al- Dy viktima janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Laçit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktimat janë identifikuar si dy vëllezër, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se viktimat janë nga fshati Zhej, ndërsa personi që ka shtënë me armë zjarri dyshohet të jetë Altin Piroli 27 vjeç, i cili mendohet se vuan nga probleme mendore.
Ndërkohë viktimat janë identifikuar si vëllezërit Gentjan Cara 30 vjeç dhe Andrea Cara 27 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy kalimtarë të rastit njëri 22 dhe tjetri 24 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.
Bëhet e ditur se Piroli i ka kryer krimet duke përdorur njëkohësisht dy pistoleta që mbante në duar, ku si pasojë e breshërive të të shtënave iu ka marrë jetën dy vëllezërve Cara dhe ka plagosur dy kalimtarët e rastësishëm.
Ndonëse dyshohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një sherri për radhën e furgonave, nuk dihen ende detajet e sakta të një ngjarje të tillë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke vënë në pranga autorin e krimit.
Policia flet për krimin në Laç
Më datë 04.03.2014, rreth orës 08.30, në afërsi të stacionit të furgonave në Laç, Kurbin, janë vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasit:
1. Andrea Cara, rreth 27-vjeç, banues në Zhejë, Kurbin.
2. Endri(Gentjan) Cara (Duka), rreth 30-vjeç, banues në Zhejë, Kurbin.
Si dhe janë plagosur dy shtetas N. N , rreth 24-vjeç, banues në Laç, Kurbin dhe T. Gj, rreth 22-vjeç, banues në Laç, Kurbin, persona të rastësishëm në vendngjarje, të cilët u dërguan në Qendrën e Traumave, Tiranë.
Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur u organizua një operacion i shpejtë i policisë ku u angazhuan forcat e Komisariatit të Policisë Laç dhe shërbimet e specializuara të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë dhe menjëherë u bë e mundur kapja në flagrancë së bashku me armën e krimit, e autorit te dyshuar të kësaj vrasje me armë zjarri shtetasi Altin Piroli, rreth 27-vjeç, banues në Zhejë, Kurbin. Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme të çështjes.

(Binladeni Shqiptar) Zbulohet baza e tritolit

Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka realizuar operacionin Gurra dhe ka mundur të gjejë një arsenal të madh lëndësh eksplozive dhe armë e municione në një banesë në fshatin Kurtaj në Gruemirë të Malësisë së Madhe.
Në shtëpinë e shtetasit Tafë Balilaj janë gjetur 240 kallëpe tritoli, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 150 copë kapsolla detonatore, tre armë zjarri automatike model 56, 6 arka me fishekë model 56 si dhe 100 granata dore defensive.
I arrestuari është marrë në pyetje nga ana e policisë e cila ndodhet ende në vendin e ngjarjes. Në deponimin e parë të tij, i arrestuari Tafë Balilaj deklaroi se ekplozivin e mbante për ta shitur.
Policia po verifikon nëse kjo bazë ka shërbyer për të furnizuar me lëndë eksplozive në atentatet e ndodhura së fundmi në disa qytete të vendit.
Shërbimet e policisë po vazhdojnë kontrollet në zonë. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet proceduriale.

Rusia teston raketat ndërkontinentale

Ushtria ruse informoi per realizimin e nje testimi me një raketë ndërkontinentale, ndërsa tensioni vazhdon të jetë i lartë në gadishullin e Krimesë, në Ukrainë.
Një raketë "Topol RS-12M" u lëshua nga baza e "Kapustin Yar" pranë Detit Kaspik për në vargmalet "Sary Shagan" në Kazakistan.
Raketa në gjendje për të mbajtur mbushje bërthamore goditi me sukses shënjestrën e saj.
Lajmi për testimin vjen pak orë pasi SHBA kërcënoi Moskën për një "akt agresioni" në Krime.
Rusia është "de facto" në kontrollin e gadishullit, pasi trupa që besohet të jenë ruse ose pro-ruse kanë marrë kontrollin e disa pikave strategjike dhe nyjeve të transportit gjatë ditëve të fundit.
Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, në një vizitë në Kiev, përgëzoi maturinë e treguar nga qeveria e re ukrainase, që sipas tij nuk ra pre e provokimeve.

