Flying Angel Heart

5.28.2013

Ekzekutohet 34- vjeçri me kallashnikov tek Mali i Robit, policia në kërkim të autorëve,

 

 

1Mbrëmjen e djeshme një 34 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri tip ‘kallashnikov’ në zonën e Malit të Robit, Kavajë. Nga burimet e policisë bëhet e ditur se viktima është Elvis Tafaruçi, person i shpallur në kërkim dhe me precedentë penalë.

Uniformat blu të Kavajës kanë konfirmuar se Tafaruçi është qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij tip “Audi” me targa “AA 933 GE”, nga Durrësi drejt Kavajës. Ndërkohë dyshohet se viktima është ndjekur nga një Fuoristradë, e cila më pas i ka prerë rrugën, duke e qëlluar nga një largësi prej 100 metrash.

 

Inter-Bartra, Handanovic tek Barcellona

Barcelona është e gatshëme për të vene ne tratativa Marc Bartra per te marre Samir Handanovic, portierin e Interit.handa

Mundo Deportivo e përditeshmja spanjolle shkruan se Bartra pëlqehet nga Zi-Kalterit, dhe mund të jetë celësi kyc për Barcelonën që të arrijë tek portieri.

Katalanasit me këtë tratativë do të tentojnë të zbusin sado pak cmimin e vendosur nga inter për Handanovic, që është plot 30mln euro. Moratti është duke e shqyrtuar mirë këtë mundësi, duke parë edhe gjëndjen ekonomike të klubit,kjo do të ishte një mundësi e mirë për të rimarë veten!

 

 

 

Nëna 74-vjeçare mbajti 11 vjet djalin e prangosur në një kafaz

 

Një nënë ka folur për mundimin e saj, pasi është detyruar të mbajë djalin e saj të sëmurë mendërisht të prangosur në një kafaz në shtëpi për më shumë se një dekadë.

Wang Muxiang, 74 vjeçe, e mbylli djalin  saj të sëmurë, Wu Yuanhong pasi ai vrau një djalë 13-vjeçar në fshatin e tij në Kinë në vitin 2001. Wu u arrestua asaj kohe, por ai u lirua një vit më vonë pasi autoritet vendosën se si nuk ishte ligjërisht përgjegjës për veprimet e tij.

Nën, duke patur frikën se ai mund të vriste përsëri, vendosi ta mbyllte në një dhomë të zbrazët në një kafaz prej hekuri në shtëpinë e tyre.

 

Καταγραφή

 

 

Aknet, 9 zgjidhje per nje lekure te paster

 

 

Καταγραφή

Καταγραφή1Καταγραφή2Καταγραφή3

Zbardhet tabela, pensionet, rritja e re sipas kategorive

Pensionet për më shumë se 553 mijë pensionistë pritet që të rriten nga data 1 korrik e këtij viti.

Qveria, duke ndjekur shembullin e viteve të fundit, ka bërë gati projektvendimin i cili përcakton edhe rritjen e përfitimit për pensionet në fshat dhe në qytet. Ashtu sikurse është deklaruar më herët, përqindja e rritjes së pensioneve për fshatin do të jetë më e lartë se ajo për qytetin, në vijim të politikës së barazimit të pensioneve. Nga një korriku, projektvendimi që pritet të kalojë, parashikon që rritjen në masën 4 ta përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, pensionet familjare dhe të invaliditetit të qytetit, kurse rritjen në masën 5 për qind ta përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar në fshat.

RRITJA

Por sa do të jetë rritja reale në xhepat e çdo pensionisti? Pensioni minimal i qytetit aktualisht është 11 562 lekë dhe, shtuar këtu dhe subvencionet, shkon 13 712, ndërkohë që me rritjen e zbatuar nga qeveria pensioni minimal, përfshirë subvencionet, pritet të shkojë në 14 174 lekë. Pensioni maksimal për qytetin, shtuar këtu subvencionet, sot është 23 623 lekë dhe me shtesën prej 4 për qind të parashikuar pritet të shkojë në 24 547. Ky nivel pensioni ka të përfshirë edhe subvencionet që qeveria parashikon këtu për energjinë. Rritja prej 5 për qind pritet që të bëhet për pensionet e fshatit. Aktualisht pensioni bazë në fshat është 7841 lekë dhe, shtuar këtu dhe subvencionet që kapin vlerën 890 lekë, shkon 8 731 lekë. Nga 1 korriku, pensioni në fshat pa subvencionet llogaritet të shkojë 8233 lekë dhe, shtuar këtu dhe subvencionin, në total shkon 9123 lekë.

