1 Qershori ynë,
Erdhi përsëri,
Edhe më të lumtur,
Ne na gjen tani,
Të gjithë të gëzuar,
Lozim dhe këndojmë,
Rroftë Një Qershori,
Rroftë festa jonë.
--------------- ---------------
----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------
--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------
SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE
1 Qershori ynë,
Erdhi përsëri,
Edhe më të lumtur,
Ne na gjen tani,
Të gjithë të gëzuar,
Lozim dhe këndojmë,
Rroftë Një Qershori,
Rroftë festa jonë.
Na ishte seç na ishte. Ishte një herë një baba me tre fëmijë që s’kishte gjë tjetër veç shpirtit dhe një kasolle të shkatërruar, një kalë, një shalë dhe një fre. Kur i erdhi çasti i vdekjes, thirri të tre bijtë e u tha:
-Unë jam duke vdekur dhe gjë e mall s’po u lë; por jetoni me nder, mos e lëshoni njëri tjetrin dhe, si mbas moshës që keni, kalin ta marrë më i madhi, i dyti të marrë shalën e i treti frerin.
Plaku dha shpirt. Mbas pak kohe vëllai i madh u tha:
-Po dal me kalin që më ra në pjesë të fitoj, mbase ia gjej edhe shalën edhe frerin.
Del dhe piqet me një tregtar të madh:
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç! Ç’e mirë të solli nga këto anë? – e pyeti tregtari.
-Doja t’i gjeja kalit shalë dhe frerë – përgjigjet ai.
-Ti jap unë – i thotë tregtari – shalë e fre, në qoftë se di të më rrëfesh njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë; përndryshe kali që ke bëhet imi.
-Mirë, e thënë e bërë – thotë vëllai i madh.
Fillon të rrëfejë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të rrëfente më shumë se tridhjetë dhe kështu që e humbi kalin.
Mbas pak kohe i shkon mendja vëllait të dytë të dalë me shalën për të fituar, që t’i gjejë kalin dhe frerin. Takon tregtarin me të cilin ishte ndeshur i vëllai.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam ardhë - i thotë vëllai i dytë - të fitoj; ndoshta i blej edhe kalin edhe frerin.
-Kalin dhe frerin t’i jap unë – ia kthen tregtari – në qoftë se je i zoti të më tregosh njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; përndryshe shala bëhet imja.
-Mirë – i thotë vëllai i dytë.
Fillon të tregojë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të tregonte më shumë se pesëdhjetë dhe kështu që e humbi shalën dhe u kthye në shtëpi duarthatë.
Vëllai më i vogël ishte qeros, por shumë i zoti. Një ditë prej ditësh merr frerin dhe del për të fituar për të gjetur kalë e shalë.
Piqet në rrugë me tregtarin e madh, që ua kishte punuar të vëllezërve.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam dëgjuar – i thotë qerosi – se ti fiton me gënjeshtra dhe ti më merr frerin, unë të marr kalë e shalë.
-S’ka më mirë – ia kthen tregtari – por nisja, në qe se më nxjerr njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë.
“U çova një ditë, filloi qerosi, e s’ish ditë, kishte bletë e s’kishte, i numërova e s’i numërova, i numërova e s’i numërova e s’mund t’i numëroja; hyra dhe numërova mizat e bletës e më doli një më pak. U mërzita edhe më fort pse kishte humbë një mizë blete, e mora një gjëlpërë dhe një bërthamë e shkova në breg të detit. Kur mbërrita në breg të detit, kqyra mos e shihja kund mizën e nuk e pashë; ngula atëherë gjilpërën në tokë e hypa majë gjilpërës e pashë përtej detit të zi një bujk që po e lëronte tokën me një buall e me një mizë blete. E njoha se ishte miza ime; por s’kisha si ta kaloja detin. Mbolla atëherë farën e kungullit e u ula e fjeta.
Sa fjeta unë, fara kishte mbirë e kishte lëshuar një degëzë të hollë e të gjatë mbi shpinën e detit deri në bregun përtej. U çova prej gjumit e nëpër degëz kalova detin e shkova te ai që po punonte tokën.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Po si ma ke marrë mizën e bletës e punon me të? – i thashë. Be e rrufe ai, se “s’ta kam marrë, por ka ardhë vetë”.
-Mirë, - i thashë – nuk po prishemi për kaq gjë; por më laj dëmin që më ke bërë!
-Po ta laj, - m’u përgjigj –por prit sa të mbjell farën e të piqet kjo që mbolla, e ta korr, ta shij e ta hedh ndër thasë.
Sa e mbolli edhe atë që i pat mbetur, mbiu ç’ka hodhi, u rrit, u poq, e korri, e shiu e m’i mbushi thasët.
-Ja, -tha, -grurin për dëmin dhe miza jote.
Ngarkova grurin në të dy anët e mizës, hypa në mes të barrëve, u fala me bujkun e u nisa të kthehem. Kur mbërrita në mes të detit pashë se po rëndonte njëra anë e barrës, u ula në det, e numërova grurin kokërr për kokërr e më del një më tepër. Mora spatën e e çava më dysh, i bëra barrët baraz e u nisa për shtëpi. Kur hyra në oborr, mora vesh se më kishte lindur babai. Lumi kush po shkon, e lum kë po gjej. U gëzova fort e mendova t’i bëja djepin babait. Mora dyqind spatarë e i vura të presin në një pyll: por s’dolën dërrasat për djepin; mora një ashkël, që kishte mbetur në teh të spatës e doli e tepëroi edhe për një stol të vogël. Duhej të punoheshin edhe shpërgëjt. Thirra dyqind qethtarë e i vura të qethnin dymijë dhën, por s’doli leshi. Kishte mbetë një qime e vetme në teh të gërshërëve e me të mbarova shpërgëjt edhe një brez.
Një ditë më erdhi mendimi të dal për gjah. Kishim tri pushkë: dy të thyera e një pa çark, e tre zagarë: dy të ngordhur e një pa shpirt. Mora pushkën e paçark e zagarin e pashpirt e kërkova në mal e ndesha në tre lepuj: dy të ngordhur e një pa kurrëfarë jete. Me të parën herë që shtiva, vrava lepurin e pajetë e e vura në krahë. Duke ecë rrugës gjeta tri shtëpi: dy të rrënuara e njëra kishte rënë brënda; hyra në atë që kishte rënë brënda e gjeta tri plaka: dy qorre e një pa sy. Pyeta plakën e pasy nëse shihte kund ndonjë enë e ajo më dëftoi tre enë: dy të thyera e një pa bythë. Mora enën pa bythë e zjeva lepurin e pajetë; mishi më rrodhi, lëngun ma mbajti e hëngra vetë e hëngrën tri plakat.............................
-Mjaft, mjaft! –tha tregtari, -se i ke kaluar njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë. Ja kalin, shalën, shtëpinë time e mallin tim e i gëzofsh me gjithë vëllezër.
Vajti qerosi, mori edhe dy vëllezërit e jetoi si më i miri zotëri.
Përralla në Lesh, shëndeti prej nesh.
Si u be Cufo kujdestar!
Mjalte kullokan fiqte o Tipi!
Mjalte vellacko, mjalte, po..ohhh - renoi ai me te madhe dhe rrasi duart ne xhepin e majte te pantallonave te shkurtra ngjyre pjepri.
Mbaje veten, je goxha djale, fundja nuk jane liko, fiq jane. Por nuk ke faj more buckan se ti e ke zemren mu ne mes te stomakut dhe gjithe diten te gudulis.
Papritur Tipi verejti i hutuar Cufon. Iu be vertet sikur zemra i kishte rreshqitur ne stomak dhe po i tretej si kasate. Tipi u gelltit ne te thate dhe ndjhu gjuhen ti ngjitej pas qiellze. Cufo nuk shqeteshej fare pr gjendjen e shokut.
Duke ecur anes kopshtit, Cufo ndaloi e kepute nje trendafil te kuq e ter kujdes futi nocken mes petaleve.
Ka ere te mire? - e pyeti Tipi Cufon.
C'me ve ne mundim, provoje vete- ia priti Cufo.
Keputja e luleve ndalohet - ia ktheu Tipi duke levizir duart neper xhepa sikur te kerkonte dicka.
Ndalohen vetem per arinjte qe nuk kane hunde te ndiejne aromat. - foli Cufo.
