Flying Angel Heart

7.07.2013

Armina Mevlani miss Albania,nuse Për djalin e Kryeministrit ? (FOTO)

 

Tiranë- Dy ditë më parë, gazeta “Shekulli” publikoi një lajm ku hidhte dritë mbi jetën e re të ish-nuses së djalit të Kryeministrit Sali Berisha në Suedi, Sadijes. Tashmë nuk ka asnjë dyshim që Shkëlzeni është ndarë nga bashkëshortja e tij më të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Por kush është vajza që ka zëvendësuar Sadijen?

 

09

 

E gjithë Tirana duket sikur e di dhe e ka të qartë emrin dhe fytyrën e bukuroshes më të cilën Shkëlzeni ka ndërtuar një lidhje. Identiteti i saj nuk ka dalë asnjëherë në media, lidhur me këtë çështje. Ne u interesuam me tej duke e kontaktuar vajzën të cilës i kishim dëgjuar emrin për të pyetur më shumë për këtë histori. Ajo është një figurë e njohur e ekranit, por edhe e botës së modës. Emri i saj është Armina Mevlani.10

E pyetur nga“Shekulli”, nëse është ajo vajza më të cilën shoqërohet Shkëlzen Berisha, Mevlani pohon: “Nuk dua ta komentoi këtë situatë dhe kam qëndruar larg mediave për këtë çështje” . E pyetur përsëri nëse e mohon lidhjen me djalin Kryeministrit, ajo thotë: “Jo jo, unë nuk e mohoj, por thjesht nuk dua të flas, ta komentoj për momentin. Nuk di çfarë t’ju them! Kjo është e gjitha çka mund të shprehem”. Më këto fjalë e shpjegon Armina gjithë thashethemnajën që qarkullon për një lidhje të mundshme të sajën me djalin e Kryeministrit. Ajo që kuptuam nga bashkëbisedimi me të është se 22-vjeçarja nuk do që të flasë për këtë lidhje dhe për jetën e saj private duke dashur të qëndrojë indiferente ndaj këtij interesimi. “Dua të distancohem dhe nuk dua të flas për këtë gjë”- e mbyll ajo kontaktin.

13

 

14

08

0 σχόλια:

Post a Comment