Flying Angel Heart

5.20.2013

Mos e kerkoni

               

Mos e kerkoni
puthjen!
S’keni per ta gjetur,
ketu,
thelle                                                                                                                                                                                                  
e kam tretur…!
Mos e kerkoni
ndjenjen,
kyçur
në shpellen
e mungeses!
Mos e kerkoni
arsyen!
Shtate pashë nen dhe,
ka mbetur…
Mos e kerkoni
moshen!
Me zero
e kam shumezuar.
Mos e kerkoni
Dashurine.
Ju ka harruar…!!!

 

 

Mezi pres të vijë e nesërmja

 

Mezi pres të vij e nesërmja
O ti yll që nuk shëndrite kurr
Me mundim vjen buzëqeshja
Je dëshirë pa shum vrull

Mezi pres të shikoj djellin
Oj arbëri antika ime
Pa ndërprer hap e fik dritat
O njeri pran derës time

Pranoj e pranoj dhe mjegull shikoj
O gjeth I vyshkur çë harron të biesh
Pa lule bletëza do të ishte e kot
Psqyr çë nuk shihesh kurr

Mezi pres të vij e nesërmja
Pran rrugës tënde ngadal kaloj
Pa durim taksin do ta prisja
Në brendësi vloj dhe vloj

0 σχόλια:

Post a Comment