Papritur te gardhi i kopshtit u duk Zebo rojtari. Cufo beri sikur nuk e pa dhe nisi te kendonte.
Sec ke dale ne dere
Me qeron nje ftua
Gjysmen haje vete
Gjysmen ma jep mua.
Ejani tju qeras me fiq - tha Zeboja, - Sot do bej vjeljen e pare e dua ta nis me ju!
Nuk kemi kohe- tha Cufo
Epo udhe e mbare - tha ZEbo.
Tipi keputi nje trendafil e qe te mos fliste, mbushi gojen me petale trendafili.
Pak me tutje iu hoth Cufos.
C'qe kjo gjeme qe na bere? Si me le pa fiq?
Ja qe e kam gojen pa frena - Tha Cufo
Shoket vazhduan rrugen drejt shkolles RRezet e Arta.
Mbledhja kishte filluar
Futu Cufo - tha Tipi.
Ku?
Ne kavanoz! Ne mbledhje o, ku?
Nuk e sheh qe ka filluar, e per kete fajin e ke ti. - tha Cufo.
Uff ..plasa
PLac!
Ste rrihet eee? Cfare ke qe shfryn ashtu?- Tha Cufo.
Me vjen inat qe ti nuk dole gje? - tha Tipi
E perse nuk dola gje?
Po ja as kujdestar per shkumsat nuk u bere!
Doemos - tha Cufo - Kur kam shoke si ty, te pagthendur te paedukuar e qe ne vend te fletlvderimeve mer titullin "vjshtuk" Ti ke fat se kot nuk thone ..nga lulja e bukur pi uje dhe qypi.
Fjala qyp ia ndezi gjakun Tipit.
Leri ato se nuk te shkojne tek une; puna eshte se, po te ishe ti ne mbledhje do te dije ti mbroje ngjyrat e mia, me ....
Petulla, - ia pat Cufoja.
Me gjak mor tuaf. Keshtu dhe une do ti beja gjysem i gezuar pushimet me ju. Nena do te qetesohej. Ah,kjo aritmetika! Kush ta kete shpikur valle?
Me siguri ndonje zevzek....
E e ashtu thua ti por mesuese Mjelma do beje si te jete me mire per ty.
Tipi i dha nje te duartrokitur te madhe, Cufo iu afria qe te ndalonte por se si u pengua e ra siper Tipit.
Ne kete gjendje i gjeti, Puledetja, pastruesja e shkoles, qe kishte veshur ne koke nje shami me pika dhe ishte mbeshtetur pas fsheses.
Cben ashtu more Cufo?? - pyeti ajo e habitur.
Po i mesoj Tipit mundje sambo - ia ktheu fap e fap Cufo
Midis atyre qe ishin nisur te kerkonin Gagane ishte dhe patoku Pep. qe mbahej si patoku me i zgjuar i gjithe fisit te patave..
Pepi kerkonte buze pyllit. Ai donte ta gjente me cdo kusht Gagane i pari..
Ne nje kthese te pyllit i doli perpara nje alamet qeni qe lehte sikur tia kishin mare shpretken..Pepi u zbardh si shkumesh.. Nga frika iu be sikur i rane puplat.
Nje gjinkalli qe kendonte mbi nje peme i beri nje pyetje me pak spec djeges:
Si e ndien veten?
Si veze e qeruar - ia ktheu Pepi.
He, mos u frikeso - i tha gjinkalla...- ti e di ate fjalen e urte si thote: Qeni qe leh nuk te ha..
Une e di, po a e di qeni se! - tha Pepi
Gjinkalla qeshi. Qeni si duket u merzit dhe iku.
Pak minuta tek dentisti
Tak...tak...tak..
Hyr!
Dera u hap dhe dentisti, nje goxha ari pa fytyren e nje derrkuci.
Jemi dy.
Te dy hyni!
Cufos iu tha peshtyma "Mos kujton ky qe une kam dhemballe per te hequr!"
Derrkucit iu mbat fryma nga frika.
Dera u hap me shume dhe brenda hyne Cufo bashke me Tipin.
Miredita - pershendeten shoket.
Mire se erdhet.
Ulu! - i tha dendisti Cufos duke i treguar poltronen .
Ulu, mos ia prish xhaxhit - i tha Tipi aq i qete, sikur te kishte ardhur per Cufon e jo per veten, por shoku e mori veten.
Doktor, Tipit i dhemb dhemballa, ka gjithe naten pa fjetur.
Epo ulu ti Tipi atehere.
Mua nuk me dhemb me ..
Uluuuuuuuuuu...- i foli dentisti
Ha shume embelsira ai - tha Cufo
Le te haje - tha doktori, - por pas te ngrenit duhet te lani dhembet, madje mire eshte te hani dhe nje kokerr molle.
Per molle, une ha nje koshe - tha Tipi
Nje kokerr, te thashe, e shumta dy- tha dentisti serish.
Po ti i lan dhembet? - e pyeti dentisti Cufon
Te dielave - foli Tipi.
Te lutem doktor, une pergjigjem vete. Sigurisht qe i laj ...
O doktor, fillove ti me mua .. - u hodh Tipi
Mbarova . - tha doktori.
Sa lehte, cu djersita hot. Cufo hiqe dhe nje ti qe ta kesh kujtim nga pushimet.
Me mire e ndajme pergjysme kujtimin tend - tha Cufo
Doktori qeshi dhe shoket u larguan pa harruar te pershendeteshin me te.
Ardhja e Cirkut.
Gezimi i kapisteve te vegjel ishte i madh. Do te vinin artitet e cirkut e do luanin per ta..Ne rrobat e artisteve dukej sikur kishin celur lulet e molleve, sheges, qershise .
Mes te lumturuarve ishin dhe dy shoket tane, Cofo dhe Tipi.
Cirku do te fillonte se shpejti. Cufo porositi Lepurushin qe ti zinte dy vende ne radhen e dyte.. Per nje Lepur kjo sishte e lehte por ai i zuri vendet ne saja te autoritetit qe kishin vete Cufo dhe TIpi mes kampiste..
rruges Cufo me Tipin takuan Kukuvajten Kuku, qe ishte me te vertete kuku.
Ajo fshiu me nje shami te mendafshe xhamat e syzave dhe me pas u tha shokeve "pritni" me nje ze vajtues por aq te larte sikur po u fliste yjeve dhe jo nje derrkuci e nje ariu vjeshtak me pantallona te shkurtra bluxhins.
Cili eshte me i bute se ju? - pyeti kukuvajka.
Te dy te eger jemi? - ia ktheu Cufo.
Ti je ai zevzeku qe ke mbetur per vjesht- vazhdoi kukuja.
Une qe mos qofsha, - tha Tipi.
Ke mesuar gje? - vazhdoi kukuvajka.
Shume - nderhyri Cufo per te ndihmuar Tipin.
Nuk te pyeta ty- foli kukuja serish.
Po ky kujdeset per mua, shoqja kukuvajke. E ka caktuar mesuesja, - foli si i qare Tipi.
Degjo, ke mesuar?
Shume - uleriti Tipi.
Kush ben pjese ne familjen e kompozitoreve? - beri pa te keq pyetjen kukuvajka.
Po tipi nuk ka mbetur ne muzike.- shtoi Cufo.
Fol tipi fol.. - u hodh kukuja.
E mo fol, Cme rri ashtu, Ti i ke mesuar keto qe kur te kendonte arushi baba.
Edhe atehere e kam pasur nje ngaterrese, - tha Tipi duke vajtuar.
Nje dite babai i thoshte nenes te me kendonte nje nena nana qe te pushja se qari.Nena ia kthende "Tunde ca se jam e zene, fundja pergjysme e kemi" Dhe babai i pergjigjej qe nga dera "Une ika, gjysmen time lere te qaje. Keshtu qe ajo gjysma qe qante me ngaterron gjithmon.
Cufoja e pa ne fytyre Tipin sikur kerkonte ti gjente gjysmen qaramane,po vuri re qe e kishte gjithe fytyren njelloj dhe tha me vete..prinderit e paskan lene Tipin te qaje komplet.
Kukuvajka u duk sikur vuri buzen ne gaz,por u vrenjt menjehere.
Mos e zgjat se kam pune, pergjigju.
Kjo nuk e ha fare shakane, mendoi Cufo - Duhet e jete e rrezikshme
Tipi nderkohe fshiu ballin nga ca buleza djerse dhe ia nisi: - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese gjyshi,gjyshja dhe sa femije te kene sepse sic dihet perberja e femijeve eshte e ndryshme.
