Flying Angel Heart

7.04.2013

Greqi,2 te arratisurit nga burgjet Greke vriten ,xhaxhai dhe nipi, policia jep të dhënat e para

 

 

 

image

Të vdekur mbetën dy prej shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalës në Greqi, pas shkëmbimit të zjarrit që kishin me policinë greke. Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ndodhi gjatë operacionit të zhvilluar nga policia në Koniska të Etoloakarnanisë, ku mbetën të vrarë 25-vjeçari Edison Lika dhe xhaxhai i tij Flamur Lika. Ky i fundit ishte arratisur nga burgu i Larisës më 25 mars 2005.

Konkretisht Policia e Shtetit grek njofton se në orët e mbrëmjes së datës 2.7.2013 në krahinën malore të Koniska Thermou të Etoloakarnanisë, forcat policore që merrnin pjesë në operacion u ndeshën me dy persona të armatosur rëndë që qarkullonin si këmbësorë.

Forcat speciale të policisë i kërkuan që të dorëzoheshin, por ata nuk pranuan dhe hapën zjarr në drejtim të tyre. Policët iu kundërpërgjigjën me zjarr duke i plagosur për vdekje.

Pas hetimeve dhe marrjes së shenjave të gishtave nga viktimat, rezultoi se një prej tyre ishte i arratisuri nga burgu i Trikalës, Lika ose Sinani Edison ose Miri, i biri i Hasis ose Hasiz dhe i Nafie, i lindur më 4.4.1988 në Shqipëri, si dhe Lika ose Sinani Kujtim ose Flamur, i biri i Ramazan ose Ramadan dhe i Lie ose Lihe, i lindur më 1974 ose 1975 ose 1977 në Shqipëri, ishte arratisur nga burgu i Larisës më 25.03.2006.

Pra, në njoftimin e policisë nuk janë paraqitur të dhëna të sigurta, pasi dyshohet që dy viktimat të jenë ose me mbiemër Lika, ose me Sinani, por është konfirmuar më vonë se bëhet fjalë për Edison Likën dhe xhaxhain e tij, Flamurin.

Gjithashtu, thuhet se u gjetën 2 Kallashnikov, 6 karrikatorë, 2 pistoleta dhe 1 bombë.

0 σχόλια:

Post a Comment