Flying Angel Heart

5.30.2013

FJAL TE URTA FETARE

"Njeriu pa namaz të sinqertë është sikur i verbëri pa përcjellje"                                    
"Me  të vërtet kjo botë është e humbur ,por në të fitohet bota e përjetshme                                         
Dituria që nuk praktikohet është e huaja."
"Këshillo e mos gjyko !
"Shumë botëra i kam shetit dhe mësu, ndërsa botën time ende nuk e kam zbulu
Lexo, mëso, zbato, shpëto e fito !                                           
"Në Islam nuk ka unë unë unë, në Islam vetëm kur gabon mundesh me thënë unë
"Fjalët e mira shëndrroni në vepra, ndërsa të këqijat as mos i mendoni                                      
"Zjarri shuhet me ujë, e jo me zjarrë"                                             
"Në veprën tënde të mirë, në të cilën përfitoni vetëm ju, nuk është e njëjtë si në atë në të cilën përfitonë, edhe tjetër kush
"Karakteri i mirë është vulë e besimit"
"Nuk i numëroj të metat e të tjerëve sepse nuk po më premton koha duke i numëruar të mijat"
"Në xhennet nuk ka mërzi, urretje, tradhti, bixhoz, zina, bela, inatizëm (xhelozi), hidhërim, ofendime, hajni, perqamje, vrasje, sharje, dyftyrësi,përgojim, etjera . pra për të hyrë në xhennet, njeriu në dynja duhet që këto dhe të gjitha dukurit   negative t'i zhveshë nga shpirti, sepse keto nuk ekzistojnënë në xhennet.                                        
"Veprat e mira e ngritin lart moralin, ndërsa karakteri i mirë është vulë e besimit të sinqertë. Dhe njeriu me besim të sinqertë i nënshtrohet urdhërave të Krijuesit të tij. Me këto vyrtyte namazi i muslimanit të sinqertë ndriçon në këtë dynja dhe në Ahiret. Kur besimtari   arrin deri këtu atëherë ai ka arritur sukses .
Lakmia e padrejtë mbjell xhelozin si farë,
kurse xhelozia ujit urrejtjen dhe fryti saj është zjarr
“Shpirti është i pashuar  qoftë i mirë apo i keq ai kurrë nuk vdes.
Ose do të shpërblehet në xhenet ose do të vuaj në xhehenem!
Te kerkojsh me arsye rrugen tek dashuria, eshte njesoj si ta kerkosh diellin me qiri!”

0 σχόλια:

Post a Comment