Kukuvajka shqeu syte nga pergjigja e Tipit saqe Cufo nderi duart se mos i binin pertoke.
Smarke vesh fare, - tha Kukuja, - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese Luleshtrydhja,luledielli, kamomili etj.
Pse dhe keto dine ti bjen pjanos? - pyeti TIpi.
Jo, legenit,- ia ktheu e xhindosur kukuvajka.
Dhe vazhdoj te pyeste.
PO krimbat nga e kane prejardhjen?
Nga plehu - iu pergjigj Tipi fet e fet.
Ti qenke tape fare, - shpertheu kukuvajka
Ah, çfarë llastice ka qënë ajo Mimoza! Ju nuk e keni njohur atëherë, por po ta njihnit, do ta merrnit inat.
Sa herë që zbriste shkallët e pallatit dhe na gjente duke luajtur në oborr, kërkonte të hynte patjetër në lojë.
- Moj Moza, ik mos na e prish lojën! - i bërtiste Sava.
Po ku pyeste Moza! Ne luanim me litar, ajo hidhej pa rradhë. Ne luanim luftash, ajo e merrte topin dhe vinte përqark pallatit. Ne luanim kukamçeftas, ajo kallëzonte se ku ishim fshehur.
Kishim rënë ne hall të madh.
-Rri moj Moza sa të mbarojë loja dhe pastaj luaj edhe ti!
Moza zbardhte dhëmbet dhe ikte me vrap.
-Shiko, - i thoshte Sava, që zemërohej kollaj, - po të zura, e zeza ti!
-Posi! - ia kthente Moza duke qëndruar larg. - Pa provoje njëherë!
Sava kafshonte buzën e poshtme dhe turrej ta kapte. Moza ikte me vrap, ngjiste shkallët e jashtme të pallatit dhe thërriste si me të qarë :
- Mami, olele, mami!
Dhe sapo Sava bëhej gati t'i hiqte ndonjë të mirë apo ta tërhiqte për flokësh, dilte në dritare koka e mamit të Mozës:
-U, ç'bën ashtu, moj Sava? Me Mozën merresh ti? Po ajo është e vogël!
Po më shpesh në dritare dilte koka e gjyshes, që i mbante flokët lidhur prapa.
-T'i këput veshët, dëgjove? S'ke turp! ... Ik tutje ...
Sava ishte aq e nxehur, sa lotët e pengonin të fliste. Atëherë flisnim ne:
-Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza... Moza na prish lojën.
-Hë, se nuk u bë qameti! E vogel është Moza, -ua kthente gjyshja dhe e merrte Mozën përdore dhe e fuste brënda. Ajo nuk rrinte fëre të na dëgjonte që t'i tregonim fajin e Mozës.
Po Moza nuk ishte e vogël. Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo ishte llasticë e madhe. Veç ta shikoje!
Dhe vërtetë, ta shikoje, ishte e bukur, e pastër, si ato kukullat e mëdha qe i vënë në vitrinat e dyqaneve. Rrinte e veshur shumë mirë, gjithnjë me rroba të reja.
E pse të mos mbahej ashtu? Ajo ishte vajze e vetme! Për Mozën kujdeseshin të gjithë njerëzit e shtëpisë: babi, mami, gjyshja, dhe gjyshi. Në shtëpinë e Mozës degjohet vetëm emri i saj.
Ju nuk i keni parë ndonjëherë lodrat e Mozës; të gjitha lodrat e pazarit ia kanë blerë dhe ia kane prurë në shtëpi: kukulla lloj-lloj, topa të vegjël e të mëdhenj, kuti me qëndisma, enë guzhine... Moza ka edhe një biçikletë, ka edhe makinë të vogël, me të cilën i bie rreth e përqark pallatit.
Ne, të tjerat, jo se nuk kemi lodra, kemi, po nuk kemi aq shume dhe s'janë aq të bukura si na duken ato të Mozës.
Dhe, të themi të drejtën, lodrat e Mozës na prishin gjithmonë mëndjen, sepse në të vërtetë nuk na pëlqente Moza llasticë, por lodrat dhe sendet e saj na tëhiqnin.
Gjithmonë ndodhte kështu: Mozën e merrte mami ose gjyshja dhe e fuste brënda në shtëpi, ne ktheheshim të mërzitura dhe vazhdonim lojën. Na vinte inat që gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin kurrë të drejtë. Vetëm Sava thoshte e zemëruar:
-Do ta shohë ajo, do ta shohë! Llastica!
Po nuk kalonte shumë dhe Moza zbriste prapë ne oborr me ndonjë kukull të madhe në duar ose me makinën që ia mbante gjyshja. Ah, sa të bukura na dukeshin ato! Në fillim ne bënim sikur nuk e shikonim, po dalëngadalë na ikte inati, dhe duke parë lodrat e Mozës, harronim lojën. E para e linte lojën Eva. Ajo thoshte :
-Unë nuk loz më, se u lodha.
Dilte nga loja dhe pas pak i afrohej Mozës. Moza ia jepte menjëherë kukullën ose çdo gjë tjetër që kishte në dorë dhe, si për inat, shikonte nga ne. Ne të tjerat, tani nuk kishim më mëndjen tek loja dhe një nga nje largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte Edita ... dhe mbeteshim vetëm unë dhe Sava. Ne të dyjave, jo se nuk na pelqenin lodrat e Mozës, na pelqenin shumë, po se si na vinte, ashtu. Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, në vend që të vinte ajo tek ne, venim ne tek ajo. A ishte e drejtë kjo? Nuk ishte hiç e drejtë, po hajde t'ua mbushje mendjën Evës, Klarës, Editës, Tinës. Ato zemëroheshin kur Moza na prishte lojën, po kur dilte në oborr me lodrat e saj, e harronin shpejt zemërimin dhe i afroheshin e loznin sikur nuk kishte ndodhur asnjë.
Ah, sikur ta dini sa nxehesha unë e Sava, sidomos Sava. Ta shikonit Savën si behej. Donte të shkonte t'u prishte lojën, t'i shante, biles nganjëherë i hipte ne kokë t'i rrihte. Po une s'e lija.
-Hajde ikim, - i thosha, - Punë e madhe!
Ah, çfare dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa të na prishte lojën, e t'u merrte mëndjen atyre "budallaqeve" dhe pastaj e dinte vetë ajo. Sepse gjithnjë ndodhte kështu: Ua linte pak lodrën në dorë dhe ua merrte. U thoshte : "Mjaft tani, se më flet mami!"
I mbante sa i mbante, pastaj i dëbonte. Po i dëbonte!
U thoshte :"Ikni, tani se nuk loz më!, Ikni se do loz vetë!, Ikni se u mërzita!"
Kështu na kishte dëbuar njëherë edhe mua me Savën dhe ne që atë ditë nuk shkelnim më në shtëpinë e saj. Pse, ç'ishim ne, shërbëtoret e Mozës?!
Po hajde t'ua mbushje mendjen të gjitha shoqeve të pallatit, që i venin Mozës. Ato kujtonin se ne e kishim inat kot Mozën, sikur ia kishim zili lodrat.
Po ne nuk na bëhej vonë.
Kaloi kështu një javë, një muaj, dy, kur një ditë Klara na u zemërua aq keq me Mozën, se s'duronte ta shihte me sy. I kishte mbajtur bukën e lyer me gjalp, kurse, Moza kishte bredhur me biçikletë dhe pastaj i kishte thënë:
"Pse ma ke lëpire gjalpin?"
Një ditë tjeter iku dhe Tina nga Moza. Ikën me rradhë dhe të tjerat. E fundit iku Eva. Të gjitha nuk i flitnin më Mozës. Ajo ishte llasticë, qe s'i gjëndej shoqja!
Kështu, Moza mbeti vetëm, pa shoqe. Ta shikoje kur zbriste shkallët e dilte në oborr; ngarkohej me gjithë ato lodrat, merrte edhe biçikletën dhe makinën e vogël, por asnjë nuk i afrohej. Ne as e shihnim, as i flitnim, por vazhdonim lojën. Asaj i vinte plasje.
Në fillim priste t'i shkonte ndonje nga ne. Por, kur pa që asnje nuk i vajti, zuri të na thërriste me emër:
-Eva do të lozësh? Na.
