Sarandë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Karaxh të Sarandës, ku dhëndri 62-vjeçar ka qëlluar për vdekje me sende të forta vjehrrin 91-vjeçar.
Lajmi bëhet i ditur nga forcat e policisë, sipas të cilave viktima Jani Koka 91-vjeçar pas një konflikti verbal më bashkëshortin e vajzës së tij Kiço Gjino 62-vjeç, është goditur me mjete të forta nga ky i fundit.
91-vjecari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
0 σχόλια:
Post a Comment