Flying Angel Heart

5.24.2013

DY VDEKJE PER TY

 

Edhe dy vdekje po t’i kisha

do t’i falja vetem per ty,

edhe mbret sikur te isha

per ty e falja ate pasuri.

Po te isha pellumb i shkruar

ne qiell me ty do te fluturoja,

ne kete bote te mallkuar

as nje dite s’do te jetoja!
Po te isha engjell i Zotit

do te jetonim ne parajse,

do te behesha si pika e lotit

ne syrin tend mori vajze.
Per ty do te behesha uragan

te te merrja me shpejtesi,

si nje trim shpaten kur mban

do te shtrengoja m’u ne gji.
Edhe i vdekur po te me ftosh

nga varri do te dal si vullkan,

klithmen time kur ta degjosh

dije: zemra per ty me qan’!
Do te kthehesha ne peshkaqen

do te fundoseshim ne fund te detit,

kjo deshire zemren ma bren,

dashuria me mbyti mua te shkretit!

ndahe me miqët

0 σχόλια:

Post a Comment