Zbriste nga biçikleta dhe priste t'i shkonte Eva por ajo nuk luante nga vëndi, biles edhe kur i prishej mendja, Sava e shikonte me inat dhe Eva nuk guxonte.
Erdhi një ditë që Moza mbeti pa shoqe fare. Lozte me Blertën, që ju s'e njihni, me një vajze të vogël, që s'ka mësuar akoma të flasë. Ne kjo na gëzonte.
Por Moza u mërzit shumë dhe si duket u tha mami dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
-Vajza, pse s'lozni me Mozën?
Ne nuk folëm njëherë, por Sava, që është brisk nga goja, i tha:
-Moza është llasticë!
-I marrsh të keqen Mozës, - u degjua zëri i gjyshes nga dritarja, - llasticë je vetë!
Mami i Mozës u zemërua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli më. Mori Mozën dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte që Moza të ishte llasticë.
Tani Moza rri fare vetëm. Nuk i zbret më lodrat. Na shikon ne që lozim dhe as na flet, as na nget.
Herën e fundit ndodhi kështu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut në mes Moza dhe deshi të hidhej. Sava, që rretullonte një anë të litarit, sapo e pa, ndaloi lojën. Anën tjetër të litarit e mbante Eva.
-Tunde Eva! - tha me gjysëm zeri Moza.
Por edhe Eva e lëshoi litarin.
-Ti je llasticë! - tha një nga ne.
Padashur ne u grumbulluam dhe e vumë Mozen në mes. Ajo mbante kokën ngritur, po sytë i kishte ulur poshtë.
-Ti nuk je shoqja jonë, - tha Sava. - ti ke shoqe vetëm veten.
Ajo uli menjëherë kokën.
-Llasticë! - thirri Eva
-Llasticë! - thirrëm edhe ne të tjerat.
Moza mbuloi me duar fytyrën dhe menjëherë ia plasi të qarit. Ne nuk folëm fare, as unë, as Sava, asnjë. Ajo qante pa zë, por i gjithë trupi i dridhej. Ne kishim bërë një rreth përqark saj.
-Hajde vajza vazhdojmë lojën! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpërndamë dhe, kur filluam të lëviznim litarin, ajo iku me vrap për në shtëpi.
Qysh atë ditë, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bërë llasticë dhe llasticat nuk kanë shoqe.
Ajo vërtetë kishte shumë lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me të cilat rri dhe loz gjithë ditën. Ajo nuk ishte e gëzuar si vajzat e tjera të pallatit tonë.
Nje ditë ajo po zbriste shkallët e pallatit. Dalëngadalë ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti :
-A të loz edhe unë?
Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pamë sytë me lotë të Mozës.
-Mirë, - tha Sava.
Ajo e gëzuar u fut në lojë, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thërrisnim më llasticë.
Bretkosa sa një ve, pa një ka sa një deve, dhe nakari nuk e la, desh të trashet sa një ka. Kur vu këtë gjë ndër mend, vajti e u shtri në një vend, duke ngrënë e duke pirë, që të fryhet sa më mirë.
-Shihni, shihni sa u rrita!-, thërrit e thoshte përditë. -Mos u mburr e mos u mbaj-, i thoshin shoqet e saj. -Shihni, nuk jam sa demi- -Jo!, -Shikoni. - Jo, të themi. - Pa shikoni këtë bark, si të kaut. - Jo, je larg!
-Bretkosa nga marazi, u fry, u fry gjersa plasi. Shumë njerëz në këtë botë, thonë se janë të zotë; si ata që kanë dhe ata që s’kanë, pandehnë çoç janë. Si bretkosa mendohen, mburren e lëvdohen.
Tregojnë se një maçok, ish i fortë sa s’kish shok; kur dilte të gjahonte, asnjë mi nuk i shpëtonte. Minjtë e gjorë desh u shuan, ca pak që shpëtuan, në vrimë rrinë tërë, nga frika se mos i zërë, maçoku përgjon nat’e ditë, po s’dalën nga vrima minjtë.
Rrinë në një prag, po për këtë shkak, maçoku në mëngjes, shtiret sikur vdes, dhe në një litar, nga këmbët u var; as tundet, as flet, minjtë, me të parë, pandehnë vërtet, se maçoknë e kanë vrarë. Në dhomë guxojnë, qasen me ngadalë; nga gazi këndojnë, dhe kërcejnë valle, i vdekuri qeshi, dhe ra nga litari, zuri minj sa deshi. Ata që shpëtuan, me vrap u larguan.“Tekdo që të veni”, thosh maçoku me vete, “shpëtim nuk keni, se di marifete, di të them të rreme, di të bëj llagëme”. Maçoku një të diel, u lye me miell. Minjtë, këtë dhunë, nuk e kuptuan, dhe iu afruan. Një nga një u zunë. Një mi plak me mend, i ditur e i vuar, s’u qas në atë vend:“Të kam kuptuar, dhe miell në ke, s’të bie në duar, se të di kush je, sot s’më gënjen dot, s’më , dhe thes me miell të jesh, nuk qasem, mos ki shpresë”, tha miu dhe iku. Armikut kush s’i zërë besë, shpëton nga rreziku.
Mesa duket zhveshjet e fatlumes Rihanna e kanë marrë shpërblimin e merituar, e cila pasi u shpall ikona e modës për 2014-ën, rrëmbeu edhe titullin si ëndrra erotike e meshkujve.
E!Online ka njoftuar se do të jetë pikërisht ajo që do të kurorëzohet si femra më e dëshiruar e Guys’ Choice Awards, që do ndahen më 7 Qeshor në Kaliforni.
Me siguri ky çmim nuk e ka surprizuar RiRi-n që nuk lë rast pa treguar format e saj të mrekullueshme trupore. Ndërsa për publikun, suprizë do të jetë fustani që do të zgjedhë kësaj here këngëtarja 26-vjeçare nga Barbados
Austria është bërë vendi pararojë i lobimit në vendet e tjera të Bashkimit Europian për sa i përket dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Pas Konferencës së Vjenës për Zgjerimin e Bashkimit Europian, ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, u ka nisur një letër homologëve të 28 vendeve të unionit, baroneshës Catherine Ashton dhe ministrit të Jashtëm grek, Evangjeloz Venizelos në të cilën kërkon mbi bazën e argumenteve dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Deri dje, letrës i janë përgjigjur pozitivisht 16 vende, duke përfshirë Italinë, Kroacinë, Slloveninë, Sllovakinë, Rumaninë, Bullgarinë, Poloninë, Hungarinë, Suedinë, Qipron, Estoninë, Irlandën, Letoninë, Lituaninë dhe Maltën. Shumë shpejt vende të tjera pritet t’i bashkohen kësaj nisme, por ende nuk ka një përgjigje nga pesë vendet skeptike, Britania e Madhe, Franca, Danimarka, Gjermania dhe Holanda. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, shprehu në rrjetet sociale edhe falenderimin e tij për mbështetjen që këto vende europaine po i japin Shqipërisë në procesin e kandidimit në Bashkimin Europian.
Letra e plotë
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përpara në mënyrë të konsiderueshme drejt rrugës së Bashkimit Europian, gjë e cila është konfirmuar në tetorin e vitit 2013 nga Komisioni Europian në opinionin për dhënien e statusit.
