Flying Angel Heart

7.12.2013

Klan TV ndryshon xhakete,fillon të pozicionohet pro qeverisë së ardhshme

 

 

Blendi-Fevziu-dhe-Edi-Rama

Televizioni kombëtar Klan ka filluar një politike të re editoriale pro qeverisë së re.

Sali Berisha është zhdukur nga ekrani, ndërsa qeveria e re ka më shumë hapësirë.

Mungojnë shënimet e Sandrit që shajnë nga nëna Ramën dhe nuk ka më lajme vulgare kundër tij.

Nëse ndjek me kujdes edicionet e lajmeve gjatë këtyre ditëve, lajmet për Berishën në rast se ekzistojnë, janë tejet të thata dhe nuk hapin më edicionin si dikur.

Por, nëse sheh me kujdesin faqen online të Klanit, këtu zhgënjehesh edhe më shumë, pasi emri i Sali Berishës mungon. Nëse personazhi Berisha vijon të përbëjë lajm edhe kur komenton në mënyrë të çuditshme, ashtu si një ditë më parë në Facebook për tenderat e miellit, ku nuk mbeti media pa e publikuar, ndërsa të gjithë qeshën nën zë, në Klan nuk ndodhi kështu.

E kanë marrë seriozisht qeverinë e re dhe janë qartazi gati për një servis të ri, shkruan gazeta TemaOnline.

0 σχόλια:

Post a Comment