Flying Angel Heart

5.30.2013

40-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e mbushur plot me gjarpërinj!

 

Policia po kërkonte për një njeri të zhdukur, ndërsa është tronditur teksa e ka gjetur atë të vdekur në shtëpinë e tij, të rrethuar nga mbi dyzet gjarpërinj gjigantë. Shumë prej zvarranikëve, duke përfshirë edhe një anakonda, dhe tre pitonë po lëviznin të lirë mb i trupin e dekompozuar të viktima, ndërsa policia hyri në apartamentin e Heiko Rieder, në Straubing, Gjermani. Heiko mësohet se ishte një fans i madh i gjarpërinjve. Kanë qenë fillimisht kolegët e tij, që të shqetësuar për mungesën e mikut të tyre, kanë lajmëruar policinë.

Sipas policisë 40- vjeçari mund të ketë vdekur nga një atak kardiak, ndërsa ushqente kafshët e tij. Ekspertë besojnë se ai nuk është ngrënë nga gjarpërinjte pasi ka qenë tepër i gjerë për tu gëlltitur i tëri.

Një rritës gjarpërinjsh, shprehet se ata nuk e kanë ngrënë për dy arsye; e para, sepse ata preferojnë që preja e tyre të jetë i gjallë, dhe së dyti, ai ishte i gjatë dhe i gjerë. Në total, në banesën e 40- vjeçarit u gjetën rreth 40 gjarpërinj.

0 σχόλια:

Post a Comment