Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Maminas të Durrësit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 7-vjeçare dhe ka plagosur një tjetër të mitur.
Burime të policisë së Durrësit bëjnë me dije se 7-vjeçarja me inicialet S.Nano dhe një tjetër e mitur kanë qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës, teksa janë përplasur nga një automjet.
7-vjeçarja nuk ka mundur t’i shpëtojë dot plagëve të marra, ndërsa vajza tjetër, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ndaluar autorin e aksidentin, 30-vjeçarin Bledar Musta, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
0 σχόλια:
Post a Comment