3.02.2014

NDIQNI BIGBROTHER ALBANIA 7 LIVE

  BB-AL-7c2                Kanali 2

1.18.2014

Larje hesapesh ekzekutohet Hasan Talja

Ekzekutohet Hasan Talja. Policia: Larje hesapesh të vjetra mes shfrytëzuesve të minierës në Bulqizë

Vëllai i viktimës është arrestuar në vitin 2013, duke transportuar 300 kilogramë dinamit

Policia dyshon se eksplozivi do të përdorej për shpërthimet në zonën D të minierës në Bulqizë

Sokol Çobo

VENDNGJARJENjë tjetër ngjarje kriminale regjistrohet në vend, në këtë valë kriminaliteti që ka mbërthyer gjithë vendin në fillim të këtij viti. Pas ngjarjeve në Durrës, Korçë, Fier etj., radha i vjen edhe kryeqytetit, ku një 42-vjeçar është ekzekutuar në pragun e shtëpisë, në afërsi të Qytetit Studenti. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00, ku Hasan Talja, 42 vjeç, ka marrë disa plumba nga autorë ende të paidentifikuar. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku pas rreth një ore, mjekët pohuan se Talja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit. Burime nga Policia e Tiranës thanë mbrëmë, se një nga pistat kryesore të hetimit është edhe larja e hesapeve të vjetra të viktimës me disa bashkëqytetarë. Hasan Talja ishte me origjinë nga Bulqiza, ndërsa kohët e fundit jetonte në Tiranë. Hetuesit kanë dyshime se në vendlindje, Talja ka pasur konflikte të mëdha për shfrytëzimin e kromit me disa persona të tjerë.

Konfliktet për kromin

Megjithëse viktima nuk kishte asnjë precedent kriminal, hetuesit pohojnë se pista kryesore e kësaj ngjarjeje, është larja e hesapeve mes grupeve që shfrytëzojnë kromin në Bulqizë. “Kemi dyshime se Hasan Talja ka pasur konflikte të mëdha në Bulqizë. Kohë më parë, ai ka pasur një biznes për shfrytëzimin e kromit, ndërsa pretendonte edhe shfrytëzimin e një galerie. Por, për të njëjtën galeri, disa persona të tjerë pretendonin shfrytëzimin dhe pas debateve të vazhdueshme, mes grupeve ka filluar edhe konflikti. Ka dyshime se grupet kanë kryer ngjarje kriminale, për të frikësuar njëri-tjetrin. Më pas, ngjarjet janë vlerësuar më të rënda, deri edhe në eliminime fizike të kundërshtarëve”, pohojnë burimet nga Policia e Tiranës. Sipas tyre, hetuesit kanë marrë nga Policia e Bulqizës të gjitha konfliktet e këtyre grupeve, në përpjekje për të mësuar më shumë rreth kundërshtarëve të viktimës së mbrëmshme, të cilët janë të gjithë persona të përfshirë në shfrytëzimin e kromit në Bulqizë. Pas vrasjes, në komisariat janë shoqëruar dhjetëra persona që kanë dijeni për konfliktet apo vrasjen.

I vëllai

Për të përforcuar pistën e konflikteve për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë, policia thotë se vëllai i viktimës së mbrëmshme është arrestuar me rreth 300 kilogramë dinamit. Sabah Talja, 37 vjeç, u arrestuar në muajin korrik të vitit 2013 në Bulqizë, me një sasi të konsiderueshme lëndë eksplozive në makinë. Policia ka gjetur në makinën e tij dinamitin, që dyshohet se do të përdorej për shpërthimet në zonën D të minierës së Bulqizës. Talja e transportonte dinamitin pa leje dhe pa fletë shoqërimi, me makinën tip “Benz” me targa të Tiranës 4304 S.

