Flying Angel Heart

5.25.2014

Ndryshojnë procedurat për azilkërkuesit dhe refugjatët

 

Të drejtat, kushtet dhe refuzimi, në rast se personi përbën rrezik për vendin

azil-kerkuesitNdryshojnë procedurat për azilkërkuesit në vendin tonë. Përveç nocioneve, në projektligjin e hartuar nga ekspertë të Ministrisë së Brendshme, parashikohen ndryshime në procedurat e dhënies, heqjes dhe përjashtimit të pajisjes me dokumente të refugjatëve në vend. Kjo, referuar relacionit të projektligjit, në kuadër të procesit të plotësimit të kushteve për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Një ndër risitë që sjell projektligji, është integrimi në mënyrë të harmonizuar të dy ligjeve ekzistuese në fushën e azilit, pasi gjatë procesit të përafrimit të ligjit ekzistues mbi bashkimin familjar të personave që kanë përfituar azil, u konstatuan problematika të veçanta, që nuk mund të trajtohen të ndara nga ligji për azilin. Sipas draftit të ri të Ministrisë së Brendshme, model referues është marrë ligji kroat. Sipas kreut të parë, “Dispozita të përgjithshme”, ndryshojnë dy nene të ligjit, ai 7, 10 dhe 11. “Neni 7, përjashtimi nga moskthimi në rastet kur ka arsye për ta konsideruar si një rrezik për sigurinë e Republikës së Shqipërisë ose është dënuar me një vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi të rëndë për të cilin parashikohet një dënim minimal prej 7 vjetësh me heqje lirie. Neni 10, ‘Vendi i tretë i sigurt’ si dhe neni 11, ‘Refuzimi i azilit si rrjedhojë e ardhjes nga një vend i tretë i sigurt’”, thuhet në një prej krerëve të projektligjit të ri për azilkërkuesit në Shqipëri. Në kreun e tretë të ndryshuar, parashikohen dokumentet dhe regjistrimi i azilkërkuesve dhe refugjatëve. “Azilkërkuesi pajiset me këto dokumente: vërtetimin e dorëzimit të aplikimit për azil; leje të përkohshme qëndrimi, të lëshuar nga autoritetet për të huajt, sipas procedurave të parashikuara nga ligji për të huajt, e cila shërben edhe si dokument identifikimi; leje pune. Refugjati pajiset me: letërnjoftim elektronik; dokument udhëtimi; leje të përhershme qëndrimi. Aplikimi për azil plotësohet me shkrim, nëse personi nuk kupton gjuhën me të cilën zhvillohet procedura, atij i sigurohet përkthyes në gjuhën që ai kupton. Aplikimi, përveç identitetit, duhet të përmbajë dhe shkaqet për të cilat azilkërkuesi kërkon mbrojtje në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në projektligjin e Ministrisë së Brendshme. Sipas tij, refugjatët kanë të drejtë të arsimohen, sipas nenit 50, në përputhje me legjislacionin në fuqi, mësimin e gjuhës shqipe (neni 51), të drejtën për punë dhe të drejtën për t’u pajisur me leje pune, regjistrimin e refugjatëve pranë zyrës së punësimit ku kanë vendbanimin e tyre, për trajtim social, për të përfituar nga skemat e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, e drejta për t’u strehuar. Sipas draftit të ri, buxheti për Qendrën Kombëtare Pritëse të Azilkërkuesve në total për këtë institucion është 33.3 milionë lekë nga të cilat: shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore, 10.7 milionë lekë, ndërsa shpenzimet për mallra, shërbime, transferta për buxhetet familjare janë 22.6 milionë lekë. Sh.Mezini

Neni 7

Përjashtimi nga moskthimi në rastet kur ka arsye për ta konsideruar si një rrezik për sigurinë e Republikës së Shqipërisë.

Kur është dënuar me një vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi të rëndë, që e dënon minimalisht me 7 vjet burg

Të drejtat

Refugjatët kanë të drejtë të arsimohen, të pajisen me leje pune, për trajtim social, si edhe për t’u strehuar

0 σχόλια:

Post a Comment