Flying Angel Heart

5.31.2013

Makinat elektrike pritet të “pushtojë” botën

Makinat elektrike pritet të “pushtojë” botën Automjetet elektrike janë gjenerata e ardhshme e mjeteve motorike që do të pushtojë rrugët në të gjithë botën. Industria gjermane, këtë e ka të qartë. Prodhuesit e këtij vendi janë vënë që tani në lëvizje për të pushtuar sa më shpejt tregun kur të nisë edhe përhapja në masë e tyre.

Kreu i shoqatës së konstruktorëve gjermanë të automjeteve, Matias Visman pranon se prodhuesit gjermanë synojnë deri në 2020 të hedhin fillimisht në tregun europian mbi 1 milion automjete që funksionojnë me energji elektrike.

Në një intervistë për të përditshmen “Sueddeutsche Zeitung”, Visman thotë se shtëpitë gjermane të automobilizmit po përgatiten që brenda 2014-ës të kenë gati ofensivën e madhe në këtë sektor, hedhjen në treg të 16 modeleve të para të electic-carautomjeteve elektrike, me qëllim nxitjen e kërkesës.

Viti 2014 nuk është afati përfundimtar për këtë objektiv, pasi siç thotë ai, 1 apo dy vite më shumë nuk përbëjnë një dramë.

0 σχόλια:

Post a Comment