Michael Schumacher jo si më parë

Michael Schumacher “nuk do të jetë Schumacher”, nëse ai do të zgjohet nga koma, ka deklaruar një nga neurokirurgët kryesorë, teksa doktorët thanë të premten se ish-ylli i Formula 1 nuk është më në gjendje “kritike”.
Richard Greenwood, një konsulent neurologjie në spitalin “Homerton” të Londrës, tha se legjenda e garave me makina do të  jetë një “person normal” nëse rikuperohet, si pasojë e traumës së rëndë të pësuar në tru.
Komentet e tij vijnë teksa doktorët zbuluan se kushtet e Schumacher janë përmirësuar disi dhe tashmë ai nuk konsiderohet në gjendje kritike, për herë të parë që pas aksidentit.
Ish-kampioni i Formula 1 gjendet ende në koma të induktuar mjekësore, që prej afro 3 javësh, pasi pësoi dëmtime të konsiderueshme në trurin e tij pas aksidentit me ski, në resortin e Alpeve franceze, “Meribel”.
Schumacher u shtrua në Spitalin Universitar të Grenoble-s më 29 Dhjetor, pas aksidentit.
Doktor Greenwood tha në një konferencë në lidhje me efektet afatgjata të traumës së trurit të tij, se nëse Schumacher rikuperohet, personaliteti i tij do të jetë i një njeriu të zakonshëm (ang. Joe Bloggs).
“Nëse Schumacher mbijeton, ai nuk do të jetë më Schumacher, por Joe Bloggs”, tha Greenwood, i cili punon gjithashtu në Spitalin Kombëtar për Neurologjinë dhe Neurokirurgjinë.
“Rehabilitimi i tij do të jetë efektiv, vetëm nëse ai përshtatet me të qenin një njeri i zakonshëm dhe përmbush gjithçka mund të bëjë një njeri i tillë. Ky është një proces shumë i vështirë, për ta bërë dikë të shikojë përpara, ndaj dhe shumë njerëz nuk ia dalin dot këtij objektivi”.
Më herët gjatë kësaj jave, media gjermane spekuloi se Schumacher mund të mos çohet kurrë nga gjendja aktuale. “Mund të ketë pasur komplikacione”, tha neurokirurgu Andreas Zieger, i Klinikës Universitare për neurokirurgjinë në Oldenburg, për revistën “Focus”.
“Nuk duhet të spekulojmë. Në fund të fundit, jemi duke folur për jetën dhe vdekjen njëkohësisht. Një gjendje kome, teorikisht, mund të ruhet për gjithë jetën, pasi vetëm kështu nuk do të dëmtohej truri njerëzor”.

1.05.2014

Mesazhet e dërguara nga Kreshnik Mehmetaj ne celularin e psikologes Rustemi

 

  1. TIRANE- Zbardhen mesazhet telefonike që e detyruan psikologen e mirënjohur Jorida Rustemi të kallëzonte në polici se po përndiqej dhe kërcënohej nga një 27- vjeçar.
    Bëhet fjalë për mesazhet e dërguara nga Kreshnik Mehmetaj, nga Vlora, një “i fiksuar” pas psikologes Rustemi, i cili i ka kërkuar asaj me ngulm të kishin një raport së bashku. Përmbajtja e komunikimeve telefonike zbardhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës të datës 18 dhjetor 2013, që e shpalli fajtor Kreshnik Mehmetajn për akuzën “shtrëngim ose pengim për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë” dhe “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”. Ai u dënua me 6 muaj burg, por në të njëjtin vendim gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e la atë të lirë me kusht për një periudhë dyvjeçare. Gjatë kësaj kohe ai duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, si dhe nuk duhet të frekuentojë ambientet pranë banesës apo punës së psikologes Rustemi. Në vijim zbardhet komunikimi mes të dyve, sipas vendimit të gjykatës.
  2.                                                              Mesazhet
    • “Zyshe, o të hënksha zemrën. M’u bëre ferr.
    Herën tjetër do të të puth në mes të rrugës, se
    ndryshe nuk merr vesh ti. Ahh të vdes unë për ty,
    ishe bërë si 19 vjeçe. Më flisje dhe usa. Vetëm ruhu
    nga akrepat se mos të bezdisin. Më ke gjithmonë
    nga mbrapa se do na hapësh punë, do qëllojmë
    ndonjërin, mos u ekspozo shumë”.

