Flying Angel Heart

7.16.2013

Klandestin ne Shqiperi,kapen 12 pakistanezë dhe 2 afganë në Vlorë

 

policia_paster114 shtetas të huaj janë bllokuar nga policia e Vlorës, ndërsa ishin duke kaluarilegalisht drejt Evropës Perëndimore. Sipas policisë, të huajt janë ndaluar në Dhërmi saktësisht në vendin e emërtuar Potam.

12 pakistanezët dhe 2 afganët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë dhe kishin për destinacion vendet e Evropës Perëndimore.

Ndaj shtetasve të huaj u mor vendimi për dëbimin, ndërkohë që u shoqëruan në qendrën e mbyllur të të huajve, ku do të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave të deportimit të tyre drejt vendeve të origjinës.

Po ashtu, u vendos masa e ndalimit në kushtet e flagrancës për drejtuesin e furgonit, 50 vjeçarin Arben Haxhi, që akuzohet për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

0 σχόλια:

Post a Comment