Flying Angel Heart

5.25.2014

Bankat e nxjerrin valutën jashtë shtetit

 

 

Transferohen 11.5 miliardë lekë. Dy banka “eksportojnë” nga 4 miliardë lekë dhe ulin stokun e kredisë

Fitimet - Fitimi i bankave për tremujorin vazhdoi të mbetet i lartë. Sipas tabelës së publikuar nga Shoqata e Bankave, përftimi neto në total i 13 bankave është 3,374,877,207 lekë. Ndërkaq, 9 banka tregtare deklaruan rezultate fitimprurëse për vitin 2013, megjithëse u cilësua vit i vështirë financiar.

Depozitat - Depozitat për tremujorin e kaluar nuk shënuan rritje për shkak të uljes së remitancave të emigrantëve dhe të interesave të ulëta. Në mars, ato arritën në 959,287,309,488 lekë

Zamir Alushi

Ardian FullaniBanka e Shqiperise

Kur Guvernatori i BSH, Ardian Fullani, iu bëri thirrje nga Forumi Ekonomik i Vjenës bankave të huaja mëmë të filialeve të tyre në Shqipëri, që të zhbllokojnë kredidhënien, kjo u kuptua si një ftesë rutinë. Tashmë që Banka e Shqipërisë (BSH) ka publikuar të dhënat statistikore të tremujorit të parë 2014, kuptohet qartë se bankat kryesore, jo vetëm nuk po kreditojnë ekonominë, por po e çojnë valutën jashtë vendit. Në raport me fundin e vitit 2013, zhvendosjet e parasë në bankat jashtë vendit arrijnë në 11.5 miliardë lekë.

Bankat që çuan më shumë para jashtë

Rikthehet kështu dukuria e transferimit të parasë jashtë vendit nga bankat më të mëdha në vend. Sipas tabelave me të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, për tremujorin e parë, dy banka rezultojnë të kenë rritur më shumë transferimin e parave të lira në institucionet jashtë vendit, me nga rreth 4 miliardë lekë secila, ndërsa bankat e tjera kanë dërguar sasi më të vogël valute jashtë, duke preferuar tregun e letrave me vlerë brenda vendit ose fondet e investimit. Këto dy banka gjithashtu kanë ulur stokun e kredisë.

Kreditimi

Ndërkohë është ulur niveli i kreditimit të ekonomisë. Krahasuar me dhjetorin 2013, kur u shënuan 394,660.3 milionë lekë kredi totale për biznesin, gjatë këtyre tre muajve ky tregues ra në 391,461.4 milionë lekë për muajin mars. Politika shtrënguese e bankave, gjatë tremujorit të katërt, është realizuar kryesisht nëpërmjet rritjes së marzhit për kreditë me rrezik dhe rritjes së kërkesës për kolateral. Pasi qëndruan të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit 2013, standardet e kredisë dhënë bizneseve u shtrënguan në dy tremujorët pasardhës. Balanca neto e ndryshimit të standardeve shënoi vlerën -7.4%, sipas vrojtimit tremujor të kryer nga BSH. Kjo përbën një përkeqësim në krahasim me nivelin -5.1% të shënuar gjatë tremujorit të katërt të vitit paraardhës. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, standardet e kredisë mbetën të shtrënguara njësoj. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet u shtrënguan vetëm për kreditë me qëllim investimet, ndërsa u lehtësuan për kreditë me qëllim financimin e kapitalit qarkullues. Sektori më i kredituar, sipas tabelës statistikore të BSH-së, gjatë marsit ishte tregtia e cila ka marrë 132,858.2 milionë lekë, e ndjekur nga sektori i manifakturës me 57,615.0 milionë lekë. Për të kuptuar kushtet tepër të pafavorshme të kredisë, mjaftojë edhe këto konkluzione që dalin nga tabela e BSH-së: Në vend të parë qëndron overdrafti në lekë dhe në dollarë, përjashtuar kredinë në euro, ku vendin e parë e zë kredia për blerjen e pronave të patundshme dhe të dytin e zë kredia për blerje mjetesh dhe makinerish. Pra bankat krahas interesave të larta të kredive, transferojnë te klientët edhe rrezikun që paraqet kredia në valutë nga ndryshimet e koniunkturës ndërkombëtare. Dy rrugët kryesore të investimit të parave të lira kanë qenë blerja e letrave me vlerë të qeverisë dhe vendosjet e parave jashtë vendit. 13 bankat që kanë raportuar të dhënat i kanë rritur në total investimet në letrat me vlerë me 2.9 miliardë lekë, në tremujorin e parë. Madje një bankë ka preferuar që të gjithë stokun e parave të lira ta investojë në blerjen e bonove dhe të obligacioneve.

0 σχόλια:

Post a Comment