9.28.2013

Policia greke ka arrestuar liderin e partisë Agimi i Artë


    
Policia greke ka arrestuar liderin e partisë Agimi i Artë, Nikos Mihaloliakos, me akuzat e formimit të një organizatë kriminale. 
Lajme të ngjashme
Greqi, protesta kundër “Agimit të Artë” pas vrasjes së këngëtarit
Arrestohet zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane
Kreu i “Al Kaedës” bën thirrje për sulme në SHBA
Më të lexuarat e ditës
Rritet numri i amerikanëve që heqin dorë nga pasaporta
Takim historik SHBA-Iran, bisedimet një hap premtues
Raporti i ri, njerëzimi shkaktar i ngrohjes globale
Në një operacion masiv të ndërmarrë herët në mëngjes, nën arrest kanë përfunduar edhe disa anëtarë të tjerë të partisë.

Në pranga kanë  përfunduar, Sekretari i Përgjithshëm Nikos Mihaloliakos, deputeti Ilias Kasidiaris dhe pesë drejtues të tjerë.

Këto arrestime vijnë pas vrasjes së 18 shtatorit, ku anëtarë të partisë Agimi i Artë vranë një këngëtar që këndonte këngë me tekste anti-fashiste.

Ndërkohë ka reaguar “Agimi i Artë”, i cili ka bërë thirrje për protesta masive në mbështetje të udhëheqësit të tyre.

Këto masa vijnë në një kohë kur qeveria greke kishte ndërmarrë një hetim për akte të mundshme kriminale nga partia neonaziste.

Retorika nacionaliste, dhuna ndaj emigrantëve dhe kundërshtimi i qeverisë në një kohë krize, e bëri “Agimin e Artë” forcën e tretë politike në Greqi.

Por pas vrasjes së këngëtarit grek, neonazistët kanë humbur 40 për qind të elektoratit, konfirmojnë sondazhet e fundit.

Greqia ka pasur një presion ndërkombëtar në rritje kohët e fundit, që të reagonte kundër grupimit ekstremist.

8.26.2013

ROVENA IBRAHIMI & GRUPI ALI PASHA - MOTRA ME VELLANE

8.16.2013

SI GJITHMON PARO ME SURPRIZEN E RADHES (Nuse moj tu befte nena)

8.07.2013

Mjekësia: Zbulohet teknika që kthen të vdekurit në jetë?

 

 

Së shpejti do të mund të kthejmë në jetë të vdekurit, thotë specialisti i zemrës, që pretendon se mund të kishte shpëtuar jetën e protagonistit të serialit “Soprano”, James Gandolfini.

“Teknikat moderne dhe përparimi i shpejtë i mjekësisë mund të bëjnë të mundur që një pacient të rikthehet në jetë brenda 24 orëve pasi ka ndaluar së marri frymë”, thotë dr. Sam Parnia.

Mjeku amerikan i shëndetit kritik, i cili është trajnuar në Londër, tha: “Është thjesht çështje kohe kur mjekësia do të shpëtojë njerëzit prej kthetrave të vdekjes, brenda pak orëve ose më gjatë dhe bëhet fjalë për vdekje të vërtetë, jo klinike.”

Dr. Sam Parnia beson verbërisht në përparimet e fushës së mjekësisë dhe me shumë bujë ka bërë të ditur se mund t’i kthejë njerëzit në jetë brenda 24 orëve pasi kanë vdekur. Ai madje thotë se mund të kishte shpëtuar edhe jetën e aktorit protagonist në serialin “Soprano”, James Gandolfini.

