Flying Angel Heart

5.31.2013

Jenni, vajza më e rrezikshme në botë

Një vajzë amerikane e televizionit, me emër arti Jenni J Woww, u shpall si vajza më e rrezikshme e planetit, të paktën për kompytrat. Studimi i përvitshëm i të specializuarës

“ Web Barracuda Labs” informoi se numri i virusëve që lidhen me emrin dhe fotografitë e saj në internet, është më i larti se ai që lidhet me çdo personazh tjetër publik. Nje vajzë e zakonshme me banim në New York. Me emrin e vërtetë Jenni Farley, ajo u bë jashtëzakonisht e famshme pasi mori pjesë në një emision, i cili transmetonte live të gjithë aventurën e saj dhe shtatë të rinjëve të tjerë në pushimet e verës.

Sezonet e “ Jersey Shore “ janë bërë jashtëzakonisht popullor në SHBA, duke krijuar edhe një mundësi të mirë edhe për piratët, që tashmë lidhin viruset e tyre me emrin e personazhes më “ cool “ të momentit. Një vit më parë, ishte aktorja Jessica Alba ajo që u shpall si vajza më e rrezikshme në botë.

0 σχόλια:

Post a Comment