Flying Angel Heart

5.31.2013

Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin

TIRANE - “Ju nuk më pyetët kur më fejuat. Nuk ishte dëshira ime që të martohem. Më mirë preferoj të vdes”. Sipas Policisë, këto kanë qenë fjalët e fundit që shkroi në letër një vajzë 20-vjeçare, e cila u vetëvar në Lundër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në momentin kur viktima Sirie Gjana ndodhej vetëm në shtëpi dhe i ka dhënë fund jetës duke u varur në kasollen e bagëtive.

Letra e lamtumirës që familjarët kanë gjetur në dhomën e saj sapo janë kthyer në shtëpi ka qenë një tronditje e rëndë për ta dhe menjëherë kanë nisur ta kërkojnë rreth shtëpisë, derisa e kanë gjetur të pajetë. Babai i 20- vjeçares, duke e pasur të vështirë të besonte se e bija ishte vetëvarur, ka lajmëruar menjëherë Policinë e kryeqytetit, duke dyshuar se kjo ngjarje ishte vepër e dikujt tjetër dhe jo e vajzës së tij. Por, ekspertët kriminalistë të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se ngjarja ishte vetëvarje.

MOTIVI 
Prindërit e viktimës i kanë dorëzuar grupit hetimor edhe një letër lamtumire që kishte shkruar vajza e tyre para vetëvrasjes dhe sipas burimeve aty saktësoheshin edhe arsyet e ngjarjes. Burimet thanë se 20-vjeçarja ka varur veten, pasi nuk ishte dakord që të martohej me një person që ishte 22 vjet më i madh se ajo. Më pas, edhe prindërit e saj kanë sqaruar se ajo ishte e fejuar pa dëshirën e saj me një 42-vjeçar, që ishte emigrant në Greqi dhe vazhdimisht e ka kundërshtuar. Disa ditë më parë asaj i kishin ndarë ditën e dasmës dhe kjo i ka humbur çdo shpresë vajzës së re për të prishur fejesën. Sipas Policisë, nisur edhe nga letra e saj, por edhe nga deklarimet e familjarëve, ky dyshohet të ketë qenë motivi i ngjarjes.

ndahe me miqët

0 σχόλια:

Post a Comment