Flying Angel Heart

5.31.2013

Doshi: Berisha, i punësuari i të birit, Shkëlzeni: Je ordiner

Nga Shkodra, deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi, rreshtoi një seri akuzash ndaj djalit të Kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Duke folur në takimin e organizuar në prani të kreut të PS Edi Rama në fshatrat e Shkodrës, Doshi tha se Shkëlzen Berisha është sekseri i pushtetit, madje shtoi se Saliu është i punësuari i tij. Doshi tha se “ndërsa Berisha thotë përpara, Shkëlzeni merr koncesionet, ndërsa Berisha thotë përpara, Shkëlzeni merr tokat në bregdet”. Pas këtyre akuzave reagoi dje djali i Kryeministrit, i cili e cilëson Doshin një ordiner që do përballet me drejtësinë së bashku me Ramën. Shkëlzen Berisha thekson se ai i ka fituar të gjitha betejat me opozitën kur kanë shkuar në gjykatë. “Të njëjtin fat do të kenë edhe këto akuza të ambalazhuara nga Rama dhe të mbllaçitura nga goja e ordinerit Tom Doshi, që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria e njohin si deputeti që ka diplomë universiteti, por i mungon ajo e shkollës tetëvjeçare. Shqiptarët kuptuan sot cila është rilindja e Edi Ramës. Një rilindje që për orator ka Doshët, Kokëdhimat dhe skenarist Edi Doshin”, thuhet në deklaratën e djalit të Kryeministrit.

0 σχόλια:

Post a Comment