Flying Angel Heart

5.30.2013

Berisha inaguron Pallatin e Ri të Kulturës në Kamzë një ndër më modernit në vend

 

Kryeministri Berisha ishte sot në mesditë mes qytetarëve të Kamzës, me të cilët inauguroi Pallatin e Ri të Kulturës, një qendër moderne argëtimi, me vlerë investimi 225 milione leke.
Kjo qendër e standardeve nga më të mirat në vend, ofron për të rinjtë dhe të rejat, si dhe për të gjithë banorët e Kamzës, teatrin me 350 vende, Multikinemanë me 320 vende, Ekspozitën e qytetit, Biblotekën, Disa salla konferencash me 100 vende, 70 vende dhe me 50 vende, Sallen e internetit, si dhe ambiente te tjera.
Gjithashtu, aty do të zhvillohen aktivitete te përhershme, si Festivale kombëtare e rajonale, Teatri rinor Rajonal dhe për çdo sektor do ketë veprimtari te vazhdueshme.
Kryeministri Berisha iu uroi banorëve Pallatin e ri të kulturës, të cilin e vlerësoi si të standardeve më të shkëlqyera që mund të ekzistojnë dhe që mund të përmbushë më së miri kërkesat e qytetarëve për një jetë kulturore sa më aktive.
Kryeministri përgëzoi për punën e mirë të bërë nga bashkia e Kamzës, që megjithëse me fonde më të vogla, se bashkia e kryeqytetit ia ka dalë që gjatë këtyre viteve të ndërtojë 23 objekte shkollore, ndër më modernet në Shqipëri, kundrejt 7 shkollave të ndërtuara nga ish kryetari i bashkisë së kryeqytetit në 11 vite.
Duke vlerësuar mundin dhe djersën e banorëve të Kamzës, të cilët në njëhark të shkurtër kohor, me sakrificat e tyre e shndërruan Kamzën në qytetin e 6-të më të madh të Shqipërisë, , kryeministri Berisha u shpreh në përshëndetjen e tij:
“Së pari përshëndetjet më vëllazërore për ju, gratë dhe burrat e kësaj bashkie, që në një hark kohor të shkurtër me një mundin tuaj të madh, me sakrificën, me përkushtimin, me sakrificën tuaj ndërtuat këtu në kamës, qytetin e 6-të më të madh të Shqipërisë. Ky është një kontribut i madh dhe kombi, vendi, qeveria është pafundësisht mirënjohës ndaj jush.
Ne sot inauguruam një pallat kulture, jashtëzakonisht i rëndësishëm për jetën tuaj kulturore, por një pallat kulture i standardeve më të shkëlqyera që mund të ekzistojnë , me salla biblioteka , ekspozita dhe si të thuash përmbush kërkesat tuaja për një jetë kulturore sa më aktive."

Qeveria ndryshon ligjin për programet sociale për strehimin e banorëve

Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave vendosi koston mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave. Në shkallë republike për vitin 2013, ajo do të jetë 37 806 lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi. Qeveria ka përcaktuar gjithashtu edhe koston në qytete të ndryshme. Për qytetet, për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt.
Me një vendim të veçantë qeveria ka ndryshuar ligjin “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave duke miratuar koston mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë Republike. Sipas vendimit, kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave ndryshon sipas qyteteve, por vlera nuk do të kaloje mesataren e përcaktuar në vendim. Sipas legjislacionit në fuqi, programet sociale të strehimit klasifikohen si më poshtë: Së pari, banesat, që ndërtohen apo blihen nga tregu i lirë nga bashkitë ose organizatat jofitimprurëse, të cilat jepen me kontrate qiraje sociale dhe banesat ekzistuese, në pronësi te personave fizike ose juridike, që janë klasifikuar nga organet e qeverisjes vendore apo nga organizatat jofitimprurëse si banesa sociale, të cilat mund të jepen me qira për familjet që përfitojnë bonus strehimi. Së dyti, ligji parashikon edhe objektet e dala jashtë funksionit, si rezultat i mbylljes se një veprimtarie, të cilat kane kaluar ne pronësi te bashkive dhe janë miratuar për t'u kaluar ne fond banesash sociale me qira, në përputhje me planin rregullues urbanistik.
Familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët kanë të drejtën e marrjes senjë kredie hipotekare me kushte lehtësuese nga një institucion financiar që ka lidhur kontratë me Ministrinë e Financave për menaxhimin e kredive. Kushtet e dhënies nga banka të kredisë për familjet përcaktohen me marrëveshje të përbashkët te Ministrit te Financave, ministrit që mbulon fushën e strehimit dhe institucionit që jep dhe menaxhon kredinë. Sipas ligjit, ndihma e shtetit jepet në formën e subvencionimit të interesave të kredisë për ato familje që nuk plotësojnë të ardhurat për të mbuluar koston e kredisë. Masa e subvencionimit të interesave të kredisë jepet sipas aftësisë paguese të familjes dhe përcaktohet nga Ministri i Financave, në bashkëpunim me ministrin që mbulon fushën e strehimit. Masa e subvencionit që rezulton në fund të periudhës së maturimit të kredisë, nuk duhet të kalojë më shumë se 100 për qind të vlerës se banesës. Ne rast se nga llogaritjet rezulton një subvencion më i madh për përballimin e kësteve te kredisë, familja përzgjidhet për t'u trajtuar me banesë sociale me qira ose me truall të pajisur me infrastrukturë, ku familja mund të ndërtojë vetë banesën.
Kriteret për të përfituar
1. Familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar;
2. Familjet njëprindërore, që kanë në ngarkim fëmijë;
3. Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t'u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror;
4. Individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare;
5. Familjet me shumë fëmijë;
6. Çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç;
7. Familjet që kanë ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi;
8. Individët me statusin e jetimit qe nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.
Bonusi për strehim
Nëse në bashkinë A, niveli minimal i qirasë është 12 000 lekë në muaj përnjë apartament me strukture 2 + 1 dhe familja paguan një qira prej 20 000 lekësh në muaj, ndërsa te ardhurat e familjes janë 35 000 lekë në muaj, vlera e bonusit për këtë familje do te jetë: Ç=14000 - 35000 x 0,3 = 3500lekë. Vlera maksimale e bonusit është: Ç<6 000 lekë. Në këtë rast vlera e bonusit do te jete 3 500 lekë, ndërsa familja duhet të paguajë vet diferencën prej 10500 lekesh, midis vlerës se qirasë prej 14000 lekësh dhe vlerës se bonusit. Për të jetuar familjes i ngelen 24 500 lekë në muaj. Nëse pas llogaritjeve rezulton se ajo që i ngelet familjes për të jetuar pasi ka paguar diferencën që i takon nga llogaritjet e mësipërme për qiranë, rezulton më e vogël se masa e ndihmës ekonomike të plotë, vlera e bonusit rillogaritet për të mos lejuar familjen të bjerë poshtë masës së ndihmës ekonomike të plotë. Kjo rillogaritje bëhet duke mbajtur parasysh kufirin maksimal të vlerës se bonusit

0 σχόλια:

Post a Comment