Flying Angel Heart

5.18.2014

Aeroplani i zhdukur i Malajzisë, u qëllua nga amerikanët!?

 

Në kohën kur zhdukja e mistershme e fluturimit MH370 nisi të mbulohet nga harresa, del një teori e re për aeroplanin për të cilin nuk dihet gjë që prej zhdukjes nga radarët më 8 mars të këtij viti.

Pretendimet se Boeingu 777, i nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, me 239 persona në bord mund të jetë qëlluar gabimisht dhe se ky fakt të jetë fshehur nga autoritetet, përbëjnë boshtin e librit të publikuar së fundi mbi ngjarjen e çuditshme.

Të afërmit e pasagjerëve dhe anëtarë të ekuipazhit vazhdojnë të jetojnë me makthin e pyetjes: Çfarë ndodhi? Si është e mundur që pas 71 ditësh përpjekjesh globale dhe të kërkimit të pareshtur, askush sot nuk e di çfarë pësoi avioni i Malaysian Airlines.

Dhe, si të mos mjaftonte halli që kanë, tani del papritur në treg një libër i shkruar, me shpejtësi rekorde, i cili ka prekur një pikë nevralgjike për ta. Libri i titulluar “Misteri” e bën të besueshëm pretendimin se aeroplani u qëllua aksidentalisht gjatë një stërvitje të përbashkët ushtarake amerikano-tajlandeze dhe se kërkimet qëllimisht u spostuan në pjesën e gabuar të oqeanit, si pjesë e tentativave për ta mbuluar çështjen.

“Familjarët e personave në bord me të gjithë gjasat nuk do ta mësojnë kurrë të vërtetën e fatkeqësisë së fluturimit MH370”, thotë autori Nigel Cawthorne. “Asnjëherë nuk do ta dinë nëse njerëzit e tyre të dashur vdiqën pa dhimbje e pa qenë të ndërgjegjshëm për fatin e vet, apo gjetën vdekjen në një avion që rrëzohej i mbuluar nga flakët”.

Në libër Cawthorne përmend një punëtor të një platforme nafte, shumë pranë vendit ku zhvillohet stërvitja ushtarake, të thotë se ka parë një aeroplan që digjej. Faktin që në manovra kishte personel ushtarak nga disa vende të botës, ai e lidh me pretendimin tjetër se pikërisht këto shtete i kanë dërguar ekipet e kërkimit në drejtim të gabuar.

ndahe me miqët

0 σχόλια:

Post a Comment