Flying Angel Heart

5.25.2014

Astana, Rama firmos projektin hekurudhor

Astana, Rama firmos projektin hekurudhor

Kryeministri, i shoqëruar nga Pacolli dhe Peleshi, vizitë zyrtare në Kazakistan

Projekti

Një nga projektet më të rëndësishme të diskutuara gjatë vizitës ishte ndërtimi i një sistemi hekurudhor modern

ramam-kazakistanBashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në fushën e energjisë dhe të rezervave natyrore ka qenë në fokusin e takimeve zyrtare që Kryeministri Edi Rama pati në Astana të Kazakistanit me Presidentin Nursultan Nazarbayev dhe kreun e kësaj qeverie, Karim Massimov. Rama, në këtë vizitë dyditore shoqërohej nga zëvendëskryeministrat e Shqipërisë, Niko Peleshi dhe ai i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Presidenti Nursultan Nazarbayev, i cili e mban këtë detyrë që prej vitit 1991, i konfirmoi Kryeministrit Rama se ai do të vizitojë së shpejti Shqipërinë, bashkë me një grup sipërmarrësish kazakë, të interesuar për të investuar në Shqipëri. Nazarbayev beson se qeveria e re shqiptare ofron një mundësi të re për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Për Kryeministrin Rama, falë reformave ekonomike, Shqipëria është e gatshme të mirëpresë investitorët kazakë dhe t’u krijojë atyre lehtësitë e duhura për të investuar në turizëm, infrastrukturë dhe fushën e hidrokarbureve të naftës dhe gazit, ku Kazakistani është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë. Ndërsa në takimin me homologun e tij, Massimov, Rama firmosi një marrëveshje

për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Një nga projektet më të rëndësishme të diskutuara gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Kazakistan ishte ndërtimi i një sistemi hekurudhor modern, që mundëson lidhjen mes porteve shqiptare dhe rrjetit hekurudhor europian e aziatik. Investitorët kazakë janë sot ndër më të fuqishmit në Europë, me një vëllim investimesh prej 26 miliardë dollarësh. Ndërsa kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, është shprehur i impresionuar nga performanca e Kryeministrit Edi Rama në Kazakistan. “U ndjeva krenar për performancën brilante të Kryeministrit të Shqipërisë në këtë vizitë që hap perspektiva të reja investimesh”, shkruan Pacolli. Më tej Pacolli shkruan, “Takimi i tyre i parë në një vizitë zyrtare ku dhe unë mora pjesë, ishte shumë i ngrohtë dhe hapi pista të reja bashkëpunimi. Jam shumë i lumtur që një marrëveshje e gjerë transporti midis dy vendeve u diskutua në këtë takim.

Statusi

Kryeministri, të hënën drejt Holandës, para vendimit të KE-së

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të hënën drejt Holandës me qëllim për të realizuar një vizitë të nivelit të lartë. Lajmi për një vizitë të tillë jepet nëpërmjet ditarit të Kryeministrit, ku bëhet e ditur se Rama do të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Holanda ishte një ndër 5 shtetet euroskeptike, të cilat me vendimin e marrë në dhjetor të vitit të kaluar bllokoi dhënien e statusit të vendit kandidat të BE-së për Shqipërinë. Vizita e Ramës me ftesë të Kryeministrit holandez shihet si një ogur i mirë për votën pro të qeverisë holandeze për statusin e vendit kandidat. Zyra e Kryeministrisë bën të ditur se Kryeministri Edi Rama do të mbajë një ligjëratë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale, e cila do të trajtojë çështjen mbi kontributin e Ballkanit në të ardhmen e BE-së.

0 σχόλια:

Post a Comment