Policia e kryeqytetit do të njoftonte më 4 Shkurt të këtij viti se arrestoi në flagrancë teksa shiste tre pistoleta, Albin Mexhaj, 29-vjeçarin nga fshati Gërdec.
Ndërsa hetimet e hapura për bandën e tritolit ku bënte pjesë dhe vrasësi seriali Julian Sinanaj kanë nxjerrë se Mexhaj, i arrestuar për armbajtje pa leje, ka qenë personi që furnizonte killerin me armë dhe municione.
Nisur nga rrethanat e këtij hetimi Prokuroria për Krime të Rënda i ka komunikuar “arrestin me burg” Albin Mexhajt, në ambjentet e burgut 302 ku ky i fundit ndodhet pas arrestimit në muajin Shkurt.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për A1Report se Mexhaj i ka shitur vrasësit me pagesë Julian Sinanajt 2 pistoleta dhe një antiplumb, armatime këto të gjetura gjatë kontrollit në banesën e Sinanajt.
Hetimet kanë nxjerrë në pah se kontakti i Sinanjt me Mexhajn është bërë nëpërmjet Ndriçim Gjokonajt pasi Mexhaj dhe bashkëpunëtori i drejtësisë në hetimet mbi bandën e tritolit kishin njohje të mëparshme.
Veç akuzës për armëmbajtje pa leje, Mexhaj do të përballet dhe me akuzën e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake në bashkëpunim me Julian Sinanjt dhe Ndriçim Gjokonaj.
Masa e sigurisë për Mexhajnt është marrë në mungesë ndërsa për t’u njohur me të pritet që 29-vjeçari nga Gërdeci të dalë para gjykatës në fundjavë.
Julian Sinanaj akuzohet për disa vrasje dhe vendosje eksplozivi ndaj personave të ndryshëm, kundrejt pagesave dhe porosive të kushërinjëve Andon dhe Genis Mëhillaj nga Vlora. Nën akuzë për bandën e tritolit deri tani janë Sinanj, Gjokonaj, Karcini dhe Andon Mëhillaj ndërsa Genis Mëhillaj është ende në kërkim pasi dyshohet të jetë larguar jashtë Shqipërisë.
0 σχόλια:
Post a Comment