Flying Angel Heart

5.31.2013

Si pastrohen bizhuteritë e florinjta pa i dëmtuar?

 

 

Secili prej nesh ka në shtëpi një bizhuteri në ar, objekte të çmuara që duhet t’i ruash sa më mirë, edhe për shkak të vlerës së tyre. Por si të gjitha metalet, edhe floriri ka tendencën të oksidohet, thënë ndryshe, me kohën merr një ngjyrë më të errët duke e zbehur bukurinë e bizhuterive.

Po ekziston gjithnjë një mënyrë për t’u kthyer shkëlqimin atyre, duke i pastruar herë pas herë me shumë kujdes.

Si mund të bësh pastrimin pa i dëmtuar?

Floriri është një material shumë delikat. Për ta pastruar atë në shtëpi duhet të keni këto material:

Një tenxehere

Ujë

Ilaç enësh

Alkool i çnatyruar

Pambuk

Copë

Një furçë me qime të buta

Fillimisht merrni tenxheren dhe mbusheni me ujë. Fusni brenda objektet e florinjta që dëshironi të pastroni, dhe më pas vendoseni tenexheren në zjarr të ngadaltë. Kur uji të fillojë të ziejë, fikni sobën dhe i shtoni një pikë ilaç enësh, duke i lënë objektet në këtë mënyrë për gati 40 minuta.

Me të kaluar kjo kohë, hiqini që aty florinjtë tuaj shpërlajini me ujë të bollshëm të ftohtë, dhe thajini mirë me copën që keni aty pranë.

Më pas lyeni pambukun me alkool dhe fërkoni sipërfaqen e floririt. Do të shihni si do ti kthehet sërish shkëlqimi i munguar!

Por nëse jeni duke pastruar një varëse mund të ndodh që pastrimi me pambuk të mos jetë i mjaftueshëm. Për këtë arsye përdorni furçën me qime të buta.

0 σχόλια:

Post a Comment