Dr. Parnia pretendon se aktori që vdiq në moshën 51-vjeçare në Romë, muajin e shkuar, mund të kishte mbijetuar nëse do ta kishte përjetuar këtë sulm masiv të zemrës në Nju Jork.

“Unë besoj se nëse ai do të vdiste këtu (në Nju Jork), do të ishte akoma gjallë. Ne mund t’ia kishim ftohur trupin dhe mund t’i pomponim oksigjen në inde, gjë që i mbron ato nga vdekja”, tha dr. Parnia për revistën gjermane “Der Spiegel”.

Pasi të kishte vdekur klinikisht, për aktorin mund të ishin kujdesur kardiologët. Ata mund t’i bënin një angiogram, të gjenin mpiksjen, ta hiqnin atë, t’i vinin një tub prej rrjete, që do të parandalonte tkurrjen e arterieve dhe më pas t’ia sillnin zemrën përsëri në punë, citon balkanweb.

Dr. Parnia, i cili ka botuar kohët e fundit një libër të titulluar “Fshirja e vdekjes”, tha se vdekja mund të shmanget për shumë pacientë, nëse këta janë në vendin e duhur dhe marrin trajtimin më të specializuar.

“Sigurisht që ne nuk mund të shpëtojmë këdo, pasi shumë prej njerëzve që vuajnë nga ataku në zemër kanë edhe probleme të tjera madhore”, tha ai.

“Por nëse të gjitha teknologjitë dhe trajtimet më të fundit mjekësore do të viheshin në përdorim, gjë që nuk është bërë deri më tani, atëherë në teori, të vetmit njerëz që duhet të vdesin dhe të mbeten të vdekur, janë ata me probleme që nuk mund të trajtohen.”

Ataku në zemër është i trajtueshëm. Po ashtu edhe humbja e gjakut. Kanceri në gjendje përfundimtare nuk mund të kurohet, as shumë prej infeksioneve me patogjenë multirezistentë.

Në rastet e mësipërme, nëse mjekët do të përpiqeshin të sillnin përsëri në jetë zemrën e një pacienti me kancer terminal apo me infeksione me patogjenë multirezistent, ajo do të pushonte përsëri e përsëri.

Mesazhi përfundimtar i dr. Sam Parnia është se vdekja që përjetojmë sot në vitin 2013, është një vdekje që mund të parandalohet.

Doktori revolucionar që jep këtë lajm të gëzuar për njerëzimin është kreu i kujdesit intensiv në spitalin universitar “Stony Brook” në Nju Jork.

Vetë rastet e hasura në këtë spital tregojnë se teoria që parashtrohet nuk është e pamundur. Në spitalet e SHBA-së norma mesatare e ringjalljes së pacientëve që pësojnë arrest kardiak është 18 për qind. Po ashtu, në Britaninë e Madhe kjo shifër është në 16 për qind të pacientëve.

Në spitalin universitar “Stony Brook” në Nju Jork, kjo shifër është 33 për qind për vitin që kaloi dhe 38 për qind për gjysmën e vitit 2013.

Dr. Parnia tha se studimi i tij mbi ringjalljen mjekësore po rezulton i suksesshëm dhe se shumë shpejt vdekja mund të parandalohet te njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore.

“Shumica, por jo të gjithë pacientët tanë, ia dalin nga teknika e përdorur pa dëme neurologjike”, tha ai. Dr. Sam Parnia shtoi se ekziston një keqkuptim, edhe mes doktorëve, se truri fillon të vuajë dëmtim masiv pas mungesës së oksigjenit për tre deri në pesë minuta pas ndalimit të zemrës.

Që prej dekadës së shkuar është parë zhvillim i madh. Me ilaçet e sotme, njerëzit mund të rikthehen në jetë për një ose dy orë, ndonjëherë edhe për pak më gjatë, pasi zemra e tyre ka ndaluar së rrahuri dhe kur ata kanë vdekur prej dështimit të qarkullimit të gjakut.

