Flying Angel Heart

7.10.2013

Aksioni, shemben 20 ndërtime pa leje në bregdetin e Vlorës

 

 

Gjatë shembjes së ndërtimeve pa leje dje në Vlorë

VLORE – Pak ditë pas premtimit të Ramës se do të fillonte prishjet e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit, ashtu sikurse kishte vepruar edhe me Lanën në Tiranë, Bashkia e Vlorës nisi dje aksionin për shembjen e tyre. Rreth 20 ndërtesa, ndër të cilat lokale, banesa, por edhe kabina plazhi, u rrafshuan me fadromat. Mësohet se aksioni i Bashkisë do të vazhdojë edhe ditët në vijim, pasi janë vënë në “rreth” 130 ndërtime gjithsej pa leje përgjatë bregdetit nga Vlora deri në Orikum. Për realizimin e aksionit janë angazhuar mjetet dhe strukturat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Policia Bashkiake me mbështetjen e Policisë së Rendit. Gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë incident dhe nuk ka pasur asnjë përplasje mes pronarëve të objekteve dhe drejtuesve të këtij aksioni. Banorët janë njoftuar para disa ditësh nga Policia Ndërtimore se ndërtesat e tyre pa leje do të prisheshin në bazë të ligjit. Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Ardian Musta, tha se ky aksion do të përfshijë të gjitha ndërtimet e realizuara në pjesën e bregdetit nga “Kalaja”, deri në Jonufër, territor që administrohet nga Bashkia.

0 σχόλια:

Post a Comment