KATEGORITË

Rritje të pensionit pritet që të përfitojnë edhe kategori të tjera, që qeveria i trajton në mënyrë të ndarë. Kështu ushtarakët, pilotët fluturues, ishpunonjësit e Policisë, detarët apo punonjësit e ndërmarrjeve ushtarake që tashmë kanë dalë në pension, do të mund të marrin dhe ata shtesë në pension si pjesë e politikës së rritjes së këtij përftimi të aplikuar nga qeveria. Për këto kategori, masa e rritjes së pensionit parashikohet të jetë po 4 për qind, sa është edhe rritja për pensionet e qytetit.

SUBVENCIONET

Çdo vit, së bashku me pensionin, pensionistët marrin edhe disa subvencione që jepen për energjinë apo rritjen e çmimit të bukës. Ndër vite, këto subvencione janë dhënë në një masë të caktuar dhe pa ndryshime. E njëjta masë subvencioni pritet që të jepet edhe këtë vit, ku 150 lekë në muaj jepen si kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionistit.

  • Të ardhurat e pensionit minimal të qytetit:

Ishte: 11562 (baza) + 2150 (subvencione)
= 13712 lekë
Bëhet: 12024 (baza)+ 2150 (subvencione)
= 14174 lekë

  • Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit:

Ishte: 23123 lekë(baza) + 500
(subvencion) = 23623 lekë
Bëhet: 24047 lekë + 500 (subvencion) =
24547 lekë

  • Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit:

Ishte: 7841 lekë (baza) + 890
(subvencion)= 8731 lekë
Bëhet: 8233 lekë (baza) +

 

Seksi dhe gjumi, një lidhje shumë e fortë

Nëse e dinim se seksi ndihmon për një gjumë sa me te mire, duhet te dimë edhe se një gjumë i qete ndihmon për seks sa me te kënaqshëm.

Justifikimi me i shpeshte qe jepet për te mos bere dashuri është lodhja. Pe perse ndodh kjo? Edhe nëse marrëdhënia seksuale nuk është e vetmja qe i jep bukuri jetën tuaj ne çift, nëse mirëqenia është me e rëndësishmja, serish është interesante te dihet ndikimi i madh qe ka gjumi tek akti seksual.
Sipas specialisteve niveli i testosteronit tek meshkujt dhe tek femrat ndryshon gjate gjumit. Kur ky i fundit është i pamjaftueshëm, sasia nuk rritet aq sa duhet dhe kjo mund te ketë një ndikim negativ tek dëshira dhe ereksioni. Ulja e sasisë te këtij hormoni mund te sjelle edhe probleme me zemrën. Nëse një personi i ndalohet gjumi, ai do te humbasë 4% te aftësisë se tij joshëse dhe sasia e kortizolit do i rritej me 37%. Ky i fundit është hormoni i stresit dhe kur sasia e tij ritet, melatonina (hormoni i gjumit qe kontrollon ritmin e sekretimit hormonal) ulet.
Për te mos pasur këto probleme duhen praktikuar veprimtari qe sjellin kënaqësi, siç mund te jete kënga, kërcimi, sporti apo edhe seksi. Orgazma ne fakt shton me 5 here sasinë e oksitoksines, hormonit te dashurisë dhe te prolaktines, hormoni qe te çlodh dhe te sjell gjumin. Nga ana tjetër një nate e qete ul stresin dhe rrit energjinë.
Po si te flesh sa me mire dhe te besh dashuri apo anasjelltas? Ka disa rregulla te thjeshta qe përdoren. Nder to mund te përmendim: shmangia e kafesë apo çajit 4 ore para gjumit, ngrënia e darkës 2 ore para gjumit, “zbrazja” e dhomës se gjumit nga objektet e panevojshme dhe sidomos nga aparatet elektrike si dhe bërja masazh ndaj partnerit kur ai nuk ka shume dëshire te beje seks.

0 σχόλια:

Post a Comment