Dhjetorin e kaluar, Këshilli mirëpriti aksionet e mëtejshme të marra nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkushtimin e qeverisë së re dhe përgëzoi masat e intensifikuara në këto fusha. Tashmë, përkushtimi dhe progresi i Shqipërisë, siç u nënvijëzua në raportin e Komisionit në qershor të 2014-s, meriton në mënyrë të qartë më shumë njohje nga Bashkimi Europian. Shqipëria ka përmbushur në mënyrë bindëse kushtet që BE i ka kërkuar. Gjatë muajve të fundit, Shqipëria ka forcuar përpjekjet në fushën e sundimit të ligjit. Në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Shqipëria ka treguar vullnet politik të vazhdueshëm për të vepruar në mënyrë të vendosur. Janë për t’u përmendur disa shembuj: Baza ligjore dhe institucionale e antikorrupsionit është forcuar. Agjencitë ligjzbatuese kanë intensifikuar aktivitetin e tyre. Policia ka ndërmarrë një sërë aksionesh kundër veprimtarive kriminale, duke përfshirë dhe trafikimin e drogës. Bashkëpunimi ndërkombëtar është rritur. Vendi ka treguar përkushtim dhe për sa i përket reformës në drejtësi dhe ka nisur punën me Komisionin e Venecias për të rritur pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizimin te gjyqësori. Duke pritur Këshillin e qershorit dhe mbledhjen e ministrave të Këshillit të Europës, ne përsërisim mbështetjen tonë në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Kjo mund ta inkurajojë Shqipërinë të vazhdojë rrugën e reformave dhe të ruajë vazhdimësinë. Kjo mund të ketë potencialin e sinjalizimit të qeverisë së mëparshme, që themelet e reformave që ata kanë hedhur janë njohur, duke lehtësuar në këtë mënyrë themelimin e një kulture politike më përfshirëse. Procesi i zgjerimit është kërkues, me rregulla strikte. Është e rëndësishme që të tregohet se në momentin që kushtet janë përmbushur, BE është gati ta shpërblejë progresin e arritur, kjo e ndihmon vendin në rrugën drejt anëtarësimit. Marrja e statusit të vendit kandidat do t’i dërgojë një mesazh të rëndësishëm dhe të fortë vendeve të rajonit dhe do të forcojë stabilitetin dhe transformimin e procesit të zgjerimit, një proces nga i cili përfitojnë të dyja, Bashkimi Europian dhe qytetarët e vendeve pjesë e procesit.
Etapat
Kandidat potencial
Është statusi që mban aktualisht Shqipëria në marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe që konsiderohet një nga stadet më të ulët në proces
Statusi kandidat
Është një etapë, të cilën Shqipëria ka pesë vite që e kërkon në “dyert” e BE-së dhe është refuzuar tre herë. Ndërsa në dhjetor, vendimi u shty
Hapja e negociatave
Është faza e ardhshme në të cilën duhet të kalojë Shqipëria për të mbërritur sa më pranë anëtarësimit të plotë në BE. Serbia i hapi negociatat këtë janar.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selanik të Greqisë. Një 31-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën si pasojë e një konflikti mes një tjetër personi po nga Shqipëria, për shkaqe ende të panjohura.
Gjatë zënkës njëri prej tyre ka qëlluar me thikë 31-vjeçarin dhe më pas është larguar. Kalimtarët e rastit kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët e dërguan të riun menjëherë në spital.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 31-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.
Aktualisht policia po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorin e këtij krimi të rëndë.
Vera ka mbërritur dhe momenti për të shkuar në plazh është fare pranë. Pyetja që del në mënyrë të natyrshme është: çfarë të veshësh? Cilat janë rroba e banjës më në modë?
Për të zbuluar këtë mjafton të shohësh yjet. Janë pikërisht ato që përcaktojnë tendencat e verës.
Nga bikinit retro deri tek kostumet cut out (trupor), ja cilat janë 8 tendecat për tu kopjuar!
Të keni një TV në dhomën e gjumit mund të bëjë më pikante jetën seksuale. Në mesatare, kush ka pajisjen elektroshtëpiake aty ku fle, bën seks dyfish në krahasim me ata që nuk e kanë një "komoditet" të tillë. Këtë ka nxjerrë si rezultat një sondazh i kryer nga " VoucherCodesPro.co.uk"
Pjesëmarrësve të këtij kërkimi u është kërkuar nëse kishin televizor në dhomën e gjumit dhe sa herë në javë kishin raporte seksuale me partnerin. Rezultatet e mbledhura kanë treguar se kush kishte TV-në aty ku flinte, bënte dy herë seks në javë, kurse kush nuk kishte kufizohej vetëm në një herë.
Kjo shpjegohet me faktin e shikimit të filmave dhe programeve erotike sëbashku, në 37% të rasteve. Gjithashtu, 32% kanë deklaruar se bëjnë seks edhe pa humbur emisionet e preferuara, kurse pjesa tjetër argëtohen me njëri-tjetrin, kur kuptojnë se ajo që po ndjekin në TV është shumë e mërzitshme.
Poroshenko arrin me veturë tek Rada, Parlamenti ukrainas. Teksa ecte në qilimin e kuq, një ushtar rrëzohet dhe për pak sa nuk alivanoset pa ndjenja.
Askush nuk i doli në ndihmë, por një oficeri e largon nga aty.
Kjo ngjarje mbahet për të nëntin vit me radhë, ndërsa thuhet se ka për qëllim vetëdijesimin për ambient.
Organizatori Sean Fitton thotë se këtë vit ishin 200 pjesëmarrës, raporton Mirror, transmeton Telegrafi. Dhe, për këtë ai ndihet i lumtur.
Inspektori policor Phil Spurgeon thotë se gjithçka është nën vëzhgimin e policisë, por nuk pret probleme.
“Lakuriqësia nuk është shkelje”, thotë ai
Grupi prej katër personash që udhëtuan për peshkim në akujt e ngrirë të Siberisë, u bllokuan prej muajsh për shkak të motit të keq, dhe vendosën të hanë shokun e tyre të ngrirë, Andrei Korochkin- 44 vjeç.
Peshkatarët të cilët hëngrën shokun e tyre, ndërsa qëndronin të bllokuar në Siberi, pranuan se nuk ishin as të uritur.
Abdullaev Gorulenko , i tha policisë ruse: "Ai vdiq vetë. Nga i ftohti, ngriu deri në vdekje, vetëm pas kësaj ne filluam ta hanim atë”.
Ndërkohë, i ndodhur në gjykim ai u shpreh se nuk ishte as i uritur kur e ka kryer këtë veprim barbar, por kishte një arsye tjetër.
"Unë nuk e hëngra sepse pata uri, kam pasur një arsye tjetër", theksoi ai, duke mos e dhënë arsyen që pretendonte.
Të dy janë akuzuar se e kanë rrahur personin, pastaj e kanë vrarë dhe e kanë gatuar atë. Pavarësisht thirrjeve për një gjykim të drejtë nga familja Korochkin, Gorulenko pati një dënim pagese për vrasjen, por më vonë u dënua për shkaktimin e lëndimeve trupore duke u dënuar tre vjet në burg.
Duket se Abduallev është trajtuar si një dëshmitar dhe jo fajtor.
Ndërkohë, një njeri i katërt Vladimir Komarov, pjesëmarrës në udhëtim, ende mungon dhe mendohet të jetë i vdekur.
Disa thonë se programi “Big Brother” ka shkuar shumë larg me historitë e dashurive dhe të seksit brenda në shtëpi.
Por fituesja e këtij viti, Nevila Omeri, 20- vjeçarja e rritur në fshatin SOS, tha se ajo është e virgjër, madje shkoi më larg, kur tha se virgjërinë e ka të shenjtë, pasi ajo vlen më shumë se 100 milionë lekët.
Për shumë media, kjo deklaratë është interesante pasi bëhet nga një vajzë e rritur pa familje.
“Natyrisht që po, është një vlerë. Unë personalisht virgjërinë e ruaj si diçka të shtrenjtë dhe të shenjtë për veten time. Ajo s’mund t’i dhurohet kujtdo. Do të vazhdoj ta ruaj këtë aset personal deri sa të gjej njeriun e duhur, me të cilin do të krijoj familjen time, tha Nevila .
“Femra e cila nuk mban parfum nuk ka të ardhme”, ka thënë Coco Channel. Nëse ende nuk e keni zgjedhur aromën tuaj është koha ta bëni këtë gjë, dhe ja se si.
Para se të filloni ta testoni parfumin, hulumtoni se çfarë nuanca të aromave dominojnë në shtëpinë tuaj. Kjo mund t’ju ndihmojë të vendosni se cilat aroma i keni më të përshtatshme dhe cilat jo.
Shmangi të merrni erë çdo parfumi, sepse do të përzihen aromat. Nëse ndodh kjo gjë duhet ta dini që aroma e kafes ndihmon të neutralizoni aromat e mëhershme dhe të vazhdoni më tej.
Kini kujdes tek emrat e parfumeve, sepse ato mund t’ua sugjerojnë karakteristikat e erës së parfumit. Nëse ju tërheq jashtëzakonisht emri, ka shumë mundësi që edhe era do t’ju tërheqë.
Nëse parfumi mban edhe nënshkrimin e një personi, atëherë ai paraqet edhe karakterin e tij. Njerëzit e zëshëm dhe shoqëror duhet të zgjedhin nuanca citrusi. Nuancat më suptile, siç janë livanda dhe vanilja, u shkojnë për shtat personave të rezervuar.
