Flying Angel Heart

5.24.2014

Nëna vret 15-vjeçaren dhe vetëvritet

 

 

Burri dhe babai - Mark Keqi, i ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike, ka deklaruar për policinë se ndodhej për peshkim në momentin e krimit dhe ishte njoftuar nga fqinjët e tij

Ekskursioni - Sipas policisë, debati është zhvilluar për një ekskursion që ishte menduar të realizohet në fund të këtij muaji, në të cilin kërkonte të shkonte edhe adoleshentja

nene e bije, mimoza dhe gesara keqi

                         Krimi në Kurbin

Gjithçka ndodhi gjatë një debati, pasi adoleshentja kërkonte të shkonte në ekskursion

Policia tha se Mimoza Keqi ka ndjekur dhe qëlluar me automatik Gesarën dhe më pas është vetëvrarë pranë saj

Debati në familje mendohet se kishte nisur që të enjten, por 15-vjeçarja kishte vijuar lutjet te nëna

Viktimat - Policia e Kurbinit tha se është njoftuar për këtë ngjarje rreth orës 13:15, kur fqinjët e familjes Keqi kanë telefonuar në sallën operative dhe kanë deklaruar se Mimoza Keqi dhe Gesara Keqi ishin gjetur të vrara me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tyre

vendi i ngjarjes kurbin
vendi i ngjarjes kurbin1

Debati mes nënës dhe vajzës së saj 15 vjeçe, e cila kërkonte të shkonte në një ekskursion me klasën, ka shkaktuar një tragjedi në Fushë-Kuqe të Kurbinit, pasi gruaja ka qëlluar të bijën me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas është vetëvrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme, kur në shtëpi mendohet se kanë qenë vetëm nënë e bijë, Mimoza dhe Gesara Keqi, ndërkohë që trupat e pajetë të tyre janë gjetur nga fqinjët, të cilët kishin dëgjuar të shtënat dhe ishin afruar për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Vrasja e dyfishtë

Policia e Kurbinit tha se është njoftuar për këtë ngjarje rreth orës 13:15, kur fqinjët e familjes Keqi kanë telefonuar në sallën operative dhe kanë deklaruar se dy persona ishin gjetur të vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar strukturat e Komisariatit të Kurbinit dhe specialistë të sektorit kundër krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Lezhës. Aty është formuar një grup hetimor dhe nga këqyrja paraprake ka rezultuar se Mimoza Keqi, 41 vjeçe, dhe vajza e saj, Gesara 15-vjeçare, ishin vrarë me automatik. Dy trupat e pajetë ndodheshin pranë njëri-tjetrit, ndërsa arma ishte ngjitur me viktimën 41-vjeçare. Duke u nisur nga kjo skenë, ekspertët kanë kryer veprimet e para hetimore, duke rindërtuar ngjarjen. Sipas tyre, nëna mendohet se ka ndjekur vajzën dhe e ka qëlluar nga një distancë e shkurtër me breshëri automatiku, kur ajo po dilte nga shtëpia. Aty, 15-vjeçarja ka mbetur e plagosur, por ka vrapuar për të dalë në oborr. Nëna e ka ndjekur dhe mendohet se e ka qëlluar sërish, duke e lënë të vdekur në vend. Vetëm pak çaste më pas, ajo mendohet se është penduar për krimin e kryer dhe në gjendje të rënduar psikologjike, e ulur pranë trupit të pajetë të së bijës, i ka drejtuar armën automatike vetes dhe është vetëvrarë me një plumb në kokë.

Grupi hetimor

Ekspertët në vendin e ngjarjes kanë vënë re se arma është përdorur nga gruaja 41-vjeçare, ndërkohë që gjatë momentit të krimit, nuk ka pasur asnjeri në shtëpi. Por, pak minuta para krimit, Mimoza Keqi mësohet se ka përdorur telefonin e saj, me të cilin ka folur me bashkëshortin, biseda me të cilin pritet të zbardhet gjatë dokumentimit të krimit të dyfishtë. Po ashtu, policia pritet të zbardhë edhe çështjen e armës së gjetur në banesë, e cila ishte pa leje.

Motivi i krimit

Ndërkohë, për të dokumentuar plotësisht këtë krim të rëndë, grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarë të viktimave dhe fqinj të tyre. Nga informacionet e mbledhura, mendohet se nënë e bijë kanë pasur një debat për çështjen e një ekskursioni. Sipas të dhënave, në shkollën që vajza ndiqte prej vitesh ishte organizuar një ekskursion, i cili pritej të realizohej në fund të këtij muaji. Megjithatë, ende nuk ishte përcaktuar nëse ekskursioni do të bëhej në Sarandë apo në Kosovë, pasi pritej të vendosej se sa nxënës do të merrnin pjesë. Në këto kushte, vajza ka kërkuar nga familja e saj që të shkonte në ekskursion. Sipas burimeve policore, kjo nuk është pritur mirë nga prindërit e saj, kështu që mendohet se mes nënës dhe vajzës ka lindur një debat i ashpër që ka pasur fund tragjik.

Debati në dy ditë

Fqinjë të familjes shprehen se debati mes nënës dhe vajzës kishte nisur që të enjten, kur vajza kishte këmbëngulur te prindërit që ta lejonin të shkonte në ekskursion. Por kjo nuk është pranuar prej tyre, kështu që diskutimi ka vijuar edhe dje paradite. Madje, Mimoza Keqi mendohet se përballë këtij diskutimi i ka telefonuar të shoqit për t’i tërhequr vëmendjen vajzës 15-vjeçare, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej, pasi ajo dhe e bija janë gjetur të vrara nga e njëjta armë zjarri.

Kryefamiljari

Grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe kreun e familjes, Mark Keqi, që sipas të dhënave ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Ky i fundit mësohet se paraprakisht ka shpjeguar për oficerin e policisë se nuk ndodhej në shtëpi në momentin e krimit të rëndë. Burimet policore thanë se Mark Keqi, 48 vjeç, ka shpjeguar se ka qenë për peshkim dhe e kishin telefonuar fqinjët, të cilët i kishin kërkuar të kthehej urgjent në shtëpi. Kur ka ardhur në shtëpi, ai ka parë shumë njerëz dhe më pas e kanë vënë në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Megjithatë, policia tha se do të presë një moment të mëvonshëm për të marrë deklaratën e 48-vjeçarit, me qëllim dokumentimin e plotë të vrasjes së dyfishtë. Ar.Bu.

Të njohurit: “Mimoza Keqi, në gjendje të rëndë psikologjike”

Familja Keqi njihej nga të gjithë si familje e qetë dhe e rregullt. Krimi i dyfishtë nuk ka tronditur vetëm të afërmit, por gjithë të njohurit, ndërkohë që të shtangur kanë mbetur edhe shokët e shoqet e 15-vjeçares, e cila nuk njihej si adoleshente problematike. Madje, edhe vëllai i saj mësohet se ka qenë i rregullt dhe aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku thuhet se ka shkuar me studime. Por ka edhe nga ata që hedhin dyshimet se kohët e fundit, Mimoza, e cila ishte autore dhe viktimë e krimit të dyfishtë, po kalonte një gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që lidhja e saj me të bijën ka qenë shumë e fortë. Pas lajmit të kobshëm për vrasjen e dyfishtë, shumë të afërm dhe të njohur kanë vizituar familjen për ngushëllime, ndërkohë që sot pritet që viktimave t’u jepet lamtumira e fundit.

0 σχόλια:

Post a Comment