E ardhmja do të jetë më e mirë për metodat e parandalimit të vdekjes. Teknika që përdoret prej doktorit revolucionar nuk është kryogjeniksi ose ndryshe ngrirja e menjëhershme e trupit pas vdekjes, por ftohja e tij në masën që mbron qelizat e trurit dhe ruan nivelin e oksigjenit në gjak.

Kjo teknikë jep kohë për rregullimin e problemit kritik dhe për rifillimin e punës nga zemra. Doktori këshillon që nëse dikush shembet prej një ataku në zemër, të pranishmit të lajmërojnë ambulancën dhe menjëherë pas kësaj t’i vendosin trupit qese të ngrira, pasi ndihmon në mbrojtjen e trurit.

Si të bëjmë fëmijë me gjininë qe ne duam ?

 

 

Një dietë vegjetariane sjell më shumë vajza, por jo gjithmonë. Një dietë me shumë magnez, kalcium dhe kalium, pra nënat që konsumojnë mish, kanë më shumë shanse të bëjnë djalë. Por në fund, gjininë e bebit nuk e përcakton dot askush me saktësi.

Sigurisht që kryesorja është të kemi një fëmijë me shëndet të mirë. Por jemi vetëm njerëz dhe është e pashmangshme të dëshirojmë fëmijën me një gjini të caktuar. Kështu edhe urojmë: “Me nje djalë!” apo “Me një vajzë!” Por si të bëjmë fëmijë me gjininë e dëshiruar? Shkencëtarët anglezë (në Nottingham) kanë bërë një zbulim surprizë. Mamatë qe hanë vetëm ushqime vegjetariane në jetën e perditshme, lindin vajza më shpesh. Është provuar gjithashtu edhe shkencërisht që ushqimi ndikon në gjininë e fëmijës. Shkencëtarja Pauline Hudson në revisten “Family&Co” thotë se është provuar gjithashtu edhe e kunderta, nese organizmi i nënës merr më shumë magnez, kalcium dhe kalium se zakonisht dhe mamatë hanë më shumë mish, ato lindin djalë. Doktor Lendram Shetl (SHBA) në vitin 1984 ka shkruar një libër “Si të zgjedhësh seksin e fëmijës?”. Ai shqyrtoi kromozomet X (të femrave), që janë më të mëdha dhe më të forta se kromozomet Y (të meshkujve), por më të ngadaltë, dhe arriti në përfundim se, që të bësh fëmijë me seksin e dëshiruar, është shumë e rëndësishme të bësh dashuri në ca ditë të veçanta të ciklit të menstruacioneve: nëse prindërit bëjnë dashuri disa ditë përpara ose disa ditë pas ovulacionit (shkëputje e vezës), do të dalë në dritë një djalë, sepse spermatozoidet e kromozomeve Y do të jenë të parët që arrijnë në vezën qelizave. Ndërsa nëse ata kanë bërë dashuri përgjatë të gjithë pjesës tjetër të ciklit, ka shumë mundësi të lindin vajzë, sepse spermatozoidet e kromozomeve X do të jenë të parët që arrijnë në vezën qelizë. Ja pse doktor Shetl këshillon: “Nëse dëshironi të keni një djalë, bëni dashuri dy-tri  ditë pas ovulacionit, kurse që të keni një vajzë, në çfarëdolloj dite, deri në ditën e tretë perpara ovulacionit. Shkencetaret nenvizojnë se seksi i fëmijës varet edhe nga fakti nëse gruaja ka pasur orgazëm. Gjatë orgazmës, mjedisi i vaginës bëhet më alkalin dhe më i volitshëm për të pasur një djalë. Nëse gruaja nuk ka pasur orgazëm, ka shumë mundesi të lindë vajzë. Gjithashtu, në menyrë qe te bësh një djalë, babai duhet të veshë mbathje të shkurtra sportive, sepse kromozomet Y kanë probleme të mbijetojne në nxehtësi. Çifti duhet të bëjë dashuri në temperaturën e dhomës. Por nëse babai do që të ketë një vajzë, këshillohet që ai të bëjë një dush të ngrohte përpara se të bëjë dashuri. Edhe një këshillë tjetër për ata që duan të bëjnë një djalë, përpara se të bëni dashuri, babai duhet të pijë një kafe turke, sepse ajo stimulon kromozomet Y. Disa vite më parë, një metodë e quajtur “MikroSort” u zbulua në një institut gjenetik (USA, Virginy). Në këtë metode doktorët arritën të ndajnë kromozomet X nga ato Y. Shkencëtarët shpallin se në 90% të rasteve ata kanë sukses të bëjnë vajza, por vetëm 73% për të bërë djalë. Metoda “MikroSort” zhvillohet kështu: një mostër e spermës trajtohet me përzierje kimike të veçanta në mënyrë që të gjendet se cilat janë kromozomet X dhe cilat janë Y. Pas kësaj shkencëtarët nëpërmjet lazerit ndajnë kromozomet X nga Y, dhe nëna fekondohet artificialisht me spermatozoidet e dëshiruar.

