Flying Angel Heart

7.04.2013

E po keshtu e peson kur luan me zjarrin ,e quajti Ramën “Hitler”, pezullohet nga detyra


 

Tiranë -  Edhe pse Erzen Breçani ka mohuar ta ketë shkruar komentin për Edi Ramën në detyrë, ai është pezulluar nga detyra.

Kështu ka ndodhur edhe kësaj here, pas skandalit të postimit në Facebook. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj ka vendosur që ta pezullojë atë një muaj nga detyra.

Breçanit i është komunikuar pezullimi ditën e mërkurë, ndërsa urdhri i pezullimit është firmosur një ditë më parë. Mësohet se mund të ketë një hetim ndaj Breçanit dhe më pas të dilet me një konkluzion. Policia do të inspektojë fillimisht nëse mesazhi është shkruar nga vetë Breçani.

Breçani postoi një koment në Facebook, ku bënte thirrje për rrëzimin e Edi Ramës, të cilin e quante Hitler dhe Enver.

Ai e fshiu postimin pak më vonë duke thënë se nuk e kishte shkruar vetë, por dikush tjetër, pasi ai e linte faqen hapur shpesh.

0 σχόλια:

Post a Comment