Para se ta blini, gjithsesi provojeni ekzemplarin testues. Megjithatë, nëse ka qenë dashuri në shikim të parë mos mendoni, blijeni dhe “nënshkruajuni” anembanë qytetit.
Policia e kryeqytetit do të njoftonte më 4 Shkurt të këtij viti se arrestoi në flagrancë teksa shiste tre pistoleta, Albin Mexhaj, 29-vjeçarin nga fshati Gërdec.
Ndërsa hetimet e hapura për bandën e tritolit ku bënte pjesë dhe vrasësi seriali Julian Sinanaj kanë nxjerrë se Mexhaj, i arrestuar për armbajtje pa leje, ka qenë personi që furnizonte killerin me armë dhe municione.
Nisur nga rrethanat e këtij hetimi Prokuroria për Krime të Rënda i ka komunikuar “arrestin me burg” Albin Mexhajt, në ambjentet e burgut 302 ku ky i fundit ndodhet pas arrestimit në muajin Shkurt.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për A1Report se Mexhaj i ka shitur vrasësit me pagesë Julian Sinanajt 2 pistoleta dhe një antiplumb, armatime këto të gjetura gjatë kontrollit në banesën e Sinanajt.
Hetimet kanë nxjerrë në pah se kontakti i Sinanjt me Mexhajn është bërë nëpërmjet Ndriçim Gjokonajt pasi Mexhaj dhe bashkëpunëtori i drejtësisë në hetimet mbi bandën e tritolit kishin njohje të mëparshme.
Veç akuzës për armëmbajtje pa leje, Mexhaj do të përballet dhe me akuzën e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake në bashkëpunim me Julian Sinanjt dhe Ndriçim Gjokonaj.
Masa e sigurisë për Mexhajnt është marrë në mungesë ndërsa për t’u njohur me të pritet që 29-vjeçari nga Gërdeci të dalë para gjykatës në fundjavë.
Julian Sinanaj akuzohet për disa vrasje dhe vendosje eksplozivi ndaj personave të ndryshëm, kundrejt pagesave dhe porosive të kushërinjëve Andon dhe Genis Mëhillaj nga Vlora. Nën akuzë për bandën e tritolit deri tani janë Sinanj, Gjokonaj, Karcini dhe Andon Mëhillaj ndërsa Genis Mëhillaj është ende në kërkim pasi dyshohet të jetë larguar jashtë Shqipërisë.
Një sasi prej 250 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar nga autoritetet doganore malazeze në portin jugor të Barit. Kokaina, që në fakt është sasia më e madhe që është kapur ndonjëherë nga Mali i Zi, u zbulua në një anije që transportonte banane nga Amerika e Jugut, (Ekuador) dhe që sipas mediave malazeze, kishte destinacion Shqipërinë.
Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur nën dyshemenë e një prej kontenierëve dhe ishte e ndarë në 200 pako, ndërsa vlera e lëndës narkotike nësë do të hidhej në treg arrin në 17 milionë dollar. Mediat malazeze citojnë drejtorin e përgjithshëm të doganave në Malin e Zi, Vladan Jokoviç që thotë se anëtarët e Doganës në Portin e Barit (Bar- Antivario) kanë sekuestruar sasinë rekord të kokainës në anijen e porositur nga firmat në Shqipëri
Sipas policisë, të cituar nga mediat maqedonase, ngarkesa me bananet ishte porositur nga kompania “Rrapo Company”.
A1 REPORT mëson se “Rrapo Company” rezulton në Qendrën Kombëtare të regjistrimit të Bizneseve dhe sipas të dhënave në QKR ndodhet me seli në qytetin e Fierit dhe me pronarë Dritan dhe Nezike Rrapaj.
Po ashtu mësohet se kompania që ka shitur bananet nga Ekuadori për në Shqipëri, është “Vimtcoprp”
Mali i Zi dhe vendet e tjera të Ballkanit janë një rrugë kryesore tranziti për kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore
Një arsye më shumë për të kthyer ndonjë gotë, është pikërisht shëndeti i dhëmbëve. Krahas vetive të njohura për zemrën, vera e kuqe i mbron dhëmbët nga kariet.
Ky fakt tregohet nga një studim i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Spanjolle, i botuar në revistën shkencore “Journal of Agricultural and Food Chemistry”.
“Problemet e dhëmbëve janë shumë të përhapura dhe në 60-90% të popullsisë botërore. Disa elementë që gjenden te vera e kuqe, shërbejnë si mbrojtës për zhvillimin e baktereve në dhëmbë, duke shmangur shfaqjen e karieve”, shprehet doktoresha Maria Victoria Moreno-Arribas, e cila ka analizuar ndikimin që ka vera në shëndetin e dhëmbëve.
Në të gjitha rastet e studimit u konstatua efikasiteti i verës për shkatërrimin e baktereve
BERAT- Një 54-vjeçar nga Berati ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur të mbjella 206 bimë narkotike. Pëllumb Toska kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë 206 rrënjë opiumi.
Sipas policisë, bimët narkotike të dyshuara si opium kishin lartësi 0.5 m deri 1.6 m.
Blutë e Beratit po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjera të përfshirë në këtë çështje, ndërsa materialet i kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
BARI- Një tjetër sasi e madhe lëndë narkotike, me vlerë prej 13 milionë euro me origjinë nga Shqipëria është bllokuar ditën e djeshme në Portin e Barit, pas një aksioni të përbashkët nga oficerët e Guardia di Financa dhe ato të doganave. Droga është zbuluar kur kamioni ka kaluar në skaner. Në pranga është vënë Detar Daullja 34 vjeç, me origjinë nga Berati dhe me banim në Tiranë, i cili ishte duke transportuar me kamionin e tij sasinë prej 1270 kilogramë kanabisa sativa, të ngarkuar në portin e Durrësit në Shqipëri.
Guardia di Finanza ka bërë të ditur se, ai është me precedentë penalë të më parshëm, pasi është arrestuar për trafik droge. Lënda narkotike ishte e ndarë në 1777 pako dhe ishte futur në pjesë të ndryshme të kamionit të llojit trajler.
DROGA E SEKUESTRUAR
Mëngjesin e djeshëm kamioni i nisur nga Shqipëria kishte mbërritur në portin e Barit dhe ka zbritur nga trageti. Policia ka bërë të ditur se, kishte dyshime për këtë kamion, për shkak të planifikimit të çuditshëm të udhëtimit: dokumentet e shoferit mësohet se ishin të ndryshme pasi ai duhej që të udhëtonte drejt Italisë me një tjetër traget, që siç duket e kishte ndërruar në momentin e fundit. Pikërisht për këtë arsye ata e kanë futur kamionin në skaner. Këtu doganierët kanë vënë re deformime të ndryshme në rimorkion e kamionit, në sistemin e ajrit si dhe kanë parë materiale të dyshimta në të.
Atëherë ata kanë bërë bllokimin e tij, në pjesën e brendshme të portit. Ndërkaq që menjëherë është shoqëruar edhe shoferi shqiptar i kamionit. Pas kontrollit të imtësishëm, oficerët e Doganës dhe të Guardia di Financës janë habitur: 1777 pako të mbushura me kanabis sativa me peshë të përgjithshme prej 1.270 kilogramësh dhe që pasi të shitej në treg, të ardhurat do të ishin më shumë se 13 milionë euro.
ARRESTOHET SHOFERI
Pas gjetjes së lëndës narkotike, menjëherë është vënë në pranga shoferi i komionit, shqiptari 34-vjeçar, Detar Daullja. Policia italiane ka bërë të ditur se, me bllokimin e kësaj lënde narkotike ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike në Itali. Gjatë këtyre muajve janë kapur rreth 5 tonë drogë me origjinë nga Shqipëria, gjatë disa aksioneve të organizuara në tokë dhe det. Pak ditë më parë u kap një peshkarexhë italiane që po transportonte më shumë se, 1400 kilogramë kanabis sativa, që e kishte marrë në Shqipëri. Ndërkaq një dërgesë tjetër u kap në zonën e Fiumiçinos, por në Itali. - See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/bari-kapen-1-3-ton-drog--nisur-nga-durr-si-ja-emri-i-shoferit-217524.html#sthash.mWi94nY9.dpuf
69-vjeçari Doksan Dushku, i cili akuzohet për vrasjen e vajzës së tij ka treguar para gjykatës historinë që çoi në ekzekutimin e 21-vjeçares me tetë plumba automatiku.
