Flying Angel Heart

4.26.2014

Dëshmon se ka parë avion në Bedat, shoqërohet në polici

 


 


Genti Kuqi është shoqëruar në polici Genti Kuqi, qytetari nga Lushnja, i cili deklaroi në televizion në mënyrë publike se ka parë se në Bedat është ulur një avion i vogël.image

Kuqi është shoqëruar nga forcat e policisë së komisariatit Lushnje për të dhënë detaje rreth asaj që ka parë një muaj më parë në Bedat të Lushnjës.

Ditën e djeshme, më 25 prill ai deklaroi se rreth një muaj më parë ka parë të ulet një avion në rrugën “Bedat Adriatik”, rreth orës 09:00 të mëngjesit. Genti Kuqi bën të ditur se avioni ka qëndruar rreth 30 minuta dhe më pas është ngritur sërish duke u larguar drejt bregdetit.

Ja cila ka qenë dëshmia e tij: “Po vija nga Bedati për peshkim. Këtu ishte një makinë ‘Fuoristradë’ që na bllokoi rrugën, derisa avioni u ngrit. Avioni ishte i vogël, i bardhë. Rruga u bllokua, u ngrit avioni na hapën rrugën. Unë e dija se ishte policia, ose një defekt. Thashë se avioni ra. U hap rruga, makina iku në drejtim të avionit kur u ngrit avioni, iku në bregdet.

Avioni u ul për 25-30 minuta. Banorë të tjerë e dinë. Dëshminë time do ta jap pse mos e jap. Është e vërtetë. Nuk e kam parë vetëm unë por shumë banorë të kësaj zone. Këtu ishin bllokuar më shumë se 20 persona.” deklaroi zoti Kuqi.

Çështja e avionëve u bë objekt debati në akuzën e parë nga ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami në Parlament ndaj ministres aktuale të Mbrojtjes, zonjës Kodheli. Imami akuzoi se trafiku i drogës bëhet nëpërmjet ushtrisë. Pas këtyre akuzave, në politikë shpërtheu debati ku mazhoranca hodhi poshtë çdo akuzë me pretendimin se nuk ka fakte.

0 σχόλια:

Post a Comment