Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot një arsenal armësh dhe municionesh si dhe i ka vënë prangat tre shteasve.
Operacioni i koduar “Subashi” bëri të mundur që policia në bashkëpunim me dy grupe të FNSH-së të prangosin shtetasit Oltjan dhe Ylber Imaj dhe Taulant Dauti, të cilët kishin fshehur në makinën e tyre 3 armë, 18 predha granatë-hedhëse si dhe 1500 fishekë kallashnikovi.
Burime të policisë bëjnë me dije se i është dashur 2 orë ndjekje deri në prangosjen e tre shteasve pasi ata janë përpjekur t’i shmangen policisë.
Nërkohë që, po punohet për zbardhjen e prejardhjes dhe destinacionit të këtyre armëve dhe municioneve.
0 σχόλια:
Post a Comment