Në sallën e gjyqit, 69-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme për ngjarjen, duke mjaftuar me pranimin e fajësisë. Ai shfaqi shenjat e një personi të rënduar në aspektin psikologjik, pasi nuk arriti t’i përgjigjej gjyqtarit, Fran Pendi edhe për gjeneralitetet e tij.
Prokurori Behar Dibra, lexoi kronologjinë e ngjarjes, referuar dëshmisë së të dyshuarit vrasës dhe dy djemve të tij të dhënë në polici. Prokurori tha se gjithçka kishte nisur 10 ditë më parë, ku Doksan Dushku kishte vërejt ndryshime fizike te vajza e tij 21-vjeçare Fatmira.
Ai së bashku me dy djemtë e tij dhe nipat, mësohet se ishin mbledhur duke kërkuar nga vajza të tregonte se kush ishte babai i foshnjës që rritej në barkun e saj. Sipas akuzës, vajza nuk ka pranuar të tregoj të dashurin, gjë e cila ka sjellë irritimin e 69-vjeçarit.
Pasi dy djemtë kishin rënë në gjumë, Doksani ka marrë automatikun dhe në prag të derës ka shkrepur duke ekzekutuar me 8 plumba vajzën e tij.
69-vjeçari ka rrëfyer para prokurorëve se edhe varrimi i vajzës dhe përhapja e lajmit për vdekje aksidentale të saj ishte bërë për shkak të frikës nga trupi në fshat. Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjes së testit të ADN-së, që pritet të hedhë dritë mbi atësinë e fëmijës së të ndjerës.
Avokati i caktuar nga gjykata, Arben Peci kërkoi një masë më të butë për shkak të moshës duke u kërkuar kryerjen e një ekspertimi psikik, pasi vrasjen e ka kryer në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. Gjyqtari pasi dëgjoi palët vendosi të izoloi në qeli 69-vjeçarin duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Doksani rrezikon 35 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.
Këtë vit futbollistët pritet të mos kenë ankesa për topin që do të përdoret në botëror. Brazuca ka dhënë rezultate pozitive gjatë testimeve të kryera.
Kërkuesit kanë përdorur galeritë e ajrit dhe robotë duke krahasuar me prodhimet e mëparshme dhe Brazuca dha rezultate më të kënaqshme se topi i përdorur në Botërorin 2010. Jabulani pati shumë kritika pasi merrte një trajektore të çuditshme.
Brazuca është i përbërë nga 6 panele, ndërsa shpejtësia e tij mesatare është 20 metra për sekondë.Testet kryesore me futbollistët janë krye në 10 vende të ndryshme ku u përshinë rreth 600 lojtarë mes tyre Leo Messi, Iker Casillas apo Bastian Schweinsteiger.
Pesha e tij është 437 gramë dhe perimetri 69 centimetra. Mbetet të themi, të fitojë më i miri.
Kapen me celularë ndezur. Nikolla: Ndryshimi është i mundur. Rama, përgëzon
Provimi i parë, i detyruar i Maturës Shtetërore, ai i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, është zhvilluar normalisht, pavarësisht se 13 nxënës u përjashtuan nga testimi, si pasojë e celularëve të ndezur. Referuar një prej pikave të rregullores së Maturës Shtetërore, nxënësit, të cilët kapen me kopje, me celularë ndezur, jo vetëm që duhet të ndërpresin provimin në mënyrë urgjente, por edhe duhet të përjashtohen nga mundësia e zhvillimit të testeve të tjera, si një formë, që do të ndikojë në mendësinë e nxënësve, për të respektuar rregullat dhe jo për t’i shkelur ato. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pohoi se provimi i dy ditëve më parë, shënoi një standard të ri në mënyrën e administrimit të tij, përtej nxjerrjes jashtë të disa maturantëve. Madje, sipas saj, një vendim i tillë, përforcon edhe më shumë idenë, se më në fund, pas kaq vitesh, po merren masa ndëshkuese ndaj shkelësve të rregullores së këtij procesi, siç nuk ka ndodhur më parë. Ndër të tjera, ajo theksoi se vlerësimi i provimit të parë të maturës shtetërore do të nisë më datë 2 qershor. Lidhur me mbarëvajtjen e testit të letërsisë, në rrjetin e tij social “Facebook”, reagoi edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili përgëzoi dhe falënderoi ministren dhe zëvendësministren e Arsimit, për punën e deritanishme, që sipas tij arritën të ndryshonin faqen e maturës shtetërore.
Nikolla
“Dje u shënua një standard i ri administrimi. U administruan mirë edhe zonat problematike. Në provim, 13 nxënës u kapën me celularë dhe u nxorën nga salla e provimit. Masa do të merren edhe për nxënësit, që hyjnë në provim me dokumente false. Sot dua të falënderoj të gjithë ata që nga i gjithë vendi kanë përshëndetur këtë standard kthesë, duke shprehur se skema e administrimit dhe realizimit të këtij procesi të sigurt nuk është meritë personale, por e një pune dhe përgjegjësie në skuadër”, tha Nikolla. Ministrja e Arsimit citoi edhe mesazhin e marrë nga një prej administratorëve të zonave më të “nxehta” në vend, i cili shkruante: “Nuk kisha besim se kësaj here do të bëhej ndryshimi e ndaj erdha plot mosbesim në provim. Erdha sepse doja ta shihja me sytë e mi. Ju kërkoj ndjesë për mosbesimin. Tani kuptova që ndryshimi është i mundur dhe atje ku duket i pamundur”. Ky, por edhe qëndrime të tjera pozitive, sipas ministres së Arsimit, janë arsyeja pse beson që ky provim, si asnjëherë tjetër, mundësoi një standard të unifikuar, kudo, në të gjithë vendin. “E thënë qartë, treguam se, po, është i mundur ky ndryshim aty ku bindja është e thellë, se detyra parësore e institucioneve është jetësimi i proceseve që ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë. E vyer ishte ndihma e shumë aktorëve të cilët me mbështetjen e tyre mundësuan mbarëvajtjen e procesit”,
Rama
Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, dhe të zëvendësministres, Nora Malaj, për sa i përket Maturës Shtetërore. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se puna e tyre së bashku me koordinatorët në terren i ndryshuan faqen Maturës Shtetërore. “Krenar për Lindita Nikollën, Nora Malajn e ndihmësit e tyre, që së bashku me administratorët në terren i ndërruan faqen Maturës Shtetërore”, shkruan Kryeministri Rama. Në një tjetër status, disa minuta më vonë, Kryeministri shkruan: “Ministria e Arsimit në rrugën e sigurt të një historie të gjithanshme suksesi falë lidershipit vullnetfortë e dialogues të Lindita Nikollës”.
Policia ka zbardhur fakte të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Fushë Kuqe të Kurbinit, ku nëna vrau vajzën e saj 15 vjeçe dhe më pas veten. Sipas analizave të bëra në Tiranë një javë pas vrasjes, ka rezultuar se vajza s’ka pasur marrëdhënie intime me asnjë person. Pas analizave të ADN-së është rrëzuar poshtë teoria se nna mund ta kishte vrarë vajzën, pasi ajo kishte një lidhje dashurie më njw person.
Është bërë e ditur gjithashtu se ditën kur ka ndodhur ngjarja, ka rezultuar se nënë e bijë kanë qenë me njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës. Që në orën 09:00 të mëngjesit ata kanë shkuar bashkë për të dërguar bagëtitë në fushë, dhe më pas janë kthyer në një market afër shtëpisë për të blerë.
Krahas dëshmive të familjarëve dhe fqinjëve të familjes Keçi, policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të marketit të cilat kanë faktuar se nënë e bijë kanë qenë bashkë duke blerë dhe më pas i janë drejtuar shtëpisë së tyre.
Gjithashtu është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur 50 metra larg kasolles, ku fillimisht u deklarua se vajza mund të ketë qenë më një person tjetër.
Duke, iu referuar këtyre fakteve dhe provave të gjetura, policia e Kurbinit e ka hedhur poshtë faktin që vajza ka qenë më një person tjetër.
Nga ana tjetër është bërë e ditur se 15-vjeçarja ka munguar në shkollë ditën kur ndodhi ngjarja, pasi në drekë kishin planifikuar për të shkuar në festë bashkë me familjen tek një i afërm i tyre në Shkodër.
