Flying Angel Heart

6.30.2013

‘Kufijtë detarë, në respekt të pikëpamjeve të njëri-tjetrit.’Acari’ në marrëdhëniet me Greqinë mbaroi’

 

 

Rama duke mbajtur fjalimin e fitores

ATHINE- Kreu i PS-se, Edi Rama, kryeminister i ardhshem i vendit ka dhene nje interviste per gazeten greke‘Kathimerini”, ne te cilen thekson se ‘acari ne marredheniet Shqiperi-Greqi, mbaroi’. 
Nderkohe qe ne Shqiperi, sipas Rames mbaroi koha e qeverisjes se nje njeriu te vetem, qe kishte cdo pushtet ne dore.  
Gazetari duke i drejtuar nje pyetje shprehet se “deklaratat nacionaliste të kryeministrit Berisha i çuan marrëdhëniet mes dy vendeve në një temperaturë siberiane” dhe pyet Ramën se çfarë do të bëjë për të përmirësuar këtë klimë.
“’Acari’ në marrëdhëniet tona, mori fund dhe ‘vera’ do vijë përsëri shumë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, ka siguruar kreu i PS.
Sa per ceshtjen e kufijve detare Rama thote se ajo duhet te behet ne respekt te pikepamjeve te njeri-tjetrit.
“Ne kemi nevojë për të diskutuar dhe për të gjetur rrugën e drejtë për të, ne respekt të plotë për pikëpamjet e njëri-tjetrit”- thote Rama.
Rama thekson se rajoni ka nevoje te riperterije menyren se si e sheh Evropen. “Në këtë kontekst, Greqia ka një rol për të luajtur, si ne kemi një rol për të luajtur”- thote ai.
Rama sqaron me tej se aleanca per Shqiperine Evropiane pati nje triumf te papare zgjedhor, e per kete qytetaret i kane ngarkuar fituesit me pergjegjesi te madhe per te kuptuar para se gjithash se populli shqiptar do ndryshim shume te madh.
“Unë e shoh këtë kërkesë për një ndryshim të madh si një kërkesë për një frymë të re dhe një mënyrë të re të politikës në qeverisjen e vendit’- thote ai.

0 σχόλια:

Post a Comment