Flying Angel Heart

5.26.2014

Kukës-Kakavijë, bllokohen 50 kg hashash, 6 persona në pranga

 

 

hashash-i-kapurNjë operacion i policisë së Kukësit ka sjellë goditjen e një rrjeti trafiku në aksin Kukës-Morinë, ku u arrestuan 2 shtetas shqiptarë dhe 3 kosovarë si dhe u sekuestruan 5.5 kilogramë kanabis sativa dhe dy automjete. Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë shqiptarët Idajet Duraku dhe Abedin Taçe dhe tre kosovarët Haki Dajaku, Shaban Hoti, dhe Agim Dajaku. Lënda narkotike u gjet e fshehur në automjetin që po udhëtonin 5 personat nga Tirana drejt Kukësit, ku do të mbërrinin pastaj në Kosovë.

Ndërkohë, në një operacion tjetër, policia kufitare ka bllokuar 45 kg hashash në pikën kufitare të Kakavijës, teksa është arrestuar edhe një shtetas 27-vjeçar si transportues i lëndës narkotike.

Droga u gjet e fshehur në shasinë e automjetit “Fiat” me targa AA296IM e ndarë në 45 pako dhe në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit Ermal Ndreu 27 vjeç.

Sipas policisë, droga e blerë në Lazarat duhej të shkonte në Athinë dhe shtetasi Ndreu, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, mbahej nën vëzhgim prej kohësh.

0 σχόλια:

Post a Comment