SHBA, qytetarëve të saj: Largohuni nga Jemeni

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar të gjithë stafin që të largohet nga Jemeni dhe të njejtën uu ka sugjeruar edhe qytetarëve amerikanë që “menjëherë” ta largohen nga ky vend.
Vendimi është marrë me rritjen e nivelit të sigurisë në rajon pas paralajmërimeve për sulme të mundshme terroriste. Paralajmërimi është bërë pas mbylljës së një dyzine misionesh diplomatike amerikane në Lindje të Mesme dhe Afrikë pas bisedave të përgjuara të liderit të Al Kaidës, Ayman al Zawahiri i cili e ka urdhëruar degën e tyre në Jemen që të kryej një sulm terrorist.
Më herët, një zyrtar anonim për siguri në Jemen ka thënë se një sulm që besohet se është kryer me aeroplanë pa pilot amerikanë i kryer të martën ka vrarë katër persona që dyshohet se kanë qenë operativë të Al Kaidës.
Zyrtarët besojnë se së paku dy nga këta persona të vrarë kanë qenë zyrtarë të lartë të Al Kaidës.
Britania, Gjermania dhe Norvegjia gjithashtu i kanë mbyllur ambasadat e tyre në këtë rajon.

7.31.2013

SI NDODHI NGJARJA E VLORES SIPAS DESHMIS SE MOTRES SE AUTORIT

0

                00

7.27.2013

qeshni sa te mundeni,por kujdes mos u tremni !

 

 

video humoristike

7.23.2013

NJOFTIM per te gjith emigrantët shqiptarë në Greqi

Emigrantët shqiptarë në Greqi, kujdes me toponiminë në pashaporta pasi mund të mos kaloni kufirin

Sipas burimeve nga doganat greke në kufij me Shqipërinë vjen dhe një informacion për të gjithë emigrantët:
Lajmërim: Të gjithë Emigrantët familjarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe dhëshirojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri bashkë me femijët e tyre duhet të kenë kujdes me toponiminë në pashaporta.
Lejohen të kalojnë doganën vetëm ata persona që në pashaportë është shkruar (Lindur: Athina) dhe jo Athinë kjo vlen dhe për qytet e tjera të Greqisë (SHEMBULL Kalkidha lejohet, Kalkidhë nuk lejohet)
(SHEMBULL TJETËR...LARISA  LEJOHET TË KALOJË DOGANËN, LARISË NUK LEJOHET DHE KËSHTU ME RADHË PRA ÇDO QYTET APO FSHAT APO PREFEKTURË QË SHKRONJA E FUNDIT MBARON ME (Ë) NUK LEJOHET TË KALOJË DOGANËN...FJALA GREQI E SHKRUAJTUR NË PASHAPORTË TASHMË NUK PËRBËN MË ASNJË PENGESË ) Udhëtim të këndëshëm!