Flying Angel Heart

4.21.2014

39-vjeçari hidhet nga trageti i linjës Bari-Durrës

 

 

Durres-AdriaMjete të Guardia Di Finanzas, policisë kufitare dhe rojes bregdetare të Durrësit kanë vijuar deri në mbrëmje kërkimet për 39-vjeçarin Gentian Peta, i cili u hodh në det teksa trageti i Linjës Bari-Durrës po i afrohej portit të Durrësit rreth orës 9 të paradites së sotme. Ishin vetë pasagjerët që lajmëruan ekupipazhin e tragetit për rënien në det të 39-vjeçarit.

Pasagjerët e tragetit thanë se Peta kërkoi ndihmë në momentin që ra në det, por nuk ekuipazhi nuk e ndihmoi, pasi  mjetet e emergjencës ishin të gjitha jashtë funksionit.

Por kapiteni i tragetit dha një tjetër version për ngjarjen duke thënë se pasi mori vesh lajmi ndërroi menjëherë kurs dhe iu drejtua vendit ku ishte hedhur 39-vjeçari, por pa mundur të gjejnë gjurmë të tij.

Kapiteni dhe ekupiazhi i tragetit mësohet se kanë dhënë shpjegimet e nevojshme në kapitenerinë e Durrësit për ngjarjen, ndërsa policia kufitare mori në pyetje pasagjerët që panë hedhjen në det të 39-vjeçarit si dhe shoferin e autobusit me të cilin Peta ishte nisur nga Gjermania për të ardhur drejt Shqipërisë përmes imbarkimit në tragetin e linjës Bari-Durrës.

Sipas dëshmive të shoferit, Gentian Petas i kishte përfunduar leja e qëndrimit në Gjermani dhe biletën e kthimit ia kishte prerë ai vetë. Emigranti shqiptar mësohet se është baba dy fëmijëve dhe jetonte prej tre vitesh larg familjes.

0 σχόλια:

Post a Comment