Flying Angel Heart

5.25.2014

Greqi, Syriza fituese e zgjedhjeve

 

Greqi, Syriza fituese e zgjedhjeve

Për herë të parë në Greqi një parti e së majtës duket se do të jetë fituese e zgjedhjeve. Pas mbylljes së kutive të votimit në orën 19:00 të pasdites, ora lokale, rezultatet paraprake tregojnë se Radikalët e Majtë janë fituesit e zgjedhjeve për PE-në, pasi kryesojnë me rreth 3% të votave më shumë se konservatorët .
Kështu kompanitë e sondazheve japin për partinë Syriza 26% - 30% të votave, ndërsa për Demokracinë e Re 23% - 27%. Forca e tretë politike ashtu siç pritej dhe ekzistonte si shqetësimi i të gjithëve, duket se është Agimi i Art që përqendron nga  8% - 10% të votave dhe vjen më pas koalicioni i Ullirit, që përbëhet nga Pasok-u dhe disa parti të vogla të dala nga gjiri i tij me 7-9%.  
Për sa i përket raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, sipas kompanive të sondazheve votë për votë japin betejën e tyre për qarkun e Atikës, qarku më i madh i vendit me 3.1 milion votues, përfaqësuesja e Syriza-s dhe ai i Pasok-ut.
Ndërsa në Selanik, sipas Exit Poll-eve që u publikuan pas mbylljes së kutive, fitues për bashkinë e këtij qyteti është Janis Boutaris, që duket se ka përqendruar në raundin e dytë 58% të votave.
Pavarësisht se Radikalët e Majtë kryesojnë, rezultati konsiderohet si një fitore zgjedhore, por paralelisht edhe si një humbje politike, ose siç e quajnë analistët vendas si ‘një fitore e  Pirros’, pasi  nuk kanë mundur të përqendrojnë më shumë vota se konservatorët dhe socialistët e Pasokut së bashku, të cilët qeverisin në koalicion vendin.
Rezultatet zyrtare për zgjedhjet për PE do të publikohen rreth mesnatës, ndërsa deri në orët e para të mëngjesit të së hënës do të ketë një imazh të qartë edhe të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
26-30% Syriza
23-27% Demokracia e re
8-10% AA
7-9% Ulliri
5-7% Lumi
5-7% Partia Komuniste

0 σχόλια:

Post a Comment