Flying Angel Heart

5.25.2013

Flet drejtoresha: “Biseda në telefon, si më kërcënoi Edi Rama”

Intervista/ Rrëfimi i drejtoreshës së “Ismail Qemalit” për telefonatën me kreun e PS. Zbardhen dy sms-të në celular.

Flet Vojsava Thanasi nga shkolla “Ismail Qemali”
“Më tha që i paguajmë nxënësit për fushatë. I kërkova emra, më tha ‘i keni prindërit blu’”

Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”, Vojsava Thanasi, tregon për gazetën “Panorama” telefonatën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, lidhur me përfshirjen në fushatë të nxënësve. Ajo shprehet se dy ditë më parë, gjatë pushimit të gjatë në orarin e punës, është telefonuar nga lideri i opozitës, i cili ka treguar denoncimin e një prindi se fëmijët paguhen me 20 mijë lekë të rinj për të marrë pjesë në fushatë.
“Më tha që kam një denoncim, një prind ka thënë që në shkollën tuaj bëhet fushatë elektorale me fëmijët dhe paguhen me 200 mijë lekë. I thashë më vjen shumë keq dhe nuk është e saktë. I thashë gjithashtu që janë thashetheme dhe letra anonime. I kërkova kush është personi dhe të vijë të ankohet te unë, pastaj te ju”, shprehet Thanasi.
Pas bisedës në telefon, ku drejtoresha i ka kërkuar informacion për denoncimin dhe emrin e prindit, Rama i ka dërguar një mesazh, për të cilin ajo ka vënë në dijeni Drejtorinë Arsimore. Ndërkohë që edhe dje pas deklaratës së Kryeministrit në Dibër, kreu i PS-së, i ka dërguar një tjetër mesazh drejtoreshës. Ajo thotë më tej se sulmet mund t’i kenë ardhur për shkak të rezultateve të larta të gjimnazit që ajo drejton.

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje në Dibër se një drejtoreshë shkolle është kërcënuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama, për pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësuesve në mitingje. Gazeta mësoi se ju keni qenë drejtoresha që keni komunikuar me Ramën. Çfarë ju tha Rama në telefon?
Mua dje më erdhi një telefonatë me numër fiks, që duhet të ishte numër i sekretarisë së PS-së. Ishte një zë femre dhe më thotë nëse jeni Vojsava Thanasi, drejtoresha e shkollës. Po i thashë. Unë në fakt prisja një delegacion në atë moment dhe iu përgjigja “profesor”, se prisja një profesor të Ministrisë. Më tha se për dy minuta do t’ju marr prapë. E mbylla telefonin dhe pastaj mori një numër tjetër me 0692031272 dhe më pyeti nëse isha filania dhe m’u prezantua si Edi Rama.
Çfarë ju tha Rama?
Më tha që kam një denoncim, një prind ka thënë që në shkollën tuaj bëhet fushatë elektorale me fëmijët dhe paguhen me 200 mijë lekë. I thashë më vjen shumë keq dhe nuk është e saktë. I thashë gjithashtu që janë thashetheme dhe letra anonime. I kërkova kush është personi dhe të vijë të ankohet te unë, dhe pastaj te ju.
Si reagoi Rama më pas?
Më pas ai filloi… unë i thashë që e ke gabim dhe ndoshta nuk e di me kë po flet, unë jam një drejtoreshë që drejton një shkollë të madhe. I thashë që nëse është një fëmijë që është ankuar, këtu janë 1800, po 1799 të tjerët? I thashë që këtu janë fëmijët nga 15 vjeç deri në 17 vjeç e gjysmë dhe shumë pak janë 18-vjeçarë. Gjithashtu i thashë që fëmijët janë të gjithë nxënës dhe këtu vetëm mësohet dhe edukohet. Prindërit mund të jenë rozë, bojëqiell, jeshil, të kuq, për ne nuk ka rëndësi fare. Më tha që: “Ju i keni blu prindërit”. I thashë më vjen keq që flet me këtë gjuhë, kur keni qenë ju në pushtet, ju kam ftuar tri herë në shkollën time dhe ju nuk keni denjuar të vini dhe tani flisni me këtë gjuhë. Më tha se ka denoncimin. I kërkova të më thotë kush i jep ato lekë dhe kush ka denoncuar, pse nuk ma thua, pse merresh me letra anonime.
Akuza e Ramës ishte që drejtoria i jep nga 200 mijë lekë nxënësve për të marrë pjesë në mitingje?
Jo, nuk tha drejtoria. Më tha se merreni me fushatë dhe i joshni fëmijët, duke u dhënë 200 mijë lekë. I thashë kush janë këta që i joshin. Fillimisht mendova se nuk ishte Rama apo që ishte e regjistruar. Por, nga debati që pata, e pashë që nuk ishte regjistrim. Pas bisedës mbi 5-6 minuta, ia mbylla telefonin dhe më mori prapë, por nuk e hapa. Më çoi një SMS në telefon.
Rama ju ka kontaktuar dje (e enjte)?
Po, dje (e enjte), rreth orës 10:37, kur ka qenë pushimi i madh. Në mesazh.
Keni pasur kontakt tjetër me kreun e PS-së?
Po, më ka çuar edhe një mesazh sot.
Sot mesazhi ishte pas deklaratës së Kryeministrit?
Besoj se po, se unë isha në shkollë dhe mendova se mund të ketë ndodhur ndonjë gjë. Normalisht, pasi më mori në telefon, unë, eprorin tim, që është Drejtoria Arsimore duhet ta vija në dijeni

0 σχόλια:

Post a Comment