Mister mbeten ende motivet që e detyruan 40-vjeçaren Mimoza Keçi që të vrasë vajzën e saj 15-vjeçare dhe më pas veten.
Por, nga deklarimet e familjarëve policia ka bërë të ditur se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të depresionit që kë patur gruaja. Kohet e fundit Mimoza Keçi kishte shfaqur shenja mërzie për shkak të emigrimit të djalit të saj në SHBA.
Pasditen e së dielës, një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me breshëri automatiku në rrugën “Riza Cerova”.
Mësohet se viktima është qëlluar në momentin që po hipte në makinë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve të krimit.
Bëhet e ditur se viktima është shtetasi Viktor Skeja, 45 vjeç.
Viktima pati pësuar një atentat disa kohë më parë.
Beteja me drogën RENEA dhe FNSH-ja hyjnë në Progonat, pranga ‘rojeve’ të kanabisit
Tepelenë-Dropull-Bari; ky është trekëndëshi i 24 orëve ku luftohet me drogën, poseduesit, fenomenin dhe deklaratat. Ndërsa një mori policishë kanë rrethuar zonën ku u qëlluan 24 orë më parë me breshëri kallashnikovi ndaj efektivëve të Tepelenës, Saimir Tahiri, në cilësinë e kreut të dikasterit blu, lëshon deklaratën e fortë nga Dropulli, se do të ndërhyhet në çdo zonë, ku ndërkombëtarët do të fiksojnë dhe raportojnë kultivim lëndësh narkotike. Madje, ministri saktëson se ndërhyrjet do të jenë me çdo lloj çmimi, pavarësisht se prej 23 vitesh në Lazarat nuk u ndërhy asnjëherë.
Mirëpo, ndërsa, nga Gjirokastra vijnë edhe arrestimet e para për incidentin e frikshëm që u regjistrua përgjatë të premtes, nga Bari i Italisë, Guardia di Financa tregon pamjet ekskluzive të sekuestrimit të një sasie mbi një ton të një lënde narkotike që udhëtonte në drejtim të tokës së tyre. Sekuestrimi i sasive të tilla, tashmë, nuk përbën më asnjë habi as për oficerët e tyre dhe as për homologët shqiptar, por përgjatë hetimeve të rrugës që ka përshkuar mjeti, tip trajler, ata tregojnë se mjeti ka kaluar i ngarkuar me sasinë e lëndës në portin me të madh dhe më të vëzhguar të vendit, atë të Durrësit. Në Itali është prangosur drejtuesi i trajlerit transportues të sasisë prej 1270 kg të lëndës kanabis sativa, i cili mësohet se është një 34 vjeçar nga Berati. Policia vendase mban sekret emrin e shoferit të arrestuar, ndërkohë mësohet se po vijojnë hetimet për të zbuluar destinacionin e mallit dhe grupin për të cilin ishte nisur sasia e drogës nga Shqipëria.
Sekuestrimi në Bari
Rreth 1270 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar ditën e djeshme në Itali, si dhe është arrestuar një shtetas shqiptar. Kështu raportojnë mediet vendase për aksionin e policisë së tyre në portin e Barit. Sipas tyre droga që vinte nga Shqipëria, e nisur nga Durrësi, ishte fshehur në një kamion. Aksioni i “Guardia di Finanza” në Bari, ka mundur të sekuestrojë lëndën narkotike gjatë një kontrolli të ushtruar në port. Gjatë kontrollit të mjeteve që kishin mbërritur në port, u gjet droga e fshehur në kamion, e cila ishte paketuar në 1177 pako.
Ndërkaq në pranga është vendosur një shqiptar 34 vjeç, lindur në Berat e banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjet. Hetuesit patën dyshime lidhur me mënyrën e çuditshme të planifikimit të udhëtimit, nisur edhe nga mënyra e ndryshme e mjetit të përdorur për transport, duke bërë kështu një inspektim të plotë të automjetit, me ndihmën e rrezeve ‘X’. Në sajë të kontrollit u zbulua lënda narkotike, duke shmangur kalimin e drogës në tregun klandestin, shitja e së cilës llogaritet sipas tyre, të kapte shifrën 13 milionë euro. 34-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës, dhe është dërguar në burgun e Barit, ndërsa mjeti i përdorur për transportin e kanabisit është konfiskuar.
Prangosen ‘rojet’ e drogës
Në ndihmë të policisë së Gjirokastrës, për të bërë të mundur hyrjen në fshatin Gusmar, kanë shkuar RENEA dhe FNSH-ja. Edhe pse dy ditë më parë u tha se personat e armatosur kanë qëlluar në ajër, në komunikatën e djeshme, lëshuar nga policia e Gjirokastrës, bëhet me dije se dy prej 8 të arrestuarve akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë. Ata janë të rinj, njëri 23 dhe tjetri 22 vjeç dhe që të dy janë nga fshati Progonat. Në arrestimin e djeshëm, në grupin prej tetë personave, pasi dy të tjerë janë shpallur në kërkim, bie në sy prania e tre veriorëve, të cilët sipas deklaratës së policisë janë pjesë e planit për të bllokuar rrugën policisë dhe për të dëmtuar mjetet e efektivëve që të mos hynin në zonë.
Referuar të dhënave që vijnë nga kjo polici bëhet me dije se operacioni u zhvillua “në zonën e ish minierës së Fosforit, në fshatin Gusmar, të Kurveleshit ku u shkatërrua një serë me 3500 fidanë kanabis sativa në gota plastike, të cilat do kultivoheshin në këtë zonë, dhe ishin hapur 3500 gropa. Operacioni ka vijuar për kontrollin e plotë të gjithë zonës në komunën Kurvelesh. Një grup personash të ardhur nga zona të tjera me lidhje farefisnore në këtë komunë, dhe disa persona nga fshatrat e komunës Kurvelesh , kanë kundërshtuar me dhunë policinë e Tepelenës që po vijonte operacionin për kontrollin e territorit, ku kanë thyer me mjete të forta xhamat e njërës nga makinat e policisë.
Më pas këta persona kanë bllokuar rrugën për në hyrje të fshatit Lekdush me inerte dhe kanë qëlluar me armë efektivat e policisë që po shkonin për të hapur rrugën. Në ndihmë të efektivëve të Tepelenës kanë shkuar dhjetëra forca të Gjirokastrës, e më pas edhe RENEA, grupet të FNSH, e Delta Forcë. Si rezultat është bërë hapja e rrugës, janë kryer dhjetëra kontrolle banesash, është kryer kontroll masiv i territorit që mbulon Komuna Kurvelesh, janë sekuestruar 3 automjete me të cilat kanë lëvizur personat e armatosur, që më pas i kanë braktisur pasi të gjitha hyrje - daljet ishin të bllokuara nga policia, si dhe janë arrestuar tetë persona e janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ‘Vrasje në rrethana të cilësuara mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim:, si dhe “Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur”.
Tahiri
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përuroi postën e policisë në Dropull të Gjirokastrës ndërkohë lëshon edhe deklaratat ku premton ndërhyrje në të gjithë vendin nga ajri. Sipas tij, ndonëse ka qenë premtuar që një javë më parë nisja e fotografimit të vendit, do të jetë bashkëpunimi me ndërkombëtarët në këtë drektim që do të bëjë të mundur identifikimit të parcelave me lëndë narkotike. Hapja e postës së re të policisë iu përgjigjet shqetësimeve të vazhdueshme të komunitetit në zonat minoritare, për pasigurinë dhe rrezikun që sipas tyre, iu kanoset nga keqbërësit.
Sipas ministrit të Brendshëm “Hapja e postës së policisë në zonën e Dropullit garanton një standard të ri sigurie dhe është një shembull i bashkëpunimit me komunitetin”. Ai siguroi se edhe trupa e policisë, do të jetë në raport të drejtë me përqindjen e komunitetit minoritar në këtë zonë. Ministri i Brendshëm siguroi se shumë shpejt do të fillojë monitorimi nga ajri i territorit dhe në çdo zonë ku do evidentohet hashash, do të ndërhyjë policia. Duke komentuar ngjarjen në Progonat, Tahiri tha se ajo dëshmon që policia është në krye të detyrës dhe se do të ndërhyjë me çdo kosto në zonat ku do të evidentohen zona të mbjella me bimë narkotike. Në ceremoninë e përurimit të stacionit të ri të policisë merrnin pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, dhe deputetët Vangjel Tavo e Anastas Angjeli.